Thierry Henry

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Thierry Henry

Thierry Henry duke luatjur për MLS All-Stars në vitin 2013.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëThierry Daniel Henry[1]
Datëlindja (1977-08-17) 17 gusht 1977 (46 vjeç)[2]
VendlindjaLes Ulis, Essonne, Francë
Gjatësia1.88 m (6 ft 2 in)[1]
PozicioniSulmues/Anësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
New York Red Bulls
Numri14
Karriera me të rinjtë
1983–1989CO Les Ulis
1989–1990US Palaiseau
1990–1992Viry-Châtillon
1992Clairefontaine
1992–1994Monaco
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1994–1999Monaco105(20)
1999Juventus16(3)
1999–2007Arsenal254(174)
2007–2010Barcelona80(35)
2010–New York Red Bulls83(38)
2012Arsenal (huazim)4(1)
Karriera ndërkombëtare
1997Franca U205(3)
1997–2010Franca123(51)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 4 gusht, 2013

Thierry Daniel Henry, ka lindur më 17 gusht të vitit 1977 në Les Ulis (Paris), Francë. Është futbollist francez i cili tanime është terhequr nga kombetarja franceze e futbollit. Thierry Henry është sulmues tipik qendror. Luan për klubin New York RedBulls ne Amerike qe nga viti 2010.

Karriera me Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si futbollist filloi në klubet akademike të Francës, në Clairefontaine.Me pas ka luajtur për CO Les Ulis (19831989), kurse me vone për Palaiseau (19891990), Viry-Châtillon (19901992) dhe FC Versailles (19921993). Si profesionist ka filluar karrierën në AS Monaco, aty debutoi në vitin 1994 kur ishte 17 vjet. Karrieren e filloi si sulmues i majtë kurse ishte trajneri i Arsenalit Arsene Wenger ai i cili e zbuloi Henryn, shpejtësin e tij, kontrollin e topit dhe pasimet.Wenger menjere mer vendim qe Henry te luaje si sulmues. Wenger ia ndërroi pozitën Henryt kur ky nënshkroi për Arsenal FC.

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Henry filloi karrierën e tij ndërkombëtare me fillimisht me ekipin-20. Forma e tij e mirë me Monacon bëri që ai të thirrej për Kupën e Botës nën-17, në të cilën ai shënoi tre gola në pesë ndeshje. Katër muaj më pas, ai u thirr nga trajneri Aimé Jacquetekipin e parë. Henry bëri debutimin e tij ndërkombëtar më 11 tetor 1997 në fitoren 2–1 kundër Afrikës së Jugut.[3] Performancat e Henry lanë mbresa te trajneri Jacquet, i cili e përfshiu në ekipin që luajti në FIFA Kupën e Botës 1998.

Juventus[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në janar të vitit 1999, FC Juventus e merr Henryn kur ishte 22 vjeçar. Por nuk ishte ai Francezi që Juve dëshironte. Juventus shpenzoi për Henryn 10,7 milion funte. Skuadra Italiane mendoj së kishte bërë gabim që e bleu prandaj vendosi ta vendose në merkato. Në qershor të vitit 1999 kalon te klubi Arsenal FC për 11 milion funta.

Arsenal[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Wengeri i ndërron pozitën Henry-t duke e lënë si sulmues qendror ku tregoi ndeshje të mira. Në sezonin 2000/2001 ka shënuar shume gola për Arsenal, dhe ka shkuar deri në çerekfinale për Champions League. Në sezonin 2001/2002 ka shënuar 32 golla. Në sezonin 2002/2003 ka shënuar 42 gola në të gjitha ndeshjet dhe u shpall si lojtari më i mirë në Angli. Në Maj të vitit 2003 Henry zgjati kontratën me Arsenal deri në vitin 2007. Henry sërish tregoi lojë të mirë në sezonin 2003/2004, kur shënoi 44 gola, 30 golla vetëm në Ligën Angleze dhe kështu u shpall lojtari më i mirë në Ligën Angleze. Po ashtu dhe ishte i dyti lojtar më i mire në botë, ku u mund nga Zinedine Zidane. Ne sezonin 2004/2005 shënoi 25 gola në Premier Ligë por edhe mungoi disa ndeshje për shkak të lëndimeve po prapë u shpall golashënuesi më i mirë në Angli.Pasardhesi i tij do te jete Walcott kishe thene Wenger pasi Henry ishte larguar nga Arsenali. kushtuar Thierry Henry në Londër[lidhje e vdekur]

FC Barcelona[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hendy në aksion me Barclonën.

25 qershor të vitit 2007, Thierry Henry transferohet te FC Barcelona për 16,1 milion funta ose 25 milion euro. Ai tha "Arsenalin kurrë nuk do ta lija por për Barcelonën do të doja të luaja". Ai në FC Barcelona e mori numrin 14 që e kishte bartur edhe në Arsenal. Ai debutoi për FC Barcelona26 gusht të vitit 2007, kundër Racing Santander ku Barca barazoi pa gola 0-0. Golin e pare e shënoi më 19 shtator të vitit 2007 në Champions League kundër Lyonit, kur Barcelona fitoi 3-0. Më 29 shtator të vitit 2007 në La Liga, kundër Levantes Henry beri hat-trick për Barcelonën. Henry në sezonin 2008/2009, luajti një sezon shumë më të mirë se sezonin e kaluar, duke fituar tre trofe shumë te rëndësishme me Barcelonën, Kupën e Mbretit, ligën Spanjolle (La Liga) dhe Ligen e Kampioneve. Ndeshje më e mirë e tij ne Barcelone ishte ne sezonin 2009/2010kur kishte shenuar kundër Real Madrid,dy gola në fitoren e Barces me rezultate 2-6.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "FIFA World Cup South Africa 2010 – List of Players" (PDF) (në anglisht). Fédération Internationale de Football Association (FIFA). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 maj 2020. Marrë më 5 qershor 2013.
  2. ^ "Goal.com Profile: Thierry Henry" (web archive). Goal.com. 25 June 2007. Retrieved 23 September 2007.
  3. ^ "A striking comparison" [Një krahasim sulmues] (në anglisht). The Football Association. 8 gusht 2003. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2007. Marrë më 23 shkurt 2014.