Aaron Ramsey

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Aaron Ramsey
Aaron Ramsey celebrates his goal.jpg
Ramsey duke festuar një gol kundër Stoke City në vitin 2013
Të dhënat personale
Emri i plotëAaron James Ramsey[1]
Data e lindjes (1990-12-26) 26 Dhjetor 1990 (28 vjeç)
Vendi i lindjesCaerphilly, Uells
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)[2]
PozicioniMesfushor
Informacionet për klubin
Klubi aktualArsenal
Numri8
Karriera në rini
1999–2006Cardiff City
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2006–2008Cardiff City16(1)
2008–Arsenal225(37)
2010–2011Nottingham Forest (huazim)5(0)
2011Cardiff City (huazim)6(1)
Ekipi kombëtar
2005–2008Uellsi U1715(2)
2007–2009Uellsi U2112(2)
2008–Uellsi33(9)
2012Britania e Madhe5(1)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 00:06, 08 qershor 2017 (UTC).

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 00:06, 08 qershor 2018 (UTC)

Aaron James Ramsey (lindur më 26 Dhjetor 1990) është një futbollist uellsian i cili luan me klubin anglez ArsenalPremier Ligë dhe me kombëtaren uellsiane si mesfushor. Ai zakonisht luan si mesfushor qëndror por gjithashtu është përshtatur edhe në krahun e majtë dhe të djathtë. Ai ka luajtur me Cardiff City gjatë kohës kur ka qënë i ri, duke shpenzuar tetë vite me skuadrën e të rinjëve. Ai më u bë më pas lojtari më i ri i skuadrës së parë, duke zhvilluar 22 paraqitje me skuadrën e parë – përfshirë edhe finalen e FA Cup në vitin 2008.

Ramsey kaloi te Arsenali në vitin 2008 në një marrëveshje 5 milion £, ku ai fitoi menjëherë eksperiencë në skuadrën e parë. Megjithatë, karriera e tij ngeci në mënyrë të konsiderueshme pas një thyerje të këmbës që pësoi në një ndeshje kundër Stoke Cityt në Shkurt 2010. Pasi u huazua dy herë, ai u rikthye i shëndetshëm dhe e ri-vendosi veten e tij si titullar në sezonin 2011–12. Ramsey ishte një lojtar kyç i skuadrës gjatë sezonit 2013–14, duke shënuar 16 gola në të gjitha kompedicionet, përfshirë edhe golin e fitores në finalen e FA Cup.

Karriera[redakto | përpunoni burim]

Si futbollist filloi në akademin e Cardiff City.Ku luajti për 7 vjet (19992006). Si profesionist ka filluar karrierën pikërisht në Cardiff City, aty debutoi në vitin 2006 kur ishte 17 vjet. Karrieren e filloi si sulmues i majtë kurse ishte trajneri i Arsenalit Arsene Wenger ai i cili e zbuloi Henryn, shpejtësin e tij, kontrollin e topit dhe pasimet.Wenger menjere mer vendim qe Henry te luaje si sulmues. Wenger ia ndërroi pozitën Henryt kur ky nënshkroi për Arsenal FC.

Cardiff City[redakto | përpunoni burim]

Pas imprsionimit në një turne Urdd ai nënshkoi një kontratë me Cardiff City i cili mundi konkurencën e Newcastle United. Pas disa sezonave ai bëri debutimin me ekipin profesional të Cardiff City në ndeshjen e fundit të sezonit 2006/2007 në 2006–07 Championship season që hyri në lojë për të zevendesuar Paul Parry kundër Hull City më 27 Prill 2007. Kështu duke hyrë në histori si lojtari më i ri që ka luajtur për Cardiff City me vetem 16 vjet e 124 ditë. Pas performances mbresëlënëse të Ramsey në fitoren 2-1 në qerek- finale të Kupës FA ndaj Middlesbrough u zbulua se menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka biseduar me trajnerin e Cardiff City, Dave Jones për të pyetur në lidhje me Ramsey, i cili më vonë u bashkua me Arsenal.

Arsenal[redakto | përpunoni burim]

Më 10 qershor 2008 u konfirmua se pas takimit me zyrtarë nga Arsenal, Everton dhe Manchester United, Ramsey kishte vendosur të bashkohet me Arsenal, të cilet kishin paguar Cardiff City një shumë totale prej 4.800.000 £ për lojtarin. Arsyeja kryesore që ai zgjodhi Arsenalin përpara klubeve tjera që ndiqen nënshkrimi i tij ishte qasja e menaxherit të Arsenalit Arsène Wenger, i cili shkoi në Zvicër për të folur me atë dhe familjen e tij në lidhje me planet e Wenger që ka pasur për të dhe të ardhmen e tij të mundshme me Arsenalin. Wenger e përshkruar Ramsey-in si "një lojtar me një motor fantastike, të ndërtuar mirë, teknikë të mirë dhe vizion të mirë". Ramsey debutoi me Arsenalin në raundin kualifikues te Champions League kundër FC Twente më 13 gusht 2008. Ndërsa në ligë debutoi një muaj më vonë kundër Blackburn Rovers më 13 Shtator 2008. Më 22 Gusht 2009 Ramsey shenoi golin e parë për Arsenalin këtë gol e shenoi kunder Portsmouth ku në portë ishte David James . Më 27 shkurt 2010 në ndeshjen kundër Stoke City në Britannia Stadium në nderhyrje nga mbrojtësi Ryan Shawcross , Ramsey thyen këmbën lëndim që e mban jashtë fushave deri në tetor 2010.

Pas këtij lëndimi karriera e tijë si futbollist ngec deri në sezonin 2013/2014 kur Ramsey rilind serisht dhe behet lojtar kyç i Arsenalit në fitoren e 2014 FA Cup Final

Fa Cup 2014

dhe 2015 FA Cup Final.

Nottingham Forest (huazim)[redakto | përpunoni burim]

Ramsey u huazua në Nottingham Forest më 25 nëntor 2010 deri më 3 janar 2011. Ramsey bëri debutimin e tij me Forest më 29 nëntor 2010 si zëvendësues kundër Leicester City. Ndeshjen e parë si startues e luajti kundër Derby County ku luajti 60 minuta. Për shkak të kushteve të keqija të motit Ramsey me Forestin i bëri vetem 5 paraqitje. Në Arsenal u kthye më 5 janar 2011 ku ishte në bank kundër Leeds United në ndeshjen në kuader të Fa Cup.

Cardiff (huazim)[redakto | përpunoni burim]

Ramsey serisht u rikthye në Cardiff si huazim për një muajë, ku zhvilloi 6 ndeshje dhe shenoi një golë. Cardiff deshiroi të vazhdojë huazimin e Ramsey por skuadra e Arsenlit refuzoi dhe Ramsey më 25 shkurt u rikthye tek Arsenali.

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ "Premier League Clubs submit Squad Lists" (PDF). The Football Association. 2 shkurt 2012. Marrë më 12 shkurt 2012. 
  2. ^ "Player Profile: Aaron Ramsey" [Profili i lojtarit: Aaron Ramsey]. Premier League. Marrë më 22 korrik 2014. 

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]