Kristjan Asllani
|
| |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Data e lindjes | 9 mars 2002 (24 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Elbasan, Shqipëri | ||
| Gjatësia | 1.79 m (5 ft 10 in)[1] | ||
| Pozicioni(et) | Mesfushor | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual |
Beşiktaş (në huazim nga Internazionale) | ||
| Numri | 23 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 2012–2021 | Empoli | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2021–2023 | Empoli | 23 | (1) |
| 2022–2023 | → Internazionale (huazim) | 20 | (0) |
| 2023– | Internazionale | 45 | (3) |
| 2025 | → Torino (huazim) | 15 | (0) |
| 2026– | → Beşiktaş (huazim) | 1 | (0) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2021–2022 | Shqipëria U21 | 5 | (0) |
| 2022– | Shqipëria | 38 | (5) |
|
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 31 janar 2026 ‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 16 nëntor 2025 | |||
Kristjan Asllani (lindur më 9 mars 2002) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor për klubin turk Beşiktaş, në huazim nga Internazionale, dhe kombëtaren shqiptare.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Empoli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Asllani bëri debutimin e tij si profesionist me Empolin në 13 janar 2021 në një ndeshje të kupës kundër Napolit.[2]
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 29 qershor 2022, Asllani u transferua te Interi për 14 milion €.[3] Transferimi përfshinte fillimisht një huazim një-vjeçar me detyrim blerje në përfundim tē sezonit. Ai u bë shqiptari i dytë që luan për Interit pas shokut të kombëtares Rey Manaj.[4]
Më 18 janar 2023, Asllani fitoi trofeun e parë me Interin, Superkupën e Italisë, duke u aktivizuar në minutën e 84të të fitores 3–0 kundër Milanit në Riad.[5][6]
Në shtator 2024, Asllani firmosi një kontratë të re katër-vjeçare me klubin.[7] Më 31 maj 2025, Asllani u aktivizua në minutën e 70të të finales së UEFA Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, të cilën Interi e humbi 5–0, duke u bërë shqiptari i parë që luan në një finale të Ligës së Kampionëve.[8]
Gjatë merkatos së verës, Interi nxorri në shitje Asllanin,[9] i cili refuzoi disa oferta nga klube si Real Betis, Sassuolo dhe Bologna.[10][11][12] Më 25 gusht, ai u huazua te Torino për një sezon me të drejtë blerje.[13] Gjashtë ditë më pas, ai debutoi në barazimin pa gola kundër Fiorentinës duke u aktivizuar si titullar për 81 minuta.[14] Pavarësisht se e nisi sezonin si titullar, Asllani u la në stol nga trajneri Marco Barone pas disa paraqitjesh negative, duke preferuar Ivan Ilić në rolin e mesfushorit-mbrojtës. Torino e ndërpreu huazimin e Asllanit përpara kohe, duke bërë që ai të rikthehej te Interi.[15]
Më 30 janar 2026, Asllani u dërgua në huazim te Beşiktaş deri në përfundim të sezonit.[16] Në debutimin e tij një ditë më vonë, ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 78të dhe u ndëshkua me karton të kuq të menjëhershëm gjashtë minuta më vonë në fitoren 2–1 kundër Konyasporit në Süper Lig.[17] Ai u pezullua me dy ndeshje.[18]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shtator 2020, Asllani u thirr për herë të parë në kombëtaren nën-21 për ndeshjen kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian nën-21 2021 kundër Austrisë, por nuk mundi të debutonte.[19] Ai luajti ndeshjen e parë më ekipin nën-21 më 8 qershor 2021 në humbjen 4–0 në miqësoren kundër Bullgarisë. Pas kësaj, ai ishte pjesë e ekipit në fushatën kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian nën-21 2023, duke u aktivizuar në 4 ndeshje.[19]
Asllani bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 26 mars 2022 në miqësoren e humbur 2–1 kundër Spanjës, duke zëvëndësuar Qazim Laçin në minutën e 78të.[20]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Asllani lindi në Elbasan nga prindër shqiptar, të cilët emigruan në Itali kur ai ishte ende një foshnje. Ata u zhvendosën në Buti, një qytet i vogël në Toskana, aty ku Asllani hodhi hapat e parë në futboll në moshën pesë vjeç.[21]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
| Empoli | 2020–21 | Serie B | 0 | 0 | 1 | 0 | — | — | 1 | 0 | ||
| 2021–22 | Serie A | 23 | 1 | 3 | 0 | — | — | 26 | 1 | |||
| Gjithsej | 23 | 1 | 4 | 0 | — | — | 27 | 1 | ||||
| Internazionale (huazim) | 2022–23 | Serie A | 20 | 0 | 3 | 0 | 5[a] | 0 | 1[b] | 0 | 29 | 0 |
| Internazionale | 2023–24 | Serie A | 23 | 1 | 1 | 0 | 6[a] | 0 | 1[b] | 0 | 31 | 1 |
| 2024–25 | Serie A | 22 | 2 | 3 | 1 | 8[a] | 0 | 6[c] | 0 | 39 | 3 | |
| Gjithsej | 65 | 3 | 7 | 1 | 19 | 0 | 8 | 0 | 99 | 4 | ||
| Torino (huazim) | 2025–26 | Serie A | 15 | 0 | 1 | 0 | — | — | 16 | 0 | ||
| Beşiktaş (huazim) | 2025–26 | Süper Lig | 1 | 0 | 0 | 0 | — | — | 1 | 0 | ||
| Gjithsej karriera | 104 | 4 | 12 | 1 | 19 | 0 | 8 | 0 | 143 | 5 | ||
- 1 2 3 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
- 1 2 Ndeshje në Supercoppa Italiana
- ↑ Dy ndeshje në Supercoppa Italiana, katër ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
|---|---|---|---|
| Shqipëria | 2022 | 7 | 1 |
| 2023 | 9 | 1 | |
| 2024 | 13 | 1 | |
| 2025 | 9 | 2 | |
| Gjithsej | 38 | 5 | |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Asllani.[25]
| Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 19 nëntor 2022 | Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri | 7 | 2–0 | 2–0 | Ndeshje miqësore | |
| 2 | 20 qershor 2023 | Tórsvøllur, Tórshavn, Ishujt Faroe | 10 | 2–1 | 3–1 | Kualifikueset e UEFA Euro 2024 | |
| 3 | 14 tetor 2024 | Stadiumi Mikheil Meskhi, Tbilisi, Gjeorgji | 27 | 1–0 | 1–0 | UEFA Liga e Kombeve 2024–25 | |
| 4 | 9 shtator 2025 | Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri | 34 | 1–0 | 1–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2026 | |
| 5 | 13 nëntor 2025 | Estadi de la FAF, Encamp, Andorrë | 37 | 1–0 | 1–0 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Empoli
- Internazionale
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Kristjan Asllani". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2023. Marrë më 31 maj 2023.
- ↑ Leonardo Bartolini (13 janar 2021). "Empoli, esordio per Asllani" [Empoli, debutim për Asllanin]. MondoPrimavera (në italisht). Marrë më 1 prill 2021.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ "Asllani firmos me Interin/ Talenti shqiptar 20-vjeçar u ble për 14 milionë euro". top-channel.tv. 29 qershor 2022. Marrë më 9 shtator 2022.
- ↑ "Kristjan Asllani, the story behind Inter's new midfield maestro" [Kristjan Asllani, historia e mesfushorit maestro të ri të Interit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 30 qershor 2022. Marrë më 9 shtator 2022.
- ↑ "VIDEO/ Mbrëmje speciale për Asllanin, mesfushori i Kombëtares fiton trofeun e parë me… Interin". Panorama Sport. 18 janar 2023. Marrë më 18 janar 2023.
- ↑ Susy Campanale (18 janar 2023). "SUPERCOPPA ITALIANA / MILAN 0-3 INTER: DOMINANT DERBY DELLA MADONNINA" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 18 janar 2023.
- ↑ "Kristjan Asllani rinovon kontratën me Interin deri në 2028-ën". Agjencia Telegrafike Shqiptare. 16 shtator 2024. Marrë më 13 tetor 2024.[lidhje e vdekur]
- ↑ "VIDEO/ Historike! Asllani shkruan emrin e tij në finalen e Champions, bëhet lojtari i parë që…". Gazeta Panorama. 31 maj 2025. Marrë më 4 qershor 2025.
- ↑ "Kristjan Asllani zyrtarisht në shitje nga Inter". basteve.com. 20 korrik 2025. Marrë më 1 shtator 2025.
- ↑ "Inter, Asllani refuzon transferimin te Betis: dëshiron të qëndrojë në Itali, pëlqehet nga..." top-channel.tv. 12 korrik 2025. Marrë më 1 shtator 2025.
- ↑ "Kristjan Asllani 'tërbon' Interin, refuzon klubin e sapongjitur në Serie A". Shqiptarja.com. 6 gusht 2025. Marrë më 1 shtator 2025.
- ↑ "Asllani "refuzon" Bolonjën". Sfidanti Sportiv. 21 gusht 2025. Marrë më 1 shtator 2025.
- ↑ "Asllani al Toro" (në italisht). Torino F.C. 25 gusht 2025. Marrë më 25 gusht 2025.
- ↑ "Asllani debuton te Torino, mesfushori: Ky është vendi i duhur për mua". TV Klan. 1 shtator 2025. Marrë më 9 shtator 2025.
- ↑ "Asllani-Torino, siamo ai saluti: il giocatore ha già accettato un'offerta?" (në italisht). ToroNews.net. 23 janar 2026. Marrë më 30 janar 2026.
- ↑ "Kristjan Asllani joins Besiktas". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 30 janar 2026. Marrë më 30 janar 2026.
- ↑ "VIDEO/ Asllani debuton me karton të kuq te Besiktas". CNA. 31 janar 2026. Marrë më 31 janar 2026.
- ↑ "Kartoni i kuq dhe pezullimi me dy ndeshje, trajneri gati t'i tregojë vlerësimin Kristjan Asllanit". CNA. 9 shkurt 2026. Marrë më 12 shkurt 2026.
- 1 2 "Kristjan Asllani – national team" (në anglisht). Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2024. Marrë më 12 shkurt 2026.
- ↑ Karim Dafirbillah (28 mars 2022). "Albania, esordio con la Nazionale Maggiore per Asllani". Mondo Primavera (në italisht).
- ↑ "La realtà di Kristjan Asllani, da Buti alla serie A" [Realiteti i Kristjan Asllanit, nga Buti në Serie A] (në italisht). Cascina Notizie. 25 shtator 2021. Marrë më 18 qershor 2022.
- ↑ "Kristjan Asllani" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 20 prill 2023.
- ↑ "Kristjan Asllani" (në anglisht). World Football. Marrë më 11 shkurt 2026.
- ↑ Benjamin Strack-Zimmermann. "Kristjan Asllani" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
- 1 2 "Kristjan Asllani". EU-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 22 qershor 2016.
Lidhjet e jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lidhja e kategorisë së Commons nga Wikidata
- Lindje 2002
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë nga Elbasani
- Futbollistë shqiptarë
- Futbollistë në kombëtaren shqiptare
- Futbollistë në Empoli F.C.
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në Torino F.C.
- Futbollistë në Beşiktaş J.K.
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Süper Lig
- Futbollistë në UEFA Euro 2024