F.C. Internazionale Milano

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

F.C. Internazionale Milano,[1] njohur zakonisht si Internazionale (Italisht: [internatt͡sjoˈnaːle]) ose thjetsht Inter, dhe Inter Milan jashtë Italisë, është një klub futbollistik profesionist me seli në Milano, Lombardi. Ata janë klubi i vetëm që e kanë shpenzuar të gjithë historinë e tyre në ligën e parë të futbollit italian, njohur si Serie A, e cila filloi në 1929–1930.

Internazionale ka fituar 30 trofe brënda Italisë, përfshirë fitimin e ligës 18 herë, Kupën e Italisë shtatë herë dhe Supercoppa Italiana pesë herë. Nga viti 2006 e deri në vitin 2010, klubi e fitoi ligën pesë herë rresht, duke barazuar dhe rekordin e të gjitha kohërave.[2] Ata kanë fituar Ligën e Kampioneve tre herë: dy herë rresht në vitet 1964 dhe 1965 të tretën në 2010, e fundit për një skuadër italiane. Inter në sezonin 2009–10 përveç se fitoi Ligën e Kampioneve, fitoi gjithashtu edhe Scudetton dhe Kupën e Italisë duke u bërë skuadra e parë dhe e vetme italiane që fiton tripletën kontinentale.[3] Klubi gjithashtu ka fituar tre herë Kupën UEFA, dy herë Kupën Interkontinentale dhe një herë FIFA Kupën Botërore të Klubeve.

Inter i luan ndeshjet në shtëpi te stadiumi San Siro, njohur gjithashtu edhe si Stadio Giuseppe Meazza. Stadiumi, i cili ndahet me rivalët e Milanit, është stadiumi me kapacitetin më të madhë në Itali, me plot 80,018 vende.[4] Milan është rivali më i madhë i Interit, dhe ndeshja që luajnë bashkë quhet Derby della Madonnina, dhe është një nga derbit më të ndjekura në futboll.[5] Që nga viti 2010, Inter është skuadra e dytë italiane më e mbështetur,[6] dhe e teta më e mbështetur në Europë. Inter është një nga klubet më të vlefshme në Itali dhe në botë.[7] Inter ishte një anëtarët e krijimit të grupit G-14 udhëheqës të futbollit europian, tani ai grup nuk ekziston më.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Krijimi dhe vitet e hershme (1908–1960)[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubi u themelua më 9 Mars 1908 si Football Club Internazionale Milano pas një përçarje me Milan Cricket dhe Football Club (tani A.C. Milan. Emri i klubit buron nga dëshira e antarëve themelues për të pranuar lojtarët e huaj si edhe ata italianë.

"Kjo natë e mrekullueshme do të na japë ngjyrat për stemën tonë: e zezë dhe blu kundrejt një sfondi të yjeve të arta. Do të quhet Internazionale [Internacional], sepse ne jemi vëllezërit e botës." – 9 Mars 1908, Milano [8]

Klubi fitoi Skudeton (kampionatin) e parë në vitin 1910 dhe të dytën në vitin 1920. Kapiteni dhe trajneri i parë i Skudetos ishte Virgilio Fossati, i cili u vra në Luftën e Dytën Botërore.

Giuseppe Meazza zhvilloi 408 paraqitje me Interin. Ai është golashënuesi më i mirë i klubit me 284 gola

Në vitin 1922, Inter qëndroi në krye të ligës pasi fitoi dy play-off'e. Gjashtë vite më vonë, gjatë epokës Fashiste, klubi u detyrua të bashkohej me Unione Sportiva Milanese dhe u riemërua Società Sportiva Ambrosiana.[9] Ata veshën fanella këtë herë me një kryq të kuq rreth saj. Modeli i fanellës ishte frymëzimi i flamurit dhe stemës së qytetit të Milanos, i cili nga ana e tij rrjedh nga flamuri i shenjt mbrojtës i Milanos, Shën Ambrozi, dhe daton në shekullin e 4-t. Presidenti i ri i ardhshëm Oreste Simonotti e ndryshoi emrin e klubit duke e bërë Associazione Sportiva Ambrosiana në vitin 1929. Megjithatë, tifozët vazhduan ta quanin klubin Inter, dhe në vitin 1931 presidenti i ri Pozzani ju nënshtroi presionit të aksionarëve dhe ndryshoi emrin në Associazione Sportiva Ambrosiana-Inter .

Coppa Italia (Kupa e Italisë) e parë u fitua në sezonin 1938–39, i udhëhequr nga legjenda Giuseppe Meazza, nga i cili mban emrin e sotëm zyrtar stadiumi San Siro. Kampionati i pestë u fitua në vitin 1940, pavarësit dëmtimit të Meazzës. Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, klubi ri-vendosi emrin e saj të vjetër. Pas luftës, Interi fitoi kampionatin e gjashtë në vitin 1953 dhe të shtatin në 1954.

Grande Inter (1960–1968)[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra e Interit me Kupën Interkontinentale dhe Kupën Europiane në vitin 1965

Në 1960, trajneri Helenio Herrera u bashkua me Interin nga Barcelona, duke marrë me vete "gjeneralin" e mesfushës Luis Suárez, i cili kishte fituar çmimin Futbollisti Europian i Vitit në të njëjtin vit për rolin e tij në fitimin e La Ligës dhe Kupës Fairs. Ai do ta transformonte Interin në një nga skuadrat më të mëdhaja në Europë. Ai modifikoi formacionin 5–3–2 që njihej si "Verrou". Ky formacion i zgjedhur nga Helenio Herrera kishte për qëllim forcimet e kundërsulmeve. Formacioni "Catenaccio" ishte shpikur nga trajneri austriak me emrin Karl Rappan. Formacioni në të vertetë kishte katër mbrojtësa që secili duhej të mbronte një kundërshtar të caktuar, plus një organizator në mesin e fushës i cili duhej të luante me dy mesfushorë krahu. Herrera shtoi dhe mbrojtësin e pestë duke e vendosur pak përpara mbrojtjes. Mbrojtësi i pestë do të luante i liri dhe do të merrej me çdo sulmues që do të shkonte përmes dy qëndër-mbrojtësave. Interi përfundoi i treti në Serie A në sezonin e tij të parë, i dyti në vitin e dytë dhe i pari në sezonin e tretë. Kjo gjë u pasua me ty triumfe rresht në Kupën Europiane në vitet 1964 dhe 1965. Herrera mori titullin ll Mago, gjë që do të thotë magjistar. Formacioni i skuadrës së tij ishin mbrojtësit Tarcisio Burgnich dhe Giacinto Facchetti, lojtari i lirë Armando Picchi, organizatori Suárez, ansori Jair, mesfushori i majtë Mario Corso, dhe Sandro Mazzola që luante në të djathtë.

Në 1964, Interi arriti finalen e Kupës Europiane duke mposhtur Borussia Dortmundin në gjysmë-finale dhe Partizanin e Beogradit në çerek-finale. Në finale, ata u përballën kundër Real Madridit që kishte arritur shtatë nga nëntë finalet që nga themelimi i kompedicionit. Mazzola shënoi dy gola në fitoren 3–1, dhe më vonë skuadra fitoi Kupën Interkontinentale kundër Independientes. Një vit më vonë, Inter e përsëriti suksesin duke mposhtur dy herë fituesit Benficën në finale me golin e Jair, dhe më pas fitoi sërisht Kupën Interkontinentale kundër Independientes.

Në 1967, me Jair të larguar dhe Suárezin e dëmtuar, Inter u mposht në finalen e Kupës Europiane me rezultatin 2–1 nga Celtic. Në të njëjtin vit, klubi ndryshoi emrin e saj duke e bërë Football Club Internazionale Milano.

Pas kohës së Heleno Herreras (1968–1990)[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas epokës së artë të viteve 1960', Inter arriti të fitonte kampionatin e njëmbëdhjetë të tyre në vitin 1971 dhe të dymbëdhjetin në vitin 1980. Inter u mposht për herë të dytë brënda pesë viteve në finalen e Kupës Europiane, duke u mposhtur 2–0 nga Ajaxi i Johan Cruijff në vitin 1972. Gjatë viteve 1970' dhe 1980', Inter gjithashtu shtoi edhe dy Coppa Italia në koleksion, trofetë e sezoneve 1977–78 dhe 1981–82.

E udhëhequr nga dyshja gjermane Andreas Brehme dhe Lothar Matthäus, dhe nga argjentinasi Ramón Díaz, Interi fitoi kampionatin e vitit 1989. Gjermani tjetër Jürgen Klinsmann dhe Superkupa Italiane erdhën në sezonin e ardhshëm por kjo nuk ishte shumë e dobishme pasi Interi nuk e mbrojti dot titullin e fituar një sezon më parë.

Kohët e errëta (1990–2004)[redakto | redakto tekstin burimor]

Vitet 1990' ishin një periudhë zhgënjyese. Gjatë kësaj kohe rivalët e tyre Milan dhe Juventusi kishin arritur suksese vendore dhe europiane, Inter ishte lënë mbrapa krahëve, duke përsëritur rezultate mediokër në ligë, ku rezultati më negativ ishte ai i sezonit 1993–94 ku ata ishin vetëm një pikë larg zonës së rënjes një ligë më poshtë. Megjithatë, ata arritën disa suksese europiane duke triumfuar tre herë në Kupën UEFA në vitet 1991, 1994 dhe 1998.

Pasi Massimo Moratti mori drejtimin e klubit nga Ernesto Pellegrini në vitin 1995, Inter theu dy herë rekordin për blerjen më të shtrenjtë në botë gjatë asaj periudhe (19.5 milion £ për Ronaldon nga Barcelona në 1997-tën dhe 31 milion £ për Christian Vierin nga Lazio dy vite më vonë). Megjithatë, vitet 1990' qëndroi sërisht një dekadë zhgënjyese, dhe ishte dekada e vetme ku Inter nuk arriti ta fitojë asnjë herë të vetme titullin e Serie A. Për tifozët e Interit ishte e vështirë për t'i vënë fajin dhe për të fajësuar veçanisht ndonjërin dhe kjo gjë solli një marrëdhënje të akullt mes tyre dhe presidentit, trajnerëve dhe madje disa lojtarëve.

Moratti më vonë u bë shinjestër e tifozëve, menjëherë pasi ai shkarkoi trajnerin e shumëdashur të tyre Luigi Simoni pas vetëm disa ndeshjeve të para në sezonin 1998–99, pasi kishte marrë çmimin "Trajneri Italian i Vitit" në 1998-ën një ditë para se të shkarkohej. Në atë sezon Inter dështoi të kualifikohej në ndonjë kompedicion europian për herë të parë pas gati dhjetë viteve, duke e mbyllur sezonin në vendin e tetë.

Javier Zanetti ishte kapiteni i Interit nga Gushti i 1999-tën deri në tërheqjen e tij në 2014-tën

Në sezonin e ardhshëm, Moratti punësoi ish trajnerin e Juventusit Marcello Lippi, dhe firmosi me lojtarë si Angelo Peruzzi dhe Laurent Blanc sëbashku me ish lojtarët e Juventusit Vieri dhe Vladimir Jugović. Skuadra j'u afrua suksesit të parë vendor që nga viti 1989 ku ata arritën në finalen e Kupës së Italisë ku u mposhtën nga Lazio.

Edhe sezoni tjetër ishte një tjetër fatkeqsi për klubin. Inter impresionoi në ndeshjen e Superkupës Italiane kundër Lazios duke marrë kryesimin falë blerjeve të reja Robbie Keane dhe Hakan Şükür – megjithatë, ata u mposhtën 4–3. Ata gjithashtu u eleminuan në raundin paraeleminator të Ligës së Kampioneve nga klubi suedez Helsingborgs IF, Álvaro Recoba humbi një penallti vendimtare në fund. Lippi u shkarkua pas vetëm një ndeshje të vetme në ligë e cila rezultoi humbja e parë në historinë e Interit kundër Regginës. Marco Tardelli, i zgjedhur për të zëvëndësuar Lippin, dështoi për të sjellë rezultate, dhe mbahet mend nga tifozët e Interit si trajneri që humbi derbin e qytetit me rezultatin 6–0 kundër Milanit në sezonin 2000–01. Pjestarët e tjerë të "familjes" Inter gjatë kësaj periudhë që vuajtën ishin lojtarë si Vieri dhe Fabio Cannavaro, ku të dyve i ishin shkatërruar restorantet në Milano pas humbjeve kundër Milanit.

Në vitin 2002, Inter jo vetëm që shkoi në gjysmë-finalen e Kupës UEFA, por ishte 45 minuta larg fitimit të "Skudetos", ku ata duhej të mbanin avantazhin prej një goli në ndeshjen jashtë fushe kundër Lazios. Inter kryesonte 2–1 pas 24 minutash, por Lazio barazoi në kohën shtesë në fund të pjesës së parë dhe shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë duke i hapur rrugë Juventusit që të fitonte titullin. Në sezonin e ardhshëm, Interi e përfundoi ligën si ndjekës dhe gjithashtu arriti të shkonte në gjysmë-finalen e Ligës së Kampioneve kundër Milanit, duke u eleminuar për shkak të rregullit të golit jashtë fushe.

Ringjallja dhe zhvillimet e fundit (2004–vazhdon)[redakto | redakto tekstin burimor]

Rikthimi te suksesi (2004–2008)[redakto | redakto tekstin burimor]

Mancini në vitin 2004 si trajner i Interit

Më 1 Korrik 2004, Inter punësoi ishte shefin e Lazios Roberto Mancini si trajnerin e ri. Në sezonin e parë nën drejtimin e tij skuadra koleksionoi 72 pikë nga 18 fitore dhe nga vetëm dy humbje, duke fituar gjithashtu edhe Kupën e Italisë dhe më vonë edhe Superkupën. Më 11 Maj 2006, Inter mbrojti titullin e fituar edhe e fituar edhe një herë kupën, duke mposhtur Romën me rezultatin e përgjithshëm 4–2 (1–1 në Romë dhe 3–1 në Milano).

Inter u nderua me trofeun e 2005–06 Serie A pasi pikët e Juventusit dhe Milanit u zbritën për shkak të skandalit të trukimit të ndeshjeve. Gjatë sezonit të ardhshëm, Inter arriti të thyente rekordin e fitoreve rresht duke fituar 17 ndeshje rresht në Serie A, duke filluar me të parën më 25 Shtator 2006 me një fitore 4–1 në shtëpi kundër Livornos, dhe duke e mbyllur më 28 Shkurt 2007, pas një barazimi 1–1 në shtëpi kundër Udinese. Më 22 Prill 2007, Inter fitoi "Skudeton" e dytë rresht—të parën në fushë që nga viti 1989—ku ata mposhtën 2–1 SienënStadio Artemio Franchi. Mbrojtësi italian fitues i Kupës së Botës Marco Materazzi shënoi të dy golat.[10]

Zlatan Ibrahimović dhe Mario Balotelli kundër Palermo në 2009-tën

Inter filloi sezonin 2007–08 me objektivin për të fituar si Serinë A ashtu edhe Ligën e Kampioneve. Skuadra e nisi mirë ligën, duke qënë në krye në ndeshjet e para të sezonit, gjithashtu arriti të kualifikohej në fazën me eleminim direkt në Ligën e Kampioneve; megjithatë, ata nuk mundën dot të resiztonin kundër Liverpoolit më 19 Shkurt gjë që ngriti pyetjen për dështimin e trajnerit Roberto Mancini në klub. Pasi u eleminua nga anglezët në Ligën e Kampioneve, Mancini lajmëroi qëllimin e tij për të lënë drejtimin e skuadrës, duke ndyshuar mendjen vetëm një ditë më vonë. Në ditën e fundit të sezonit 2007–08 në Serie A, Inter luajti kundër Parmës në transfertë, dhe dy gola nga Zlatan Ibrahimović i siguruan klubit titullin e tretë rresht kampion. Mancini u shkarkua më vonë pas shkak të deklaratës së tij të mëparshme për lënjen e klubit.[11]

Historia së fundmi (2008–vazhdon)[redakto | redakto tekstin burimor]

José Mourinho, fituesi i "tripletës" së parë në historinë e futbollit italian në sezonin 2009–10, me Interin

Më 2 Qershor 2008, Inter punësoi ish trajnerin e Portos dhe shefin e Çelsit José Mourinho si trajnerin e ri.[12] Në sezonin e tij të parë si trajneri i Interit, Zikaltrit fituan Superkupën Italiane dhe titullin e katërt rresht, por duke u eleminuar nga Liga e Kampioneve në raundin e tretë me eleminim direkt, këtë herë nga Manchester United. Me fitimin e titullit për herë të katërt rresht, Inter u bë skuadra e tretë pas Torinos dhe Juventusit si skuadrat e vetme që e kanë bërë këtë gjë në 60 vitet e fundit.

Fanella dhe Stema[redakto | redakto tekstin burimor]

Fanella karakteristike e Interit është fanella me vija blu dhe të zeza. Kjo fanellë është e legjendës Álvaro Recoba me numër 20.

Një nga themeluesit e Interit ishte një piktor me emrin Giorgio Muggiani. Ai kishte si detyrë që të krijonte stemën e parë të Zikaltërve në vitin 1908. Disa elemente themelore të stemës së parë kanë ngelur edhe në stemën e sotme që ka Interi.

Inter që nga krijimi në vitin 1908 e deri tani, ka përdorur fanella me vija të zeza dhe blu.[13] Ata zgjodhën ngjyrën e zezë për të përfaqësuar natën dhe ngjyrën blu për të përfaqësuar qiellin. Perveç një periudhe në Luftën e Dytë Botërore që Inter i braktisi këto dy ngjyra, nuk ka pasur ndonjë periudhë tjetër kohore që Inter i la këto ngjyra.[14] Në vitin 2008, Inter festoi 100 vjetorin e tyre me një kryq të kuq në fanellen e tyre. Kryqi kujton flamurin e qytetit të tyre Milano, dhe ata vazhdojnë të përdorin këtë model në fanellen e tyre të tretë.[15][16]

Shumica nga skuadrat e Serie A përdorin kafshë për të përfaqësuar simbolet dhe historinë e tyre. Një prej këtyre skuadrave është edhe Interi, i cili për simbol ka gjapërin, i quajtur Il biscione ose Serpente. Gjarpëri është një simbol i rëndësishëm për qytetin e Milanos. Simboli është i famshëm për praninë e saj në shtepinë e Sforza (i cili sundoi mbi Italinë nga Milano gjatë periudhës së rilindjes).

Inter e shfaqi për herë të parë në sezonin 2009–10. Pasi mundën Sienën, Inter fitoi Serie A për herë të 18 në histori dhe për të pestën herë rradhazi. Për të festuar titullin, skuadra nxorri fanellën e dytë ky në krahun e majtë kishte një gjarpër blu me të zezë. Kjo ishte fanella më e bukur jashtë fushe e historise së Interit. Inter këtë fanellë e përdori gjatë gjithë sezonit 2010–11.

Stadiumi[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: San Siro.
Stadiumi San Siro (Giuseppe Meazza).

Stadiumi i Interit San Siro ka 80,018 vende, njohur zyrtarisht si Stadio Giuseppe Meazza pasi lojtari ka luajtur me të dy skuadrat. Për këtë stadium përdoret më shpesh emri San Siro, sepse zona rreth stadiumit e ka emrin San Siro. Giuseppe Meazza ka qënë stadiumi i AC Milan që në vitin 1926, sepse u ndertua nga Presidenti i mëparshem i Milanit Piro Pirelli. Ky stadium u ndërtua nga 120 puntorë dhe koha e ndertimit ishte 13 muaj e gjysëm. Stadiumi ishte në pronesi të AC Milan derisa e mori pronësinë bashkia e qytetit. Në vitin 1947 ky stadium u nda me klubin tjetër të Milanos, Interin.

Ndeshja e parë u luajt në vitin 1926, kur Inter mundi Milanin me rezultatin 6–3 në një ndeshje miqësore. Milan luajti ndeshjen e saj të parë në Seria A në San Siro më 19 Shtator 1926 kur u mund nga Sampierdarenese që tani quhet Sampdoria. Në fillim kapaciteti i stadiumit ka qënë me 35,000 vende. Më pas stadiumi i rikonstruktua për Kupën e Botës 1990 që u mbajt në Itali. Në verën e vitit 2008, kapaciteti i stadiumit arriti 80.018 vende, për të plotësuar standartet e UEFA.

Drejtuesit e Interit kanë kohë që mendojne per krijim e nje stadiumi me një kapacitet prej 70.000 ulësesh. Ky projekt thuhet se mund të filloj në vitin 2016. Shkak i mendimit të ketij projekti është fitimi i pakët që merr Inter nga biletat dhe të tjerat për shkak se pjesën tjetër të fitimeve e merr Bashkia e Italisë [17].

Tifozeria dhe rivalët[redakto | redakto tekstin burimor]

Tifozet e Interit në Derbi

Ne Gusht 2007, sipas gazetës La Repubblica Inter ishte një nga klubet me më shumë tifozë në Itali. Inter është një nga ekipet më me shumë tifozë në Itali. Emri i Ultrasve të Inter është Boys San. Ky grup tifozesh u krijua në vitin 1969. Ata janë një pjesë e rëndesishme e historisë së Inter pasi kan qënë prezent në cdo ndeshje në staduim që nga themelimi. Ultrasit e Interit kanë marrëdhënje të mira me Ultrasit e SS Lazio. Tifozat më të zeshëm të Inter që njihen më shumë mbildhen në San Siro dhe quhen Curva Nord.

Inter ka pasur rivalitet prej vitesh me ekipin tjetër të Milanos AC Milan [18]. Ky rivalitet e ka emrin ose njihet si Derby Della Madonnina [19]. Është një nga Derbit më të bukur dhe më të populluar në bote, atmosfera dhe tifozët janë fantastik. Rivaliteti i tyre është aq i madh saqë në ndeshjen çerek–finale të sezonit 2004–05UEFA Champions League, tifozat e Inter hodhën një fishekzjarre në supin e portierit Nelson Dida [20] [21].

Inter ka një rivalitet të madhë me skuadrën e Torinos Juventus. Tifozët e njohin këtë Derbi si Derby d'Italia. Ndeshja e parë midis Interit dhe Juventusit u luajt më 14 Nentor 1909. Fitorja më e madhe e Interit është 6-1. Inter e ka mposhtur Juventusin me këtë rezultat 2 herë: 1 herë më 26 Nentor 1911 dhe 4 Janar 1914. Inter në total në Serie A ka 56 fitore, në Kupën e Italisë, Inter ka 10 fitore, në SuperKupën e Italisë Inter ka vetëm 1 barazim. Në total, Inter ka luajtur 214 ndeshje dhe ka fituar 67 herë dhe ka barazuar 53 herë [22].

Lojtarët[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra aktuale[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 2 Shkurt 2015 [23]

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
1 Flag of Slovenia.svg Pt Samir Handanović
2 Flag of Brazil.svg Mb Jonathan
5 Flag of Brazil.svg Mb Juan Jesus zëv-kapiten
6 Flag of Italy.svg Mb Marco Andreolli
7 Flag of France.svg Mf Geoffrey Kondogbia
8 Flag of Argentina.svg Sm Rodrigo Palacio
9 Flag of Argentina.svg Sm Mauro Icardi
10 Flag of Croatia.svg Mf Mateo Kovačić
13 Flag of Colombia.svg Mf Fredy Guarín
14 Flag of Argentina.svg Mb Hugo Campagnaro
15 Flag of Serbia.svg Mb Nemanja Vidić
17 Flag of Serbia.svg Mf Zdravko Kuzmanović
18 Flag of Chile.svg Mf Gary Medel
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
20 Flag of Nigeria.svg Mf Joel Obi
21 Flag of Italy.svg Mb Davide Santon
22 Flag of Brazil.svg Mb Dodô (në huazim nga Roma)
23 Flag of Italy.svg Mb Andrea Ranocchia Kapiten
26 Flag of Brazil.svg Mb Felipe
30 Flag of Argentina.svg Pt Juan Pablo Carrizo
33 Flag of Italy.svg Mb Danilo D'Ambrosio
46 Flag of Italy.svg Pt Tommaso Berni
55 Flag of Japan.svg Mb Yuto Nagatomo zëv-captain
77 Flag of Croatia.svg Mf Marcelo Brozović (në huazim nga Dinamo Zagreb)
88 Flag of Brazil.svg Mf Hernanes
91 Flag of Switzerland.svg Mf Xherdan Shaqiri

Lojtar momental të Primaverës me paraqitje në skuadrën e parë[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: F.C. Internazionale Milano Primavera.
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
28 Flag of Romania.svg Sm George Pușcaș
29 Flag of Guinea.svg Sm Gaston Camara
54 Flag of Ghana.svg Mb Isaac Donkor
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
96 Flag of Italy.svg Mf Andrea Palazzi
97 Flag of Italy.svg Sm Federico Bonazzoli

Në huazim[redakto | redakto tekstin burimor]

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
Flag of Italy.svg Pt Francesco Bardi (te Chievo Verona)
Flag of Slovenia.svg Pt Vid Belec (te Konyaspor)
Flag of Italy.svg Pt Raffaele Di Gennaro (te Latina)
Flag of Italy.svg Mb Andrea Bandini (te Prato)
Flag of Italy.svg Mb Cristiano Biraghi (te Chievo Verona)
Flag of Italy.svg Mb Simone Pasa (te Prato)
Flag of Uruguay.svg Mb Álvaro Pereira (te São Paulo)
Flag of Argentina.svg Mb Matias Silvestre (te Sampdoria)
Flag of Austria.svg Mb Lukas Spendlhofer (te Sturm Graz)
Flag of Argentina.svg Mf Ricky Álvarez (te Sunderland)
Flag of Italy.svg Mf Niccolò Belloni (te Pro Vercelli)
Flag of Brazil.svg Mf Daniel Bessa (te Bologna)
Flag of Argentina.svg Mf Rubén Botta (te Chievo Verona)
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
Flag of Italy.svg Mf Lorenzo Crisetig (te Cagliari)
Flag of Ghana.svg Mf Alfred Duncan (te Sampdoria)
Flag of Italy.svg Mf Gianmarco Gabbianelli (te Prato)
Flag of Italy.svg Mf Lorenzo Tassi (te Prato)
Flag of Uruguay.svg Mf Diego Laxalt (te Empoli)
Flag of Denmark.svg Mf Patrick Olsen (te Strømsgodset)
Flag of Italy.svg Mf Andrea Romanò (te Prato)
Flag of Italy.svg Mf Ezequiel Schelotto (te Chievo Verona)
Flag of Algeria.svg Mf Saphir Taïder (te Sassuolo)
Flag of Côte d'Ivoire.svg Sm Adama Fofana (te Prato)
Flag of Italy.svg Sm Samuele Longo (te Cagliari)
Flag of Italy.svg Sm Diego Mella (te Pro Piacenza)
Flag of Italy.svg Sm Roberto Ogunseye (te Prato)

Skuadra rezervë[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: F.C. Internazionale Milano Primavera.

F.C. Internazionale Milano Primavera është skuadra U–19 i ekipit profesional italian F.C. Internazionale Milano. Ata luajnë në grupin B të Campionato Nazionale Primavera. F.C. Internazionale Milano Primavera ka fituar 7 Campionato Nazionale Primavera dhe 5 herë Coppa Italia. Ata kanë fituar gjithashtu 6 herë Torneo di Viareggio. Në muajin Mars 2012, Inter U–19 fitoi edicionin e parë të NextGen Series që është Champions League e të rinjëve [24].

Lista e One-men club[redakto | redakto tekstin burimor]

Nr. Lojtari Kombësia Pozicioni Debutimi Ndeshja e fundit
1 Piero Campelli Italia Italia Portier 30 Janar 1910 9 Nëntor 1924
2 Ermanno Aebi Italia Italia Sulmues 10 Prill 1910 12 Nëntor 1922
3 Armando Castellazzi Italia Italia Mesfushor 23 Shkurt 1924 8 Mars 1936
4 Giacinto Facchetti Italia Italia Mbrojtës 3 Maj 1961 7 Maj 1978
5 Sandro Mazzola Italia Italia Mesfushor-Sulmues 10 Qershor 1961 8 Nëntor 1977
6 Giuseppe Bergomi Italia Italia Mbrojtës 30 Janar 1980 23 Maj 1999

Numrat e pensionuar[redakto | redakto tekstin burimor]

  • - 3 - Flamuri Giacinto Facchetti, Mbrojtës i majtë, 1960–1978 (Nderim pas vdekjes). Numri u tërhoq më 8 Shtator 2006. Lojtari i fundit që ka veshur këtë fanellë ka qënë qëndër mbrojtësi argjentinas Nicolás Burdisso, i cili më pas mori numrin 16 për pjesën e mbetur të sezonit [25].
  • - 4 - Flamuri Javier Zanetti, Mesfushor mbrojtës, ka luajtur 858 ndeshje për Interin ndërmjet viteve 1995 e deri në vitin 2014, ku deklaroi tërheqjen zyrtare nga futbollit. Presidenti i klubit Erick Thohir konfirmoi se numrin 4 i Zanetti-t do të tërhiqet për respekt ndaj tij [26][27].

Historia Presidenciale[redakto | redakto tekstin burimor]

Lista e presindentëve të F.C. Internazionale Milanos nga vitit 1908 e në vazhdim [28].

Emri Vitet
Giovanni Paramithiotti 1908–1909
Ettore Strauss 1909–1910
Carlo de Medici 1910–1912
Emilio Hirzel 1912–1914
Luigi Ansbacher 1914
Giuseppe Visconti di Modrone 1914–1919
Giorgio Hulss 1919–1920
Emri Vitet
Francesco Mauro 1920–1923
Enrico Olivetti 1923–1926
Senatore Borletti 1926–1929
Ernesto Torrusio 1929–1930
Oreste Simonotti 1930–1932
Ferdinando Pozzani 1932–1942
Carlo Masseroni 1942–1955
Emri Vitet
Angelo Moratti 1955–1968
Ivanoe Fraizzoli 1968–1984
Ernesto Pellegrini 1984–1995
Massimo Moratti 1995–2004
Giacinto Facchetti 2004–2006
Massimo Moratti 2006–2013
Erick Thohir 2013–vazhdon

Historia e trajnerëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Lista e trajnerëve të F.C. Internazionale Milanos nga viti 1909 e në vazhdim[29][30]. Trajneri aktual është Walter Mazzarri, i cili e mori detyrën në vitin 2013, pasi Stamaccioni u shkuarkua përshkak të rezultateve të dopta. José Mourinho është trajneri fitues i Tripletës së parë në historinë e Interit në sezonin 2009-2010 dhe në historinë e Futbollit Italian. Trajneri që ka qëndruar më gjatë tek Interi është Argjentinasi Heleno Herreira, i cili qëndroi për 8 vjet, duke fituar edhe 2 Kupa Europiane dhe 2 Kupa Interkontinentale, kurse trajneri që ka qëndruar me pak kohë është Italiani Gian Piero Gasperini, i cili qëndroi 1 muaj e një javë. Në total, që nga themelimi i klubit e deri tani Inter ka ndërruar 76 trajnerë, ku trajneri i parë ka qënë Virgilio Fossati, i cili gjithashtu ka qënë edhe lojtar.

Emri Kombësia Vitet
Virgilio Fossati Flag of Italy.svg 1909–1915
Nino Resegotti
Francesco Mauro
Flag of Italy.svg 1919–1920
Bob Spotishwood Flag of England.svg 1922–1924
Paolo Schiedler Flag of Italy.svg 1924–1926
Árpád Weisz Flag of Hungary.svg 1926–1928
József Viola Flag of Hungary.svg 1928–1929
Árpád Weisz Flag of Hungary.svg 1929–1931
István Tóth Flag of Hungary.svg 1931–1932
Árpád Weisz Flag of Hungary.svg 1932–1934
Gyula Feldmann Flag of Hungary.svg 1934–1936
Albino Carraro Flag of Italy.svg 1936
Armando Castellazzi Flag of Italy.svg 1936–1938
Tony Cargnelli Flag of Austria.svg 1938–1940
Giuseppe Peruchetti Flag of Italy.svg 1940
Italo Zamberletti Flag of Italy.svg 1941
Ivo Fiorentini Flag of Italy.svg 1941–1942
Giovanni Ferrari Flag of Italy.svg 1942–1945
Carlo Carcano Flag of Italy.svg 1945–1946
Nino Nutrizio Flag of Italy.svg 1946
Giuseppe Meazza Flag of Italy.svg 1947–1948
Carlo Carcano Flag of Italy.svg 1948
Dai Astley Flag of Wales.svg 1948
Giulio Cappelli Flag of Italy.svg 1949–1950
Aldo Olivieri Flag of Italy.svg 1950–1952
Alfredo Foni Flag of Italy.svg 1952–1955
Aldo Campatelli Flag of Italy.svg 1955
Giuseppe Meazza Flag of Italy.svg 1955–1956
Annibale Frossi Flag of Italy.svg 1956
Luigi Ferrero Flag of Italy.svg 1957
Giuseppe Meazza Flag of Italy.svg 1957
Jesse Carver Flag of England.svg 1957–1958
Giuseppe Bigogno Flag of Italy.svg 1958
Aldo Campatelli Flag of Italy.svg 1959–1960
Camillo Achilli Flag of Italy.svg 1960
Giulio Cappelli Flag of Italy.svg 1960
Helenio Herrera Flag of Argentina.svg 1960–1968
Alfredo Foni Flag of Italy.svg 1968–1969
Heriberto Herrera Flag of Argentina.svg 1969–1971
Emri Kombësia Vitet
Giovanni Invernizzi Flag of Italy.svg 1971–1973
Enea Masiero Flag of Italy.svg 1973
Helenio Herrera Flag of Argentina.svg 1973
Enea Masiero Flag of Italy.svg 1974
Luis Suárez Flag of Spain.svg 1974–1975
Giuseppe Chiappella Flag of Italy.svg 1976–1977
Eugenio Bersellini Flag of Italy.svg 1977–1982
Rino Marchesi Flag of Italy.svg 1982–1983
Luigi Radice Flag of Italy.svg 1983–1984
Ilario Castagner Flag of Italy.svg 1984–1986
Mario Corso Flag of Italy.svg 1986
Giovanni Trapattoni Flag of Italy.svg 1986–1991
Corrado Orrico Flag of Italy.svg 1991
Luis Suárez Flag of Spain.svg 1992
Osvaldo Bagnoli Flag of Italy.svg 1992–1994
Giampiero Marini Flag of Italy.svg 1994
Ottavio Bianchi Flag of Italy.svg 1994–1995
Luis Suárez Flag of Spain.svg 1995
Roy Hodgson Flag of England.svg 1995–1997
Luciano Castellini Flag of Italy.svg 1997
Luigi Simoni Flag of Italy.svg 1997–1998
Mircea Lucescu Flag of Romania.svg 1998–1999
Luciano Castellini Flag of Italy.svg 1999
Roy Hodgson Flag of England.svg 1999
Marcello Lippi Flag of Italy.svg 1999–2000
Marco Tardelli Flag of Italy.svg 2000–2001
Héctor Cúper Flag of Argentina.svg 2001–2003
Corrado Verdelli Flag of Italy.svg 2003
Alberto Zaccheroni Flag of Italy.svg 2003–2004
Roberto Mancini Flag of Italy.svg 2004–2008
José Mourinho Flag of Portugal.svg 2008–2010
Rafael Benítez Flag of Spain.svg 2010
Leonardo Flag of Brazil.svg 2010–2011
Gian Piero Gasperini Flag of Italy.svg 2011
Claudio Ranieri Flag of Italy.svg 2011–2012
Andrea Stramaccioni Flag of Italy.svg 2012–2013
Walter Mazzarri Flag of Italy.svg 2013–2014
Roberto Mancini Flag of Italy.svg 2014–

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Skeda:Trofete e Interit.jpg
Një pjesë e trofeve të Interit.

Inter ka fituar plot 30 trofe brënda Italisë. Zikaltrit kanë fituar 18 Serie A, 7 Coppa Italia dhe 5 Supercoppa Italiana. Nga viti 2005 deri në vitin 2010, Inter ka fituar pesë herë rresht titullin në Serie A duke vendosur rekordin e të gjitha kohrave në Itali. Gjithashtu Inter ka fituar edhe tre herë Champions League (1964, 1965 dhe 2010), 3 Kupa UEFA, 3 Kupa Bote për Klube. Inter është i vetmi klub Italian që ka realizuar "Tripletën" (Treble).

Scudetto.svg Serie A:

Coccarda Coppa Italia.svg Coppa Italia:

Supercoppaitaliana.png SuperKupa Italiane:

Trofe Kontinental[redakto | redakto tekstin burimor]

Coppaintercontinentale.png Kupa Interkontinentale:

SuperKupa Interkontinentale:

  • Finalistë (1): 1968

FIFA Club World Cup.svg Botërori i Klubeve:

Tituj Europian[redakto | redakto tekstin burimor]

Coppacampioni.png Kupa Evropiane/UEFA Champions League:

UEFA Cup:

Supercoppaeuropea.png UEFA Super Kupa:

  • Finalist (1): 2010

Rekordet dhe statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

José Mourinho, trajneri fitues i tripletës në sezonin 2009-2010.

Javier Zanetti është lojtari me më shumë ndeshje për Interin në Serie A me 602 Ndeshje dhe në total me 845 Ndeshje [31].

Giuseppe Meazza është golashënuesi më i mirë i historisë Zikalter me 248 Gola në 408 ndeshje. Në vendin e dytë ndodhet Alessandro Altobelli me 209 Gola në 466 ndeshje dhe në vendin e tretë ndodhet Roberto Boninsegna me 171 Gola në 281 ndeshje.

Heleno Herrera është trajneri që ka qëndruar me gjatë si tranjer i klubit italian. Ai ka qënë në krye të pankinës së Interit nga viti 1960 deri në vitin 1968. Gjithashtu Herrera është trajneri me i suksesshëm i historisë së Interit duke fituar tre Serie A, dy Kupa Europiane dhe 2 Kupa Interkontinentale. José Mourinho i cili u emërua në krye të Interit më 2 Qershor 2008 e përfundoi sezonin e tij të parë me fitimin e Serie A dhe Supercoppa Italia, kurse në sezonin e dytë fitoi Serie A, Kupën e Italisë dhe UEFA Champions League duke realizuar Tripletën e parë në historinë e Interit dhe në historinë e futbollit Italian dhe duke u bërë trajneri i dytë më i suksesshëm në historinë e Interit.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Organization Chart". F.C. Internazionale Milano – Official Website. Retrieved 6 Korrik 2013. 
  2. ^ "Italy – List of Champions". RSSSF. Retrieved 12 Korrik 2014. 
  3. ^ "Inter join exclusive treble club". uefa.com. Retrieved 9 Gusht 2012. 
  4. ^ "Struttura". sansiro.net (in Italisht). Retrieved 4 Tetor 2010. 
  5. ^ "Is this the greatest derby in world sports?". Theroar.com.au. 26 January 2010. Retrieved 28 September 2011. 
  6. ^ "Italia, il paese nel pallone" (PDF). demos.it (in Italisht). 24 Shtator 2010: 3, 9–10. Retrieved 20 Korrik 2011. 
  7. ^ "The World's Most Valuable Soccer Teams". Forbes. 17 Prill 2013. Retrieved 13 Korrik 2013. 
  8. ^ "Inter.it". inter.it. Retrieved 2 Maj 2015. 
  9. ^ "Storia". FC Internazionale Milano. Retrieved 6 Shtator 2007. 
  10. ^ Andersson, Astrid (23 Prill 2007). "Materazzi secures early title for Inter". The Daily Telegraph. Retrieved 23 Prill 2014. 
  11. ^ "F.C. Internazionale statement". FC Internazionale Milano. 29 May 2008. Retrieved 29 Maj 2008. 
  12. ^ "Nuovo allenatore: Josè Mourinho all'Inter". FC Internazionale Milano (in Italisht). 2 Qershor 2008. Retrieved 2 Qershor 2008. 
  13. ^ "9 marzo 1908, 43 milanisti fondano l'Inter". ViviMilano.it. Retrieved 24 Qershor 2007. 
  14. ^ "AC Milan vs. Inter Milan". FootballDerbies.com. Retrieved 25 Korrik 2007. 
  15. ^ "Emeroteca Coni". Emeroteca.coni.it. Retrieved 7 Janar 2013. 
  16. ^ "Ambrosiana S.S 1928". Toffs.com. 24 June 2007. 
  17. ^ Urdhëri i Thohir: Inter me stadium të ri. Vizituar në 16 Tetor 2013.
  18. ^ INTER : gli Ultras avversari – Rangers 1976 Empoli Ultras. Rangers.it. Vizituar në 7 janar 2013.
  19. ^ "Serie A: AC Milan 0–4 Inter Milan". http://www.insideworldsoccer.com. 29 August 2009. Retrieved 2 Prill 2010. 
  20. ^ Milan game ended by crowd trouble. BBC. Retrieved 25 Korrik 2007. 
  21. ^ Inter beat AC, Messi headlines derby. FIFA. 11 Mars 2007. Retrieved 30 Maj 2009. 
  22. ^ Derby d'Italia: Historical look-back. footballitaliano.co.uk. Retrieved 20 Nëntor 2008. 
  23. ^ "team". inter.it. Retrieved 8 Mars 2013. 
  24. ^ "academy chart". giovanili.inter.it. Retrieved 3 Prill 2012. 
  25. ^ Inter withdraw the number 3 shirt. Inter.it. Retrieved 8 Shtator 2006. 
  26. ^ "Internazionale retire No4 shirt in honour of Javier Zanetti", The Guardian, 30 Qershor 2014
  27. ^ "Inter make Zanetti vice-president & retire No.4 jersey", Goal.com, 30 Qershor 2014
  28. ^ i presidenti (Italian). inter.it. Vizituar në 27 shkurt 2013.
  29. ^ coaches. inter.it. 8 March 2013. 
  30. ^ FC Internazionale club statement. 24 May 2013. Retrieved 25 May 2013. 
  31. ^ record holders. inter.it. Vizituar në 9 mars.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Inter Milan
Official websites