Historia e sportit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Studimi i zhvillimit te sportit ne historinë e njerezimi mund te na japi te dhena te rëndësishme mbi ndryshimet shoqërore te cilat me kalimin e shekujve kane ndikuar mbi konceptimin e sportit ne varesi te kulturave te ndryshme. Konceptimi i sportit si aktivitet qe perfshin aftesite fizike e mendore te njeriut, me qellim për ti ushtruar dhe permiresuar vazhdimisht, e për ti perdorur me pas ne një menyre me frytdhenese na jep iden se sporti është pothuajse aq antik sa edhe zhvillimi i inteligjences se njeriut.

Parahistoria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë shekullit XIX nga shumë kërkime të kryera në Francë, Afrikë dhe Australi, është arritur në përfundimin se në tempujt parahistorikë, zhvilloheshin ceremoni dhe rituale të cilat përfshinin aktivitet fizik nga ana e pjesëmarresve. Disa nga këto gjetje i përkasin një epoke gati 30 mije vjet më parë. Ka ilustrime që i përkasin epokës së gurit të cilat janë gjetur në shkretëtirën e Libisë , ku shfaqen qartë njerëz duke notuar apo duke përdorur harkun. Po këto grafite tregojnë qartë interesin e njeriut të shpellave për aktivitete të cilat nuk ishin të lidhura në mënyre të drejtpërdrejtë me qëllimin për tu ushqyer por ishin thjesht një kohëkalim. Për pasojë, edhe nga këto burime nuk mund të nxjerrim ndonjë provë të pakundërshtueshme mbi aktivitetin sportiv në atë epokë. Megjithatë askush nuk mund të na pengojë të mendojmë se gjatë asaj periudhe praktikoheshin aktivititete të cilat lidheshin ngushtë me ritualet mistike. Këtu mund të përfshihen edhe qytetërimet euro-aziatike.

Kina antike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zbulimet e kryera në ndërtesat antike na cojnë në përfundimin se qyteterimi kinez ka praktikuar aktivitete sportive duke u nisur qe nga vit 4000 p.e.s. Zhvillimi i disiplinave antike në Kinë mendohet se ka qenë i lidhur ngushtë me veprimtari të tjera të jetës së njeriut si: agrikultura, artizanati, luftrat apo dhe kohëkalimet e ndryshme. Nga dokumentet dhe provat e tjera të gjetura në tempuj rezulton se sporti më popullor ka qenë gjimnastika, zhvillimi i së cilës ka cuar në lindjen e arteve marciale. Stili më i njohur, pa dyshim qe ska si te jete tjetër përveç Kung-Fu-së në tempullin Shaolin, që përfaqëson më së miri traditën akrobatë të artistëve të cirkut kinez, një nga më të famshmit edhe në ditët e sotme.

Egjipti i lashtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkrimet ne monumentet e vjetra egjitase tregojne qarte se qe ne kohen e faraoneve praktikoheshin një sere aktivitetesh si: mundja, gjimnastika, boksi, noti, kanotazhi, peshkimi, atletika dhe lloje te ndryshme te sporteve me top. Faraoni, se bashku me burrat e shtetit te Egjiptit te Vjeter assistonin shpesh ne gara sportive duke i mbështëtur fuqimisht ato pasi i shikonin si një baze e mire për formimin e njeriut dhe promovimin e ndërtimit te ndertesave te ndryshme. Heroglifet e gjetura provojne se egjiptasit kane shpikur rregulla për sporte disa mijra vjet para grekeve e jo vetem kaq por për respektimin e tyre caktohej një arbiter neutral ndërsa skuadrat e kundershtare duhet te kishin secila një uniforme. Edhe vleresimi i skuadrave me një cmim është një tjetër tradite egjiptase... Fituesi vleresohej për superioritetin e treguar ne fushen e lojes ndërsa humbesi për shpirtin e gares.

Antikiteti Grek[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Greqia dallohet për shumellojshmerine dhe vacantine e sporteve. Me te praktikuarat ishin: garat e vrapit, kercimi se gjati, mundja, boksi, hedhja e shtizes, hedhja e diskut dhe garat me karroca. Shumica e sporteve lidhen ngushte me kulturen luftarake te qyteterimit antik Grek. Lojrat Olimpike mendohet te jene zhvilluar për here te pare ne një fshat te vogel te Peloponezit ne vitin 776 p.e.s për te nderuar Zeusin. Olimpiada nuk ishte vetem një aktivitet sportiv por edhe perfaqesim i aftesive individuale te pjesemarresve, te kultures por mbi te gjitha për te treguar respektin nga perendive. Ne rast se gjate periudhes se zhvillimit te lojarave lindnin armiqesi, kjo cilesohej si sakrilegj duke qene se ato sherbenin për te nderuar Zeus-in. Qe nag fillimi e deri ne perfundim te Lojarave Olimpike shpallej një armpushim qe perfshinte çdo lloj lufte apo mosmarrveshje midis popujve greke. Edhe nëse dikush denohej me vdekje, ekzekutimi i tij behej ne perfundim te aktivitetit olimpik. I ashtuquajturi “armepushim olimpik’ u lejonte grekeve te bashkkoheshin ne menyre paqesore për te garuar midis tyre ne ditet e zhvillimit te Lojrave Olimpike. Kampioneve olimpike u janë kushtuar shume kenge shumica e te cilave janë shkruar nga Pindari.

Perandoria romake[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kultura Romake ashtu si ajo helene e ka mbeshtur gjithmone sportin megjithese jo me aktivitete te kalibrit te Lojrave Olimpike. Praktikimi i sporitit me shume se sa gare, ishte një aktivitet qe ndihmonte ne rritjen e mirqenies fizike, një element i rendesishem ky, i kultures romake. Qe ne kohet e themelimit te Romes shpesh here organizoheshin aktivitete ose festa fetare ne qendër te se cilave qendronin garat ne sporte te ndryshme. Termi “Ludi”, qe shpesh perkufizonte sportin, rrjedh nga gjuha e etruskeve një popull i cili ka sjelle ne Rome shumicen e sporteve. “Ludi” organizohej nga klasa e prifterinjeve ndërsa ne gara merrnin pjese vetem te rinjtë qe rridhnin nga familjet e fisnikeve. Edhe ne Rome sporti konsiderohej si i shenjte ashtu si ne Greqi. Me kalimin e kohës ai u largua gjithnje e me shume karakterit fetar ndërsa njerëzit filluan pelqenin aspektin e tij spektakolar...

Qe ne kohet me te lashta ne Rome praktikoheshin pothuajse te gjitha sportet megjithate me te preferuarat ishin mundja, boksi dhe një perzjerje e tyre e quajtur “pankrac” qe shpesh perfundonte me vdekjen e njerit prej konkurenteve. Deshira e popullit romak për sportet e “dhunshme” pasqyrohet me se miri me gladiatoret dhe anfiteatret e krijuar enkas për duelet midis tyre një nga te cilet është dhe Koloseu.