Copa América
Themeluar | 1916 |
---|---|
Organi organizativ | CONMEBOL |
Rajoni | Amerika e Jugut |
Numri i skuadrave | 10 (2021) |
champion(s) aktual | Argjentina (titulli i 15të) |
Skuadra më e suksesshme | Argjentina Uruguaji (15 tituj secili) |
Uebfaqja | copaamerica.com |
Copa América 2024 |
Copa América (Shqip: Kupa e Amerikës) ose CONMEBOL Copa América, është kompeticioni kryesor i kombëtareve nga Amerika e Jugut. Është kompeticioni më i vjetër kontinental që ekziston dhe i treti më i ndjekuri në botë.[1][2] Kompeticioni përcakton kampionin e Amerikës së Jugut.[2][3][4] Që nga vitet 1990', kombëtare nga Amerika e Veriut dhe Azia kanë marrë festa për të luajtur.
Që nga viti 1993, turnamenti është zhvilluar me 12 ekipe, 10 prej të cilave nga CONMEBOL dhe dy ekipe të tjera nga konfederata të tjera. Meksika, anëtare e CONCACAF, mori pjesë në çdo edicion nga viti 1993 e deri në 2016. Përveç Meksikës, në turnament ka luajtur çdo herë një ekip tjetër nga CONCACAF, me përjashtim të vitit 1999, ku Japonia zuri një nga vendet, dhe vitit 2019, ku morën pjesë sërisht Japonia dhe Katari. Edicioni 2016 i turnamentit u zhvillua me 16 ekipe, 6 prej të cilave ishin nga CONCACAF dhe pjesa tjetër nga CONMEBOL.[5] Meksika ka arritur dy herë në finale, duke shënuar rezultatin në të mirë nga një ekip që nuk është anëtare e CONMEBOL.
Tetë nga dhjetë ekipet e CONMEBOL e kanë fituar të paktën një herë turnamentin që nga themelimi në vitin 1916; Ekuadori dhe Venezuela janë të vetmet ekipet që nuk e kan fituar ende këtë trofe. Argjentina dhe Uruguaji janë ekipet që e kanë fituar më shumë këtë trofe, me nga 15 herë secila. Argjentina, e cila mbajti turnamentin e parë në vitin 1916, është shteti në të cilën turnamenti është mbajtur më shumë herë (nëntë). Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend jo anëtar i CONMEBOL ku turnamenti është mbajtur, duke e arritur këtë gjë në vitin 2016. Në tre raste (975, 1979, dhe 1983) turnamenti është zhvilluar në disa shtete të Amerikës së Jugut.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1910–1929: Fillimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi i parë në Amerikën e Jugut, e quajtur Lima Cricket and Football Club u themelua në Peru në vitin 1859, kurse Federata Argjentinase e Futbollit u themelua në vitin 1893. Futbolli po bëhej gjithnjë e më shumë popullor në kontinent në fillim të shekullit të 20të, gjë që solli edhe turnamentin e parë ndërkombëtar midis shteteve të organizuar nga Argjentina në vitin 1910 për të festuar njëqindvjetorin e Revolucionit të majit. Kili dhe Uruguaji ishin dy ekipet e tjera që morën pjesë, por turnamenti nuk njihet zyrtarisht nga CONMEBOL. Gjashtë vite më pas, Argjentina organizoi një turnament të ngjashëm për të festuar njëqindvjetorin e pavarësisë; ekipet e tjera që morën pjesë ishin Kili, Uruguaji dhe Brazili. I ashtuquajturi Campeonato Sudamericano de Football do të bëhej edicioni i parë zyrtar i Copa América. Uruguaji u shpall fitues i edicionit të parë pasi barazoi pa gola me Argjentinën në ndeshjen e fundit vendimtare të luajtur në Estadio Racing Club.
Duke parë suksesin e turnamentit, Héctor Rivadavia, i cili ishte një nga anëtarët e bordit të Federatës Uruguajiane të Futbollit, propozoi krijimin e një konfederate të përbërë nga Argjentina, Kili, Brazili dhe Uruguaji. Më 9 korrik, në ditën e pavarësisë së Argjentinës, CONMEBOL u themelua zyrtarisht. Turnamenti u luajt sërisht një vit më pas, këtë në Uruguaji. Vëndasit u shpallën kampion për të dytën herë pasi mposhtën 1–0 Argjentinën në ndeshjen e fundit. Suksesi që turnamenti pati në Uruguaji vendosi bazat për vitet e ardhshme.
Turnamenti nuk u zhvillua në vitin 1918 për shkak të një pandemie gripi në Rio de Janeiro. Megjithatë, Brazili do t'a organizonte turnamentin një vit më pas, duke u shpallur kampione për herë të parë pasi mposhti kampionët në fuqi 1–0 në ndeshjen finale e cila u luajt në Viña del Mar; ky qytet do të organizonte edicionin e vitit 1920 që u fitua nga Uruguaji.
Në vitin 1921, Paraguaji mori pjesë për herë të parë në turnament pasi federata e saj u bë pjesë e CONMEBOL gjatë atij viti. Argjentina fitoi turnamentin për herë të parë falë golave të Julio Libonatti. Në vitet në vazhdim do të ishte Uruguaji ekipi që do të dominonte turnamentin, e cila në atë kohë ishte kompeticioni futbollistik më i rëndësishëm në botë. Megjithatë, Argjentina do të ishte rivali i tyre dhe ekipi që ndaloi dominimit e tyre. Pasi humbi finalen e vitin 1928, Argjentina u hakmarr duke i mposhtur La Celestet në finalen e një viti më pas. Gjatë kësaj periudhe, Bolivia dhe Peruja debutuan në turnament respektivisht në vitet 1926 dhe 1927.
1930–1985: Çorganizimi dhe ndërprerja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi Kupa e Botës e parë u zhvillua në Uruguaji në vitin 1930, armiqsia midis federatës argjentinase dhe asaj uruguajiane bëri që turnamenti të mos luhej për disa vite. Turnamenti u zhvillua një herë në vitin 1935 dhe vazhdoi zyrtarisht në vitin 1939. Peruja u bë vendi pritës i edicionit të vitit 1939 dhe u shpall kampione për herë të parë. Viti 1939 solli edhe debutimin e Ekuadorit.
Në vitin 1941, turnamenti u organizua në Kili me rastin e 400 vjetorit të themelimit të kryeqytetit Santiago. Gjithashtu stadiumi i qytetit, Estadio Nacional, ishte zgjeruar nga 30,000 ulëse në 70,000 ulëse. Pavarësisht investimit të madh dhe suksesit fillestar të ekipit, kilianët u mposhtën në ndeshjen e fundit nga Argjentina, e cila fitoi turnamentin. Uruguaji ishte vendi organizator i edicionit pasardhës, të cilën ata e fituan. Në vitin 1945, Kili do t'a organizonte turnamentin sërisht dhe ishin pranë titullit sërisht, por u mposhtën nga Brazili që i hapi rrugën suksesit të Argjentinës sërisht në tokën kiliane.
Më pas kompeticioni hyri në një periudhë të përçarjes së madhe. Kampionati nuk luhej rregullisht dhe shumë edicione do të konsideroheshin jozyrtare, për t'u konsideruar më vonë të vlefshme nga CONMEBOL. Për shembull, Argjentina do të ishte skuadra e parë (dhe deri tani e vetmja) që fitoi tre tituj radhazi duke fituar edicionet e viteve 1945, 1946 dhe 1947. Pas këtyre tre edicioneve rresht, kompeticioni u kthye të mbahej çdo dy vjet, pastaj tre dhe më vonë katër. Në një rast u mbajtën dy edicione në vitin 1959, një në Argjentinë dhe një i dytë në Ekuador. Gjatë kësaj periudhe disa nga ekipet ishin indiferente ndaj turnamentit. Disa nuk merrnin pjesë çdo vit, të tjerët dërguan ekipe më të vogla; në edicionin e vitit 1959 të mbajtur në Ekuador, Brazili hyri në një ekip i gjithi nga shteti Pernambuco. Bolivia e fitoi për herë të parë turnamentin në vitin 1963, i organizuar në Bolivi. Pas kësaj, ata u mundën në ndeshjen e parë të edicionit të vitit 1967 nga Venezuela debutuese. Themelimi i Copa Libertadores në vitin 1959 ndikoi gjithashtu në mënyrën se si kompeticioni u pa nga pjesëmarrësit e tij.
Pas tetë vitesh mungesë, kompeticioni rifilloi në vitin 1975 dhe mori zyrtarisht emrin Copa América. Turnamenti nuk kishte vend organizator të caktuar dhe të gjitha ndeshjet u luajtën gjatë gjithë vitit në secilin shtet. Nëntë skuadra morën pjesë në fazat e grupeve kurse ekipi kampion në fuqi niste në gjysëm-finale. Turnamenti u kontestua çdo katër vjet duke përdorur këtë sistem deri në vitin 1987.
1986–vazhdon: Rinovimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1986, CONMEBOL vendosi të kthehej në formatin e të pasurit vetëm një vend organizator për turnamentin. Nga viti 1987 deri në vitin 2001, turnamenti organizohej çdo dy vjet me rotacion nga dhjetë anëtarët e konfederatës. Formati do të mbetej konstant me një raund të parë grupesh, por faza e raundit final varionte nga të qenit me një sistem eliminimi direkt ose me "round-robin group" për të vendosur fituesin. Ky rinovim e ndihmoi turnamentin, i cili filloi të merrte mbulim televiziv në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Kupa e Amerikës 1987 u mbajt në Argjentinë; kjo ishte hera e parë që ky shtet kishte organizuar një edicion në 28 vjet. Pavarësisht se hyri si favoriti kryesor për shkak se ishte kampioni në fuqi i botës (duke fituar FIFA Kupën e Botës 1986), duke luajtur në shtëpi dhe duke pasur një ekip të përbërë kryesisht nga fituesit e Kupës së Botës të udhëhequr nga legjenda Diego Maradona, Argjentina do të zhgënjente, duke e mbyllur turnamentin në vendin e katërt. Ata u mposhtën 1–0 në gjysëm-finale nga Uruguaji, e cila ishte kampioni në fuqi. Uruguaji do të mposhtte një skuadër çuditërisht të fortë kiliane, e cila doli në finale, duke eliminuar Brazilin e fuqishëm 4–0 në fazën e grupeve.
Brazili ngriti titullin e tyre të parë zyrtar ndërkombëtar që nga FIFA Kupa e Botës 1970, pasi fitoi edicionin e vitit 1989, të mbajtur në tokën e tyre.[6] Argjentina, nga ana tjetër, fitoi Kupën e Amerikës pas 32 vitesh të gjata në vitin 1991 në Kili, falë një skuadre të rifreskuar të udhëhequr nga bomberi Gabriel Batistuta.[7] Turnamenti i vitit 1993 në Ekuador do të merrte formën e saj aktuale. Së bashku me dhjetë ekipet e zakonshme, CONMEBOL ftoi dy shtete nga CONCACAF të marrin pjesë, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara.
Uruguaji arriti të fitonte kompeticionin në vitin 1995 si pritës, duke i dhënë fund një periudhe rënieje për futbollin uruguaian. Me zbatimin e rradhës për organizimin, Kolumbia, Paraguaji dhe Venezuela organizuan turnamentin për herë të parë. Brazili hyri në një seri fitoresh, duke fituar katër nga pesë titujt kontinental midis viteve 1997 dhe 2007. E para, në vitin 1997, u fitua pasi mposhtën vendin pritës Bolivinë 1–3 me golat e Leonardo, Denílson dhe Ronaldos. Brazili do të mbronte me sukses titullin në vitin 1999, duke mposhtur Uruguajin 3–0 në Asuncion, Paraguaj.[8] Edicioni 2001 shënoi një nga surprizat më të mëdhaja në historinë e kompeticionit, me Hondurasin që eliminoi Brazilin në çerek-finale.[9] Vendi organizator Kolumbia e fitoi turnamentin për herë të parë në histori.[10]
Në periudhën 2001–07, turnamenti u zhvillua çdo tre vjet kurse nga viti 2007 u zhvillua çdo katër vjet me përjashtim të edicionit njëqindvjeçar në vitin 2016. Pas performancës negative në vitin 2001, Brazili u rikthye të dominonte kompeticionin duke fituar titullin e vitit 2004 pasi mposhti Argjentinën me penallti.[11] Tre vite më pas, të dy ekipet u ndeshën në finale sërisht, me Brazilin që fitoi sërisht, këtë herë me rezultatin bindës 3–0.[12]
Argjentina u zgjodh si vendi organizator i edicionit të vitit 2011. Vendasit u mposhtën në çerek-finale nga Uruguaji me penallti. Uruguaji më pas mposhti Perunë 2–0 në gjysëm-finale dhe Paraguajin 3–0 në finale, duke e fituar trofeun në tokën argjentinase për herë të tretë në histori.[13] Kjo ishte hera e parë në historinë e turnamentit që Argjentina dhe Brazili dështuan të kualifikoheshin në gjysëm-finale.
Edicioni i vitit 2015 u prit nga Kili, që i mori të drejtën Brazilit, e cila organizoi FIFA Kupën e Botës 2014 dhe do të organizonte Lojërat Olimpike Verore 2016. Kili u shpall fituese e turnamentit për herë të parë në histori. Një vit më vonë, njëqindvjetori i themelimit të kompeticionit u festua me një edicion të veçantë të quajtur Copa América Centenario, e cila u organizua në Shtetet e Bashkuara;[14] ky ishte turnamenti i parë që do të luhej jashtë Amerikës së Jugut dhe i pari me 16 ekipe. Gjatë turnamentit, media raportoi se CONMEBOL dhe CONCACAF po negocionin për bashkimin e Copa Américas me CONCACAF Kupën Gold, me këtë të fundit të luhet një herë në dy vite. Presidenti i Federatës Amerikane të Futbollit, Sunil Gulati, i quajti raportet të pasakta, duke thënë se të dy konfederatat nuk kanë bërë të tilla bisedime, duke shtuar se do të ishte nevoja të krijohej një kompeticion i ri. Në fund ishte Kili që u shpall fitues për të dytën herë rresht.[15]
Vendi organizator
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1984, CONMEBOL miratoi politikën e rotacionit të së drejtës për të organizuar Kupën e Amerikës midis dhjetë federatave anëtare. Rrotullimi i parë u përfundua pas Kupës së Amerikës 2007, e cila u zhvillua në Venezuelë. Një rotacion i dytë filloi në vitin 2011, me vendet pritëse që rrotulloheshin sipas rendit alfabetik, duke filluar nga Argjentina.[16] Kili, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara shprehën interes për organizimin e edicionit të ardhshëm, por Komiteti Ekzekutiv i CONMEBOL vendosi të vazhdojë ekzekutimin e rotacionit, duke i dhënë përparësi organizimit për secilën prej federatave anëtare të tij; çdo federatë konfirmon nëse do të organizojë një edicion apo jo, duke mos pasur asnjë detyrim për ta bërë këtë. Argjentina konfirmoi më 24 nëntor 2008, nëpërmjet përfaqësuesve të federatës, se do të priste Kupën e Amerikës 2011.
Edicioni i vitit 2015 do të mbahej në Brazil sipas rendit të rotacionit. Megjithatë, për shkak se Brazili po organizonte Kupën e Botës 2014 dhe Lojërat Olimpike Verore 2016, vendimi u rishqyrtua. Megjithëse presidenti i CONMEBOL Nicolas Leoz propozoi organizimin e turnamentit kontinental në Meksikë (një anëtar i federatës CONCACAF) dhe anëtarët e bordit Brazil dhe Kili diskutuan mundësinë e shkëmbimit të turneve të 2015 dhe 2019, u vendos dhe u konfirmua nga CBF në shkurt 2011 që Kupa e Amerikës 2015 do të mbetej në Brazil. Megjithatë, në mars 2012, presidenti i CBF Ricardo Teixeira dha dorëheqjen nga pozicioni i tij dhe CBF ra dakord të ndërronte organizimin e turnamentit me Kilin. Shkëmbimi u zyrtarizua në maj 2012. Edicioni i njëqindvjetorit të kompeticionit, Copa América Centenario, u zhvillua në qershor 2016 dhe u mbajt në Shtetet e Bashkuara.[17] Kjo ishte hera e parë që turnamenti u organizua në një shtet jo anëtare të CONMEBOL.
Çdo edicion i Kupës së Amerikës ka pasur maskotën e tij. Gardelito, maskota e edicionit 1987, ishte maskota e parë në historinë e kompeticionit.
Vendi organizator | Edicionet |
---|---|
Argjentina | 9 (1916, 1921, 1925, 1929, 1937, 1946, 1959, 1987, 2011) |
Uruguaji | 7 (1917, 1923, 1924, 1942, 1956, 1967, 1995) |
Kili | 7 (1920, 1926, 1941, 1945, 1955, 1991, 2015) |
Brazil | 6 (1919, 1922, 1949, 1989, 2019, 2021) |
Peru | 6 (1927, 1935, 1939, 1953, 1957, 2004) |
Ekuador | 3 (1947, 1959, 1993) |
Pa vend organizator | 3 (1975, 1979, 1983) |
Bolivia | 2 (1963, 1997) |
Shtetet e BashkuaraC | 2 (2016, 2024) |
Paraguaji | 1 (1999) |
Kolumbia | 1 (2001) |
Venezuela | 1 (2007) |
- C = Vend organizator jo anëtar i CONMEBOL.
Formati dhe rregullat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumica e turnamenteve është luajtur me sistemin "round-robin" ose me fazë grupesh e cila ndiqet nga faza me eliminim direkt.
# | Viti | Pritësi | Ekipe | Ndeshje | Raundi 1 | Faza finale |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 1916 | Argjentina | 4 | 6 | 1 grup: 6-10 ndeshje (në varësi të numrit të ekipeve, pa llogaritur fazën play-off) | |
2 | 1917 | Uruguaji | ||||
3 | 1919 | Brazil | 7 | |||
4 | 1920 | Kili | 6 | |||
5 | 1921 | Argjentina | ||||
6 | 1922 | Brazil | 5 | 11 | ||
7 | 1923 | Uruguaji | 4 | 6 | ||
8 | 1924 | Uruguaji | ||||
9 | 1925 | Argjentina | 3 | 1 grup: 6 ndeshje (secili ekip ka dy ndeshje ndaj njëri-tjeterit; pa llogaritur fazën play-off) | ||
10 | 1926 | Kili | 5 | 10 | 1 grup: 6-28 ndeshje (në varësi të numrit të ekipeve; pa llogaritur fazën play-off) | |
11 | 1927 | Peru | 4 | 6 | ||
12 | 1929 | Argjentina | ||||
13 | 1935 | Peru | ||||
14 | 1937 | Argjentina | 6 | 16 | ||
15 | 1939 | Peru | 5 | 10 | ||
16 | 1941 | Kili | ||||
17 | 1942 | Uruguaji | 7 | 21 | ||
18 | 1945 | Kili | ||||
19 | 1946 | Argjentina | 6 | 15 | ||
20 | 1947 | Ekuador | 8 | 28 | ||
21 | 1949 | Brazil | 29 | |||
22 | 1953 | Peru | 7 | 22 | ||
23 | 1955 | Kili | 6 | 15 | ||
24 | 1956 | Uruguaji | ||||
25 | 1957 | Peru | 7 | 21 | ||
26 | 1959 | Argjentina | ||||
27 | 1959 | Ekuador | 5 | 10 | ||
28 | 1963 | Bolivia | 7 | 21 | ||
29 | 1967 | Uruguaji | 6 | 15 | ||
30 | 1975 | Stampa:Country data UNASUR Amerika e Jugut[s 1] | 10 | 25 | 3 grupe me 3 ekipe (kampioni në fuqi e nis direkt në gjysëm-finale: 18 ndeshje (secili ekip ka dy ndeshje ndaj njëri-tjetrit) | fazë me eliminim direkt me 4 ekipe (fituesit e grupeve të raundit të parë dhe kampioni në fuqi):
6 ndeshje (secili ekip ka dy ndeshje ndaj njëri-tjetrit; pa llogaritur fazën play-off) |
31 | 1979 | Stampa:Country data UNASUR Amerika e Jugut[s 1] | ||||
32 | 1983 | Stampa:Country data UNASUR Amerika e Jugut[s 1] | 24 | |||
33 | 1987 | Argjentina | 13 | 3 grupe me 3 ekipe (kampioni në fuqi e nis direkt në gjysëm-finale: 9 ndeshje | fazë me eliminim direkt me 4 ekipe (fituesit e grupeve të raundit të parë dhe kampioni në fuqi): 4 ndeshje | |
34 | 1989 | Brazil | 26 | 2 grupe me 5 ekipe: 20 ndeshje | grup me 4 ekipe (fituesit e grupeve të raundit 1 dhe vendet e dyta): 6 ndeshje | |
35 | 1991 | Kili | ||||
36 | 1993 | Ekuador | 12 | 3 grupe me 4 ekipe: 18 ndeshje | fazë me eliminim direkt me 8 ekipe (fituesit e grupeve të raundit 1 dhe vendet e dyta, si dhe dy ekipet më të mira të vendeve të treta): 8 ndeshje | |
37 | 1995 | Uruguaji | ||||
38 | 1997 | Bolivia | ||||
39 | 1999 | Paraguaji | ||||
40 | 2001 | Kolumbia | ||||
41 | 2004 | Peru | ||||
42 | 2007 | Venezuela | ||||
43 | 2011 | Argjentina | ||||
44 | 2015 | Kili | ||||
45 | 2016 | Shtetet e Bashkuara të Amerikës | 16 | 32 | 4 grupe me 4 ekipe: 24 ndeshje | align="center" fazë me eliminim direkt me 8 ekipe (fituesit e grupeve të raundit 1 dhe vendet e dyta): 8 ndeshje |
46 | 2019 | Brazil | 12 | 26 | 3 grupe me 4 ekipe: 18 ndeshje | fazë me eliminim direkt me 8 ekipe (fituesit e grupeve të raundit 1 dhe vendet e dyta, si dhe dy ekipet më të mira të vendeve të treta): 8 ndeshje |
47 | 2021 | Brazil | 10 | 28 | 2 grupe me 5 ekipe: 20 ndeshje | fazë me eliminim direkt me 8 ekipe (4 ekipet e para të çdo grupi të raundit 1): 8 ndeshje |
48 | 2024 | Shtetet e Bashkuara të Amerikës | 16 | |||
49 | 2028 | Argjentina | 16 |
Ftesat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për shkak të numrit disi të kufizuar të federatave anëtare të CONMEBOL, shtetet nga kontinente të tjera zakonisht ftohen të marrin pjesë për të përbërë 12 ekipet e nevojshme për formatin aktual të turnamentit. Që nga viti 1993, dy ekipe nga konfederata të tjera, zakonisht nga CONCACAF, anëtarët e të cilëve janë gjeografikisht dhe kulturalisht të afërt, kanë marrë ftesa për të luajtur në turnament. Janë nëntë shtete gjithsej që kanë marrë ftesa: Kosta Rika (1997, 2001, 2004, 2011, 2016), Hondurasi (2001), Japonia (1999, 2019), Xhamajka (2015, 2016), Meksika (1993, 1995, 1997, 1999, 2001, 2004, 2007, 2011, 2015, 2016), Haiti (2016), Panamaja (2016), Shtetet e Bashkuara (1993, 1995, 2007, 2016) dhe Katari (2019). Shtetet e Bashkuara u ftuan në çdo edicion nga viti 1997 e deri në vitin 2007, por ata shpesh e refuzuan ftesën për shkak të konflikteve të planifikimit me Major League Soccer. Megjithatë, më 30 tetor 2006, Federata Amerikane e Futbollit pranoi ftesën për të marrë pjesë në edicionin e vitit 2007, duke i dhënë fund një mungese 12-vjeçare. Në edicionin e vitit 2001, Kanadaja ishte shteti që ishte ftuar, por u tërhoq pak para fillimit të turnamentit për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Në Kupën e Amerikës 2011, Japonia u tërhoq, duke përmendur vështirësitë me klubet evropiane në lirimin e lojtarëve japonezë pas tërmetit dhe cunamit në Tōhoku.[18] Edhe Spanja u ftua për edicionin e vitit 2011, por sipas Federatës Spanjolle të Futbollit ftesa u refuzua për shkak se ata nuk donin të ndërprisnin pushimet e lojtarëve spanjollë.[19] Në Kupën e Amerikës 2015, Japonia e refuzoi ftesën pasi do të sillte barrë për lojtarët e saj jashtë shtetit dhe Kina duhej të tërhiqej për shkak të sektorit aziatik të kualifikueseve për Kupën e Botës 2018 që po mbahej në të njëjtën kohë.[20][21] Në Kupën e Amerikës 2021, Australia dhe Katari njoftuan tërheqjen e tyre nga turnamenti më 23 shkurt 2021 për shkak të shytjes së pjesës së mbetur të fushatës kualifikuese të Kupës së Botës 2022.[22][23]
Rekordi i shteteve të ftuar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi | 1993 |
1995 |
1997 |
1999 |
2001 |
2004 |
2007 |
2011 |
2015 |
2016 |
2019 |
2021 |
2024 |
Edicionet |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Meksika | 2të | ÇF | 3të | 3të | 2të | ÇF | 3ti | FG | FG | FG | – | – | 10 | |
Kosta Rika | – | – | FG | – | ÇF | ÇF | – | FG | – | FG | – | – | 5 | |
Shtetet e Bashkuara të Amerikës | FG | 4të | – | – | – | – | FG | – | – | 4të | – | – | 4 | |
Jamaica | – | – | – | – | – | – | – | – | FG | FG | – | – | 2 | |
Japonia | – | – | – | FG | – | – | – | – | – | – | FG | – | – | 2 |
Haiti | – | – | – | – | – | – | – | – | – | FG | – | – | 1 | |
Honduras | – | – | – | – | 3të | – | – | – | – | – | – | – | 1 | |
Panama | – | – | – | – | – | – | – | – | – | GS | – | – | 1 | |
Katari | – | – | – | – | – | – | – | – | – | – | FG | – | – | 1 |
- ÇF = çerek-finale, FG = faza e grupeve, 2të/3të/4të = renditja finale
Trofeu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Trofeu i Kupës së Amerikës, i cili u jepet fituesve të turnamentit, j'u dhurua Shoqatës nga Ministrii i Punëve të Jashtme të Argjentinës, Ernesto Bosch, në vitin 1910, kur Argjentina organizoi një event për të përkujtuar njëqindvjetorin e Revolucionit të Majit. Ai turnament (ku morën pjesë gjithashtu nga Uruguaji dhe Kili) u emërua "Copa del Centenario" (Kupa e njëqindvjetorit).[24]
Trofeu aktual i Kupës së Amerikës u ble në vitin 1916 nga "Casa Escasany", një dyqan bizhuterish në Buenos Aires, me koston e 3,000 frangave zvicerane.[25]
Trofeu i Kupës së Amerikës është e bërë me argjënd, peshon 9 kg dhe është i gjatë 77 cm, me një bazë druri me 3 nivele që përmban disa pllaka. Pllakat janë të gdhendura me çdo fitues të kompeticionit, si dhe edicionin e fituar.[26] Trofeu më parë kishte një bazë me një dhe dy nivele, kurse para vitit 1979 nuk kishte fare bazë, si trofeu i vitit 1975.[27]
Në prill 2016, një trofe përkujtimor – i projektuar posaçërisht për Copa América Centenario – u prezantua në selinë e Federatës Kolumbiane të Futbollit në Bogotá, për të përkujtuar 100 vjetorin e kompeticionit.[28] Trofeu u bazua në formën origjinale të trofeut normal, gjithashtu me logon e edicionit 2016. CAC ishte 61 cm i gjatë me një peshë prej 7,1 kg, i mbuluar me ar 24 karatësh. Në trupin e saj ishin gdhendur edhe emblemat e CONMEBOL dhe CONCACAF.[29]
Trofeu përkujtimor i Copa América Centenario është projektuar nga Epico Studios në Shtetet e Bashkuara dhe është prodhuar nga London Workshops e Thomas Lyte në Angli.[30][31] Skuadra fituese do ta mbajë trofeun përgjithmonë.
Përveç trofeut kryesor, "Copa Bolivia" (një trofe i vogël i bërë në argjend) i është dhënë nënkampionit të kompeticionit që nga edicioni i vitit 1997.[32] Trofeu mban emrin e shtetit që organizoi Kupën e Amerikës 1997, me një flamur të vogël bolivian të bashkangjitur në njërën nga anët e tij.[33]
Rezultatet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Emri i turnamentit
- 1916–1967: "Kampionati Amerikano Jugor"
- 1975–vazhdon: "Copa América"
- Fjalët kyç
- aet: Koha shtesë
- p: Gjuajtjet e penalltive
- Finalja është përcaktuar me një ndeshje play-off pasi të dy ekipet e mbyllën fazën e grupeve me pikë të barabarta.
- Finalja është luajtur me formatin me dy ndeshje (vajtje-ardhje) me një ndeshje të tretë play-off nëse është e nevojshme.
- ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z aa ab ac ad ae af ag ah ai aj ak al am an ao ap aq ar as at au av aw ax ay az ba Fituesi i turnamentit u vendos në një fazë grupesh të vetme.
- ^ a b Në turnament do të merrnin pjesë 5 ekipe, por Kili u tërhoq nga gara.
- ^ a b c Brazili u tërhoq nga turnamenti.
- ^ a b Kili dhe Uruguaji u tërhoqën nga turnamenti.
- ^ Brazili, Kili dhe Paraguaji u tërhoqën nga turnamenti.
- ^ Bolivia, Brazili dhe Kili u tërhoqën nga turnamenti.
- ^ Bolivia, Brazili dhe Paraguaji u tërhoqën nga turnamenti.
- ^ a b Bolivia dhe Kolumbia u tërhoqën nga turnamenti.
- ^ Argjentina, Bolivia, Brazili dhe Kolumbia u tërhoqën nga turnamenti.
- ^ Bolivia, Brazili, Kolumbia dhe Paraguaji u tërhoqën nga turnamenti.
- ^ Paraguaji dhe Peruja u tërhoqën nga turnamenti.
- ^ Kolumbia, Ekuadori dhe Peruja u tërhoqën nga turnamenti.
- ^ Argjentina u tërhoq nga turnamenti.
- ^ Argjentina dhe Kolumbia u tërhoqën nga turnamenti.
- ^ Bolivia, Brazili dhe Kolumbia u tërhoqën nga turnamenti.
- ^ Bolivia, Kolumbia dhe Ekuadori u tërhoqën nga turnamenti.
- ^ Bolivia dhe Paraguaji u tërhoqën nga turnamenti.
- ^ Kolumbia dhe Ekuadori u tërhoqën nga turnamenti.
- ^ Bolivia, Kili, Kolumbia, dhe Peruja u tërhoqën nga turnamenti.
- ^ a b c Asnjë shtet organizator. Ekipet i luajtën ndeshjet si vendas në shtetet e tyre dhe anasjelltas.
- ^ a b c Nuk u luajt një ndeshje për vendin e tretë; ekipet janë vendosur sipas rendit alfabetik.
- ^ a b Fituesi i turnamentit u vendos me një grup final ku morën pjesë katër ekipe: Argjentina, Brazili, Paraguaji dhe Uruguaji.
- ^ Fituesi i turnamentit u vendos me një grup final ku morën pjesë katër ekipe: Argjentina, Brazili, Kili, dhe Kolumbia.
- ^ Argjentina dhe Kanadaja u tërhoqën nga turnamenti. Ata u zëvendësuan nga Hundoruasi dhe Kosta Rika.
- ^ Gjashtë ekipe të CONCACAF, përfshirë debutuesit Haiti dhe Panamaja, morën pjesë në turnament si pjesë e festës së njëqindvjetorit të CONMEBOL dhe Copa Américas.
- ^ Australia dhe Katari u tërhoqën nga turnamenti.
Përmbledhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi | Fitues | Finalist |
---|---|---|
Argjentina | 15 (1921*, 1925*, 1927, 1929*, 1937*, 1941, 1945, 1946*, 1947, 1955, 1957, 1959*, 1991, 1993, 2021) | 14 (1916*, 1917, 1920, 1923, 1924, 1926, 1935, 1942, 1959, 1967, 2004, 2007, 2015, 2016) |
Uruguaji | 15 (1916, 1917*, 1920, 1923*, 1924*, 1926, 1935, 1942*, 1956*, 1959, 1967*, 1983, 1987, 1995*, 2011) | 6 (1919, 1927, 1939, 1941, 1989, 1999) |
Brazili | 9 (1919*, 1922*, 1949*, 1989*, 1997, 1999, 2004, 2007, 2019*) | 12 (1921, 1925, 1937, 1945, 1946, 1953, 1957, 1959, 1983, 1991, 1995, 2021*) |
Paraguaji | 2 (1953, 1979) | 6 (1922, 1929, 1947, 1949, 1963, 2011) |
Kili | 2 (2015*, 2016) | 4 (1955*, 1956, 1979, 1987) |
Peruja | 2 (1939*, 1975) | 1 (2019) |
Bolivia | 1 (1963*) | 1 (1997*) |
Kolumbia | 1 (2001*) | 1 (1975) |
Meksika | — | 2 (1993, 2001) |
- * Nënkupton shtetin organizator
Lista e rekordeve dhe statistikave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Rekordet dhe statistikat e Copa América
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Çmimet e Copa América
Janë gjithsej pesë çmime që jepen pas përfundimit të turnamentit:
- Lojtari më i mirë i jepet lojtarit më të mirë të turnamentit. Çmimi u dha për herë të parë në edicionin e vitit 1987.
- Golashënuesi më i mirë i jepet lojtarit me më shumë gola në turnament.
- Portieri më i mirë i jepet portierit më të mirë të turnamentit.
- Ekipi i turnamentit përbëhet nga njëmbëdhjetë lojtarët më të mirë të turnamentit.
- Çmimi Fair Play i jepet ekipit me rekordin disiplinor më të mirë. Çmimi u dha për herë të parë në edicionin e vitit 2011.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "X Campeonato Sud Americano de Football" [Kampionati Amerikano Jugor i Futbollit]. biblioteca.afa.org.ar (në spanjisht). Marrë më 27 shkurt 2015.
- ^ a b "The oldest main continental tournament in the world" [Kompeticioni më i vjetër kontinental në botë] (në anglisht). CONMEBOL. Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2014. Marrë më 3 prill 2014.
- ^ "CONCACAF and CONMEBOL Announce Agreement to Bring Copa America 2016 to the United States" [CONCACAF dhe CONMEBOL njoftojnë marrëveshjen për të sjellur Copa América 2016 në Shtetet e Bashkuara] (në anglisht). CONCACAF. 1 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2019. Marrë më 18 mars 2023.
- ^ "Copa América: History" [Copa América: Historia] (në anglisht). CONMEBOL. Marrë më 27 shkurt 2015.
- ^ "Teams | COPA America Centenario | USA 2016" [Ekipet – Copa América Centenario 2016] (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2016. Marrë më 22 maj 2016.
- ^ "Copa América 1989" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 26 mars 2023.
- ^ "Copa America 1991" (në anglisht). Soccer Nostalgia. Marrë më 25 korrik 2017.
- ^ "Brazil 3–0 Uruguay" [Brazil 3–0 Uruguaji] (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 26 mars 2023.
- ^ "Honduras surprise brittle Brazil" [Hondurasi surprizon Brazilin e brishtë] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 25 maj 2019.
- ^ "Colombia celebrate double triumph" [Kolumbia feston triumfin e dyfishtë] (në anglisht). 30 korrik 2001. Marrë më 25 maj 2019.
- ^ "Brazil battles back, World champs beat Argentina on penalties in Copa America final" [Brazili lufton, Kampionët e Botës mposhtin Argjentinën me penallti nê finalen e Copa Américas] (në anglisht). CNN Sports Illustrated. 25 korrik 2004. Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2008. Marrë më 15 maj 2009.
- ^ "Brazil victorious in Copa America" [Brazili fitimtar në Copa América] (në anglisht). BBC Sport. 16 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2010. Marrë më 27 prill 2009.
- ^ "Diego Forlan leads Uruguay to Copa America victory" [Diego Forlan udhëheq Uruguajin drejtë fitores së Copa Américas] (në anglisht). BBC Sport. 24 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2011. Marrë më 25 korrik 2011.
- ^ "U.S. Soccer to Host Prestigious Copa America Centenario in the United States" [Federata Amerikane do të organizoj kompeticionin prestigjoz Copa América Centenario në Shtetet e Bashkuara]. ussoccer.com (në anglisht). 23 tetor 2015.
- ^ "Chile, campeón de la Copa América Centenario" [Kili, kampion i Copa América Centenario] (në spanjisht). CONMEBOL. 26 qershor 2016. Marrë më 26 qershor 2016.
- ^ "Copa América: a new cycle begins and the revolving calendar remains" [Copa América: një cikël i ri fillon dhe kalendari rrotullues mbetet] (në anglisht). 21 dhjetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2008.
- ^ "Reunión de Presidentes y el C. Ejecutivo" (në spanjisht). CONMEBOL. 24 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2013. Marrë më 24 tetor 2012.
- ^ "Copa América Argentina 2011: Japón comunicó que no participará del torneo" [Copa América Argjentinë 2011: Japonia njofton se nuk do të marrë pjesë në turnament] (në anglisht). CONMEBOL. 16 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2011. Marrë më 16 maj 2011.
- ^ "Japón se Copa en América". lagaceta.com.ar (në spanjisht). 14 prill 2011. Marrë më 3 prill 2012.
- ^ "China to enter 2015 Copa America in Chile" [Kina do të hyj në Kupën e Amerikës 2015 në Kili]. wildeastfootball.com (në anglisht). 2 mars 2014.
- ^ "China accept 2015 Copa America invitation" [Kina pranon fresën për Kupën e Amerikës 2015] (në anglisht). Tribal Football. 3 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 21 mars 2023.
- ^ "Football Australia confirms Socceroos' withdrawal from Copa America" [Football Australia njofton tërheqjen e Socceroos nga Kupa e Amerikës] (në anglisht). Football Australia. 23 shkurt 2021. Marrë më 23 shkurt 2021.
- ^ "Qatar not to feature in Copa America 2021" [Katari nuk do marri pjesë në Kupën e Amerikës 2021] (në anglisht). Federata Katarase e Futbollit. 23 shkurt 2021. Marrë më 23 shkurt 2021.
- ^ "Una historia que cumple 100 años" nga Oscar Barnade, Clarín, 6 qershor 2016
- ^ "El origen catalán de la Copa América" [Origjina katalanase e Kupës së Amerikës] (në spanjisht). Sobre Césped. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2016.
- ^ "Trofeo de la Copa América" [Trofeu i Kupës së Amerikës]. DePeru.com (në spanjisht). Marrë më 21 mars 2023.
- ^ "History of Copa America" [Historia e Kupës së Amerikës] (në anglisht). Copa América. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2021. Marrë më 15 qershor 2021.
- ^ "Fue presentado en Bogotá el trofeo de la Copa América Centenario" [U prezantua në Bogotá trofeu i Kupës së Amerikës] (në spanjisht). El Espectador. Marrë më 28 prill 2016.
- ^ "Copa América Centenario: La historia de los dos trofeos" [Copa América Centenario: Historia e dy trofeve] (në spanjisht). Copa América. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2016.
- ^ "Este es el trofeo que se llevará el ganador de la Copa América" [Ky është trofeu që do të marri fituesi i Kupës së Amerikës] (në anglisht). El Colombiano. Marrë më 2 qershor 2016.
- ^ "Así es el trofeo de la Copa América Centenario" [Kështu është trofeu i Copa América Centenario] (në anglisht). Infobae. 28 prill 2016.
- ^ "'Bolivia' para el segundo" ['Bolivia' për të dytin] (në spanjisht). Correo del Sur. Marrë më 4 korrik 2015.
- ^ "Entérate por qué el trofeo de subcampeón tiene una bandera de Bolivia" (në spanjisht). Ovación Deportes. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2016.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Uebfaqja zyrtare
- Një histori e shkurtër e Copa Américas te The Guardian
- Arkiva e Copa América – Trivia
- Arkiva te RSSSF – përfshinë raportet e detajuara të ndeshjeve.