Jump to content

Arturo Vidal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Arturo Vidal

Vidal me KilinFIFA Kupën e Konfederatave 2017
Të dhënat vetjake
Emri i plotëArturo Erasmo Vidal Pardo[1]
Datëlindja22 maj 1987 (37 vjeç)
VendlindjaSantiago, Kili
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)[2]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri22
Karriera me të rinjtë
Melipilla
Colo-Colo
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2007Colo-Colo36(2)
2007–2011Bayer Leverkusen117(15)
2011–2015Juventus124(35)
2015–2018Bayern München79(14)
2018–2020Barcelona66(11)
2020–Internazionale1(0)
Karriera ndërkombëtare
2006–2007Kili U2014(8)
2007–Kili115(28)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 shtator 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 15 tetor 2019

Arturo Erasmo Vidal Pardo (Spanjisht: [aɾˈtuɾo eˈɾazmo βiˈðal ˈpaɾðo]; lindur më 22 maj 1987) është një futbollist profesionist kilian i cili luan si mesfushor për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren kiliane. Performancat e tij gjatë kohës te Juventusi bënë që ai të fitonte pseudonimet Il Guerriero ("Luftëtari"), Rey Arturo ("Mbreti Artur") dhe La Piranha nga media italiane për shkak të stilit të fortë të lojës dhe ndërhyrjeve agresive. Në Kili, ai njihet si Kinnikuman, për shkak të ngjashmërisë me personazhin e animes me të njëjtin emër.

Vidal e nisi karrierën e tij te Colo-Colo, me të cilën fitoi tre Primera División Kiliane. Ai më pas u zhvendos në Evropë, ku luajti për katër sezone me Bayer Leverkusen. Në vitin 2011 ai u transferua te Juventusi, ku u cilësua si një nga mesfushorët më të mirë në botë. Me italianët, ai fitoi katër Scudetto rresht në katër sezone të luajtura atje, si dhe ishte një lojtar i rëndësishëm në Ligën e Kampioneve të sezonit 2014–15, ku Juventusi arriti në finale. Ai u emërua në listën e dhjetë kandidatëve për çmimin Çmimi UEFA Lojtari Më i Mirë në Evropë falë performancave të tij. Më 28 korrik 2015, Vidal u rikthye në Bundesligë, duke firmosur me Bayern München me të cilët fitoi tre kampionate rresht në tre sezone që luajti. Pas tre viteve në Mynih, ai kaloi te Barcelona, duke fituar La Ligan në sezonin e parë, e cila ishte kampionati i tij i tetë rresht i fituar.

Vidal ka luajtur 115 ndeshje dhe ka shënuar 28 gola për Kilin që nga debutimi i tij në vitin 2007. Ai ndihmoi ekipin të fitonte edicionet 2015 & 2016Copa América, si dhe luajti edhe në edicionet 2011 dhe 2019. Ai gjithashtu ka përfaqsuar Kilin në FIFA Kupën e Botës 2010 dhe 2014, si dhe ka luajtur edhe në FIFA Kupën e Konfederatave 2017.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Debutimi i Vidalit si profesionist erdhi në ndeshjen e parë finale të Torneo Apertura 2006 kundër rivalëve Universidad de Chile. Ai zëvëndësoi Gonzalo Fierron në pjesën e dytë. Colo-Colo fitoi ndeshjen 2–1 si dhe fitoi edhe kampionatin. Në sezonin e ardhshëm (Torneo Clausura), ai u bë një lojtar i rëndësishëm në skuadër, duke udhëhequr Colo-Colon drejt kampionatit të dytë rresht.

Pas mbarimit të Turnamentit Apertura 2007, Vidal u largua nga Colo-Colo dhe u transferua te Bayer Leverkusen në merkaton verore të atij viti. Bayer e kishte ndjekur progresin e lojtarit për disa kohë dhe performancat e tij në Kupën e Botës nën-17 2007 e bindën drejtorin sportiv të Leverkusenit Rudi Völler për të udhëtuar në Kili për të bindur 20 vjeçarin të transferohej në Gjermani.[3] Dy klubet ranë dakord për vlerën 11 milion $ për kontratën, me Leverkusenin që pagoi 7.7 milion $ për 70% të kartonit të tij. Me këtë transferim ai u bë lojtari kilian më i shtrenjtë në histori, duke thyer transferimin e Matías Fernández te Villarreal për 9 milion $.[4]

Pas një sezoni pozitiv me Leverkusenin, Vidal ishte i lidhur me disa klube, përfshirë edhe rivalët e Bayern München.[5] Pavarësisht kësaj, ai u transferua te Juventusi më 22 korrik 2011 për 10.5 milion €, duke firmosur deri në qershor 2016.[6] Ai debutoi zyrtarisht në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Parmës më 11 shtator, duke hyrë në pjesën e dytë në vend të Alessandro Del Pieros; gjashtë minuta pasi kishte hyrë, Vidal shënoi golin e katërt të ekipit që fitoi 4–1 në Juventus Stadium.[7]

Më 28 korrik 2015, Vidal u rikthye në Bundesligë, duke firmosur një marrëveshje katër-vjeçare me Bayern München për 37 milion € plus 3 milion € bonuse.[8] Ai debutoi katër ditë më vonë në ndeshjen e DFL-Supercup 2015 kundër VfL Wolfsburg, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 74të në vend të Thiagos. Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1–1, por Bayerni u mposht në gjuajtjet e penalltive, ku Vidal shënoi në tentativën e tij.[9]

Më 3 gusht 2018, Barcelona njoftoi se kishte firmosur me Vidal nga Bayern München.[10] Ai u prezantua si një lojtar i klubit më 6 gusht, duke nënshkruar një kontratë tre-vjeçare.[11] Gazeta Diario AS raportoi se shuma e transferimit ishte 19 milion € plus bonuse të ndryshme,[12] kurse gazeta tjetër Sport raportoi se Barcelona kishte paguar 18 milion € plus 3 milion bonuse të ndryshme.[13]

Më 22 shtator 2020, Inter dhe Barcelona njoftuan transferimin e Vidal për shumën e 1 milion € në bonuse të ndryshme.[14][15]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vidal debutoi me Kilin në një ndeshje miqësore kundër Venezuelës të fituar me rezultatin 1–0. Ai më pas u bë titullar nën drejtimin e trajnerit Marcelo Bielsa gjatë fushatës kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2010, duke luajtur 11 ndeshje dhe shënuar një gol.[16] Vidal ishte një nga 23 lojtarët e thirrur për të marrë pjesë në turnamentin e zhvilluar në Afrikën e Jugut; ai luajti në të katërta ndeshjet e Kilit, e cila u eliminua në raundin e 16-tave nga Brazili.

Vidal është një lojtar taktikisht i shkathtët dhe punëtor, i cili mund të luaj në çdo pozicion të mesfushës dhe në formacione të ndryshme. Ai fillimisht luajti në disa pozicione mbrotjëse në mesfushë në vitet e para të karrierës,[17][18][19] para se të konsolidohej në rolin e mesfushorit të qëndrës me Juventusin. Në këtë rol, ai ishte i aftë të ndihmonte shokët e ekipit si në mbrojtje ashtu dhe në sulm.

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 26 shtator 2020[20][21]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Colo-Colo 2005 Primera División 2 0 2 0
2006 19 0 12 3 31 3
2007 15 2 8 0 23 2
Gjithsej 36 2 20 3 56 5
Bayer Leverkusen 2007–08 Bundesliga 24 1 0 0 9[a] 0 33 1
2008–09 29 3 6 3 35 6
2009–10 31 1 1 0 32 1
2010–11 33 10 2 1 9 2 44 13
Gjithsej 117 15 9 4 18 2 144 21
Juventus 2011–12 Serie A 33 7 2 0 35 7
2012–13 31 10 4 1 9[b] 3 1 1 45 15
2013–14 32 11 1 0 12 7 1 0 46 18
2014–15 28 7 4 0 12[b] 1 1 0 45 8
Gjithsej 124 35 11 1 33 11 3 1 171 48
Bayern München 2015–16 Bundesliga 30 4 6 1 10[b] 2 1 0 47 7
2016–17 27 4 5 1 8[b] 3 1 1 41 9
2017–18 22 6 5 0 7[b] 0 1 0 35 6
Gjithsej 79 14 16 2 25 5 3 1 123 22
Barcelona 2018–19 La Liga 33 3 8 0 11[b] 0 1 0 53 3
2019–20 33 8 2 0 7[b] 0 1 0 43 8
Gjithsej 66 11 10 0 18 0 2 0 96 11
Internazionale 2020–21 Serie A 1 0 0 0 0[b] 0 1 0
Gjithsej karriera 423 77 46 7 114 21 8 2 591 107
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  2. ^ a b c d e f g h Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
Colo-Colo[20]
Juventus[20]
Bayern Munich[20]
Barcelona[20]
Kili[20]
  1. ^ "Acta del Partido celebrado el 12 de mayo de 2019, en Barcelona" [Minutat e ndeshjes mbajtur më 12 maj 2019, në Barcelonë] (në spanjisht). Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2020. Marrë më 13 qershor 2019.
  2. ^ "Arturo Vidal". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2020. Marrë më 28 shtator 2020.
  3. ^ "Vidal eyes Bayer and Chile glory" [Vidal shikon lavdinë me Bayer dhe Kilin] (në anglisht). FIFA. 2 prill 2008. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2012. Marrë më 17 janar 2011.
  4. ^ "Bayern Leverkusen signs Chilean defender Vidal" [Bayer Leverkusen firmos me mbrojtësin kilian Vidal] (në anglisht). International Herald Tribune. 28 prill 2007. Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2009. Marrë më 14 mars 2008.
  5. ^ "Arturo Vidal: Juventus midfielder close to Bayern Munich move" [Arturo Vidal: Mesfushori i Juventusit pranë kalimit te Bayern Mynihu] (në anglisht). BBC Sport. 17 korrik 2015. Marrë më 17 korrik 2015.
  6. ^ "Vidal in, Melo out at Juventus" [Vidal brënda, Melo jashtë te Juventusi] (në anglisht). UEFA. 22 korrik 2011. Marrë më 29 shtator 2012.
  7. ^ "Juventus open with stylish win" [Juventus e hap me një fitore me stil] (në anglisht). Eurosport. 11 shtator 2011. Marrë më 11 shtator 2011.
  8. ^ "Arturo Vidal prezantohet tek Bajerni, firmos për 4 vjet & 35 milionë euro". albaniansport.net. 29 korrik 2015. Marrë më 29 shtator 2020.[lidhje e vdekur]
  9. ^ "Volfsburgu fiton Superkupën e Gjermanisë (video)". Panorama Sport. 1 gusht 2015. Marrë më 1 tetor 2020.
  10. ^ "Agreement with Bayern Munich for the transfer of Arturo Vidal" [Marrëveshje me Bayern Mynih për transferimin e Arturo Vidal] (në anglisht). FC Barcelona. 3 gusht 2018. Marrë më 3 gusht 2018.
  11. ^ "Vidal te Barcelona, ja detajet e marrëveshjes që i befasoi të gjithë". Panorama Sport. 3 gusht 2018. Marrë më 29 shtator 2020.
  12. ^ "Vidal: Barcelona unveil summer signing from Bayern Munich" [Video: Barcelona prezanton transferimin e verës nga Bayern Mynihu] (në anglisht). Diario AS. 6 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2019. Marrë më 6 gusht 2018.
  13. ^ "Jordi Mestre: Bayern asked me not to say Vidal transfer fee" [Jordi Mestre: Bayern më kërkoi të mos e thoja shumën e transferimit të Vidal] (në anglisht). SPORT. 6 gusht 2018. Marrë më 7 gusht 2018.
  14. ^ "Arturo Vidal joins Inter" [Arturo Vidal i bashkohet Interit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 22 shtator 2020. Marrë më 22 shtator 2020.
  15. ^ "Agreement with Inter Milan for the transfer of Arturo Vidal" [Marrëveshje me Interin për transferimin e Arturo Vidal] (në anglisht). FC Barcelona. 22 shtator 2020. Marrë më 22 shtator 2020.
  16. ^ "Venezuela sorprendió a Chile en Santiago y obtuvo un punto de oro (2–2)" (në spanjisht). CONMEBOL. 6 shtator 2009. Marrë më 17 janar 2011.
  17. ^ "Vidal, il jolly difensivo del Leverkusen" [Vidal, xholi mbrojtës i Leverkusenit]. corrieredellosport.it (në italisht). Il Corriere dello Sport. 22 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2013. Marrë më 11 shtator 2014.
  18. ^ "Juventus, Vidal difensore a Livorno: Conte lo prova centrale nel 3–5–2" [Juventus, Vidal mbrojtës në Livorno: Conte e provon në qëndër në formacionin 3–5–2]. gazzetta.it (në italisht). 7 nëntor 2008. Marrë më 11 shtator 2014.
  19. ^ Sergio Stanco (3 shkurt 2014). "Editoriale – Vidal, il 'tuttocampista' che tutti invidiano a Conte e alla Juventus" [Editorial – Vidal, 'mesfushori i gjithanës' që të gjithë e kanë zili Conten dhe Juventusin] (në italisht). Goal.com. Marrë më 11 shtator 2014.
  20. ^ a b c d e f "Arturo Vidal" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 18 korrik 2015.
  21. ^ "Arturo Vidal" (në anglisht). World Football. Marrë më 30 shtator 2020.
  22. ^ "Vidal en el equipo ideal de la Bundesliga: "Es omnipresente en el mediocampo"". emol.com (në spanjisht). 25 tetor 2010. Marrë më 21 maj 2013.
  23. ^ "Team of the Season 1516 Results" [Ekipi i Sezonit 1516 Rezultatet] (në anglisht). Bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2016. Marrë më 31 janar 2018.
  24. ^ "Gala del Fútbol 2011" (në spanjisht). Sifup. 27 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2015. Marrë më 31 janar 2018.
  25. ^ "Arturo Vidal, el mejor de la temporada para los hinchas de Juventus". cooperativa.cl (në spanjisht). 10 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2013. Marrë më 21 maj 2013.
  26. ^ "Arturo Vidal MVP dell'anno" [Arturo Vidal MVP i Vitit] (në italisht). Juventus F.C. 10 maj 2013. Marrë më 24 maj 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]