VfL Wolfsburg

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
VfL Wolfsburg
Pseudonimi(et)Die Wölfe (Ujqërit)
Themeluar12 shtator 1945; 69 vjet më parë
StadiumiVolkswagen Arena
Kapaciteti30,000 vende
PronariVolkswagen
TrajneriFlamuri Dieter Hecking
LigaBundesliga
2021/2212
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Verein für Leibesübungen Wolfsburg e. V., njohur zakonisht si VfL Wolfsburg (Gjermanisht [faʊ̯ ʔɛf ʔɛl ˈvɔlfsbʊʁk] ose Wolfsburg është një klub futbollistik gjerman me seli në Wolfsburg, Saksonia e Ulët. Wolfsburg luan në Bundesligë, liga elitare e futbollit gjerman. Wolfsburg e ka fituar Bundesligën vetëm një herë në historinë e tyre, në sezonin 2008–09, dhe kanë qënë finalist të DFB-Pokal në vitin 1995. Klubi u rrit dhe u zhvillua nga puntorët e kompanisë Volkswagen në qytetin e Wolfsburg-ut. Futbolli profesionist drejtohet nga organizata VfL Wolfsburg-Fußball GmbH. VfL Wolfsburg-Fussball GmbH është një degë në pronësi të Grupit Volkswagen.[1][2] Që nga viti 2002 stadiumi i klubit është Volkswagen Arena.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një skuadër e re në një qyetet të ri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti i Wolfsburg-ut u themelua në vitin 1938 si Stadt des KdF-Wagen për të strehuar puntorët e ndërtimit të makinave që më vonë do të bëheshin të njohur si Volkswagen Beetle. Klubi i parë i futbollit u lidh me puntorët dhe njihej si BSG Volkswagenwerk Stadt des KdF-Wagen, një skuadër puntorësh. Skuadra luaji në divizionin e parë Gauliga Osthannover në sezonet 1943–44 dhe 1944–45.

Më 12 shtator 1945, si pasojë e Luftës së Dytë Botërore, një klub i ri u themelua dhe njihej thjesht si VSK Wolfsburg. Skuadra filloi të luaj me ngjyrat jeshile dhe të bardhë të cilët ende përdoren nga klubi; trajneri i të rinjëve Bernd Elberskirch kishte në dispozicion dhjetë fanella jeshile, çarçafët dhe krevatët e bardhë u dhuruan nga publiku, kurse pantallonat e shkurtra të bardha u qepën nga gratë e qytetit.

Më 15 dhjetor 1945, klubi kaloi një krrizë të rëndë që pothuajse e shuajti eksiztencën e klubit, pasi lojtarët e klubit u larguan për t'u bashkuar me 1. FC Wolfsburg. Lojtari i vetëm që kishte mbetur, Josef Meyer, punoi sëbashku me Willi Hilbert për të rindërtuar skuadrën duke firmosur me lojtarë të rinjë. Grupi i ri i ndryshoi emrin e skuadrës duke e bërë VfL Wolfsburg, me VfL që përfaqsonte Verein für Leibesübungen. Kjo gjë në shqip do të thotë "klub për gjimnastikë" ose "klub për ushtrime". Pa kaluar ende një vit ata fituan titullin e Gifhorn. Vonë në nëntor 1946, klubi luajti një ndeshje miqësore kundër superfuqisë nga Gelzenkirheni, Schalke 04, në një stadium që zotëruar nga Volkswagen.

Loja pasluftës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubi bëri progres të ngadaltë por të qëndrueshëm në sezonet në vijim. Ata fituan një numër të kampionateve amatore, por e kishin të pamundur të ngjiteshin më lartë nëpërmjet play-off-eve deri në vitin 1954 ku ata u ngjitën në ligën elitare Oberliga Nord pas një fitoreje 2–1 kundër Heider SV. Megjithatë, Wolfsburg luftoi për të qëndruar në elitën e futbollit gjerman, duke shpëtuar nga rënja disa sezone deri sa ra në vitin 1959. Liga e pare profesioniste futbollistike e Gjermanisë Perëndimore – Bundesliga – u themelua në vitin 1963, VfL luante në atë kohë në Regionalliga Nord (II) pasi ishte lëvizur nga Verbandsliga Niedersachsen (III), duke arritur në finalen e kampionatit amator gjerman në të njëjtin vit (0–1 kundër VfB Stuttgart Amat.).

Divizioni i dytë dhe ngjitja në Bundesligë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Wolfsburg qëndroi në divizionin e dytë edhe për dhjetra vite të tjera deri sa bërë një performancë fantastike duke e mbyllur vitin 1970 në vendin e dytë. Kjo gjë i siguroi klubit ndeshjet play-off për t'u ngjitur në Bundesligë për nuk ishin në gjëndje për të avancuar. Nga mesi i viteve 1970' e deri në fillimin e viteve 1990', Die Wölfe luante në kampionatin e divizionit të tretë, Amateur Oberliga Nord. Pas dy vendeve të para rresht në vitet 1991 dhe 1992, dhe pas suksesit në ndeshjet play-off, bënë që klubi të ngjitej në 2. Bundesliga për sezonin 1992–93.

VfL vazhdoi të shijonte pak sukses gjatë viteve 1990'. Skuadra avancoi në finalen e Kupës së Gjermanisë në vitin 1995 ku u mposhtën me rezultatin 0–3 nga Borussia Mönchengladbach, por pastaj vazhdoi të ngjitej në elitën e futbollit gjerman me një vend të dytë në vitin 1997.

Parashikimet e hershme thonin se klubi do të rrëzohej sërisht nga kategoria, por në vënd të kësaj, klubi e mbylli sezonin në mesin e tabelës së Bundesligës. Në sezonin 1998–99, klubi nën drejtimin e Wolfgang Wolf, mbante pozicionin e pestë në javën e 33-të, duke pasur shpresa për të arritur vendin e katërt, gjë që do i siguronte klubit pjesmarrjen në Ligën e Kampioneve. Duke humbi 6–1 jashtë fushe kundër Duisburg në javën e fundit, Ujqërit e mbyllën sezonin në vendin e pestë me 55 pikë duke u kualifikuar për në Kupën UEFA. Ata gjithashtu u kualifikuan për në Kupën Intertoto në vitet 2000, 2001, 2003, 2004, dhe 2005, duke pasur rrugëtimin më të mirë në vitin 2003 ku arritën deri në finale ku u mposhtën nga skuadra italiane Perugia. Kjo u pasua nga disa sezone me suksese të vogla për klubin duke arritur të evitojnë rënjen me dy vende të 15-ta në sezonet 2005–06 dhe 2006–07.

2008–vazhdon[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Wolfsburg kundër Borussia Dortmund në Volkswagen Arena në maj 2009.

Për sezonin 2007–08, klubi punësoi trajnerin e Bayern Munich, Felix Magath, ku nën drejtimin e tij klubi e mbylli sezonin në vendin e pestë, pozicioni më i lartë i klubit në atë kohë. Kjo do të thoshte se Ujqërit ishin kualifikuar për në Kupën UEFA për herë të dytë në historinë e tyre.

sezonin 2008–09, nën drejtimin e Magath, Wolfsburg e rriti suksesin e saj duke fituar titullin e parë të Bundesligës në historinë e tyre pasi mposhtën Werder Bremen-in me rezultatin 5–1 më 23 Maj 2009. Gjatë këtij sezoni, Wolfsburg barazoi rekordin e dhjetë fitoresh rresht në Bundesligë. Ata gjithashtu u bënë klubi i vetëm i Bundesligës që kishin dy sulmues me më shumë se 20 gola në një sezon të vetëm, me brazilian Grafite dhe boshnjakun Edin Džeko që kishin meritën më të madhe në fitimin e titullit, duke shënuar respektivisht 28 dhe 26 gola. Si rezultat i fitimit të titullit, Wolfsburg u kualifikua për në Ligën e Kampioneve për herë të parë në historinë e saj.

sezonin 2009–10, Wolfsburg shkarkoi në dimër trajnerin e ri Armin Veh për shkak të suksesit të dobët, me klubin që renditej në vendin e dhjetë në ligë. Në Ligën e Kampioneve ata e përfunduan grupin të tretët, mbrapa Manchester United dhe CSKA Moskën, duke humbur një mundësi pë të kaluar në raundet me eleminim direkt. Si rezultat, ata u kualifikuan për në raundin e 32-tave të Ligës së Europës. Ata mposhtën skuadrën spanjolle Villarreal CF me rezultatin e përgjithshëm 6–3, dhe kampionët rus Rubin Kazan 3–2. Megjithatë, në çerek–finale, ata u mposhtën me rezultatin e përgjithshëm 3–1 nga finalistët e Fulham.

Më 11 maj 2010, pozicioni i trajnerit të përkohshëm u mor nga ish trajneri i Anglisë Steve McClaren. Pasi kishte udhëhequr Twenten në fitimin e titullit të parë në histori të Eredivizies, ai u shpërblye duke u bërë trajneri i parë anglez në historinë e klubit duke i dhënë mundësi për herë të parë në karrierën e tij që të drejtonte një klub të Bundesligës. Më 7 Shkurt 2011, u raportua se McClaren ishte shkuarkuar dhe se vendin e tij e kishte marrë gjermani Pierre Littbarski.[3] Megjithatë, Wolfsburg-u humbi katër herë në pesë ndeshje nën drejtimin e tij duke bërë që klubi të rrezikonte rënjen nga kategoria.

Më 18 mars 2011, Wolfsburg konfirmoi se Felix Magath do të rikthehej si trajneri dhe drejtori sportiv i klubit pas dy vitesh mungesë ku ai drejtoi klubin në titullin e parë në historinë e tyre. Ai u rikthye vetëm dy ditë pasi ishte shkarkuar nga Schalke 04. Ai firmosi një kontratë dy vjeçare me klubin.[4] Magath i krijoi klubit siguri, por edhe pse klubi kishte investuar shumë, ai arriti vetëm një vend të tetë. Pas vetëm pesë pikëve në tetë ndeshjet e para (asnjë pikë dhe asnjë gol në katër ndeshjet e fundit) të sezonit 2012–13, Magath u largua nga klubi më 25 tetor 2012 pas zgjedhjes së kontratës.

Stadiumi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Volkswagen Arena.

Wolfsburg luan në Volkswagen Arena, një stadium shumë-përdorimësh me kapacitet 30,000 spektatorësh. Përpara se konstruksioni të përfundonte në vitin 2002, klubi i luante ndeshjet si vendas në stadiumin VfL-Stadium me kapacitet 20,500 spektatorësh, një stadium i cili ende përdoret. Stadiumi aktalisht përdoret për zhvillimin e ndeshjeve si vendas për Wolfsburg-un, dhe ishte i njëjti stadium ku klubi fitoi titullin e parë të Bundesligës në historinë e tyre në sezonin 2008–09.

Lojtarët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skuadra e parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 12 korrik 2019[5]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Belgjika Pt Koen Casteels (vice-captain)
2 Brazil Mb William
4 Spanja Mf Ignacio Camacho
5 Holanda Mb Jeffrey Bruma
6 Brazil Mb Paulo Otávio
7 Kroacia Sm Josip Brekalo
8 Zvicra Mf Renato Steffen
9 Holanda Sm Wout Weghorst
10 Turqia Mf Yunus Mallı
11 Gjermania Mf Felix Klaus
12 Austria Pt Pavao Pervan
13 Gjermania Mf Yannick Gerhardt
14 Zvicra Sm Admir Mehmedi
15 Franca Mb Jérôme Roussillon
17 Gjermania Mb Felix Uduokhai
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
19 Zvicra Mb Kevin Mbabu
21 Stampa:Country data CMR Mf Paul-Georges Ntep
23 Franca Mf Josuha Guilavogui (captain)
24 Austria Mf Xaver Schlager
25 Shtetet e Bashkuara të Amerikës Mb John Brooks
27 Gjermania Mf Maximilian Arnold (3rd captain)
29 Gjermania Mf John Yeboah
31 Gjermania Mb Robin Knoche
32 Republika e Kongos Mb Marcel Tisserand
33 Gjermania Sm Daniel Ginczek
36 Gjermania Pt Phillip Menzel
37 Gjermania Mf Elvis Rexhbeçaj
38 Belgjika Mf Ismail Azzaoui
40 Brazil Sm João Victor

Në huazim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Belgjika Pt Koen Casteels (tek Werder Bremen deri në fund të sezonit 2014–15)

Skuadra rezervë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 27 Shkurt 2015 [6]

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
21 Gjermania Pt Matthias Hamrol
22 Gjermania Pt Carl Klaus
31 Gjermania Pt Niklas Klinger
2 Gjermania Mb Marvin Kleihs
3 Gjermania Mb Noah Korczowski
4 Gjermania Mb Julian Klamt
13 Gjermania Mb Maximilian Rossmann
18 Gjermania Mb Jonas Sonnenberg
24 Gjermania Mb Hendrik Hansen
25 Gjermania Mb Bjarne Thoelke
28 Gjermania Mb Tobias Henneböle
30 Bosnja dhe Hercegovina Mb Sasa Strujic
7 Gjermania Mf Robert Hermann
8 Gjermania Mf Bastian Schulz
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
9 Austria Mf Dino Medjedovic
10 Suedia Mf Amin Affane
11 Gjermania Mf Onel Hernandez
14 Gjermania Mf Pascal Borowski
15 Gjermania Mf Rico Schlimpert
16 Gjermania Mf Dennis Strompen
17 Gjermania Mf Dragan Erkic
26 Greqia Mf Theodoros Ganitis
27 Gjermania Mf David Chamorro
29 Gjermania Mf Ioannis Masmanidis
12 Shqipëria Sm Albion Avdijaj
19 Polonia Sm Oskar Zawada
20 Gjermania Sm Sebastian Stolze

Trajner: Flamuri Thomas Brdarić

Seksioni i grave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubi fitoi tripletën në sezonin 2012–13 duke arkivuar ligë gjermane, kupën dhe Ligën e Kampioneve. Ata mbrojtën titullin e tyre të Ligës së Kampioneve në vitin 2014.

Stafi drejtues[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 20 Shkurt 2018[7]

Trajneri i skuadrës Dieter Hecking
Pozicioni Emri
Trajneri Flamuri Bruno Labbadia
Ndihmës trajneri Flamuri Stefan Sartori
Trajneri i portierëve Flamuri Andreas Hilfiker
Trajneri i portierëve Flamuri Pascal Formann
Trajneri i palestrës Flamuri Stephan Kerth

Rekordi në Evropë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Renditha e UEFA-s[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 26 gusht 2017[8]

Renditja Ekipi Koefiçenti
31 Flamuri Valencia 53.871
32 Flamuri Anderlecht 53.400
33 Flamuri VfL Wolfsburg 52.685
34 Flamuri Beşiktaş 48.100
35 Flamuri Liverpool 44.449
36 Flamuri PSV 41.709
37 Flamuri Borussia Mönchengladbach 41.685

Ish lojtarë të shquar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trajnerët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rajonale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të rinjtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Volkswagen Group Annual Report 2009". AnnualReport2009 (në anglisht). 23 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2018. Marrë më 17 gusht 2010.
  2. ^ "VfL Wolfsburg Club History" (në anglisht). VfL Wolfsburg. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2011. Marrë më 6 mars 2015.
  3. ^ "Bundesliga – Wolfsburg sack McClaren" (në anglisht). Eurosport. 7 shkurt 2011. Marrë më 8 shkurt 2011.
  4. ^ "Magath back with the Wolves" (në anglisht). Bundesliga. 18 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 2 gusht 2012. Marrë më 19 mars 2011.
  5. ^ "Kader" [Skuadra] (në gjermanisht). VfL Wolfsburg. Marrë më 8 gusht 2017.
  6. ^ "VfL Wolfsburg II Kader". Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2014. Marrë më 6 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Coaching staff" [Stafi drejtues] (në anglisht). VfL Wolfsburg. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2014. Marrë më 27 shkurt 2015.
  8. ^ "UEFA Team Ranking 2017" [UEFA Renditja e Ekipeve 2017]. kassiesa.home.xs4all.nl (në anglisht). Meppel: Bert Kassies. 3 nëntor 2016. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2017. Marrë më 10 nëntor 2016.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]