UEFA Liga e Kampioneve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga UEFA Liga e Kampionëve)
Shko te: navigacion, kërko
UEFA Liga e Kampionëve -shenja dalluese

UEFA Liga e Kampionëve (ang: UEFA Champions League, më parë emëruar si Kupa e Kampionëve ang: European Cup) është garim vjetor i klubeve më të suksesëshme të futbollit në Europë , organizuar nga UEFA. Çmimi Kupa e Kampionatit Evropian për Klube (ang:European Champion Clubs' Cup) llogaritet si çmimi më prestigjioz në sport.

Garimi u inagurua në vitin 1955, me sugjestim të gazetarit sportiv të Francës dhe gazetës L'Équipe, Gabriel Hanot si garim kontinental të klubeve fituese të kampionateve të shteteve të Europës me emrin Kupa Evropiane. Në Kampionatin e Kampionëve të Evropës në vitin 1992–93 , garimi u riemërua në UEFA Liga e Kampionëve. UEFA Liga e Kampionëve nuk duhet të natërrohet me UEFA Kupën, kampionati i dytë për klubet e futbollit në Evropë, gjithashtu nuk duhet ngatërruar dhe me garimin tjetër Kupën e Fituesve të Kupës.

Garimi përbëhet nga disa shkallë kualfikimi duke filluar me tri xhiro preliminare nokaut (ndeshje për eliminim). Ekipe të ndryshme (sipas kualitetit) fillojnë në cikluse të ndryshme, sipas popzitës së tyre në ligën kombëtare dhe sipas UEFA koeficientit të ligës së tyre, ku 16 (gjshtëmbëdhjet ekipet më të mira të ligave më të mira Evropiane kualifikohen direk.

Kualifikimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Flamuri i Ligës së Kampionëve shtrihet në qendër të fushës së futbollit para çdo ndeshje të garimit në Ligën e Kampionvëve. Liga e Kampionëve të Evropës është e hapur për tëgjith antarët e UEFA's përveç Lihtenshtajnit sepse nuk ka ligë kampionale gjithashtu dhe është e hapur për klubet nga pozita e dytë (2) gjer tek e katërta (4) të ligav më të forta kombëtare në Evropë. Që nga Januari i vitit 2007 dy ligat më të dobëta në Evropë (momentalisht Andora dhe San Marino) gjithashtu kan mundësi të prezentojnë me ekipet e tyre kampione në Ligën e Kampionëve.

Numri i vendeve në garim varet nga rangu në UEFA koeficienti, kështu që:

  • federatat e radhitura në pozitat 1 gjer më 3 kan katër vende,
  • federatat e radhitura në pozitat 4 gjer më 6 kan tre vende,
  • federatat e radhitura në pozitat 7 gjer më 15 kan dy vende,
  • federatat e radhitura në pozitat 16 dhe më dobët kan nga një vend.

Pozita e federatë gjithashtu vendos edhe në cilin ciklus garues do të paraqiten ekipet. Për shembull ekipet e tri federatave më mirë të vlerësuara kanë dy vende në ciklin e grupeve (për kamionin dhe pasuesin e parë) dhe dy në ciklin e tretë kualifikues (për të tretin dhe të katërtin e çdo federate), kurse federatat tjera të vlerësuara më dobët kanë vetëm nga një vend edhe atë një vend në ciklin e parë kualifikues, dmth për kampionin. Nëntë federatat më të vlerësuara kanë më s paku nga një vend direkt në ciklin e grupeve.

Ekipet si FC Barcelona, Manchester United dhe FC Porto janë ekipet që janë paraqitur më së shumti në këtë garim dhe secila ka fituar kampionatin vetëm nga një herë që nga krijimi i ciklit të grupeve.

Finalet e Ligës së Kampionëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Finalet e Ligës së Kampionëve.

Finalja e Ligës së Kampionëve është ndeshja më e rëndësishme e sezonit në futballin e klubeve në Evropë. Stadiumi i cili do të jetë nikoqir i ndeshjet caktoet nga UEFA dy (2) vite para zhvillimit t ndeshjes.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Në statistikat Ligës së Kampionëve janë përmbledhur tëgjitha të dhënat edhe atë në një tërësi në vehte rradhitur sipas shtetit i cili ka më shum tituj të kampionëve dhe ekipet e rraditura në listën e kampionëve, pastaj statistikat sipas ekipeve të cilat kanë fituar titullin ose kan qenë pasuese të fituesit dhe më në fund grupimi i ekipeve të cilat kan arritur në gysëm finale. clubClub Won Runner-up Years won Years runner-up

Himni[redakto | redakto tekstin burimor]

Himni i UEFA Ligës së Kampionëve që është emëruar thjeshtë me emrin "Liga e Kampionëve" që është një aranzhim nga Tony Britten nga pjesa "Zadok the Priest" e veprës Coronation Anthems që është vepër e Georg Frideric Handel. Komisioni i UEFA's në vitin 1992 e krijuan hymnin e garimit duke marrë fillimin e veprës "Zadok the Priest" si pikë nisje e aranzhimit. Pjesa u ekzekutua nga Royal Philharmonic Orchestra dhe teksti u këndua nga kori i Academy of St. Martin in the Fields në tri gjuhë oficiale të përdorura nga UEFA edhe atë: anglisht, gjermanisht dhe frengjisht. Hymni këndohet para çdo ndeshje të UEFA Ligës së Kampionëve si dhe çdo fillim dhe mbarim të transmetimit televiziv të ndeshjes. Hymni komplet është rreth re minuta i gjatë. Ky hymn asnjëherë nuk është liruar komercialisht në verzionin e tijë origjinal.

Financat[redakto | redakto tekstin burimor]

UEFA Liga e Kampionëve është një garim shumë fitim prurës për klubet të cilët arrijnë ciklin e grupeve. UEFA shpërndanë pjesë të të hyrave për klubet pjesmarrëse. Shembull kjo shumë në sezonin 2004/05 arrinte nga 3.8 milion €uro (Sparta Prague) gjer në 30.6 milion €uro Liverpool FC. UEFA vlerësoi shumën e parave që duhej shpërndarë për 32 ekipet pjesmarrëse në ciklin e grupeve të sezonit 2005/06 në një humë prej 430 milion €uro. Gjithashtu klubet fitojnë para edhe nga shitja e bileteve hyrëse, reklamime etj.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

SEZONET E LIGËS SË KAMPIONËVE EVROPIAN
UEFA Liga e Kampionëve
2011-12 2010-11 2009-10 2008-09 2007-09 2006-07 2005-06 2004-05 2004-05 2002-03
2001-02 2000-01 2000-01 1998-99 1997-98 1996-97 1995-96 1994-95 1993-94 1992-93
Kupa Evropiane
1993-94 1990-91 1990-91 1988-89 1987-88 1986-87 1985-86 1984-85 1983-84 1982-83
1981-82 1980-81 1979-80 1978-79 1977-78 1976-77 1975-76 1974-75 1973-74 1972-73
1971-72 1970-71 1969-70 1968-69 1967-68 1966-67 1965-66 1964-65 1963-64 1962-63
1961-62 1960-61 1959-60 1958-59 1957-58 1956-57 1955-56

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]