Jump to content

Kombëtarja braziliane e futbollit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kombëtarja braziliane e futbollit
E para ngjyrë
E dyta ngjyrë
Rënditja e FIFAs
AktualRënditja e FIFAs
Më i lartë1 151 herë në 7 raste
Më i ulët22 qershor 2013

Kombëtarja braziliane e futbollit (Portugalisht: Seleção Brasileira) përfaqëson Brazilin në futbollin ndërkombëtarë për meshkuj. Kjo kombëtare është e administruar nga Confederação Brasileira de Futebol (CBF), si organi drejtues i futbollit në Brazil. Ata kanë qënë një pjesëtare e Fedetarës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA) që nga viti 1923 dhe një pjesëtar i Kondefetarës Amerikano Jugore të Futbollit (CONMEBOL) që nga viti 1916.

Brazili është kombëtarja më e suksesshme në historinë e Kupës së Botës, duke e fituar atë pesë herë: 1958, 1962, 1970, 1994 dhe 2002. Brazili gjithashtu është kombëtarja me performancën më të mirë në përgjithësi në historinë e Kupës së Botës, duke arritur një rekord pasi në 104 ndeshje ka fituar 70 prej tyre, me 119 diferencë Golash, me 227 pikë dhe vetëm 17 pikë.[3][4][5][6] Brazili është kombëtarja e vetme që ka luajtur në të gjitha edicionet e Kupës së Botës pa pasur nevojë për të luajtur ndeshje play-off. Seleção është gjithashtu skuadra më e suksesshme në Kupën e Konfederatave me katër tituj: 1997, 2005, 2009 dhe 2013, duke qënë edhe vendi mikpritës i edicionit të vitit 2013.[7] Arritjet e saj kanë bërë që CONMEBOL ta konsideroj atë si Skuadra më e lavdishme dhe e suksesshme e të gjitha kombëtareve në Amerikën e Jugut dhe në Botë [8].

Brazili është kombëtarja me mestaren më të madhe të pikëve të arritur në renditjen Elo me 2013.3, dhe e treta në renditjen e përgjithshme të renditjes botërore me 2.153 në vitin 1962, vetëm mbrapa skuadrës së artë të Hungarisë së vitit 1954 dhe Gjermanisë në vitin 2014. Brazili ka fituar gjithsej 62 tituj zyrtarë ndërkombëtarë, gjë që është një rekord botërorë.[9][10] Shumë komentator të shquar e kanë konsideruar skuadrën braziliane të viteve 70' si skuadra më e madhe e të gjitha kohërave, edhe pse ka disa të tjerë që thonë se kombëtarja e vitit 1962 dhe 1958 mund të krahasohet me atë kombëtare.[11][12][13][14][15][16][17][18][19]

Pas mbarimit të Kupës së Botës 2014, Brazili është e renditur e gjashta në renditjen botërore,[20] dhe e shtata në renditjen botërore të FIFA-s. Brazili është e vetmja kombëtare që e ka fituar Kupën e Botës në katër kontinente të ndryshme: Europë (1958 Suedi), Amerikë të Jugut (1962 Kili), Amerikë të Veriut (1970 Meksikë, 1994 Shtetet e Bashkuara) dhe Azi (2002 Kore/Japoni). Ata gjithashtu ndajë me Spanjën një rekord prej 35 ndeshje zyrtare pa humbje.[21][22][23]

Historia e hershme (1914–57)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Epoka e artë me Pelé (1958–70)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Magjia e thellë (1970–94)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rikthimi në rrugët e fitores (1994–2002)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1994 FIFA Kupa e Botës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1998 FIFA Kupa e Botës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2002 FIFA Kupa e Botës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rikthimi i Perrerira (2002–06)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2006 FIFA Kupa e Botës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trajneri Carlos Alberto Parreira vendosi formacionin 4-2-2-2. Me pseudonimin "Sheshi Magjik" i cili u vendos nga analistët e futbollit brazilian, sulmi përbëheshe nga lojtarë të talentuar si Ronaldo, Adriano, Kaká, dhe Ronaldinho.

Periudha e Dungës (2006–10)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kapiteni fituesi i Kupës së Botës 1994 Dunga u vendos si trajneri i ri i kombëtares më 24 korrik 2006, pak ditë pasi Kupa e Botës kishte mbaruar.[24] Ish shoku i skuadrës i Dungës, Jorginho, u vendos si ndihmësi i tij. Ndeshja e parë nën drejtimin e tij ishte kundër Norvegjisë, e cila u luajt në Oslo më 16 gusht 2006; përfundoi në barazimin 1–1.[25] Ndeshja e dytë nën drejtmin e tij ishte kundër Argjentinës, më 3 shtator në Emirates StadiumArsenalitLondër, në të cilën Brazili mposhti Argjentinën 3–0.[26] Më 5 shtator, Brazili fitoi 2–0 kundër Uellsit në stadiumin e Tottenhamit, White Hart Lane. Ata më pas mposhtën klubin e Kuvajtit Kuwait SC me rezultatin 4–0, më pas Ekuadorin 2–0 dhe 2–1 Zvicën jashtë fushe.

Humbja e parë e Dungës si trajneri i Brazilit erdhi më 6 shkurt 2007 në një ndeshje miqësore kundër Portugalisë, që në atë kohë drejtohej nga ish trajneri i Brazilit Luiz Felipe Scolari.[27] Në mars 2007, Brazili u rikthye fitoreve duke mposhtur Kilin 4–0 dhe Ganën 1–0, me ndeshjet që u zhvilluan në Suedi.[28]

Ndryshe nga Parreira, Dunga u fokusua te lojtarët individual dhe të trajtimit të tyre si të barabartë. Ai nuk thirri vetëm lojtarët që luanin në klubet më të famshme në europë si Milan, Barcelona dhe Real Madrid, por solli lojtarë si Vágner Love dhe Dudu Cearense, të cilët luanin me klubin rus CSKA Moscow, dhe Elanon, i cili luante me klubin ukrainas Shakhtar Donetsk. Nga katër lojtarët që ishin quajtur Sheshi Magjik, vetëm Ronaldinho dhe Kaká arritën të ruanin vendin e tyre në formacion. Adriano u thirr për të luajtur vetëm për ndeshjen miqësore kundër Portugalisë në shkurt 2007, ku Brazili humbi me rezultatin 2–0. Dunga nuk e zgjodhi fare pjestarin e fundit të Sheshit Magjik, Ronaldon. Në vend të tij, luajti Luís Fabiano i cili u vendos në sulm.

2007 Copa América

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Brazili mori pjesë në 2007 Copa América me Venezuelën që ishte vendi mikpritës. Skuadra ishte vendosur në Grupin B sëbashku me Meksikën, Ekuadorin dhe Kilit. Brazili pësoi një humbje befasuese 2–0 në ndeshjen e parë me Meksikën, por ata e morën veten duke fituar 3–0 në ndeshjen e dytë ndaj Kilit me tre Golat që u shënuan nga Robinho. Në ndeshjen e tretë, Brazili fitoi 1–0 kundër Ekuadorit me një Gol tjetër të Robinhos që shënoi nga penalltia. Ata avancuan për në çerek–finale ku mposhtën Kilin sërisht, këtë herë me rezultatin shkatërrimtar 6–1. Në gjysmë–finale ata u ndeshën kundër Uruguajit, dhe pas barazimit 2–2 në kohën e rregullt, ata fituan 5–4 në gjuajtjet e penalltive duke u kualifikuar për në finale. Kundërshtari i tyre në finale ishte Argjentina, e cila konsiderohej skuadra favorite për të fituar, pasi para se të arrite në finale kishin fituar të gjitha ndeshjet. Megjithatë, Brazili shënoi Golin e avantazhit që në minutën e katërt me Júlio Baptista, dhe më pas në minutën e 45 mbrojtësi Roberto Ayala. Më vonë në minutën e 69, zëvëndësuesi Daniel Alves shënoi Golin e tretë duke i dhuruar fitoren Brazilit. Robinho u shpall golashënuesi më i mirë i turnamentit me gjashtë Gola duke fituar Këpucën e Artë, ai gjithashtu u shpall lojtari i turnamentit.

2009 FIFA Kupa e Konfederatave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombëtarja braziliane fitoi Kupën e Konfederatave 2009 që u luajt në Afrikën e Jugu. Ata e nisën kompedicionin me një fitore të mundimshme 4–3 kundër Egjiptit, duke shënuar gol me penallti në minutën e fundit të ndeshjes – ata kishin një kryesim komod 3–1 në fillim të pjesës së dytë por egjiptianën arritën të barazonin me gola në minutat e 54të dhe 55të. Egjipti shkuajti historinë duke u bërë skuadra e parë afrikane që i shënoi tre gola Brazilit. Brazili mposhti lehtësisht Shba-në dhe Italinë, të dy me rezultatet 3–0. Pasi mundën Afrikën e Jugut me një goditje dënimi në fund të ndeshjes, ata shkuan në finale ku gjetën sërisht Shtetet e Bashkuara. Në finale, Brazili bëri një super përmbysje duke kthyer rezultatin nga 0–2 në 3–2, duke siguruar titullin e tretë të Kupës së Konfederatave.[29] Kaká u shpall lojtari i turnamentit kurse sulmuesi Luís Fabiano u shpall golashënuesi më i mirë me pesë gola në pesë ndeshje.

Kualifikueset e 2010 FIFA Kupa e Botës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas fitores 3–1 me ArgjentinënRosario më 5 shtator 2009, ata u kualifikuan përfundimisht për në Kupën e Botës 2010 [30]. Ata i përfunduan kualifikueset e CONMEBOL me nëntë fitore, shtatë barazime dhe dy humbje. Dy humbjet erdhën në ndeshjet jashtë fushe kundër Bolivisë dhe Paraguajit. Brazili ishte i pamposhtur në ndeshjet e luajtura në shtëpi gjatë kualifikueseve.

2010 FIFA Kupa e Botës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 4 dhjetor, Brazili u vendos në Grupin G, që ndryshe quhej si Grupi i vdekjes. Ata luajtën ndeshjen e parë kundër Koresë së Veriut më 15 qershor 2010 ku Seleção. Më 20 qershor, ata luajtën ndeshjen e dytë kundër Bregut të Fildishtë ku fituan me rezultatin 3–1, duke siguruar kualifikimin për në raundin me eleminim direkt. Ndeshja e tretë me Portugalinë u mbyll me barazimin 0–0. Ata u ndeshën kundër Kilit në raundin e 16 ku fitoi me rezultatin 3–0 falë Golave të Juan, Luís Fabiano dhe sulmuesit Robinho. Në çerek–finale, ata u eleminuan në çerek–finale nga Hollanda me rezultatin 2–1 pavarësisht se kishin një avantazh në fillim të ndeshjes [31].

Pas 2010 FIFA Kupës së Botës (2010–12)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 24 dhjetor 2010, Mano Menezes u emërua trajneri i ri i Brazilit, duke zëvëndësuar Dungën, i cili nuk i kishte përmbushur pikat e kontratën në Kupën e Botës 2010 [32].

Më 26 korrik 2010, Menezes shfaqi një listë me 24 lojtarë, përfshirë dhjetë debutues. Vetëm katër lojtarë që luajtën në Kupën e Botës ishin në këtë listë (Robinho, Daniel Alves, Ramires dhe Thiago Silva). Në listën përfundimtare me 23 lojtarë, ishin thirrur Alexandre Pato i Milanit, Lucas Leiva i Liverpoolit, Ganso i Santos, dhe Sandro i Tottenham Hotspur. Ndeshja e parë Menezes ishte fitorja 2–0 kundër Shteteve të Bashkuara në një ndeshje miqësore. Neymar shënoi Golin e parë në debutimin me kombëtaren, dhe gjithashtu u shpall lojtari i ndeshjes [33].

2011 Copa América

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2011 Copa América, Brazili ishte vendosur në Grupin B sëbashku me Venezuelën, Paraguajin dhe Ekuadorit. Në dy ndeshjet e para ata barazuan me Veneuelën dhe Paraguajin. Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Brazili fitoi 4–2 me Ekuadorin për të kaluar në çerek–finale dhe duke e përfunduar grupin e para. Megjithatë, në çerek–finale kundër Paraguajit, Brazili u mposht 3–0 nga gjuajtjet e penalltive duke u eleminaur nga turnamenti që më vonë fitua nga Uruguaji.

Pas Copa América

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi Brazili mori shumë kritika për dështimin e tyre në Copa América, trajneri Mano Menezes tha se ai do të thërriste sërisht lojtarë si Marcelo, Hulk dhe Ronaldinho, gjë që do të sillte rikthimin e stilit të vjetër të Joga Bonito-s.

Në përgatitje për 2012 Lojërat Olimpike Verore, Brazili i ri kishte lojtarët dhe me ta ai ishte i pamposhtur që nga gushti i vitit 2011, deri sa ata humbën dy ndeshje rresht nga Argjentina 4–3 dhe nga Meksika 2–0, me ndeshjet që u luajtën në Shtetet e Bashkuara. Para se të moshteshin ata kishin fituar nëntë ndeshje, ku përfshihen disa fitore impresionuese kundër Ganës, Argjentinës dhe Shteteve të Bashkuara, dhe më pas një barazim.

Më 4 korrik 2012, për shkak të mungesës së ndeshjeve kompetitive, me Brazilin që ishte kualifikuar automatikisht për në Kupën e Botës 2014 për shkak se ishte vendi mikpritës, ata ishin të renditur të 11-tët në renditjen botërore të FIFA-s, duke bërë që ata të ishin për herë të parë larg dhjetë më të mirëve që nga viti i themelimit të kësaj renditjeje në vitin 1993 [34].

Rikthimi i Luiz Felipe Scolari (2013–14)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe pse Brazili fitoi Superclásico de las Américas 2012, më 23 nëntor 2012, pas rezultateve të dobëta në vitin 2012, trajneri Mano Menezes u shkarkua.[35] CBF kishte lajmëruar zëvëndësimin e tij në janar 2013,[36] por më 28 nëntor, Luiz Felipe Scolari u vendos si trajneri i ri i Brazilit.[37]

Në ndeshjen e parë nën drejtimin e Scolarit, më 6 shkurt 2013, Brazili pësoi një disfatë 2–1 nga AngliaStadiumin Wembley.[38]

Më 6 qershor 2013, Brazil u rendit e 22-ta në renditjen e FIFA-s, duke regjistruar renditjen më të keqe në historinë e tyre.[39]

Më 9 qershor 2013, në ndeshjen e fundit para fillimit të Kupës së Konfederatave, Brazili mposhti FrancënArena do GrêmioPorto Alegres, duke thyer akullin 21 vjeçar pa fituar kundër Les Bleus, dhe ishte fitorja e parë kundër një kombëtareje që ka fituar Kupën e Botës pas katër vitesh.[40]

2013 FIFA Kupa e Konderatave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Brazili fitoi Kupën e Konfederatave në vitin 2013 me pesë fitore në pesë ndeshje.

Brazili hyri në turnament me objektivin për të ruajtur titullin, dhe ata i'a dolën mbanë. Me një fillim të mirë pas fitores 3–0 kundër Japonisë, Brazili mposhti Italinë 4–2 dhe Meksikën 2–0 dhe u kualifikua për në gjysmë–finale. Pas një ndeshje disi të mundimshme kundër Uruguajit, Paulinho shënoi Golin e fitores 2–1 duke dërguar në finale Brazilin e cila do të ndesheshe me Spanjën në një turnament të FIFA-s për herë të parë pas 27 vitesh [41]. Brazili fitoi ndeshjen me lehtësi 3–0, duke fituar titullin e katërt të Kupës së Konfederatave, duke i shkaktuar humbjen e parë Spanjës pas 29 ndeshjeve zyrtare [42][43]. Neymar u emërua lojtari i turnamentit dhe mori çmimin Topi i Artë, kurse sulmuesi tjetër Fred fitoi çmimin Këpuca a Argjendë me pesë Gola në pesë ndeshje, kurse portieri Júlio César fitoi çmimin Doreza e Artë si poriteri më i mirë i turnamentit [44].

2014 FIFA Kupa e Botës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Brazili ishte vendosur në Grupin A sëbashku me Kroacinë, Meksikën dhe Kamerunin. Në ndeshjen hapëse të turnamentit, Marcelo i dhuroi kroatëve një avatazh në fillim të ndeshjes. Megjithatë, dy Gola nga Neymar dhe një nga Oscar përmbysën gjithçka duke i dhuruar Seleçãos fitoren në një ndeshje në Kupën e Botës në shtëpi për herë të parë pas 64 vitesh [45]. Më pas skuadra barazoi 0–0 me Meksikën, me Guillermo Ochoa që u shpall lojtari i ndeshjes për performancën e tij në portën e meksikanëve [46]. Brazili konfirmoi kualifikimin për në fazën me eleminim direkt duke fituar 4–1 me Kamerunin, me Neymar që shënoi dy Gola, kurse Fred dhe Fernandinho shënuan Golat e tjerë [47].

Brazili duke kënduar himnin para ndeshjes kundër Kamerunit – për gjatë gjithë turnamentit, ata e kanë kënduar himnin deri në fund, pavarësisht mbarimit të këngës së tij.

Brazili u ndesh kundër Kilit në raundin e 16, duke marrë kryesimin që bë minutën e 18 pas një Goli të David Luiz. Por megjithatë, sulmuesi Alexis Sánchez shënoi Golin e barazimit pa mbaruar akoma pjesa e parë, duke bërë që ndeshja të shkojë në gjuajtjet e penalltive. Brazili fitoi me rezultatin 3–2, me Neymar, Luiz dhe Marcelo që shënuan penalltitë e tyre, dhe portieri Júlio César priti penalltitë e kilëve Alexis dhe Mauricio Pinilla [48]. Në çerek–finale, skuadra u ndesh kundër një tjetër kundërshtari Amerikano Jugor, Kolumbisë, ku Brazili fitoi me rezultatin 2–1 me Golat e qëndër mbrojtësve David Luiz dhe Thiago Silva që gjithashtu ishte kapiteni i skuadrës. Më vonë në ndeshje, Neymar u zëvëndësua dhe u nxorr nga fusha me barrelë pasi u godit me gju nga Juan Camilo Zúñiga në mes. Neymar u çua në spital dhe pas ekzaminimeve u konfirmua se ai kishte një rruazë të shtyllës kurrizore të thyer, gjë që do të thoshte se ai do të humbiste pjesën tjetër të turnamentit [49]. Para se të dëmtohej, Neymar kishte shënuar katër Gola dhe kishte dhuruar edhe një assist, dhe gjithashtu ishte shpallur lojtari i ndeshjes dy herë. Brazili u përball me një sërë problemesh para ndeshjes gjysmë–finale kundër Gjermanisë, me mbrojtësin Thiago Silva i cili ishte i pezulluar për këtë ndeshje për shkak të kartonit të verdhë të marrë në çerek–finale kundër Kolumbisë Brazili u ndesh kundër Kilit në raundin e 16, duke marrë kryesimin që bë minutën e 18 pas një Goli të David Luiz. Por megjithatë, sulmuesi Alexis Sánchez shënoi Golin e barazimit pa mbaruar akoma pjesa e parë, duke bërë që ndeshja të shkojë në gjuajtjet e penalltive. Brazili fitoi me rezultatin 3–2, me Neymar, Luiz dhe Marcelo që shënuan penalltitë e tyre, dhe portieri Júlio César priti penalltitë e kilëve Alexis dhe Mauricio Pinilla [48]. Në çerek–finale, skuadra u ndesh kundër një tjetër kundërshtari Amerikano Jugor, Kolumbisë, ku Brazili fitoi me rezultatin 2–1 me Golat e qëndër mbrojtësve David Luiz dhe Thiago Silva që gjithashtu ishte kapiteni i skuadrës. Më vonë në ndeshje, Neymar u zëvëndësua dhe u nxorr nga fusha me barrelë pasi u godit me gju nga Juan Camilo Zúñiga në mes. Neymar u çua në spital dhe pas ekzaminimeve u konfirmua se ai kishte një rruazë të shtyllës kurrizore të thyer, gjë që do të thoshte se ai do të humbiste pjesën tjetër të turnamentit [49]. Para se të dëmtohej, Neymar kishte shënuar katër Gola dhe kishte dhuruar edhe një assist, dhe gjithashtu ishte shpallur lojtari i ndeshjes dy herë. Brazili u përball me një sërë problemesh para ndeshjes gjysmë–finale kundër Gjermanisë, me mbrojtësin Thiago Silva i cili ishte i pezulluar për këtë ndeshje për shkak të kartonit të verdhë të marrë në çerek–finale kundër Kolumbisë [50]. Seleção humbi ndeshjen me rezultatin e pabesueshëm 1–7 – humbja më e madhe e tyre në një ndeshje të Kupës së Botës dhe humbja e parë në shtëpi në një ndeshje kompetitive që nga viti 1975 [51]. Në fund të ndeshjes, tifozët në stadium filluan të brohorisnin "olé" për çdo pasë që bënin lojtarët gjerman, dhe fërshëllenin lojtarët e tyre për performancën e tyre gjatë ndeshjes [52]. Ndeshjes i'u vendos pseudonim Mineirazo, që kujton humbjen tjetër poshtëruese në finalen e Kupës së Botës 1958 ku Brazili u mposht në shtëpinë e vet nga Uruguaji me rezultatin 2–1, edhe ajo ndeshje që u luajt në Estádio do Mineirão [53].

Brazili e përfundoi Kupën e Botës në vendin e katër, pasi humbi 0–3 kundër Hollandës në finalen e vogël. Skuadra e përfundoi turnamentin me mbrojtjen më të keqe nga 32 kombëtaret pjesmarrëse, duke pësuar plot 14 Gola [54]. Kombëtaret e tjera që kanë pësuar më shumë se 12 gola në formatin momental të Kupës së Botës janë Koreja e Jugut dhe Arabia Saudite [55]. Pas këtyre rezultateve, Scolari lajmëroi largimin e tij nga posti i trajnerit [56].

Rikthimi i Dungës (2014–)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 22 korrik 2014, Dunga u zyrtarizua si trajneri i ri i Brazilit.[57]

Evolucioni i fanellës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Raste të veçanta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rekordet në kompedicione

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

FIFA Kupa e Botës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

FIFA Kupa e Konfederatave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kampionati Amerikano Jugor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rekordet në olimpiada

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lojërat Pan American

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndeshjet dhe rezultatet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skuadra momentale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më poshtë është lista e 23 lojtarëve të thirrur për ndeshjet miqësore kundër Turqisë më 12 nëntor dhe Austrisë më 18 nëntor 2014.[58]
Ndeshjet dhe Golat janë redaktuar më 18 nëntor 2014, pikërisht pas ndeshjes me Austrinë.

Nr. Pozita Lojtari Mosha Ndeshje Gola Klubi
1 GK Rafael Cabral (1990-05-20) 20 maj 1990 (34 vjeç) 3 0 Italia Napoli
12 GK Diego Alves (1985-06-23) 23 qershor 1985 (39 vjeç) 9 0 Spanja Valencia
23 GK Neto (1989-07-19) 19 korrik 1989 (35 vjeç) 0 0 Italia Fiorentina
2 DF Danilo (1991-07-15) 15 korrik 1991 (33 vjeç) 11 0 Portugalia Porto
3 DF Miranda (1984-09-07) 7 shtator 1984 (40 vjeç) 13 0 Spanja Atlético Madrid
4 DF David Luiz (1987-04-22) 22 prill 1987 (37 vjeç) 47 3 Franca Paris Saint-Germain
6 DF Filipe Luís (1985-08-09) 9 gusht 1985 (39 vjeç) 10 0 Anglia Chelsea
13 DF Marquinhos (1994-05-14) 14 maj 1994 (30 vjeç) 4 0 Franca Paris Saint-Germain
14 DF Thiago Silva (1984-09-22) 22 shtator 1984 (40 vjeç) 53 3 Franca Paris Saint-Germain
15 DF Alex Sandro (1991-01-26) 26 janar 1991 (33 vjeç) 6 0 Portugalia Porto
16 DF Mário Fernandes (1990-09-19) 19 shtator 1990 (34 vjeç) 1 0 Rusia CSKA Moscow
5 MF Fernandinho (1985-05-04) 4 maj 1985 (39 vjeç) 16 2 Anglia Manchester City
8 MF Casemiro (1992-02-23) 23 shkurt 1992 (32 vjeç) 7 0 Portugalia Porto
11 MF Oscar (1991-09-09) 9 shtator 1991 (33 vjeç) 44 11 Anglia Chelsea
17 MF Luiz Gustavo (1987-07-23) 23 korrik 1987 (37 vjeç) 31 1 Gjermania Wolfsburg
18 MF Roberto Firmino (1991-10-02) 2 tetor 1991 (33 vjeç) 2 1 Gjermania Hoffenheim
19 MF Willian (1988-08-09) 9 gusht 1988 (36 vjeç) 18 4 Anglia Chelsea
20 MF Anderson Talisca (1994-02-01) 1 shkurt 1994 (30 vjeç) 0 0 Portugalia Benfica
21 MF Philippe Coutinho (1992-06-12) 12 qershor 1992 (32 vjeç) 5 0 Anglia Liverpool
22 MF Fred (1993-03-05) 5 mars 1993 (31 vjeç) 2 0 Ukraina Shakhtar Donetsk
7 FW Douglas Costa (1990-09-14) 14 shtator 1990 (34 vjeç) 2 0 Ukraina Shakhtar Donetsk
9 FW Luiz Adriano (1987-04-12) 12 prill 1987 (37 vjeç) 2 0 Ukraina Shakhtar Donetsk
10 FW Neymar (Kapiten) (1992-02-05) 5 shkurt 1992 (32 vjeç) 60 42 Spanja Barcelona

Të thirrur më parë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lojtarët me më shumë ndeshje

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Golashënuesit më të mirë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lojtarët e shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

IFFHS Lojtari i Shekullit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muzeu Futbollisti i Brazilit – Holli i Famës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skuadrat e shkuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kupa e Konfederatave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lojërat Olimpike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Titujt miqësorë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Marcos Evangelista de Morais "CAFU" – Century of International Appearances". RSSSF. 23 korrik 2006. Marrë më 23 janar 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ {{cite web|title=Brazil – Record International Players|url=http://www.rsssf.com/miscellaneous/braz-recintlp.html%7Caccessdate=10 maj 2009|date=7 nëntor 2008|publisher=[[Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation|FIFA kodi=BRA}}
  3. ^ "Soccer World Cup All-Time Standings". TheSoccerWorldCups.com. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "All-time table of the FIFA World Cup". en.wikipedia. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "FIFA World Cup™ - All-time rankings". FIFA. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "World Cup » All-time league table". World Football. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "FIFA Kupa e Konfederatave". sq.wikipedia. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Brazil". Copa America 2007. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2013. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Seleção Brasileira de Futebol". pt.wikipedia. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Seleção Brasileira de Futebol". pt.wikipedia. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Beckenbauer diz que Brasil de 1970 foi melhor seleção de todos os tempos". Beckenbauer diz que Brasil de 1970 foi melhor seleção de todos os tempos. Gazeta do Povo. Marrë më 1 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Soccer great Zico: Brazil '58 best team ever". Zico. CNN. 5 korrik 2012. Marrë më 1 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Pitt-Brooke, Jack (3 korrik 2012). "The greatest team of all time: Brazil 1970 v Spain 2012". The Independent. Londër: The Independent. Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2013. Marrë më 1 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Spain vs. Italy: Euro 2012 Final Not Enough to Crown Spain Best Ever". Bleacher Report. Marrë më 30 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Metcalfe, Nick. "THE LIST: The 10 greatest football teams of all time". Mail Online. Londër: Daily Mail (UK). Marrë më 1 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "The 30 greatest international teams of all time". Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2021. Marrë më 14 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Phenomenal goals, silky skills and tight blue shorts - Why Brazil 1982 was the best World Cup team ever". Mirror.co.uk. Marrë më 14 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "World Cup 2014: This is not the Brazil of 1970 or 1982 - substance over style is key". Telegraph.co.uk. Marrë më 15 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "The cult World Cup teams we loved: Brazil 1982". Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2014. Marrë më 14 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Brazil". Elo Ratings. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Brasil tem como recorde 45 jogos consecutivos sem perder, segundo a CBF". Publico. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2014. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Spain win again to extend unbeaten streak". CNN. Marrë më 20 qershor 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "EUA impedem Espanha de superar Brasil em invencibilidade". globoesporte.globo.com. Marrë më 20 qershor 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Dunga completa dois anos na seleção garantindo ser um desafio ganhar o ouro". Globo Esporte. 24 korrik 2009. Marrë më 5 janar 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Na estreia de Dunga, Brasil empata com Noruega". Globo Esporte. 16 gusht 2006. Marrë më 27 janar 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Dunga fica surpreso com atuação do Brasil contra Argentina". UOL. 3 shtator 2006. Marrë më 27 janar 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Portugal impõe a Dunga sua primeira derrota à frente da seleção". Universo Online. 6 shkurt 2007. Marrë më 5 janar 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Seleção Brasileira embarca para Frankfurt". Terra. 28 mars 2007. Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2011. Marrë më 5 janar 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ Dawkes, Phil (28 qershor 2009). "USA 2–3 Brazil". BBC Sport. Marrë më 28 qershor 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Brazil ensure qualification, Argentina in distress". ESPN. 5 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2009. Marrë më 15 tetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Netherlands–Brazil" (PDF). FIFA.com. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 gusht 2010. Marrë më 23 janar 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Brazil name Dunga's replacement as they rebuild for the next World Cup". The Guardian. Londër: Guardian Media Group. Press Association. 24 korrik 2010. Marrë më 26 korrik 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Neymar Height Weight Body Measurements Girlfriends Salary Net Worth Bio and Stats". Football2014WC. Football2014WC. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2014. Marrë më 26 korrik 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Heard the joke about England being better than Italy? Just ask FIFA..." Londër: DailyMail. 4 korrik 2012. Marrë më 4 korrik 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Mano Menezes sacked as Brazil coach". Goal.com. 23 nëntor 2012. Marrë më 23 nëntor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Mano deixa o comando da Seleção: CBF anunciará substituto em janeiro". Globoesporte.com. 23 nëntor 2012. Marrë më 23 nëntor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Felipão é o novo técnico da Seleção, e Andrés deixa cargo na CBF". Globoesporte.com. 28 nëntor 2012. Marrë më 28 nëntor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "England 2–1 Brazil: Rooney & Lampard secure Wembley win". Goal.com. 6 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2013. Marrë më 7 shkurt 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "Netherlands go fifth in Fifa ranking". Goal.com. 6 qershor 2013. Marrë më 6 qershor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "Brazil beats France 3–0 at home in last match before Confederations Cup". FOX News. 9 qershor 2013. Marrë më 10 qershor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ "Brazil-Spain: a showdown 27 years in the making". Marca. 28 qershor 2013. Marrë më 1 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ "Fred and Neymar claim Confeds for Brazil". FIFA.com. 1 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2013. Marrë më 1 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ "Brazil defeats Spain to win Confederations Cup". CBC. 30 qershor 2013. Marrë më 1 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "Neymar breaks through for top award". FIFA.com. 1 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2013. Marrë më 1 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "Brazil 3-1 Croatia". BBC Sport. 12 qershor 2014. Marrë më 9 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ "Brazil 0–0 Mexico". FIFA.com. 17 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2014. Marrë më 9 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ "Cameroon 1-4 Brazil". BBC. 23 qershor 2014. Marrë më 9 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ a b Ornstein, David (28 qershor 2014). "Brazil 1-1 Chile". BBC Sport. Marrë më 9 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ a b "Neymar: Injured Brazil forward ruled out of World Cup". BBC Sport. 4 korrik 2014. Marrë më 5 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ "World Cup 2014: Brazil fail to have Thiago Silva booking rescinded". BBC Sport. 7 korrik 2014. Marrë më 9 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ "The greatest half hour in World Cup history?". Eurosport. 9 korrik 2014. Marrë më 9 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ "Brazil 1-7 Germany: World Cup 2014 semi-final – as it happened". The Guardian. 9 korrik 2014. Marrë më 9 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ "Maracanazo foi trágico, 'Minerazo', a maior vergonha do Brasil". ESPN. 8 korrik 2014. Marrë më 11 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ "Brazil 0-3 Netherlands". BBC. 12 qershor 2014. Marrë më 13 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ "Netherlands ensure miserable end for hosts". ESPN.co.uk. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2014. Marrë më 13 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ "Luiz Felipe Scolari QUITS Brazil job after leading World Cup 2014 host nation to first back-to-back defeats at home in 74 years". Daily Mail. 14 korrik 2014. Marrë më 16 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ "Dunga sends Brazil back to the future". Goal.com. 22 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 22 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  58. ^ "Dunga convoca a Seleção Brasileira para amistosos de novembro". CBF. 23 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2014. Marrë më 23 tetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]