Gavrilo Princip

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gavrilo Principi (serbisht: Гаврило Принцип) ka lindur më 25 korrik 1894[1][2] dhe vdiq më 28 prill 1918. Gavrilo Principi ishte serb nga Bosnja i cili më 28 qershor 1914 vrau në Sarajevë Arsdukën e Austrisë Franz Ferdinandin dhe bashkëshortën e tij Dukeshën Sofi[2].

Gavrilo Princip

Principi u arrestua menjëherë pas vrasjes nga policia austrohungareze dhe më vonë u arrrestuan edhe bashkepuntorët e tij të cilët i përkisnin një organizate ultra-nacionaliste serbe e quajtur Dora e Zezë[3][4] e cila kishte për qëllim krijmin e Mlada Bosna (sq: Bosnjës së Re).

Por në komplotin në të cilin u vra Arsduka Franz Ferdinand ishin të përfshirë edhe gjeneral nga ushtria serbe dhe për këtë Austro-Hungari kërkoi që Serbia ta linte atë që të formonte një komison hetimor në territorin e Serbisë për të gjetur ushtarakë të cilët ishin të perfshirë në komplot por Serbia refuzoi pasi që komisioni do të përbëhej nga policia Austriake dhe do të shkelte sovranitetin e sajë. Pas këtij refuzimi Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë dhe në këtë mënyrë filloj Lufta e Parë Botërore[5] Principi doli në gjygj dhe deklarua si nacionalist jugosllav dhe pranoi fajsinë dhe u dënua me 20 vite burg. Organizata ku bënte pjesë Principi ishte e perbërë nga Serb,Boshnjak dhe Kroatë[6]

Më 28 prill 1918 Gavrilo Princip vdiq në burg nga tuberkuloza[7] në moshën 23 vjeçare.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Vladimir Dedijer verpa Rruga për në Bosnje botuar në vitin 1966
  2. ^ a b http://www.britannica.com/biography/Gavrilo-Princip
  3. ^ http://www.britannica.com/topic/Black-Hand-secret-Serbian-society
  4. ^ http://www.bookrags.com/Gavrilo_Princip/#gsc.tab=0
  5. ^ http://www.history.com/this-day-in-history/austria-hungary-declares-war-on-serbia
  6. ^ Dejan Djokić vepra Yugoslavia botuar në vitin 2003 faqe 328 https:[1]
  7. ^ http://biography.yourdictionary.com/gavrilo-princip