DFB-Pokal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
DFB-Pokal
180px
Themeluar 1935
Rajoni Gjermani
Numri i skuadrave 64
Kampioni aktual VfL Wolfsburg (titulli i 1rë)
Skuadra më e suksesshme Bayern Munich (17 titles)
Transmetuesit televizivë Sky, ARD, ZDF
2015–16 DFB-Pokal

DFB-Pokal (Gjermanisht: [ˈdeː ʔɛf beː poˈkaːl]) ose Kupa DFB është një kupë e futbollit gjerman me fazë eleminimi e cila mbahet çdo vit. Në këtë kompedicion marrin pjesë 64 skuadra, përfshirë të gjitha klubet nga Bundesliga dhe 2. Bundesliga. Është konsideruar të jetë trofeu i dytë me më shumë vlerë në futbollin gjerman pas kampionatit të Bundesligës. DFB-Pokal kontrollohet nga Deutscher Fußball-Bund (Shqip: Federata Gjermane e Futbollit). Kompedicioni fillon në gusht dhe mbaron në qershor. Fituesi kualifikohet për në DFL-Superkupën dhe në Ligën e Europës vetëm nëse fituesi është kualifikuar në Ligën e Kampioneve nga Bundesliga.

Kompedicioni u themelua në vitin 1935, ku thirrej Tschammer-Pokal. Mbajtësi i parë i titullit ishte 1. FC Nuremberg. Në vitin 1937 Schalke u bë skuadra e parë që fitonte dopietën (liga dhe kupa). Tschammer-Pokal u ndërpre në vitin 1945 për shkak të Lufës së Dytë Botërore dhe u shpërbë pas largimit të Gjermanisë Naziste. Në sezonin 1952–53, kupa u rivendos si DFB-Pokal, riemëruar nga Deutscher Fußball-Bund dhe u fitua nga Rot-Weiss Essen.

Bayern Munich është skuadra me më shumë tituj, me plot 17 kurse VfL Wolfsburg është fituesi i edicionit të fundit. Fortuna Düsseldorf mban rekordin për numrin e fitoreve rresht (18) nga viti 1978 e deri te 1981, duke fituar trofeun në vitet 1979 dhe 1980.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]