Liverpool F.C.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Liverpool FC)
Liverpool F.C.
Emri i plotëLiverpool Football Club
Pseudonimi(et)The Reds (të kuqtë)
Themeluar3 qershor 1892; 131 vite më parë (1892-06-03)[1]
StadiumiAnfield
Kapaciteti60,725 vende[2]
PronariFlamuri Tom Werner
TrajneriFlamuri Jurgen Klopp
LigaPremier League
2022–235
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Liverpool Football Club është një klub anglez futbolli me seli në Liverpool, Angli. Klubi aktualisht luan në Premier Ligë, elita e futbollit anglez. Klubi ka fituar gjashtë Kupa Evropiane, më shumë se çdo klub anglez tjetër, tre Kupa UEFA dhe katër UEFA Super Kupa. Në Angli, ata kanë fituar 18 kampionate, shtatë Kupa FA, tetë Kupa të Ligës (rekord) dhe 15 FA Community Shields.

I themeluar në vitin 1892, klubi u bë pjesë e Ligës së Futbollit një vit më pas dhe ka luajtur në Anfield që nga ajo kohë. Liverpool u bë një forcë e madhe në futbollin anglez dhe evropian në vitet 1970' dhe 1980' ku Bill Shankly, Bob Paisley, Joe Fagan dhe Kenny Dalglish e udhëhoqën klubi drejtnjëmbëdhjetë kampionateve dhe katër Kupave Evropiane.

Tifozët e Liverpoolit janë përfshirë në dy tragjedi të mëdha. E para ishte Tragjedia e Hejselit në vitin 1985 gjatë të cilës tifozët e Liverpoolit shkaktuan një shembje të murit duke vrarë 39 tifozë te Juventusit. E dyta ishte Tragjedia e Hillsboroughit në vitin 1989 gjatë të cilës 96 tifozë të Liverpoolit humbën jetën pas një shtypje me gardhin rethues të stadiumit.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liverpool F.C. u themelua pas një zënke midis komitetit të Everton dhe John Houlding, presidenti i klubit dhe pronar i fushsë së Anfield. Pas tetë vitesh në atë stadium, Everton u zhvendos në Goodison Park në vitin 1892 dhe Houlding themeloi Liverpoolin për të luajtur në Anfield.[3] Klubi fillimisht u krijua me emrin "Everton F.C. and Athletic Grounds Ltd" ("Everton Atheltic" shkurt), por në mars 1892 klubi u bë Liverpool F.C. dhe mori njohjen zyrtare tre muaj më vonë, pasi Federata Angleze e Futbollit refuzoi t'a njihte klubin me emrin Everon. Ekipi fitoi ligën Lancashire në sezonin dubutues, dhe u bashkua në divizionin e dytë të ligës së futbollit në fillim të sezonit 1893–94. Klubi u promovua në divizionin e parë pasi e mbyllën të dytin në vendin e parë; ata fituan divizionin e parë vitet 1901 dhe 1906.[4]

Liverpool arriti finalen e parë të Kupës FA në vitin 1914, ku u mposhtën 1–0 nga Burnley. Ata më pas fituan kampionate rresht në vitet 1922 dhe 1923, por më pas priti sezonin 1946–47 për të fituar trofeun e rradhës, kur ata fituan Divizionin e Parë për herë të pestë nën drejtimin e trajnerit George Kay, i cili më parë kishte luajtur për West Ham Utd.[5] Në vitin 1950, Liverpooli humbi një tjetër finale të Kupës FA, këtë herë ndaj Arsenalit.[6] Klubi më pas ra në Divizionin e Dytë në sezonin 1953–54.[7] Pak pasi ekipi u mposht 2–1 nga klubi amator Worcester City në Kupën FA 1958–59, Bill Shankly u punësua si trajneri i ri i ekipit. Pasi erdhi, ai largoi plot 24 lojtarë nga ekipi dhe ktheu një dhomë magazinimi në Anfield në një dhomë ku trajnerët do të diskutonin strategji; atje, Shankly dhe anëtarët e tjerë "Boot Room" Joe Fagan, Reuben Bennett, dhe Bob Paisley filluan të riformonin ekipin.[8]

Klubi u rikthye në Divizionin e Parë në vitin 1962 dhe e fitoi dy vite më vonë, kjo për herë të parë pas 17 vitesh. Në vitin 1965, klubi fitoi Kupën FA për herë të parë. Në vitin 1966, ekipi fitoi sërisht Divizionin e Parë por u mposht nga Borussia Dortmund në finales e Kupës Evropiane të Fituesve të Kupës.[9]

Garimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

UEFA Liga e Kampionëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liverpool FC ka një traditë shumë të mirë në finalet e UEFA Ligës së Kampionëve ku nga gjashtë (7) finale ka arritur pesë (5) fitore.

UEFA Liga e Kampionëve Evropian pjesmarrja në ndeshjen finale
Sezoni Fituesi Rezultati I dyti Pritësi
2018/19
Detajet
Anglia
Liverpool FC
2 - 0
Anglia
Tottenham Hotspur F.C.
Wanda Metropolitano,
Madrid
2004/05
Detajet
Anglia
Liverpool FC
3 - 3
3-2 koha shtesë + penalti
Italia
A.C. Milan
Atatürk Olympic Stadium,
Stambolli
1984/85
Detajet
Italia
Juventus FC
1 - 0
(shih: Heysel tragjedia)
Anglia
Liverpool FC
Heysel Stadium,
Brussels
1983/84
Detajet
Anglia
Liverpool FC
1 - 1 aet, 4-2 penalti Italia
AS Roma
Stadio Olimpico,
Rome
1980/81
Detajet
Anglia
Liverpool FC
1 - 0 Spanja
Real Madrid CF
Parc des Princes,
Paris
1977/78
Detajet
Anglia
Liverpool FC
1 - 0 Belgjika
Club Brugge KV
Wembley Stadium,
London
1976/77
Detajet
Anglia
Liverpool FC
3 - 1 Gjermania
VfL Borussia Mönchengladbach
Stadio Olimpico,
Rome
Gjithashtu ky ekip ka edhe dy arritje vetëm gjer në gjysëm finale në sezonin 1964/65 dhe 2006/07 (garimet janë akoma në zhvillim)

Uefa cup[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sezoni Fituesi Rezultati Vendi i dytë
1972-73 Anglia Liverpool FC 3-2 Gjermania B. Mönchengladbach
1975-76 Anglia Liverpool FC 4-3 Belgjika Club Brugge
2000-01 Anglia Liverpool FC 5-4 Spanja Deportivo Alavés

Lojtarët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skuadra aktuale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 31 janar 2024[10]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Brazil Pt Alisson Becker
2 Anglia Mb Joe Gomez
3 Japonia Mf Wataru Endō
4 Holanda Mb Virgil van Dijk (kapiten)
5 Franca Mb Ibrahima Konaté
6 Spanja Mf Thiago Alcântara
7 Kolumbia Sm Luis Díaz
8 Hungaria Mf Dominik Szoboszlai
9 Uruguaji Sm Darwin Núñez
10 Argjentina Mf Alexis Mac Allister
11 Egjipti Sm Mohamed Salah
13 Spanja Pt Adrián
17 Anglia Mf Curtis Jones
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
18 Holanda Sm Cody Gakpo
19 Anglia Mf Harvey Elliott
20 Portugalia Sm Diogo Jota
21 Greqia Mb Kostas Tsimikas
26 Skocia Mb Andrew Robertson
32 Kameruni Mb Joël Matip
38 Holanda Mf Ryan Gravenberch
43 Spanja Mf Stefan Bajcetic
50 Skocia Sm Ben Doak
62 Republika e Irlandës Pt Caoimhín Kelleher
66 Anglia Mb Trent Alexander-Arnold (zëv-kapiten)
78 Anglia Mb Jarell Quansah
84 Irlanda Veriore Mb Conor Bradley

Në huazim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Gjermania Pt Loris Karius (te Beşiktaş deri më 30 qershor 2020)
2 Anglia Mb Nathaniel Clyne (te Bournemouth deri më 30 qershor 2019)
16 Serbia Mf Marko Grujić (te Hertha BSC deri më 30 qershor 2019)
28 Anglia Sm Danny Ings (te Southampton deri më 30 qershor 2019)
34 Hungaria Pt Ádám Bogdán (te Hibernian deri më 30 qershor 2019)
40 Anglia Mf Ryan Kent (te Rangers deri më 30 qershor 2019)
53 Anglia Mf Ovie Ejaria (te Reading deri më 30 qershor 2019)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
54 Anglia Mf Sheyi Ojo (te Stade Reims deri më 30 qershor 2019)
59 Uellsi Mf Harry Wilson (te Derby County deri më 30 qershor 2019)
68 Spanja Mf Pedro Chirivella (te Extremadura deri më 30 qershor 2019)
73 Polonia Pt Kamil Grabara (te AGF deri më 30 qershor 2019)
Brazil Mf Allan (te Eintracht Frankfurt deri më 30 qershor 2019)
Nigeria Sm Taiwo Awoniyi (te Royal Excel Mouscron deri më 30 qershor 2019)

Kapitenët e klubit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga themelimi i klubit në vitin 1892, 45 lojtarë kanë qënë kapiten të Liverpoolit.[11] Andrew Hannah u bë kapiteni i parë i klubit pasi Liverpooli u nda nga Evertoni dhe themeloi klubin e tij. Ishte Alex Raisbeck lojtari që qëndroi më gjatë si kapiten, saktësisht në vitet 1899–1909, por u kalua nga Steven Gerrard me 12 sezone duke nisur nga sezoni 2003–04.[11] Kapiteni aktual është Jordan Henderson, i cili zëvëndësoi Gerrrardin në fillim të sezonit 2015–16.[12][13]

Emri Periudha
Scotland Andrew Hannah 1892–1895
Scotland Jimmy Ross 1895–1897
Scotland John McCartney 1897–1898
Anglia Harry Storer 1898–1899
Scotland Alex Raisbeck 1899–1909
Anglia Arthur Goddard 1909–1912
Anglia Ephraim Longworth 1912–1913
Anglia Harry Lowe 1913–1915
Scotland Donald McKinlay 1919–1920
Anglia Ephraim Longworth 1920–1921
Scotland Donald McKinlay 1921–1928
Anglia Tom Bromilow 1928–1929
Scotland James Jackson 1929–1930
Scotland Tom Morrison 1930–1931
Scotland Tom Bradshaw 1931–1934
Name Period
Anglia Tom Cooper 1934–1939
Scotland Matt Busby 1939–1940
Scotland Willie Fagan 1945–1947
Anglia Jack Balmer 1947–1950
Anglia Phil Taylor 1950–1953
Anglia Bill Jones 1953–1954
Anglia Laurie Hughes 1954–1955
Scotland Billy Liddell 1955–1958
Anglia Johnny Wheeler 1958–1959
Anglia Ronnie Moran 1959–1960
Anglia Dick White 1960–1961
Scotland Ron Yeats 1961–1970
Anglia Tommy Smith 1970–1973
Anglia Emlyn Hughes 1973–1978
Anglia Phil Thompson 1978–1981
Name Period
Scotland Graeme Souness 1982–1984
Anglia Phil Neal 1984–1985
Scotland Alan Hansen 1985–1988
Republika e Irlandës Ronnie Whelan 1988–1989
Scotland Alan Hansen 1989–1990
Republika e Irlandës Ronnie Whelan 1990–1991
Scotland Steve Nicol 1990–1991
Anglia Mark Wright 1991–1993
Uellsi Ian Rush 1993–1996
Anglia John Barnes 1996–1997
Anglia Paul Ince 1997–1999
Anglia Jamie Redknapp 1999–2002
Finlanda Sami Hyypiä 2001–2003
Anglia Steven Gerrard 2003–2015
Anglia Jordan Henderson 2015–

Historia e menaxherëve të Liverpoolit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liverpool gjatë historisë së klubit ka pasur gjithsej 19 menaxhera. Karakteristikë e menaxherëve të Liverpoolit është se deri me datë 16 korrik 1998 nuk ka pasur menaxherë të ndonjë shteti tjetër përveç shteteve të Britanisë së madhe. Ish Menaxheri i Liverpoolit Bill Shanklly konsiderohet një legjendë e Liverpoolit prandaj në shenjë nderimi të tij ,në qytetin e Liverpoolit ekziston një statujë për Bill Shankllyn. Menaxheri Bob Pasley është menaxheri i vetëm ne futboll që ka fituar 3 herë Kupën e Evropës.

Emri Kombësia Prej Deri Lojë Fitore Barazime Humbje % E Fitoreve
W.E Barclay dhe Mc Kenna Anglia dhe Irlanda 15 shkurt 1892 16 gusht 1896 131 80 20 31 61.07%
Tom Watson Anglia 17 gusht 1896 6 maj 1915 742 329 141 272 44.34%
Dadid Ashworth Anglia 18 dhjetor 1919 12 shkurt 1923 138 70 40 28 50.72%
Matt Mc Queen Skocia 13 shkurt 1923 15 shkurt 1928 229 93 60 76 40.61%
George Patterson Anglia 07 Mars 1928 06 gusht 1936 366 137 85 144 37.43%
George Kay Anglia 06 gusht 1936 janar 1951 357 142 93 122 39.78%
Dan Welsh Anglia 23 Mars 1951 4 maj 1956 232 81 58 93 34.91%
Phil Taylor Anglia maj 1956 17 nëntor 1959 150 76 32 42 50.67%
Bill Shanklly Skocia 1 dhjetor 1959 12 korrik 1974 783 407 198 178 51.98%
Bob Paisley Anglia 26 gusht 1974 01 korrik 1983 535 307 132 96 57.38%
Joe Fagan Anglia 01 korrik 1983 28 maj 1985 131 70 37 24 53.44%
Kenny Dalglish Skocia 30 maj 1985 21 shkurt 1991 307 187 78 42 60.91%
Ronnie Moran Anglia 22 shkurt 1991 15 prill 1991 10 4 1 5 40.00%
Graeme Souness Skocia 16 prill 1991 28 janar 1994 157 65 47 45 41.40%
Roy Evans Anglia 31 janar 1994 12 nëntor 1998 244 123 63 58 50.41%
Gerard Houllier Franca 16 korrik 1998 24 maj 2004 325 165 81 79 55.43%
Rafael Benitez Spanja 16 qershor 2004 03 qershor 2010 350 194 77 79 55.43%
Roy Hodgson Anglia 1 korrik 2010 8 janar 2011 31 13 9 9 25.00 %
Kenny Dalglish Skocia 8 janar 2011 qershor 2012 0 0 0 0
Brendan Rodgers Irlanda Veriore qershor 2012 Prezent 76 38 18 20 46.30 %

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Katër trofe në një kabinet prej xhami. Four trophies inside a glass cabinet. Trofetë kanë fjongo si dhe ka një pllakë poshtë që tregon vitin e fitores.
Kopjet e trofeve të Kupës Evropiane që Liverpool fitoi në vitet 1977–1984 të ndodhura në muzeumin e klubit.

Trofeu i parë i Liverpoolit ishte liga Lancashire, të cilën e fituan në sezonin e parë të klubit. Në vitin 1901, klubi fitoi kampionatin e parë, kurse suksesi i parë në Kupën FA u arrit në vitin 1965. Për sa i përket trofeve të fituar, dekada më e sukseshme e Liverpool ishte në vitet 1980', ku klubi fitoi gjashtë kampionate, dy Kupa FA, katër Kupa Ligash, pesë Charity Shields (një e ndarë) dhe dy Kupa Evropiane.

Klubi ka mbledhur më shumë pikë dhe fitore në elitë se çdo ekip tjetër anglez.[14] Liverpool ka gjithashtu mesataren më të lartë të renditjeve në kampionat (3.3) për një periudhë 50-vjeçare deri në vitin 2015[15] dhe mesataren e dytë më të lartë të renditjeve në kampionat në vitet 1900–1999 pas Arsenalit, me një mesatare 8.7.[16] Liverpool e ka fituar gjashtë herë Kupën Evropiane, kompeticionin më elitar të UEFA-s, duke u renditur mbrapa Real Madridit dhe Milanit. Pas suksesit të pestë të klubit në vitin 2005, klubit j'u dha përgjithmonë trofeu origjinal si dhe stema e nderit të fituesit të shumfishtë nga UEFA.[17][18] Liverpooli gjithashtu ka fituar tre herë Kupën UEFA, kompeticioni i dytë i UEFA-s për nga rëndësia, duke qënë ekipi anglez që e ka fituar më shumë herë këtë trofe.[19]

Trofetë e Liverpoolit
Tipi Kompeticioni Tituj Sezone
Vendor Divizoni i Parë/Premier League 19 1900–01, 1905–06, 1921–22, 1922–23, 1946–47, 1963–64, 1965–66, 1972–73, 1975–76, 1976–77, 1978–79, 1979–80, 1981–82, 1982–83, 1983–84, 1985–86, 1987–88, 1989–90, 2019–20
Divizioni i Dytë 4 1893–94, 1895–96, 1904–05, 1961–62
FA Cup 7 1964–65, 1973–74, 1985–86, 1988–89, 1991–92, 2000–01, 2005–06
Football League Cup 8 1980–81, 1981–82, 1982–83, 1983–84, 1994–95, 2000–01, 2002–03, 2011–12
FA Community Shield 15 1964*, 1965*, 1966, 1974, 1976, 1977*, 1979, 1980, 1982, 1986*, 1988, 1989, 1990*, 2001, 2006
Sheriff of London Charity Shield 1 1906
Kontinental UEFA Liga e Kampioneve 6 1976–77, 1977–78, 1980–81, 1983–84, 2004–05, 2018–19
Kupa UEFA 3 1972–73, 1975–76, 2000–01
UEFA Super Kupa 4 1977, 2001, 2005, 2019
Botëror FIFA Kupa e Botës për Klube 1 2019
  •   rekord

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Happy birthday LFC? Not quite yet..." (në anglisht). Liverpool F.C. 2014-03-14. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2022. Marrë më 2023-07-16.
  2. ^ "Premier League Handbook 2020/21" (PDF) (në eb). Premier League. fq. 24. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 prill 2021. Marrë më 12 prill 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  3. ^ "Liverpool Football Club is formed" [Krijohet Liverpool Football Club] (në anglisht). Liverpool F.C. Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2010. Marrë më 11 gusht 2010.
  4. ^ Graham 1985, ff. 16–18.
  5. ^ Graham 1985, f. 20.
  6. ^ Liversedge 1991, f. 14.
  7. ^ Kelly 1988, ff. 50–51.
  8. ^ Kelly 1988, f. 57.
  9. ^ "1965/66: Stan the man for Dortmund" [1965/66: Stan njeriu për Dortmundin] (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2014.
  10. ^ "First team" [Ekipi i parë] (në anglisht). Liverpool F.C. Marrë më 30 gusht 2018.
  11. ^ a b "Captains for Liverpool FC since 1892" [Kapitenët për Liverpoolin që nga viti 1892] (në anglisht). Liverpool F.C. 29 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2009. Marrë më 14 shkurt 2015.
  12. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Kapiteni
  13. ^ "Steven Gerrard: LA Galaxy confirm deal for Liverpool captain" [Steven Gerrard: Konfirmohet marrëveshja me LA Galaxy për kapitenin e Liverpoolit] (në anglisht). BBC Sport. 7 janar 2015. Marrë më 25 gusht 2015.
  14. ^ Pietarinen, Heikki (15 korrik 2011). "England – First Level All-Time Tables 1888/89-2009/10" [Angli – Tabela e të gjitha kohërave e nivelit të parë 1888/89-2009/10] (në anglisht). Rec. Sport. Soccer Statistics Foundation (RSSSF). Marrë më 22 korrik 2011.
  15. ^ "Liverpool lead Manchester United, Arsenal, Everton and Tottenham in Ultimate League" [Liverpool udhëheq ndaj Manchester United, Arsenal, Everton dhe Tottenham në ligën e fundit] (në anglisht). Marrë më 8 shtator 2015.
  16. ^ Hodgson, Guy (17 dhjetor 1999). "How consistency and caution made Arsenal England's greatest team of the 20th century" [Si vazhdimsia dhe kujdesi e bënë Arsenalin ekipin më të mirë të Anglisë për shekullin e 20të] (në anglisht). The Independent. Marrë më 23 tetor 2009.
  17. ^ Frank Keogh (26 maj 2005). "Why it was the greatest cup final" [Pse është finalja më e madhe e kupës] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 8 korrik 2011.
  18. ^ "Regulations of the UEFA Champions League" [Rregullorja e UEFA Ligës së Kampioneve] (PDF) (në anglisht). UEFA. fq. 32. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 mars 2007. Marrë më 19 qershor 2008.
  19. ^ "New format provides fresh impetus" [Formati i ri siguron shtysë të re] (në anglisht). UEFA. Marrë më 17 korrik 2014.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]