Shkenca sportive

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkenca sportive (gjithashtu shkenca e sportit dhe stërvitjes, mjekësia sportive) është një disiplinë që studion se si funksionon trupi i shëndetshëm i njeriut gjatë stërvitjes dhe se si aktiviteti sportiv dhe fizik promovon shëndetin dhe performancën sportive duke filluar që nga perspektiva qelizore dhe duke përfshirë tërë trupin. Studimi i shkencës sportive tradicionalisht përfshin fushën e fiziologjisë (fiziologjinë stërvitore), psikologji (psikologjinë sportive), anatominë, biomekanikën, biokiminë dhe biokinetikën. Shkencëtarët e sportit dhe konsulentët e performancës sportive po rriten në raport me rritjen e kërkesave dhe punësimit, me fokus gjithnjë në rritje brenda botës sportive për arritjen e rezultateve sa më të mira të mundshme. Përmes studimit të shkencës dhe sportit, hulumtuesit kanë zhvilluar një kuptim më të madh se si trupi i njeriut reagon ndaj ushtrimeve, trajnimeve, mjediseve të ndryshme dhe shumë stimujve të tjerë. [1]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Berryman, Jack; Park, Roberta (1992). Sport and Exercise Science. Urbana and Chicago: University of Illinois Press. fq. 14–19. ISBN 0-252-01896-6. Marrë më 18 janar 2019. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)