Steven Gerrard
|
Gerrard duke luajtur me Liverpoolin në vitin 2014. | |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Steven George Gerrard | ||
| Data e lindjes | 30 maj 1980 (45 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Whiston, Merseyside, Angli | ||
| Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in)[1] | ||
| Pozicioni(et) | Mesfushor | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | Liverpool | ||
| Numri | 8 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 1987–1998 | Liverpool | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 1998–2015 | Liverpool | 504 | (120) |
| 2015–2016 | LA Galaxy | 34 | (5) |
| Karriera ndërkombëtare | |||
| 1999–2000 | Anglia U21 | 4 | (1) |
| 2000–2014 | Anglia | 114 | (21) |
| * Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve | |||
Steven George Gerrard MBE (lindur më 30 Maj 1980) është një futbollist i cili luan me klubin amerikan LA Galaxy. Ai e ka luajtur shumicën e karrierës së tij si mesfushor qëndror, por gjithashtu është përdorur si sulmues i dytë, mesfushor mbrojtës, mesfushor sulmues, mbrojtës i djathtë dhe anësor i djathtë.[2][3][4][5]
Gerrard e ka shenzuar të gjithë karrierën në Anfield, duke bërë debutimin e tij në vitin 1998, dhe duke fituar vendin e titullarit në vitin 2000, gjithashtu duke pasuar finlandezin Sami Hyypiä si kapiteni i skuadrës në vitin 2003. Trofetë e tij përfshijnë dy FA Cup, tre Football League Cup, një UEFA Champions League, një UEFA Cup dhe dy UEFA Super Kupa.
Gerrard bëri debutimin e tij ndërkombëtar me Anglinë në vitin 2000, dhe ka përfaqsuar vendin e tij në edicionet e viteve 2000, 2004 dhe 2012 të Kampionatit Europian të Futbollit dhe sigurisht në edicionet e viteve 2006, 2010 dhe 2014 të Kupës së Botës – madje duke qënë kapiteni i skuadrës në dy turnamentet e fundit.[6] Ai u vendos si kapiteni i Anglisë pak para fillimit të UEFA Euro 2012,[7] ku ai ishte edhe në UEFA Skuadrën e Turnamentit.[8] Gerrard u bë lojtari i gjashtë që arrin shifrën e 100 ndeshjeve me Anglinë,[9] dhe është aktualisht lojtari i tretë me më shumë ndeshje në historinë e kombëtaren angleze. Ai u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar në korrik 2014, duke e mbyllur me 114 ndeshje.
I konsideruar si një nga mesfushorët anglez më të mirë të gjeneratës së tij,[10][11][12][13] Gerrard renditet i dyti mbas Kenny Dalglish në "100 Players Who Shook The Kop", një sondazh votimi i kryer nga tifozët e Liverpool në vitin 2008, dhe i pari në një tjetër votim i kryer në vitin 2013.[14][15] Zinedine Zidane në vitin 2009 ka thënë se e konsideron Gerrardin si një nga futbollistët më të mirë në botë.[16] Në vitin 2005, Gerrard u nderua si UEFA Futbollisti i Vitit dhe fitoi Çmimin e bronztë të Ballon d'Or. Ai ka qënë i emëruar në PFA Skuadrën e Vitit plot tetë herë, një rekord, gjithashtu edhe tre herë në UEFA Skuadrën e Vitit dhe FIFA World XI. Ai gjithashtu është emëruar PFA Lojtari i Vitit i Lojtarëve në vitin 2007 dhe FWA Futbollisti i Vitit në vitin 2009. Ai është, deri tani, lojtari i vetëm që ka shënuar në finalen e FA Cup, a League Cup, UEFA Cup dhe Champions League.[17]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "1st Team squad profiles: Steven Gerrard". Liverpool F.C. Marrë më 13 mars 2012.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Football | Premier League | Liverpool News". TEAMtalk. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2013. Marrë më 13 qershor 2010.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Liverpool captain Steven Gerrard's greatest games". BBC Sports. 14 mars 2012. Marrë më 2 janar 2013.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "John Barnes: Liverpool's Steven Gerrard world-class in new role". The Sports Review. 18 maj 2014. Marrë më 22 gusht 2014.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Tighe, Sam (24 qershor 2013). "The Tactical Evolution of Steven Gerrard from Barnstorming Mid to Regista". Bleacher Report. Marrë më 22 gusht 2014.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "BBC Sport – Football – Rio Ferdinand out of England World Cup squad". BBC News. 4 qershor 2010. Marrë më 13 qershor 2010.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "England Euro 2012 squad: Steven Gerrard named captain". BBC Sports. 16 maj 2012. Marrë më 2 janar 2013.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "UEFA EURO 2012 Team of the Tournament". UEFA.com. 2 korrik 2012. Marrë më 2 janar 2013.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Outstanding Steven Gerrard deserving of 100-cap milestone". BBC. 12 nëntor 2012. Marrë më 14 prill 2014.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Steven Gerrard has been England's best player of the last decade, says Graeme Souness Arkivuar 7 janar 2015 tek Wayback Machine Independent.co.uk, 12 nëntor 2012
- ↑ Liverpool's Steven Gerrard the best holding midfielder in Europe in Rodgers' eyes Mirror.co.uk, 18 prill 2014
- ↑ The best ever? Gerrard is one of Liverpool's greats.. but I'd still put Dalglish and others above him Mirror.co.uk, 22 janar 2013
- ↑ Jordan Henderson defends Steven Gerrard and insists Liverpool captain is 'still one of the best players in the Premier League' Daily Mail, 28 shtator 2014
- ↑ "100 PWSTK – THE DEFINITIVE LIST". Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2008. Marrë më 13 prill 2011.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "100 PWSTK – THE DEFINITIVE LIST". Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2013. Marrë më 6 tetor 2013.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Benammar, Emily. "Liverpool's Steven Gerrard hailed as world's best player by Zinedine Zidane". Londër: Daily Telegraph. Marrë më 13 mars 2009.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "In pictures: Gerrard scores for record 15th successive season". Liverpool Echo. Marrë më 25 Shkurt 2014
- Lindje 1980
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë anglezë
- Futbollistë në kombëtaren angleze
- Futbollistë në Liverpool F.C.
- Futbollistë në Los Angeles Galaxy
- Futbollistë në Premier League
- Futbollistë në Major League Soccer
- Futbollistë në UEFA Euro 2000
- Futbollistë në UEFA Euro 2004
- Futbollistë në 2006 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2012
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve