Shko te përmbajtja

Liverpool F.C.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Liverpool
Liverpool F.C.
Liverpool F.C.
Të dhëna bazë
Emri i plotë Liverpool Football Club
Pseudonimi(et) The Reds (të kuqtë)
Themelimi 3 qershor 1892; 133 vite më parë (1892-06-03)[1]
Ngjyrat
Stadiumi Anfield
Kapaciteti 60,725 vende[2]
Kryetari Flamuri Tom Werner
Trajneri Flamuri Arne Slot
Liga Premier League
2024–25 Premier League, 1rë
Uebfaqja https://www.liverpoolfc.com/
Veshjet
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Liverpool Football Club është një klubi anglez i futbollit me seli në Liverpool, Angli. Klubi aktualisht luan në Premier Ligë, elita e futbollit anglez. Klubi ka fituar gjashtë Kupa Evropiane, më shumë se çdo klub anglez tjetër, tre Kupa UEFA dhe katër UEFA Super Kupa. Në Angli, ata kanë fituar 20 kampionate, shtatë Kupa FA, 10 Kupa të Ligës (rekord) dhe 15 FA Community Shields.

I themeluar në vitin 1892, klubi u bë pjesë e Ligës së Futbollit një vit më pas dhe ka luajtur në Anfield që nga ajo kohë. Liverpool u bë një forcë e madhe në futbollin anglez dhe evropian në vitet 1970' dhe 1980' ku Bill Shankly, Bob Paisley, Joe Fagan dhe Kenny Dalglish e udhëhoqën klubi drejtnjëmbëdhjetë kampionateve dhe katër Kupave Evropiane.

Tifozët e Liverpoolit janë përfshirë në dy tragjedi të mëdha. E para ishte Tragjedia e Hejselit në vitin 1985 gjatë të cilës tifozët e Liverpoolit shkaktuan një shembje të murit duke vrarë 39 tifozë te Juventusit. E dyta ishte Tragjedia e Hillsboroughit në vitin 1989 gjatë të cilës 96 tifozë të Liverpoolit humbën jetën pas një shtypje me gardhin rethues të stadiumit.

Liverpool F.C. u themelua pas një zënke midis komitetit të Everton dhe John Houlding, presidenti i klubit dhe pronar i fushsë së Anfield. Pas tetë vitesh në atë stadium, Everton u zhvendos në Goodison Park në vitin 1892 dhe Houlding themeloi Liverpoolin për të luajtur në Anfield.[3] Klubi fillimisht u krijua me emrin "Everton F.C. and Athletic Grounds Ltd" ("Everton Atheltic" shkurt), por në mars 1892 klubi u bë Liverpool F.C. dhe mori njohjen zyrtare tre muaj më vonë, pasi Federata Angleze e Futbollit refuzoi t'a njihte klubin me emrin Everon. Ekipi fitoi ligën Lancashire në sezonin dubutues, dhe u bashkua në divizionin e dytë të ligës së futbollit në fillim të sezonit 1893–94. Klubi u promovua në divizionin e parë pasi e mbyllën të dytin në vendin e parë; ata fituan divizionin e parë vitet 1901 dhe 1906.[4]

Liverpool arriti finalen e parë të Kupës FA në vitin 1914, ku u mposhtën 1–0 nga Burnley. Ata më pas fituan kampionate rresht në vitet 1922 dhe 1923, por më pas priti sezonin 1946–47 për të fituar trofeun e rradhës, kur ata fituan Divizionin e Parë për herë të pestë nën drejtimin e trajnerit George Kay, i cili më parë kishte luajtur për West Ham Utd.[5] Në vitin 1950, Liverpooli humbi një tjetër finale të Kupës FA, këtë herë ndaj Arsenalit.[6] Klubi më pas ra në Divizionin e Dytë në sezonin 1953–54.[7] Pak pasi ekipi u mposht 2–1 nga klubi amator Worcester City në Kupën FA 1958–59, Bill Shankly u punësua si trajneri i ri i ekipit. Pasi erdhi, ai largoi plot 24 lojtarë nga ekipi dhe ktheu një dhomë magazinimi në Anfield në një dhomë ku trajnerët do të diskutonin strategji; atje, Shankly dhe anëtarët e tjerë "Boot Room" Joe Fagan, Reuben Bennett, dhe Bob Paisley filluan të riformonin ekipin.[8]

Klubi u rikthye në Divizionin e Parë në vitin 1962 dhe e fitoi dy vite më vonë, kjo për herë të parë pas 17 vitesh. Në vitin 1965, klubi fitoi Kupën FA për herë të parë. Në vitin 1966, ekipi fitoi sërisht Divizionin e Parë por u mposht nga Borussia Dortmund në finales e Kupës Evropiane të Fituesve të Kupës.[9]

UEFA Liga e Kampionëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liverpool FC ka një traditë shumë të mirë në finalet e UEFA Ligës së Kampionëve ku nga gjashtë (7) finale ka arritur pesë (5) fitore.

UEFA Liga e Kampionëve Evropian pjesmarrja në ndeshjen finale
Sezoni Fituesi Rezultati I dyti Pritësi
2018/19
Detajet
Anglia
Liverpool FC
2 - 0
Anglia
Tottenham Hotspur F.C.
Wanda Metropolitano,
Madrid
2004/05
Detajet
Anglia
Liverpool FC
3 - 3
3-2 koha shtesë + penalti
Italia
A.C. Milan
Atatürk Olympic Stadium,
Stambolli
1984/85
Detajet
Italia
Juventus FC
1 - 0
(shih: Heysel tragjedia)
Anglia
Liverpool FC
Heysel Stadium,
Brussels
1983/84
Detajet
Anglia
Liverpool FC
1 - 1 aet, 4-2 penalti Italia
AS Roma
Stadio Olimpico,
Rome
1980/81
Detajet
Anglia
Liverpool FC
1 - 0 Spanja
Real Madrid CF
Parc des Princes,
Paris
1977/78
Detajet
Anglia
Liverpool FC
1 - 0 Belgjika
Club Brugge KV
Wembley Stadium,
London
1976/77
Detajet
Anglia
Liverpool FC
3 - 1 Gjermania
VfL Borussia Mönchengladbach
Stadio Olimpico,
Rome
Gjithashtu ky ekip ka edhe dy arritje vetëm gjer në gjysëm finale në sezonin 1964/65 dhe 2006/07 (garimet janë akoma në zhvillim)
SezoniFituesiRezultatiVendi i dytë
1972-73Anglia Liverpool FC3-2Gjermania B. Mönchengladbach
1975-76Anglia Liverpool FC4-3Belgjika Club Brugge
2000-01Anglia Liverpool FC5-4Spanja Deportivo Alavés
Përditësuar më 9 korrik 2025[10]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Brazili Pt Alisson Becker
2 Anglia Mb Joe Gomez
3 Japonia Mf Wataru Endo
4 Holanda Mb Virgil van Dijk (kapiten)
5 Franca Mb Ibrahima Konaté
7 Kolumbia Sm Luis Díaz
8 Hungaria Mf Dominik Szoboszlai
9 Uruguaji Sm Darwin Núñez
10 Argjentina Mf Alexis Mac Allister
11 Egjipti Sm Mohamed Salah
14 Italia Sm Federico Chiesa
17 Anglia Mf Curtis Jones
18 Holanda Sm Cody Gakpo
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
19 Anglia Mf Harvey Elliott
21 Greqia Mb Kostas Tsimikas
22 Skocia Mb Calvin Ramsay
26 Skocia Mb Andy Robertson
38 Holanda Mf Ryan Gravenberch
43 Spanja Mf Stefan Bajcetic
46 Anglia Mb Rhys Williams
50 Skocia Sm Ben Doak
80 Anglia Mf Tyler Morton
84 Irlanda Veriore Mb Conor Bradley
Gjeorgjia Pt Giorgi Mamardashvili
Hungaria Pt Ármin Pécsi
Anglia Pt Freddie Woodman
Holanda Mb Jeremie Frimpong
Hungaria Mb Milos Kerkez
Gjermania Sm Florian Wirtz
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
56 Republika Çeke Pt Vítězslav Jaroš (te Ajax deri më 30 qershor 2026)[11]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
95 Anglia Pt Harvey Davies (te Crawley Town deri më 30 qershor 2026)[12]

Kapitenët e klubit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga themelimi i klubit në vitin 1892, 45 lojtarë kanë qënë kapiten të Liverpoolit.[13] Andrew Hannah u bë kapiteni i parë i klubit pasi Liverpooli u nda nga Evertoni dhe themeloi klubin e tij. Ishte Alex Raisbeck lojtari që qëndroi më gjatë si kapiten, saktësisht në vitet 1899–1909, por u kalua nga Steven Gerrard me 12 sezone duke nisur nga sezoni 2003–04.[13] Kapiteni aktual është Virgil van Dijk, i cili zëvëndësoi Jordan Henderson në fillim të sezonit 2023–24.[14][15]

Emri Periudha
Scotland Andrew Hannah1892–1895
Scotland Jimmy Ross1895–1897
Scotland John McCartney1897–1898
Anglia Harry Storer1898–1899
Scotland Alex Raisbeck1899–1909
Anglia Arthur Goddard1909–1912
Anglia Ephraim Longworth1912–1913
Anglia Harry Lowe1913–1915
Scotland Donald McKinlay1919–1920
Anglia Ephraim Longworth1920–1921
Scotland Donald McKinlay1921–1928
Anglia Tom Bromilow1928–1929
Scotland James Jackson1929–1930
Scotland Tom Morrison1930–1931
Scotland Tom Bradshaw1931–1934
Anglia Tom Cooper1934–1939
Emri Periudha
Scotland Matt Busby1939–1940
Scotland Willie Fagan1945–1947
Anglia Jack Balmer1947–1950
Anglia Phil Taylor1950–1953
Anglia Bill Jones1953–1954
Anglia Laurie Hughes1954–1955
Scotland Billy Liddell1955–1958
Anglia Johnny Wheeler1958–1959
Anglia Ronnie Moran1959–1960
Anglia Dick White1960–1961
Scotland Ron Yeats1961–1970
Anglia Tommy Smith1970–1973
Anglia Emlyn Hughes1973–1978
Anglia Phil Thompson1978–1981
Scotland Graeme Souness1982–1984
Anglia Phil Neal1984–1985
Emri Peridha
Scotland Alan Hansen1985–1988
Republika e Irlandës Ronnie Whelan1988–1989
Scotland Alan Hansen1989–1990
Republika e Irlandës Ronnie Whelan1990–1991
Scotland Steve Nicol1990–1991
Anglia Mark Wright1991–1993
Uellsi Ian Rush1993–1996
Anglia John Barnes1996–1997
Anglia Paul Ince1997–1999
Anglia Jamie Redknapp1999–2002
Finlanda Sami Hyypiä2001–2003
Anglia Steven Gerrard2003–2015
Anglia Jordan Henderson2015–2023
Holanda Virgil van Dijk2023–

Historia e menaxherëve të Liverpoolit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liverpool gjatë historisë së klubit ka pasur gjithsej 19 menaxhera. Karakteristikë e menaxherëve të Liverpoolit është se deri me datë 16 korrik 1998 nuk ka pasur menaxherë të ndonjë shteti tjetër përveç shteteve të Britanisë së madhe. Ish Menaxheri i Liverpoolit Bill Shanklly konsiderohet një legjendë e Liverpoolit prandaj në shenjë nderimi të tij ,në qytetin e Liverpoolit ekziston një statujë për Bill Shankllyn. Menaxheri Bob Pasley është menaxheri i vetëm ne futboll që ka fituar 3 herë Kupën e Evropës.

EmriKombësiaPrejDeriLojëFitoreBarazimeHumbje% E Fitoreve
W.E Barclay dhe Mc Kenna Anglia dhe Irlanda15 shkurt 189216 gusht 189613180203161.07%
Tom Watson Anglia17 gusht 18966 maj 191574232914127244.34%
Dadid Ashworth Anglia18 dhjetor 191912 shkurt 192313870402850.72%
Matt Mc Queen Skocia13 shkurt 192315 shkurt 192822993607640.61%
George Patterson Anglia07 Mars 192806 gusht 19363661378514437.43%
George Kay Anglia06 gusht 1936janar 19513571429312239.78%
Dan Welsh Anglia23 Mars 19514 maj 195623281589334.91%
Phil Taylor Angliamaj 195617 nëntor 195915076324250.67%
Bill Shanklly Skocia1 dhjetor 195912 korrik 197478340719817851.98%
Bob Paisley Anglia26 gusht 197401 korrik 19835353071329657.38%
Joe Fagan Anglia01 korrik 198328 maj 198513170372453.44%
Kenny Dalglish Skocia30 maj 198521 shkurt 1991307187784260.91%
Ronnie Moran Anglia22 shkurt 199115 prill 19911041540.00%
Graeme Souness Skocia16 prill 199128 janar 199415765474541.40%
Roy Evans Anglia31 janar 199412 nëntor 1998244123635850.41%
Gerard Houllier Franca16 korrik 199824 maj 2004325165817955.43%
Rafael Benitez Spanja16 qershor 200403 qershor 2010350194777955.43%
Roy Hodgson Anglia1 korrik 20108 janar 201131139925.00 %
Kenny Dalglish Skocia8 janar 2011qershor 20120000
Brendan RodgersIrlanda Verioreqershor 2012Prezent7638182046.30 %
Katër trofe në një kabinet prej xhami. Four trophies inside a glass cabinet. Trofetë kanë fjongo si dhe ka një pllakë poshtë që tregon vitin e fitores.
Kopjet e trofeve të Kupës Evropiane që Liverpool fitoi në vitet 1977–1984 të ndodhura në muzeumin e klubit.

Trofeu i parë i Liverpoolit ishte liga Lancashire, të cilën e fituan në sezonin e parë të klubit. Në vitin 1901, klubi fitoi kampionatin e parë, kurse suksesi i parë në Kupën FA u arrit në vitin 1965. Për sa i përket trofeve të fituar, dekada më e sukseshme e Liverpool ishte në vitet 1980', ku klubi fitoi gjashtë kampionate, dy Kupa FA, katër Kupa Ligash, pesë Charity Shields (një e ndarë) dhe dy Kupa Evropiane.

Klubi ka mbledhur më shumë pikë dhe fitore në elitë se çdo ekip tjetër anglez.[16] Liverpool ka gjithashtu mesataren më të lartë të renditjeve në kampionat (3.3) për një periudhë 50-vjeçare deri në vitin 2015[17] dhe mesataren e dytë më të lartë të renditjeve në kampionat në vitet 1900–1999 pas Arsenalit, me një mesatare 8.7.[18] Liverpool e ka fituar gjashtë herë Kupën Evropiane, kompeticionin më elitar të UEFA-s, duke u renditur mbrapa Real Madridit dhe Milanit. Pas suksesit të pestë të klubit në vitin 2005, klubit j'u dha përgjithmonë trofeu origjinal si dhe stema e nderit të fituesit të shumfishtë nga UEFA.[19][20] Liverpooli gjithashtu ka fituar tre herë Kupën UEFA, kompeticioni i dytë i UEFA-s për nga rëndësia, duke qënë ekipi anglez që e ka fituar më shumë herë këtë trofe.[21]

Trofetë e Liverpoolit
Tipi Kompeticioni Tituj Sezone
Vendor Divizoni i Parë/Premier League 19 1900–01, 1905–06, 1921–22, 1922–23, 1946–47, 1963–64, 1965–66, 1972–73, 1975–76, 1976–77, 1978–79, 1979–80, 1981–82, 1982–83, 1983–84, 1985–86, 1987–88, 1989–90, 2019–20
Divizioni i Dytë 4 1893–94, 1895–96, 1904–05, 1961–62
FA Cup 7 1964–65, 1973–74, 1985–86, 1988–89, 1991–92, 2000–01, 2005–06
Football League Cup 8 1980–81, 1981–82, 1982–83, 1983–84, 1994–95, 2000–01, 2002–03, 2011–12
FA Community Shield 15 1964*, 1965*, 1966, 1974, 1976, 1977*, 1979, 1980, 1982, 1986*, 1988, 1989, 1990*, 2001, 2006
Sheriff of London Charity Shield 1 1906
Kontinental UEFA Liga e Kampioneve 6 1976–77, 1977–78, 1980–81, 1983–84, 2004–05, 2018–19
Kupa UEFA 3 1972–73, 1975–76, 2000–01
UEFA Super Kupa 4 1977, 2001, 2005, 2019
Botëror FIFA Kupa e Botës për Klube 1 2019
    •   rekord
    1. "Happy birthday LFC? Not quite yet..." (në anglisht). Liverpool F.C. 2014-03-14. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2022. Marrë më 2023-07-16.
    2. "Premier League Handbook 2020/21" (PDF) (në eb). Premier League. fq. 24. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 prill 2021. Marrë më 12 prill 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
    3. "Liverpool Football Club is formed" [Krijohet Liverpool Football Club] (në anglisht). Liverpool F.C. Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2010. Marrë më 11 gusht 2010.
    4. Graham 1985, ff. 16–18.
    5. Graham 1985, f. 20.
    6. Liversedge 1991, f. 14.
    7. Kelly 1988, ff. 50–51.
    8. Kelly 1988, f. 57.
    9. "1965/66: Stan the man for Dortmund" [1965/66: Stan njeriu për Dortmundin] (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2014.
    10. "First team" [Ekipi i parë] (në anglisht). Liverpool F.C. Marrë më 30 gusht 2018.
    11. "Vitezslav Jaros signs new LFC deal and joins Ajax on season-long loan" (në anglisht). Liverpool F.C. 18 qershor 2025. Marrë më 18 qershor 2025.
    12. "Harvey Davies signs new LFC deal and makes Crawley loan move" (në anglisht). Liverpool F.C. 26 qershor 2025. Marrë më 26 qershor 2025.
    13. 1 2 "Captains for Liverpool FC since 1892" [Kapitenët për Liverpoolin që nga viti 1892] (në anglisht). Liverpool F.C. 29 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2009. Marrë më 14 shkurt 2015.
    14. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Kapiteni
    15. James Carroll (31 korrik 2023). "Virgil van Dijk named new Liverpool captain, Trent Alexander-Arnold vice-captain" (në anglisht). Liverpool F.C. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2024. Marrë më 5 korrik 2024.
    16. Pietarinen, Heikki (15 korrik 2011). "England – First Level All-Time Tables 1888/89-2009/10" [Angli – Tabela e të gjitha kohërave e nivelit të parë 1888/89-2009/10] (në anglisht). Rec. Sport. Soccer Statistics Foundation (RSSSF). Marrë më 22 korrik 2011.
    17. "Liverpool lead Manchester United, Arsenal, Everton and Tottenham in Ultimate League" [Liverpool udhëheq ndaj Manchester United, Arsenal, Everton dhe Tottenham në ligën e fundit] (në anglisht). Marrë më 8 shtator 2015.
    18. Hodgson, Guy (17 dhjetor 1999). "How consistency and caution made Arsenal England's greatest team of the 20th century" [Si vazhdimsia dhe kujdesi e bënë Arsenalin ekipin më të mirë të Anglisë për shekullin e 20të] (në anglisht). The Independent. Marrë më 23 tetor 2009.
    19. Frank Keogh (26 maj 2005). "Why it was the greatest cup final" [Pse është finalja më e madhe e kupës] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 8 korrik 2011.
    20. "Regulations of the UEFA Champions League" [Rregullorja e UEFA Ligës së Kampioneve] (PDF) (në anglisht). UEFA. fq. 32. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 mars 2007. Marrë më 19 qershor 2008.
    21. "New format provides fresh impetus" [Formati i ri siguron shtysë të re] (në anglisht). UEFA. Marrë më 17 korrik 2014.

    Lidhje të jashtme

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]