Lufta e Parë Botërore
Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918.Kjo lufte filloi me pretekstin se u vra duka FRANC FERDINANDI ,kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi atij humbjen 20 milionë njerëzve. "Lufta e Madhe" përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor: në, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë. Lufta e pare botërore ishte kryesisht e përqendruar me dy blloqet . Blloku i Antantes ku bente pjese Britania ,Franca dhe Rusia dhe blloku Tripalesh (Forcat Qendrore) ku bente pjese Gjermania ,Austro-Hungaria dhe Italia .Te dyja blloqet kerkonin pretekst per fillimin e luftes.Dhe ai u gjet ne 28 qershor 1914 kur nje nacionalist serb Gavrillo Princip, vrau trashigimtarin e fronit te Austrise Franc Ferdinandin. Austro-Hungaria i dergoi ultimatum Serbise, por Serbia refuzoi, dhe pas nje muaji, respektivisht me 28 korrik, Austro-Hungaria hyn ne lufte me Serbine. këtë konflikt mbarëbotëror të armatosur u përballuan dy fuqi të mëdha: Perandoritë qendrore (Perandoria Gjermane dhe Perandoria Austro-Hungareze) dhe nga ana tjetër Pakti i Trefishtë (me Mbretëritë e Bashkuara, Francën, dhe Rusinë). Lufta e Madhe filloi me 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Bllokut te Antantes.
Lufta shkaktoi shpërbërjen e kater perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi perandoritë koloniale dhe shtetet evropiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë fituan pavarësinë.
Lufta e Parë Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pas Luftërave Napoleoniane, dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.Atentati per vrasjen e franc Franc Ferdinand njihet ndryshe si atentati sarajeves!
Shkaqet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shkaqet e Luftës së Parë Botërore ishin përplasjet e interesave te disa vendeve mbi rajone te ndryshme:
- Per Ballkanin- perplaseshin interesat e Rusise dhe Italise/Austro-Hungarise.
- Per Italine Veriore- perplaseshin interesat e Italise dhe Austro-Hungarise.
- Per Polonine- perplaseshin interesat e Gjermanise dhe Rusise.
- Per Alsas-Lorenen- perplaseshin interesat e Gjermanise dhe Frances.
- Anglia kerkonte shtimin e kolonive.
- Levizja e popujve per pavarsi.
- Gjermania e cila ishte me e zhvilluara i rriti shume pretendimet e saj.
Shpërthimi i luftës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shkaqet e luftës së 1 Botërore ishin të shumëllojshme. Britania e Madhe dhe Franca humbën parësinë ekonomike dhe ushtarake, kurse vendi i tyre ishte marrë nga forcat e reja ushtarako-ekonomike SHBA, Gjermani dhe Japonia. Ky ekuilibër i ri ushtarako-ekonomik, këmbëngulja për ndarje të re të botës në zona për ndikim, ndarja e re e tregjeve të reja dhe lëndë të parë - e gjitha kjo e komplikoi seriozisht jetën politike ndërkombëtare dhe krizat politike bëheshin gjithnjë me te shpeshta dhe më të rrezikshme. Rivaliteti midis fuqive të mëdha u theksua në Evropë, Azi dhe Afrikë. Për arritjen më të mirë të qëllimeve të tyre, fuqitë e mëdha evropiane formuan dy blloqe luftarako-politike: ANTANTEN dhe FORCAT QENDRORE.
Pasojat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Pasoja e Luftës së Parë Botërore.
Teknika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Media[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Video klip në të cilin shihet hedhja e bombave nga Aleatët ndaj Gjermanisë.
|
Tanket e thjeshta të LDB u ndihmuan Aleatëve të avancojnë në Francë në vitin 1918.
|
Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shënimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Republika Ruse gjatë vitit 1917. Qeveria bolshevike nënshkroi paqen e veçantë me Fuqitë Qendrore menjëherë pas marrjes së tyre të armatosur të pushtetit në nëntor të atij viti.
- ^ Shtetet e Bashkuara nuk ratifikuan asnjë nga traktatet për të cilat u ra dakord në Konferencën e Paqes në Paris.
- ^ Bullgaria u bashkua me Fuqitë Qendrore më 14 tetor 1915.
- ^ Perandoria Osmane ra dakord për një aleancë të fshehtë me Gjermaninë më 2 gusht 1914. Ajo iu bashkua luftës në anën e Fuqive Qendrore më 29 tetor 1914.
- ^ Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë Austro-Hungarisë më 7 dhjetor 1917.
- ^ Austria konsiderohej një nga shtetet pasardhëse të Austro-Hungarisë.
- ^ Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë Gjermanisë më 6 prill 1917.
- ^ Hungaria konsiderohej si një nga shtetet pasardhëse të Austro-Hungarisë.
- ^ Megjithëse Traktati i Sévres synonte t'i jepte fund luftës midis Fuqive Aleate dhe Perandorisë Osmane, Fuqitë Aleate dhe Republika e Turqisë, shteti pasardhës i Perandorisë Osmane, ranë dakord me Traktatin e Lozanës.
- ^ Abdikoi në mars 1917, u ekzekutua në korrik 1918.
- ^ Vdiq në 1916 nga pneumonia, pasuar nga Charles (Karl) I i Austrisë
- ^ Died in July 1918 and succeeded by Mehmed VI
- ^ Shifrat janë për Francën Metropolitane dhe kolonitë e saj
- ^ Shifrat janë për Britaninë dhe kolonitë e saj; dominimet dhe India janë renditur veçmas
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ a b Mougel, Nadège. "World War I casualties" (PDF). Centre européen Robert Schuman (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 shkurt 2021. Marrë më 9 janar 2022.
- ^ Nash, Jay Robert (1976). Darkest Hours (në anglisht). Rowman & Littlefield. ISBN 978-1590775264.