Olympique Lyonnais

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lyon
Pseudonimi(et)Les Gones (Fëmijët)
Themeluar1950
StadiumiStadiumi Groupama
Kapaciteti59,186 vënde
PronariFlamuri Jean-Michel Aulas
TrajneriFlamuri Laurent Blanc
LigaLigue 1
2022–237të
Faqja zyrtare[[1] Faqja zyrtare e klubit]
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Olympique Lyonnais (shqiptimi frëngjisht: [ɔlɛ̃pik ljɔnɛ]), njohur shkurtësisht si Lyon (shqiptimi frëngjisht: [ljɔ̃]) ose OL, është një klub futbolli francez me seli në Lion. Klubi luan në Ligue 1, elita e futbollit francez, Ligue 1. Klubi u themelua si Lyon Olympique Universitaire në vitin 1899 sipas shumë tifozëve dhe historianëve sportivë, por kombëtarisht u themelua më 1950.[1] Periudha më e suksesshme e klubit ka qënë shekulli XXI. Klubi fitoi kampionatin e parë në Ligue 1 në vitin 2002, dhe pastaj vendosi një rekord kombëtar për numrin më të madh të fitoreve rreshtas, pasi klubi fitoi edhe gjashtë kampionatet e rradhës. Lyon ka fituar gjithashtu edhe shtatë Trophée des Champions, pesë tituj të Coupe de France dhe tre tituj të Ligue 2, një rekord.

Lyon ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve të UEFA-s 12 herë, dhe, gjatë sezonit 2009–10, arriti gjysëm-finalen për herë të parë në historinë e saj, pas tre prezencave më parë si skuadër çerek-finaliste. Olympique Lyonnais i luan ndeshjet si skuadër vendase në Parc Olympique Lyonnais, një stadium me kapacitet për 59,186 spektatorë, i njohur për arësyeje sponsorizimi si Stadiumi Groupama. Vendndodhja e stadiumit është në Décines-Charpieu, zonë urbane e Lionit. Ngjyrat e klubit janë e kuqja, bluja dhe e bardha. Lyon ka qënë pjesë e G-14, një grup udhëheqësish të futbollti evropian dhe, gjithashtu, është një nga klubet themeluese të organizatës pasardhëse, Shoqata e Klubeve Evropiane.

Olympique Lyonnais është një nga klubet më popullor në Francë. Një vëzhgim në vitin 2009 zbuloi se rreth 11% e tifozëve të shtetit mbështesin klubin, një proporcion që Lyon e ndan me Paris Saint-Germain, duke qënë klubi i dytë më popullor, mbrapa Olympique de Marseille.[2] Pseudonimi i klubit është Les Gones që do të thotë "Fëmijët" në dialektin rajonal të Lionit. Presidenti i klubit Jean-Michel Aulas, kurse trajner i skuadër Bruno Génésio. Olympique Lyonnais ka gjithashtu edhe ekipin e femrave që është një nga ekipet më të suksesshme të Evropës me tre Liga Kampionesh për Femra. Në Francë, klubi mban rekordin për numrin e titujve të fituar (15); ata gjithashtu kanë fituar Coupe de France nëntë herë.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Place des Terreaux është vendi ku Olympique Lyonnais feston fitimin e trofeve.

Olympique Lyonnais u themelua fillimisht si klub multisportiv me emrin Lyon Olympique Universitaire, i cili i kishte gjurmët në 1896 me emrin Racing Club de Lyon. Pas disa mospajtimeve të brendshme në lidhje me bashkëjetesën e lojtarëve amatorë dhe profesionistë brënda klubit, trajneri i asaj kohe, Félix Louot, krijoi klubin e tij. Më 3 gusht 1950, plani i tij u realizua kur Olympique Lyonnais u themelua zyrtarisht nga Dr. Albert Trillat dhe disa të tjerë.[3] Trajneri i parë i klubit ishte Oscar Heisserer dhe më 26 gusht 1950, ata luajtën ndeshjen e parë kompetitive, duke mposhtur CA Paris-Charenton, me rezultatin 3–0 para 3,000 tifozëve. Në vitin e dytë të ekzistencës si klub, Lyon u kurorëzua kampion i divizionit të dytë, duke siguruar kështu ngjitjen në elitë. Klubi mbajti vendin në divizionin e parë për pjesën e mbetur të dekadës, me përjashtim të një periudhe të shkurtër në sezonin 1953–54.[4]

Lyon arriti suksese mesatare në vitet 1960' dhe 1970' me lojtarë si Fleury Di Nallo, Néstor Combin, Serge Chiesa, Bernard Lacombe dhe Jean Djorkaeff që luajtën role të rëndësishme.[4] Në drejtimin e trajnerit Lucien Jasseron, Lyon fitoi Kupën e Francës për herë të parë, pasi mposhtën në finale Bordeaux 2–0. Klubi gjithashtu performoi repektivisht në kampionat nën drejtimin e Jasseron, deri në sezonin 1965–66, ku Lyon përfundoi i 16ti, pozicion që solli shkarkimin e Jasseron. Zëvëndësuesi i tij ishte Louis Hon, i cili ndihmoi klubin të fitonte titullin e dytë të Coupe de France duke mposhtur Sochaux me rezultatin 3–1 në sezonin 1966–67. Lyon u drejtua nga ish legjenda e tyre Aimé Mignot në vitet 1970'. Në drejtimin e tij, Lyon fitoi edhe një tjetër titull të Coupe de France në sezonin 1972–73, duke mposhtur Nantes 2–1.[5]

Në qershor 1987, Lyon u ble nga biznesmeni i Rhône Jean-Michel Aulas, i cili mori kontrollin e klubit dhe synonte ta kthente Lyonin një të klub të vendosur të Ligue 1.[6][7] Plani i ambicioz, i titulluar OL – Europe, u modelua për të zhvilluar klubin në nivel evropian dhe për ta kthyer klubin në elitë pas katër vitesh. Trajneri i parë gjatës kohës së tij ishte Raymond Domenech. Presidenti i frymëzuar i dha Domenechut carte blanche për të marrë këdo që ai mendonte që ishte i vlefshëm për të çuar klubin në divizionin e parë. Klubi arriti objektivin që në sezonin e parë me Domenech. Lyon arriti suksesin e parë me të duke u kualifikuar për në Kupën UEFA. Gjatë pjesës së mbetur të qëndrimit të tij, klubi nuk performoi. Domenech u zëvëndësua nga ish lojtari i Francës Jean Tigana, i cili udhëhoqi klubin në një vënd mbresëlënës të dytë në sezonin 1994–95.[8]

Në fillim të mijëvjeçarit të ri, Lyon filloi të arrinte sukses të madh në futbollin francez.[9] Klubi e vendosi veten si klubi dominues në Francë duke thyer regjimin e Marseille and Paris Saint-Germain, duke u bërë gjithashtu si klubi më i pasur dhe më i mbështetur në Francë. Lyon u bë i famshëm për zhvillimin e lojtarëve të rinj të talentuar të cilët nuk arritën vetëm sukses në Francë, por edhe suksese ndërkombëtare. Shembujt më të shquar janë Michael Essien, Florent Malouda, Sidney Govou, Juninho, Cris, Éric Abidal, Mahamadou Diarra, Patrick Müller dhe Karim Benzema.[10] Lyon fitoi Ligue 1 për herë të parë në historinë e tyre në vitin 2002; ky titull u pasua edhe nga gjashtë të tjerë rresht duke vendosur një rekord kombëtar.[11] Gjatë kësaj epoke klubi fitoi edhe një titull të Kupës së Francës, titullin e parë të Coupe de la Ligue dhe gjashtë Trophée des Champions, një rekord. Klubi gjithashtu performoi mirë në kompeticionet e UEFA-s, duke arritur çerek-finalet tre herë dhe gjysëm-finalen një herë në vitin 2010 në UEFA Ligën e Kampioneve. Rekordi i Lyonit dhe dominimi në futbollin francez mori fund në sezonin 2008–09, ku humbën titullin ndaj Bordeaux.[12]

Pronësia dhe financat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Olympique Lyonnais zotërohet nga bizniesmeni i Rhône, Jean-Michel Aulas, i cili e bleu klubin më 15 qershor 1987. Ai shërben si president dhe shef ekzekutiv i CEGID (Compagnie Européenne de Gestion par l'Informatique Décentralisée). Pasi i shleu klubit borxhin që kishte, Aulas rregulloi menaxhimin e klubit dhe riorganizoi financat, dhe gjatë dy dekadave, e transformoi klubin nga një klub i divizionit të dytë në një nga klubet më të pasura të botës së futbollit. Megjithatë, Aulas është kritikuar shumë nga kritikat për shkak të drejtimit të klubit si të ishte biznes. Klubi aktualisht operon në Shkëmbimin e Mallërave Evropian me emrin OL Groupe, me inicialet OLG.[13]

Në prill 2008, revista e biznesit Forbes, e renditi Lyon-in në vendin e trembëdhjetë në listën e klubeve më me vlerë në botën e futbollit. Revista e vlerësoi klubin rreth 408 milionë $ (275.6 milion , përjashtuar borxhet.[14] Në shkurt 2009, Lyon u rendit në vendin e 12-të në Deloitte Football Money League, duke raportuar të ardhura vjetore rreth 155.7 milion € në sezonin 2007–08, duke qënë mes klubeve më të mira për të ardhura.[15]

Në vitin 2016, një fond privat kinez bleu 20% të aksioneve të Olympique Lyonnais Group për 100 milion €. Fondi menaxhohej nga IDG Capital Partners.[16]

Aulas aktualisht shërben në bordin e Shoqatës së Klubeve Evropiane, një organizatë sportive që përfaqëson klubet e futbollit në Evropë. Ai është presidenti i fundit i ish organizatës G-14.

Redaktuar më 1 tetor 2018.
Stafi drejtues
Presidenti dhe pronari Jean-Michel Aulas 
Drejtor menaxhues Thierry Sauvage
Drejtori sportiv Christophe Toni
Drejtor i skautave Florian Maurice
Drejtori komercial Olivier Bernardeau
Drejtori i marketingut Didier Kermarrec
Drejtori i sigurisë Annie Saladin
Drejtori i operacioneve speciale Mathieu Giraud
Vëzhguesi special Bernard Lacombe

Stadiumi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një nga dy luanët që ruajnë hyrjen kryesore të Stade Gerland.
Pamja e Stade de Gerland.


Olympique Lyonnais ka luajtur në Stade de Gerland që nga viti 1950, vit në të cilin klubi u themelua. Në vitin 1910, kryebashkiaku i Lionit, Édouard Herriot, erdhi me idenë për të ndërtuar dhe zhvilluar një stadium sportiv me pistë atletike dhe me një velodrom në qytet. Dy vite më vonë, stadiumi u mandatua zyrtarisht dhe arkitektit lokal Tony Garnier iu dha leja për ta modeluar dhe ndërtuar. Ndërtimi filloi në vitin 1914 me shpresën që do të përfundonte para Ekspozitës Ndërkombëtare të 1914. Për shkak të luftës së parë botërore, ndërtimi u pezullua përkohësisht, por rifilloi pas përfundimit të luftës në vitin 1919. Nga viti 1920, stadiumi ishte tërësisht funksional. Gjashtë vite më vonë, Stade de Gerland u përurua nga Herriot.

Olympique Lyonnais filloi të luante në Gerland në vitin 1950 dhe qëndroi atje deri në vitin 2016. Stadiumi në fillim kishte një pistë çiklizmi, që u hoq më vonë, për shkak të rritjes së kapacitetit. Në 1984, stadiumit iu bënë rregullime të vogla nga arkitekti Rene Gagis. Pjesë të rregullimeve ishin edhe ndërtimet e tribunave të quajtura Jean Bouin dhe Jean Jaurès. Rregullime të tjetra ishin të nevojshme për Kupën e Botës 1998, pasi në atë kohë FIFA kishte mandaturar që të gjithë stadiumet të përdoreshin për ndeshje ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës, dhe duhej të ishin të rrethuara me ulëse. Tribunat e jugut dhe veriut, të njohura respektivisht si Jean Jaurès dhe Jean Bouin, u prishën tërësisht dhe u rindërtuan, kurse pista atletike që kishte qëndruar, u prish. Këto rregullime u bënë nga arkitekti Albert Constantin. Pas rregullimeve stadiumi kishte kapacitet prej 40,500 ulësesh.

Më 1 shtator 2008, presidenti i Olympique Lyonnais Jean-Michel Aulas lajmëroi planet për të ndërtuar një stadium të ri me 60,000 ulëse, që do të quhej OL Land; stadiumi do të zinte 50 hektarë tokë ishte planifikuar për t'u ndërtuar në Décines-Charpieu, zonë urbane e Lionit. Stadiumi do të kishte objekte sportive, dy hotele, një qëndër për kohën e lirë dhe zyra biznesi dhe reklamuese.

Më 13 tetor 2008, projekti u miratua nga shteti, konsulli i përgjithshëm i Rhône, Grand Lyon, SYTRAL dhe bashkia e Décines; shumca e parave publike për të ndërtuar stadiumin ishte rreth 180 milionë €, 60–80 prej të cilave do të vinin nga Komuniteti Urban i Lionit.[17] Pas lajmërimit, megjithatë, përpjekjet e klubit për ndërtimin e stadiumit u panguan nga proceruat e ngadalëta administrative, interesat politike dhe disa grupe kundërshtuese, të cilët e kishin konsideruar ndërtimin e stadiumit një diçka negative për taksapaguesit në aspektin financiar, ekologjik dhe social. Emri zyrtar i stadiumit në fillim ishte Stade des Lumières.[18][19]

Më 22 shtator 2009, gazeta franceze L'Equipe raporti se OL Land u zgjodh nga Federata Franceze e Futbollit (FFF) si një nga 12 stadiumet që do të përdoreshin në kandidaturën për në UEFA Euro 2016.[20] FFF zyrtarisht bëri zgjedhjen e stadiumeve më 11 nëntor 2009 me qytetin e Lionit si një nga këto zgjedhje për të pritur ndeshjet e turnamentit.[21]

Qendra Tola Vologe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Centre Tola Vologe është qëndra stërvitore dhe zyrat e Olympique Lyonnais. Ndodhet në qytetin e Lionit, jo shumë larg nga Stade de Gerland. Qendra është emëruar në nder të Anatole Tologe, i cili quhej si Tola Vologe, dhe ka qënë një sportist nga Lioni, i cili u vra nga Gestapo, policia sekrete e Gjermanisë naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo qendër njihet gjithashtu edhe për nivelin e lartë të stërvitjes[22] dhe disa lojtarë të mëdhej janë stërvitur dhe zhvilluar në këtë qëndër. Disa nga këta lojtarë janë Karim Benzema, Hatem Ben Arfa, Sidney Govou dhe Ludovic Giuly. Në qëndër zhvillohen seanca stërvitore për ekipin e të rriturve, gjithashtu qendra shërben edhe si vënd stërvitjeje për ekipet e rezervave, të rinjve (meshkuj dhe femra) dhe femrave, që luajnë ndeshjet si pritës në Plaine des Jeux de Gerland. Ish lojtari i Lyon, Alain Olio, është drejtori aktual i qendrës.[23]

Ngjyrat dhe fanellat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fanella e Lyon në sezonin 2013–14.

Që nga themelimi i klubit, ngjyrat kryesore kanë qenë e kuqja, bluja dhe e bardha, me këtë të fundit që është edhe ngjyra më dominuese nga të treja. Gjatë viteve të para pas themelimit, Olympique Lyonnais kryesisht luante me fanellë tërësisht të bardhë. Në vitin 1955, zyrtarët e Lyon vendosën që të shtonin viza të kuqe dhe blu, duke i kombinuar me të shkurtra blu.[24] Gjashtë vite më vonë, vizat u vendosën në mënyrë horizontale.[25] Pas gjashtë viteve të tjera, klubi u rikthye në uniforma tërësisht të bardha, por vizat e kuqe dhe blu u mbajtën, gjithsesi në vend që të vendoseshin horizontalisht, u vendosën vertikalisht në krahun e majtë të fanellës.[26] Lyon filloi të vishte këto fanella gjatë sezonit 1970–71 e deri në sezonin 1975–76. Për sezonin 2002–03, pronari Jean-Michel Aulas lajmëroi se klubi do të rikthehej me fanella të modifikuara; gjatë viteve të ardhshme, klubi veshi fanella të ngjashme me modifikime të vogla.

Në vitin 1976, klubi pati një ndryshim drastik në fanella, duke e zëvëndësuar ngjyrën dominuese të bardhë me atë të kuqe, duke i ngjarë anglezëve të Liverpool. Këto fanella u mbajtën deri në sezonin 1988–89, me përjashtim të dy sezoneve 1977–78 dhe 1978–79 ku klubi vendosi vija blu ushtarake vertikale; kjo fanellë u quajt jo e suksesshme.[27] Pas sezonit 1988–89, klubi u rikthye me fanellat me të bardhën ngjyrë dominuese, dhe në fillim të sezonit 1995–96, klubi u rikthye në vijat vertikale, por këtë herë i vendosi në qendër të fanellës. Klubi e mbajti këtë stil deri në sezonin 2001–02. Për sezonin 2009–10, Lyon u riktheu në përdorim vizat horizontale të kuqe, blu dhe të bardhë. Në UEFA Ligën e Kampioneve, Lyon ka përdorur një shumëllojshmëri ngjyrash si ngjyrë dominuese, përfshirë të kuqe, blu, të kaltër, të zezë, të argjendtë dhe të verdhë.[28]

Tifozët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tribuna e Bad Gones para ndeshjes Olympique Lyonnais – Real Madrid në 2006.

Olympique Lyonnais ka tifozë shumë aktivë dhe besnikë, të ndarë në shumë grupe. Një nga grupet më të njohura dhe të shquara është Bad Gones (Fëmijët e këqinj). Bad Gones u themeluan rreth vitit 1987 në kohën që klubi u ble nga Jean-Michel Aulas; ata zunë zonën e Virage Nord të Stade de Gerland. Gjatë sezonit 2007–08, grupi festoi 20 vjetorin e themelimit. Bad Gones është grupi më i madhë i tifozëve në Francë dhe kanë një repucation të fortë edhe në Evropë, për shkak të kontrollit të klubit në Ligue 1, si dhe nga paraqitjet e Lyon në UEFA Ligën e Kampioneve.[29][30]

Një tjetër grup i shquar tifozësh janë edhe Cosa Nostra Lyon, që ulën në zonën Virage Sud të stadiumit. Grupi u krijua në vitin 2007 si rezultat i bashkimit të grupeve: Lugdunums, që kishte ekzistuar që nga 1993 dhe Nucleo Ultra, që u krijua në vitin 2000. Krijimi u bë për të arritur një ndërgjegje stabilizimi mes tifozëve.[30] Ky grup nuk njihet më nga klubi, por vazhdon ende të jetë aktiv. Grupe të tjera janë edhe Hex@gones, i themeluar në vitin 2000 (ky grup qëndron në zonën Virage Sud), Gastrogones, që zënë tribunën Jean Bouin, dhe O'Elles Club, që ulen në tribunën Jean Jaurès.[29]

Klubi ka gjithashtu grupe të tjerë tifozësh me seli jashtë qytetit të Lionit. Mbështetësit e quajtur Gones 58 vijnë nga Nièvre i Bourgogne, kurse Gones 26 vijnë nga Drôme në afërsi të Valence. Tre grupe të vegjël tifozësh të quajtur Septimagones, Loups Marchois, dhe Dauphigones vijnë respektivisht nga komuna e Hérépian, rrethi Creuse, dhe komuna Isère.[29][30]

Rekordet dhe statistikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lojtari Ndeshje
 Serge Chiesa 541
 Grégory Coupet 518
 Fleury Di Nallo 489
 Yves Chauveau 438
 Sidney Govou 412
 Aimé Mignot 400
 Juninho 344
Lojtari  Gola 
 Fleury Di Nallo 182
 Serge Chiesa 134
 Alexandre Lacazette 129
 Bernard Lacombe  128
 Juninho 100
 Sonny Anderson 91
 Bafétimbi Gomis 91

Ndeshja e parë kompetitive e Lyon ishte fitorja 3–0 kundër CA Paris-Charenton më 26 gusht 1950. Që nga themelimi i klubit në vitin 1950, ata kanë luajtur 48 sezone në elitën e futbollit francez, dhe gjithsej kanë zhvilluar 1,768 ndeshje. Nga këto 1,768 ndeshje, ata kanë arritur 686 fitore, kanë barazuar 442 ndeshje dhe kanë humbur 602 herë. Nga nëntë sezonet që kanë zhvilluar në Ligue 2, Lyon ka luajtur 310 ndeshje, duke fituar 160, barazuar 84 dhe humbur 56. Lyon arriti fitoren e 1,000 në histori gjatë sezonit 2003–04 pasi mposhtën Strasbourg.[31]

Futbollisti marokien i lindur në Francë, Serge Chiesa, i cili luante si mesfushor, mban rekordin për numrin më të lartë të ndeshjeve me 541 ndeshje gjatë 14 sezoneve nga viti 1969 e deri në 1983. Mbrapa tij vjen ish portieri Grégory Coupet i cili luajti 518 ndeshje në 11 sezone nga viti 1997 e deri në 2008. Sëbashku me Sidney Govou, Coupet gjithashtu mban rekordin si i vetmi lojtar i Lyon që ka fituar të katër titujt e futbollit francez, përfshirë Coupe de France në vitin 2008, Coupe de la Ligue në vitin 2001, dhe gjashtë nga shtatë titujt e Trophée des champions si dhe shtatë kampionate rresht gjatë epokës së artë të klubit. Govou, Coupet, dhe Juninho ndajë nderin e të qenit të vetmit lojtarë që kanë qënë pjesë e skuadrës që fitoi shtatë kampionatet rresht.[10]

Golashënuesi më i mirë në historinë e klubit është Fleury Di Nallo, i cili shënoi 182 herë nga viti 1960 e deri në 1974. Ai gjithashtu është i treti për numrin e ndeshjeve të luajtura, duke regjistruar 489 prezenca gjatë qëndrimit të tij 14 vjeçar. Pavarësisht mesatares së tij mbreslënëse, Di Nallo nuk mban rekordin për numrin më të madhë të golave të shënuar gjatë një kampionati. Ky rekord i përkiste lojtarit të lindur në Bourg-en-Bresse André Guy i cili shënoi 25 gola gjatë sezonit 1968–69. Megjithatë, rekordi i tij u thye nga Alexandre Lacazette, cili shënoi golin e tij të 26të në minutën e gjashtë të ndeshjes ndaj Stade de Reimssezonin 2014–15.[32]

Juninho, shënoi 44 gola me goditje dënimi me Lyon që është një rekord.

Fitorja më e thellë e Lyon është 10–0, një rezultat që është arritur dy herë: një herë kundër Ajaccio në edicionin 1953–54 të Coupe de France dhe, dy sezone më vonë, kundër Delle në edicionin 1955–56 të të njëjtit kompedicion. Fitorja më e madhë në ligë e klubit është 8–0, një fitore e përsëritur në dy raste. E para u arrit gjatë sezonit 1966–67 kundër Angers dhe e dyta ndaj Marseille gjatë sezonit 1997–98. Fitorja më e thellë e klubit në arenën evropiane ndodhi gjatë sezonit 1974–75, ku Lyon shkatërroi klubin me seli në Luksemburg FA Red Boys Differdange me rezultatin 7–0.[33]

Rivalitetet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historikisht Lyon ka pasur një rivalitet të shëndetshëm me klubin tjetër të Ligue 1 Saint-Étienne, ekip me të cilin ata luajnë në Derby Rhône-Alpes.[34] Që nga dominimi i klubit në fillim të mijëvjeçarit të ri, klubi ka nisur rivalitete edhe me klube si Marseille, Bordeaux, Paris Saint-Germain dhe Lille.[35][36] Ata gjithashtu kanë rivalitete të vogla me klubet e tjera të Rhône-Alpes si Grenoble dhe AS Lyon Duchère.

Rivaliteti me Saint-Étienne filloi gjatë viteve 1960', kur Lyon e vendosi veten përfundimisht si një skuadër e Ligue 1. Rivaliteti me Arpitan rrjedh nga të dyja klubet që kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën, janë larg nga njëra-tjetra vetëm 61 km; ata kanë kultura historike dhe sociale të ndryshme në të dyja qytetet ku ato janë të vendosura. Lion konsiderohet si qytet me klas të lartë, kurse Saint-Étienne konsiderohet si qytet me klasë puntore.[34] Derbi lokal midis tyre gjithashtu nënvizon "klubin më të suksesshëm në Francë së fundmi" (Lyon) kundër "ish klubit më të suksesshëm të Francës" (Saint-Étienne) dhe shpesh konsiderohet si një nga ndeshjet më të rëndësishme të Ligue 1.[34]

Rivaliteti i Lyon me Marseillen daton mbrapa më 23 shtator 1945, kur klubet luajtën për herë të parë midis tyre. Derbi, i quajtur Choc des Olympiques ("Përplasja e Olimpikëve") ose "Olimpico", konsiderohet të jetë i rëndësishëm për të dyja klubet si edhe një standart i lartë në futbollin francez dhe kampionat, kompeticion në të cilën klubet përballen më shpesh. Marseille, Saint-Étienne, Lyon, dhe PSG janë klubet e vetme që e kanë fituar kampionatin katër herë rresht, me të parin që e ka arritur këtë gjë në raste të ndryshme.[37][38]

Sponsorët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 7 gusht 2009, Lyon lajmëroi se do të firmoste një kontratë dhjetë-vjeçare me markën gjermane sportive Adidas, dhe bashkëpunimi do të niste në sezonin 2010–11; nga kjo marrëveshje klubi do të fitonte 5 milion € në vit sëbashku me bonuset e ndryshme nga shitja e produkteve.[39]

Pas sezonit 2008–09, bashkëpunimi i gjatë i Lyon me korporatën multi kombëtare franceze Accor dhe Renault Trucks u mbyll. Më 22 korrik 2009, kompania e basteve BetClick, me seli në Paris, arriti një marrëveshje me Lyon për të qënë sponspor në fanellë. Për shkak të ligjit francez që ndalon kumarin online, Lyoni nuk mund ta përdorte BetClick si sponspor fanelle. Më 12 gusht 2009, pak para fillimit të ndeshjes hapëse të Ligue 1 kundër Le Mans, klubit ju hoqën fanellat me logon e BetClick nga Ligue de Football Professionnel (LFP), që gjithashtu paralajmëroi klubin se do t'i bënte zbritje pikësh nqs do ta përsëriste sërisht.[40] Lyon u ankua, dhe, që pas asaj ndeshjeje, luajti me fanella pa sponsor në ndeshjet brënda Francës. Ata ishin të lirë të vishnin fanella me logon e BetClick jashtë Francës; më 25 gusht 2009, klubi luajti për herë të parë me BetClick si sponsor fanelle në një ndeshje në Belgjikë kundër Anderlecht e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Më 15 janar 2010, Lyon siguroi një marrëveshje sponsorizimi me kompanin japoneze të video lojërave Sony Computer Entertainment për të shfaqur logon e PlayStation në fanella. Kjo marrëveshje zgjati deri në fund të sezonit 2009–10. Në vitin 2010, ligji francez që dënonte reklamimin e kumarit u hoq dhe Lyon filloi të luante me fanella me logon e BetClick edhe në ndeshjet brënda Francës. Në gusht 2012, klubi arriti një marrëveshje sponsorizimi dy-vjeçare me kompaninë koreane të prodhimit të makinave Hyundai dhe do të niste në fillim të sezonit 2012–13, duke zëvëndësuar kështu BetClick si sponsor fanelle.[41]

Sponsor të tjerë të vegjël përfshijnë LG, APICIL, dhe MDA Électroménager. Gjatë ndeshjeve të Coupe de France, klubi luan me fanella të sponsorizuara nga SFR, Caisse d'Épargne dhe Pitch si sponsor kryesor të FFF.[42] Gjatë ndeshjeve të Coupe de la Ligue, Lyon luan me fanella të sponsorizuara nga Speedy Triangle, që shtë sponsori kryesor i LFP.

Sponsorët e fanellës dhe prodhuesit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prodhuesit e fanellës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1984–93: Duarig
  • 1993–98: Nike
  • 1998–03: Adidas
  • 2003–10: Umbro
  • 2010–vazhdon: Adidas

Sponsorët e fanellës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1984–89: Giraudy Affichage
  • 1989–91: Le69
  • 1991–92: Zenith Datasystem, Canal+
  • 1992–93: Giraudy, Candia
  • 1993–99: Sodexho, Justin Bridou
  • 1999–01: Infogrames
  • 2001–03: Continental
  • 2003–06: Renault Trucks/LG
  • 2006–09: Ticket Restaurant/Novotel
  • 2009–10: PlayStation 3/Kool Sheen
  • 2010–11: Betclic
  • 2011–12: Everest Poker/Renault Truck/Credit Agricole
  • 2012–vazhdon: Hyundai/Veolia Environnement

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lyon ka fituar titullin e Ligue 1 shtatë herë, duke qënë ekipi i katërt me më shumë trofe në historinë e futbollit francez. Lyon gjithashtu njihet edhe për rekordin kombëtar të shtatë titujve rresht të fituar, duke nisur nga sezoni 2001–02. Klubi gjithashtu është kurorëzuar kampion i Ligue 2 tre herë, ka fituar pesë tituj të Coupe de France, një titull i Coupe de la Ligue dhe tetë Trophée des Champions, një rekord i ndarë. Edhe pse klubi është një pjesëmarrës i rregull në UEFA Ligën e Kampioneve, ata nuk e kanë fituar asnjë herë, dhe më e shumta që kanë arritur është një gjysëm-finale, e arritur në sezonin 2009–10. Lyon ka fituar edhe UEFA Kupën Intertoto, një sukses i arritur në vitin 1997.[43]

Brënda Francës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liga[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fitues (7): 2001–02, 2002–03, 2003–04, 2004–05, 2005–06, 2006–07, 2007–08
Fitues (3): 1950–51, 1953–54, 1988–89

Kupa[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fitues (5): 1963–64, 1966–67, 1972–73, 2007–08, 2011–12
Fitues (1): 2000–01
Fitues (8) – Rekord i përbashkët: 1973, 2002, 2003, 2004, 2005, 2006, 2007, 2012

Kompeticionet ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lojarët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skuadra aktuale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 31 gusht 2018[44]

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Portugalia Pt Anthony Lopes
2 Franca Mb Mapou Yanga-Mbiwa
4 Brazil Mb Rafael
5 Belgjika Mb Jason Denayer
6 Brazil Mb Marcelo (zëv-kapiten)
7 Franca Sm Martin Terrier
8 Franca Mf Houssem Aouar
9 Franca Sm Moussa Dembélé
10 Madagaskari Sm Bertrand Traoré
11 Holanda Sm Memphis Depay
12 Franca Mf Jordan Ferri
14 Franca Mb Léo Dubois
15 Madagaskari Mb Jérémy Morel
16 Zvicra Pt Anthony Racioppi
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
17 Franca Sm Lenny Pintor
18 Franca Sm Nabil Fekir (kapiten)
19 Franca Sm Amine Gouiri
20 Brazil Mb Marçal
22 Franca Mb Ferland Mendy
23 Holanda Mb Kenny Tete
24 Spanja Mf Pape Cheikh Diop
25 Franca Mf Maxence Caqueret
26 Franca Mb Oumar Solet
27 Stampa:Country data Cote d'Ivoire Sm Maxwel Cornet
28 Franca Sm Tanguy Ndombele
29 Franca Sm Lucas Tousart
30 Franca Pt Mathieu Gorgelin

Në huazim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Franca Mb Gédéon Kalulu (në huazim tek Bourg-Péronnas deri më 30 qershor 2019)
Franca Mf Timothé Cognat (në huazim tek Servette deri më 30 qershor 2019)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Luksemburgu Mf Christopher Martins (në huazim tek Troyes deri më 30 qershor 2019)
Franca Mf Elisha Owusu (në huazim tek Sochaux deri më 30 qershor 2019)

Skuadra rezervë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 1 nëntor 2018[45]

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Franca Pt Malcolm Barcola
Franca Pt Dorian Grange
Franca Pt Lucas Margueron
Franca Mb Melvin Bard
Kanadaja Mb Zachary Brault-Guillard
Franca Mb Issiar Dramé
Franca Mb Pierre Kalulu
Franca Mb Mathis Louiserre
Republika e Afrikës Qendrore Mb Dylan Mboumbouni
Franca Mb Quentin Vieira
Franca Mf Cédric Sofian Augarreau
Franca Mf Maxence Caqueret
Franca Mf Paul Devarrewaere
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Senegal Mf Ousseynou Ndiaye
Franca Mf Lilian Perrier
Franca Mf Hamza Rafia
Franca Mf Yaya Soumaré
Franca Sm Yassin Fekir
Anglia Sm Reo Griffiths
Franca Sm Yann Kitala
Franca Sm Esteban Lepaul
Franca Sm Theo Ndicka
Franca Sm Thomas Oualembo
Franca Sm Lenny Pintor
Franca Sm Titouan Thomas

Ish lojtarët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për një listë të plotë të ish lojtarëve të Olympique Lyonnais me një artikull të wikipedias, shikoni këtu.

Numrat e tërhequr[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

16Flamuri u pensionua në vitin 1999 në nder të portierit Luc Borrelli. Borrelli vdiq në një aksident me makinë në shkurt të atij viti. Në vitin 2011, numri u hoq nga pensionimi dhe ju dha portierit rezervë Anthony Lopes.

17Flamuri u pensionua në vitin 2003 në nder të mesfushorit Marc-Vivien Foé. Foé vdiq gjatë kohës që po luante me KameruninKupën e Konfederatave 2003 në Stade de Gerland, Lion. Numri doli nga pensionimi në vitin 2008 për të lejuar kamerunasin tjetër Jean Makoun për të mbajtur. Pas largimit të tij, numri nuk kishte pronar për një vit, kurse në vitin 2011 ju dha sulmuesit Alexandre Lacazette.

Fituesit e çmimeve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

UNFP Lojtari i Vitit

Lojtarët mëposhtëm kanë fituar çmimin UNFP Lojtari i Vitit gjatë kohës që luanin me Lyonin:

Çmimi Bravo

Lojtarët mëposhtëm kanë fituar çmimin Bravo gjatë kohës që luanin me Lyonin:

Trajnerët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gérard Houllier, ish trajner i Lyonit.

Olympique Lyonnais ka pasur 22 trajnerë dhe dy trajnerë të përkohëshëm që nga punësimi i Oscar Heisserer si trajner profesionist në vitin 1950. Ai gjithashtu ka shërbyer në klub edhe si lojtar-trajner, duke dalë nga pensionimi gjatë sezonit të tij të fundit në klub. Trajneri më jetëgjatë i klubit ka qënë Aimé Mignot, i cili shërbeu për tetë vite në periudhën 1968–1976. Alain Perrin, i cili drejtoi skuadrën në sezonin 2007–08,[46] ishte trajneri i parë që arriti të fitojë dopjetën (kampionat plus kupë).[47]

Stafi drejtues[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 15 mars 2018.
Pozicioni Emri
Trajner Bruno Génésio
Ndihmës trajner Gérald Baticle
Ndihmës trajner Caçapa
Trajner i portierëve Grégory Coupet

Skuadra e grave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Olympique Lyonnais Féminin aktualisht luan në elitën e futbollit francez, Championnat de France de football féminin. Ekipi i grave u themelua në vitet 1970' si pjesë e FC Lyon, por u bë pjesë e OL në vitin 2004. Ato i luajnë ndeshjet si pritëse në Qëndrën Stërvitore Groupama OL, 200 metra larg nga Parc Olympique Lyonnais, stadiumi kyresor.[48][49]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "According to Lyon's official website, it suggests that it considers this its foundation date rather than 1899 – (përkthim: "1950, data e krijimit të klubit")" (në frëngjisht). OLWeb.fr. Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2005. Marrë më 23 gusht 2006.
  2. ^ "EL'OM, équipe de football préférée des Français" (në frëngjisht). Le Point. 7 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2009. Marrë më 1 dhjetor 2009.
  3. ^ "Olympique Lyonnais" (në anglisht). Football History. Marrë më 8 janar 2019.
  4. ^ a b "1950 to 1960" [1950 te 1960] (në anglisht). Olympique Lyonnais. 30 tetor 2009. Marrë më 30 tetor 2009.
  5. ^ "France – Cup History 1917–1997" [Franca – Historia e Kupës 1917–1997] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 8 janar 2019.
  6. ^ Rick Broadbent (15 gusht 2005). "Ambitious plans of Lyons' hair apparent" [Plani ambicioz i trashëgimtarit të Lyonit] (në anglisht). The Times.
  7. ^ "Raymond Domenech à Lorient le 20 janvier" (në frëngjisht). Ouest-France. 11 janar 2010.
  8. ^ "France – First Division Results and Tables 1932–1998" [Franca – Rezultatet dhe Renditjet e Divizionit të Parë 1932–1998] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 8 janar 2019.
  9. ^ "Since 2000" [Që nga viti 2000] (në anglisht). Olympique Lyonnais. 30 tetor 2009. Marrë më 30 tetor 2009.
  10. ^ a b Will Sharp (1 janar 2018). "THE MAGNIFICENT SEVEN: REMEMBERING LYON'S STAR-STUDDED DOMINANCE OF FRENCH FOOTBALL" [Shtata madhështore: Duke kujtuar dominimin e futbollit francez nga Lyon me yje] (në anglisht). These Football Times. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2018. Marrë më 1 janar 2018.
  11. ^ "Olympique Lyonnais, pillar of the football scene in Lyon" [Olympique Lyonnais, shtylla e skenës së futbollit në Lyon] (në anglisht). This is Lyon. 30 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 30 tetor 2009.
  12. ^ Michael Gallwey (5 shtator 2018). "HOW A DRAMATIC LIGUE 1 WAS WON BY SIX TEAMS IN AS MANY SEASONS BETWEEN 2008 AND 2013" [Si Ligue 1 dramatike u fitua nga gjashtë ekipe në po aq sezone nga 2008 dhe 2013] (në anglisht). These Football Times. Marrë më 8 janar 2019.
  13. ^ "OL Groupe" (në anglisht). Euronext. 31 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2012. Marrë më 31 tetor 2009.
  14. ^ "Soccer Team Valuations" [Vlerësimet e klubit të futbollit] (në anglisht). Forbes. 30 prill 2008. Marrë më 11 dhjetor 2008.
  15. ^ "English clubs dominate 2009 Money League" [Klubet angleze dhurojnë paratë e ligës 2009] (në anglisht). FourFourTwo. 12 shkurt 2009. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2011. Marrë më 31 tetor 2009.
  16. ^ "OL Groupe announces the proposed acquisition of 20% of its share capital by the Chinese investment fund IDG Capital Partners" (PDF) (në anglisht). Olympique Lyonnais Group. 12 gusht 2016. Marrë më 15 gusht 2016.
  17. ^ "Le grand stade est relancé" (në frëngjisht). France Soir. 16 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2011. Marrë më 30 tetor 2009.
  18. ^ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2014. Marrë më 25 shtator 2014.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  19. ^ "La construction d'enceintes sportives en France relèvent du parcours du combattant" (në frëngjisht). France Soir. 23 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2009. Marrë më 30 tetor 2009.
  20. ^ "OL Land serait séléctionné pour l'Euro 2016" (në frëngjisht). France Soir. 22 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2009. Marrë më 30 tetor 2009.
  21. ^ "Les 12 villes retenues" (në frëngjisht). Federata Franceze e Futbollit. 11 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2009. Marrë më 12 dhjetor 2009.
  22. ^ "Lyon : Tola Vologe" (në frëngjisht). 13 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2010. Marrë më 13 shkurt 2018.
  23. ^ Pierre Prugneau (16 gusht 2014). "Olio : « À 18-19 ans, on doit être capable de jouer à ce niveau-là »" (në frëngjisht). Le Libero Lyon. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2016. Marrë më 21 dhjetor 2017.
  24. ^ "OL 1955–1960" (në frëngjisht). Fan Foot. 21 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2012. Marrë më 21 dhjetor 2009.
  25. ^ "OL 1960–1965" (në frëngjisht). Fan Foot. 21 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2012. Marrë më 21 dhjetor 2009.
  26. ^ "OL 1970–1975" (në frëngjisht). Fan Foot. 21 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2011. Marrë më 21 dhjetor 2009.
  27. ^ "OL 1975–1980" (në frëngjisht). Fan Foot. 21 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2009. Marrë më 21 dhjetor 2009.
  28. ^ "Olympique Lyonnais 2" (në frëngjisht). Fan Foot. Marrë më 21 gusht 2017.
  29. ^ a b c "Les supporters (groupes officiels de supporters de l'OL)" [Tifozët (grupi zyrtar i tifozëve të OL)] (në frëngjisht). Olympique-et-Lyonnais. 18 mars 2008. Marrë më 18 mars 2009.
  30. ^ a b c "Le meilleur public de France" [Publiku më i mirë i francës] (në frëngjisht). Lyon Capitale. 29 prill 2010. Marrë më 14 korrik 2017.
  31. ^ "Lyon vs. Strasbourg 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 21 nëntor 2003. Marrë më 24 tetor 2018.
  32. ^ "OL KEEP HAT IN THE RING". OL Web.fr (në anglisht). Marrë më 24 janar 2018.
  33. ^ "Lyon 7–0 Red Boys Differdange" (në frëngjisht). Leballonrond.fr. Marrë më 1 janar 2018.
  34. ^ a b c "Power struggle on the Rhone" (në anglisht). FIFA. 19 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2010. Marrë më 3 gusht 2010.
  35. ^ Adam White; Eric Devin (19 mars 2018). "Marseille v Lyon boils over but Ligue 1 needs Olympico rivalry" [Marseille v Lyon zien por Ligue 1 ka nevojë për rivalitetin e Olimpicos] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 22 mars 2018.
  36. ^ "A Clash Of French Rivalry: Paris v Lyon" [Një përplasje e rivalitetit francez: Paris v Lyon] (në anglisht). Plyaingfor90.com. Marrë më 22 mars 2018.
  37. ^ "PSG clinch French league title for fourth consecutive year" [PSG fiton titullin e ligës franceze për vitin e katërt rresht] (në anglisht). Hingustan Times. 13 mars 2016. Marrë më 1 prill 2018.
  38. ^ James Robinson (19 shtator 2017). "SHARED BURDEN How did Lyon win six consecutive league titles without a world-class striker?" [Barrë e ndarë Si fitoi Lyoni gjashtë kampionate rresht pa një sulmues të klasit botëror?] (në anglisht). Dream Team FC. Marrë më 1 maj 2018.
  39. ^ "Olympique Lyonnais signed with Adidas" [Olympique Lyonnais firmos me Adidas] (në anglisht). EU Football. 14 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2009. Marrë më 31 tetor 2009.
  40. ^ "Olympique Lyonnais may take legal action against French league" [Olympique Lyon mund të marri veprim ligjor ndaj ligës franceze] (në anglisht). EU Football. 12 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2009. Marrë më 31 tetor 2009.
  41. ^ "Hyundai agrees Olympique Lyonnais shirt deal" [Hyundai bie dakord për marrëveshjen e fanellave të Olympique Lyonnais] (në anglisht). Sports Pro Media. 14 gusht 2012. Marrë më 17 qershor 2013.
  42. ^ "Maillot OL 2007–2008 finale coupe de France" (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2016. Marrë më 17 qershor 2018.
  43. ^ "UEFA Intertoto Cup 1997" [UEFA Kupa Intertoto 1997] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 24 janar 2017.
  44. ^ "Players and staff | Men" (në frëngjisht). OLWeb.fr. Marrë më 21 gusht 2017.
  45. ^ "RÉSERVE EFFECTIF & STAFF" (në frëngjisht). OLWeb.fr. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2018. Marrë më 30 tetor 2018.
  46. ^ "Ex-Pompey boss Perrin leaves Lyon" (në anglisht). BBC Sport. 16 qershor 2008. Marrë më 16 qershor 2018.
  47. ^ Greg Johnson (4 tetor 2016). "Where are they now? Lyon's domestic double winners of 2007/08" (në anglisht). Squawka.com. Marrë më 24 tetor 2018.
  48. ^ "Assister à un entrainement de l'OL féminin" (në frëngjisht). Ol Ang'elles. Marrë më 24 tetor 2018.
  49. ^ "OL – Féminines : nuisances sonores au Groupama OL Training Center, une affaire qui fait du bruit" (në frëngjisht). Olympique-et-Lyonnais. 21 shkurt 2018. Marrë më 24 tetor 2018.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zyrtare