Villarreal CF

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Villarreal CF
Pseudonimi(et)El Submarino Amarillo
Themeluar10 Mars 1923
StadiumiEstadio El Madrigal
Kapaciteti24,890 vende
PronariFlamuri Fernando Roig Alfonso
TrajneriFlamuri Unai Emery
LigaLa Liga
2018–1914
Faqja zyrtare[[1] Faqja zyrtare e klubit]
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Villarreal Club de Fútbol, S.A.D. (Gjuha valenciane: Vila-real Club de Futbol, S.A.D.), njohur zakonisht si Villarreal CF ose Villarreal, është një klub spanjoll futbollistik me seli në Vila-real, një qytet në provincën e Castellón brënda komunitetit Valencian. Krijuar në vitin 1923, ajo luan në La Liga, dhe zhvillon ndeshjet në shtëpi në El Madrigal, një stadium me kapacitet 24,890 spektatorësh.[1]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Villarreal CF u themelua si Villarreal CD më 10 Mars 1923 për "për të promovuar të gjitha sportet veçanërisht futbollin". Stadiumi ku luanin ishte marrë me qera për 60 Pestas në muaj, kurse bilatat për spektatorët ishin ndarë: gjysëm Pestas për burrat dhe një e katërta për fëmijët, kurse për gratë hyrja ishte falas.[2] Më 17 qershor 1923, CD Castellón, një rival modern i klubit, luajti ndeshjen e parë kundër një klubi të quajtur.[3]

1929–1998[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Villarreal u bashkua në kampionate rajonal brënda piramidës së futbollit spanjoll nga sezoni 1929–30 e më tutje. Sezoni 1934–35 pa skuadrën që të humbte kundër Cartagena CF, pasi nqs ata do të fitonin, do të ngjiteshin në divizionin e dytë. Sezoni tjetë e pa Villarrealin që të fitonte divizionin e parë para shpërthimit të luftës civile spanjolle.

Pasi lufta përfundoi në vitin 1939, klubi luajti sërisht në divizionin e dytë përpara se të ngjitej në divizionin më të lartë në sezonin 1950–51. Në vitin 1942, klubi ndryshoi emrin duke e vendosur CAF Villarreal, me një stemë të re me ngjyrë të verdhë dhe me fanellë të re. "F"-ja qëndroi për Foghetcaz, një klub atletik që mbështeste skuadrën.

Emri i skuadrës ndryshoi sërisht duke e vendosur "Villarreal CF" që është ende në ditët e sotme, me një stemë që është e ngjashme me stemën e ditëve të sotme. Ata përfunduan dy herë të shtatët dhe të katërtët për divizionin e parë rajonal përpara se të shkonin në Tercera Liga (Liga e tretë më e fortë) si kampionë në vitin 1956. Ata ranë në sezonin 1960–61 pasi përfunduan në vendin e 14.

Klubi ndryshoi sërisht stemën duke e bërë atë stemë që është ende në ditët e sotme. Në sezonin 1966–67, Villarreal u rikthye në Tercera si kampionë. Në vitin 1970, ata arritën në Segunda për herë të parë në histori. Pasi shpëtoi me vështirësi në sezonin e tyre të parë aty, klubi ra nga Segunda sezonin tjetër. Në sezonin 1975–76, ata ranë dhe nga Tercera, por u ngjitën sërisht sezonin tjetër.

Në sezonin 1986–87, Villarreal u ngjit në Segunda Liga B. Në vitin 1990, ata e përfunduan sezonin në vendin e 18 duke rënë sërisht në Tercera.

Lojtarët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skuadra aktuale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 24 Janar 2017[4]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Flag of Spain.svg Pt Sergio Asenjo
2 Flag of Spain.svg Mb Mario Gaspar (vice-captain)
3 Flag of Spain.svg Mb José Ángel (on loan from Porto)
6 Flag of Spain.svg Mb Víctor Ruiz
7 Flag of Russia.svg Mf Denis Cheryshev
8 Flag of Mexico.svg Mf Jonathan dos Santos
9 Flag of Spain.svg Sm Roberto Soldado
11 Flag of Spain.svg Mb Jaume Costa
12 Flag of Spain.svg Mb Álvaro González
13 Flag of Spain.svg Pt Andrés Fernández (në huazim nga Porto)
14 Flag of Spain.svg Mf Manu Trigueros
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
15 Flag of Spain.svg Sm Adrián López (në huazim nga Porto)
16 Flag of Spain.svg Mf Rodri Hernández
17 Flag of the Democratic Republic of the Congo.svg Sm Cédric Bakambu
18 Flag of Italy.svg Sm Nicola Sansone
19 Flag of Spain.svg Mf Samu Castillejo
20 Flag of Italy.svg Mf Roberto Soriano
21 Flag of Spain.svg Mf Bruno (Kapiteni)
22 Flag of Serbia.svg Mb Antonio Rukavina
23 Flag of Italy.svg Mb Daniele Bonera
24 Flag of Colombia.svg Sm Rafael Santos Borré (on loan from Atlético Madrid)
25 Flag of Argentina.svg Pt Mariano Barbosa

Në huazim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Flag of Serbia.svg Mb Aleksandar Pantić (në huazim te Córdoba)
Flag of Mexico.svg Mf Javier Aquino (në huazim te Rayo Vallecano)
Flag of Spain.svg Sm Jonathan Pereira (në huazim te Rayo Vallecano)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "UEFA.com" (PDF) (në anglisht). UEFA. Marrë më 31 janar 2014.
  2. ^ "Villarreal C.F. - Uebfaqja zyrtare" (në spanjisht). Villarreal CF. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2011. Marrë më 31 janar 2014.
  3. ^ "Villarreal C.F. - Uebfaqja zyrtare" (në spanjisht). Villarreal CF. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2011. Marrë më 31 janar 2014.
  4. ^ "Primer equipo" [Ekipi i parë] (në spanjisht). Villarreal CF. Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2016. Marrë më 27 gusht 2015.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]