Kombëtarja franceze e futbollit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Franca
France national football team logo.png
Federata Fédération Française
de Football
Trajneri Flag of France.svg Didier Deschamps, 2012-
Kapiteni aktual Patrick Vieira
Golashënuesi Thierry Henry (51)
Stadiumi Stade de France
FIFA (kodi) FRA
FIFA (rangu) 3
Pozita më e lartë 1 (maj 2001)
Pozita më e ulët 25 (prill 1998)
Elo (Rangu) 2
Pozita më e lartë 1 (dhjetor 1984-prill 1985
gusht 1985
shkurt-qershor 1986
qershor 1998-mars 1999
qershor 2000-maj 2002
shtator 2003-gusht 2004
gusht 2006-tetor 2006)
Pozita më e ulët 44 (maj 1928
shkurt 1930)
Brenda
Jashtë
Loja e parë ndërkombëtare

Flamuri Belgjika 3 - 3 Franca Flamuri
(Bruksel, Belgjikë; 1 maj 1904)
Fitorja më e madhe

Flamuri Franca 10 - 0 Azerbajxhani Flamuri
(Auxerre, Francë; 6 shtator 1995)
Humbja më e madhe

Flamuri Danimarka 17 - 1 Franca Flamuri
(Londër, Angli; 22 tetor 1908)
Kupa e Botës
Pjesëmarrja 12 (Filluar më 1930 )
Rezultati më i mirë Kampion më 1998
Kampionati Evropian
Pjesëmarrja 6 (Filluar më 1960)
Rezultati më i mirë Kampion më 1984 dhe 2000

Historia[redakto | përpunoni burim]

Zinedine Zidane ne Kupën e Botes 2006.
Didier Deschamps është trajner i Francës qe nga viti 2012.

Kombëtarja Franceze e futbollit u krijua ne vitin 1904 ne te njëjtën kohe ku u krijua edhe FIFA me 21 maj 1904. Franca luajti ndeshjen e saj te pare zyrtare me 1 maj 1904 kundër Kombëtares se Belgjikës ku barazoi me rezultatin 3-3. Vitin e ardhshëm me 12 shkurt 1905 Franca luajti ndeshjen e pare zyrtare si vendas kundër Kombëtares se Zvicrës. Ndeshja u luajt ne ne stadiumin Parc des Princes dhe 500 tifozë ishin prezent. Franca fitoi me rezultatin 1-0 me Golin e Gaston Cyprès.

Ne korrik te vitit 1930 luajti ne Kupën e Botes qe u mbajt ne Uruguaji. Franca mundi me rezultatin 4-1 Meksika ne stadiumin Estadio Pocitos. Lucien Laurent u be lojtari qe shënoi jo vetëm Golin e pare te Francës ne një Kupe Bote, por edhe Golin e pare te Kupës se Botes te shënuar ne minutën e 19. Me pas Franca humbi 2 ndeshjet e tjera te Grupit kundër Argjentinës dhe Kilit, dhe e përfundoi Grupin 1 me vetëm 2 pike ne vendin e 3.

UEFA Euro 2000[redakto | përpunoni burim]

Finalja midis Francës dhe Italisë me 2 korrik.


Franca u kualifikua per ne UEFA Euro 2000 dhe u vendos ne Grupin D sebashku me Holandën, Republikën Ceke dhe Danimarkën. Franca u kualifikua me 6 pike, 2 fitore dhe një humbje dhe me një Golavarazh 7-4.

Ne ndeshjen e pare Franca fitoi me rezultatin 3-0 kundër Danimarkës. Golat e ndeshjes u shënuan nga: Laurent Blanc ne minutën e 16, Thierry Henry ne minutën e 64 dhe Sylvain Wiltord.

Ne ndeshjen e dyte Franca fitoi me rezultatin 1-2 kundër Republikës Ceke. Golat e ndeshjes u shënuan nga: Thierry Henry ne minutën e 7, barazoi për Ceket Karel Poborský me penallti ne minutën e 35, dhe Golin e dyte te Francës e shenoi Youri Djorkaeff ne minutën e 60.

Ne ndeshjen e trete Franca humbi me rezultatin 2-3 kundër Holandës. Golat për Francën i shënoi : Dugarry dhe David Trezeguet. Për Holandën shënuan : Patrick Kluivert, Frank de Boer dhe Boudewijn Zenden.


Ne fazën Cerek-Finale me eliminim Franca mundi me rezultatin 2-1 Spanjën. Golat u shënuan nga Zinedine Zidane ne minutën e 32, por Spanja barazoi me Mendieta ne minutën e 38 me penallti, por ne fundin e pjesës se pare ne minutën e 44 Youri Djorkaeff shënoi për Francën.


Ne fazën Gjysme-Finale Franca mundi me rezultatin 2-1 Portugalinë. Ne fillim Portugalia shënoi ne minutën e 19 me Nuno Gomes, por ne minutën e 51 Thierry Henry barazoi gjithçka. Ne minutën e 117 te kohës shtese Zinedine Zidane kaloi Francën ne avantazh.


Ne finale Franca u përball me Italinë. Ne minutën e 55 Italia kaloi ne avantazh me Marco Delvecchio ne minutën e 55, por ne minutën e 94 Sylvain Wiltord barazoi. Me pas ne minutën e 103 te kohës shtese David Trezeguet shënoi një SuperGol ne 20 metra distancë dhe i dha Francës Evropianin e dyte ne historinë e saj.


Lojtari me i mire i UEFA Euro 2000 u shpall Zinedine Zidane, kurse ne formacionin me te mire bënin pjese 7 lojtar Francez. Golashënuesi me i mire i Francës ishte Thierry Henry me 3 Gola. Me pas 2 Gola kane shënuar : Youri Djorkaeff, David Trézéguet, Sylvain Wiltord dhe Zinedine Zidane. 1 Gol shënuan vetëm Laurent Blanc dhe Christophe Dugarry.

Kupa e Konfederatave 2001[redakto | përpunoni burim]

Franca morri pjese ne Kupën e Konfederatave 2001 dhe u vendos ne Grupin A sebashku me Korenë e Jugut, Australinë dhe Meksikën. Franca u kualifikua e para ne Grupin A me 6 pike, 2 fitore dhe 1 humbje dhe një Golavarazh 9-1.


Ne ndeshjen e pare Franca u ndesh me Korenë e Jugut. Ndeshja përfundoi me fitoren e Francezeve me rezultatin 5-0. Franca shënoi qe ne minutën e 9 me Steve Marlet. Pas 10 minutave loje Franca shënoi dhe Golin e dyte me Patrick Vieira, me pas ishte Nicolas Anelka qe shënoi ne minutën e 34. Dy Golat e fundit te ndeshjes Franca i shënoi ne minutat 80 dhe 90 me Youri Djorkaeff dhe Sylvain Wiltord.


Ne ndeshjen e dyte Franca u ndesh me Australinë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 ne favor te Australianeve. Golin e vetëm te ndeshjes e shënoi Clayton Zane ne minutën e 60.


Ne ndeshjen e trete Franca u ndesh me Meksikën ku fitoi me rezultatin 4-0. Golat e ndeshjes u shënuan nga Sylvain Wiltord ne minutën e 9, Éric Carrière ne minutat 63 dhe 84, dhe Robert Pirès ne minutën e 71.


Ne Gjysme-Finale Franca u ndesh me Brazilin qe ishte fituese e kësaj trofeu ne vitin 1997. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 për Francën. Ne fillim Franca kaloi ne avantazh me Robert Pirès ne minutën e 7, por Brazili barazoi me Ramon Menezes Hubner ne minutën e 30. Ne pjesën e dyte Franca shënoi me Marcel Desailly ne minutën e 53 dhe Franca shkoi ne finale.


Ne finale Franca u ndesh me Japoninë. Franca fitoi me rezultatin 0-1 fale Golit te Patrick Vieira ne minutën e 30. Franca fitoi për here te pare ne historinë e saj ketë trofe.


Lojtari me i mire i kësaj turnamenti u shpall Robert Pirès qe fitoi Golden Ball dhe Golden Shoe, kurse Patrick Vieira fitoi Silver Ball. Éric Carrière fitoi Silver Shoe. Golashenuesit me te mire te Francës ishin Éric Carrière, Robert Pirès, Patrick Vieira dhe Sylvain Wiltord me nga 2 Gola per secilin.

Botërori 2002[redakto | përpunoni burim]

Franca morri pjese ne Botërorin 2002 dhe u vendos sebashku me Danimarkën, Senegalin dhe Uruguajin. Franca u rendin ne vendin e 4 dhe nuk arriti dot te kualifikoheshe, gjithashtu Franca nuk arriti dot te merrte asnjë fitore përveç 1 barazimi dhe 2 humbjeve.


Ne ndeshjen e pare Franca u ndesh me Senegalin ku humbi me rezultatin 0-1. Golin e vetëm te ndeshjen e shënoi mbrojtësi Pape Malick Diop ne minutën e 30.


Ne ndeshjen e dyte Franca u ndesh me Uruguajin. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0. Thierry Henry mori karton te kuq ne minutën e 25.


Ne ndeshjen e trete Franca u ndesh me Danimarkën. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 per Danezet fale Golave te Dennis Rommedahl ne minutën e 22 dhe Jon Dahl Tomasson ne minutën e 67.



  • 1. Flag of Denmark.svg Danimarkën - 3 Ndeshje | 7 Pike | 5-2 Golavarazhi |
  • 2. Flag of Senegal.svg Senegali - 3 Ndeshje | 5 Pike | 5-4 Golavarazhi |
  • 3. Flag of Uruguay.svg Uruguaji - 3 Ndeshje | 2 Pike | 4-5 Golavarazhi |
  • 4. Flag of France.svg Franca - 3 Ndeshje | 1 Pike | 0-3 Golavarazhi |

UEFA Euro 2004[redakto | përpunoni burim]

Botërori 2006[redakto | përpunoni burim]

UEFA Euro 2008[redakto | përpunoni burim]

Botërori 2010[redakto | përpunoni burim]

UEFA Euro 2012[redakto | përpunoni burim]