Kaká

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kaká
Kaká 2012.jpg
Kaká me Realin e Madridit duke luajtur ndeshjen kundrejt CSKA Moscow në shkurt të vitit 2012
Personal information
Emri i plotë Ricardo Izecson dos Santos Leite
Vendi i lindjes Brasília, Brazil
Gjatësia 1.86
Pozita ne fushë Mesfushor Sulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktual Milan
Numri 22
Kariera në rini
1994–2000 São Paulo
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2001–2003 São Paulo 59 (23)
2003–2009 Milan 193 (70)
2009–2013 Real Madrid 59 (19)
2013– Milan 10 (3)
Ekipi kombëtar
2002– Brazil 82 (27)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 17:02, 26 February 2012 (UTC).

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 2 July 2010

Ricardo Izecson dos Santos Leite (xi'kaʁdu ˌizɛ'ksõ dusɐ̃tus lɛitʃi) lindi më 22 prill të vitit 1982Brasília), është i njohur si Kaká, është futbollist brazilian i cili luan si mesfushor i kombëtares braziliane dhe në klubin spanjoll, Real Madrid. Ai në vitin 2007 është fitues i Ballon d'Or(topit të artë) dhe "Lojtari më i miri në botë nga FIFA". Gjithashtu ai ishte pretendent per te fituar serish topin e art ne vitin 2009 por u mund nga Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Jeta e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

Ricardo Izecson dos Santos Leite u lind ne Brasília me prindër Simone Cristina Santos Leite dhe Bosco Izecson Pereira Leite. Ai kishe kushte te mira financiare qe e lejuan te fokusohej ne shkollë dhe në futboll në të njejtën kohë. Vëllau i tij me i ri, Rodrigo (i njohur si Digão, është gjithashtu futbollist profesionist.

Kur ishte 7-vjeçar, familja e tij u zhvendos ne São Paulo. Shkolla e angazhoi ne ekipin lokal të të rinjve Alphaville te cilet u kualifikuan ne finalen e turnirit lokal. Aty ai u zbulua si talent nga São Paulo FC, te cilët i ofruan të transferohet tek ta.

Në shtator të vitit 2000, në moshën 18 vjeçare ishte në gjendje të vështirë shëndetësore, kishte gjasa për tu paralizuar, si shkak i një aksidenti në pishinë, por arriti te shërohej plotësisht. Ai i atribuohet Zotit për shpëtimin e tij dhe që atëhere i jep nje ndihmë te madhe kishës ne vendin e tij.

Jeta private[redakto | redakto tekstin burimor]

Eshte martuar me te dashuren e tij te jetes caroline celico me 23 dhjetor te 2003 ne kishen renascer em cristo.ka deklaruar qe ka shkuar i virgjer deri ne martese sepse beson mjaft be zot.Gruaja e tij pret nje femije qe do e sjelli ne jete ne muajin maj.

Kariera me klubet[redakto | redakto tekstin burimor]

São Paulo[redakto | redakto tekstin burimor]

Kaka filloi karrieren e tij me São Paulo ne moshen 8-vjeçare. Ai nënshkroi nje kontratë ne moshën 15-vjeçare dhe drejtoi skuadren e te rinjeve te São Paulo drejt fitimit te Copa de Juvenil. Kaka pati debutimin me ekipin senior ne Janar 2001 dhe shënoi 12 gola ne 27 paraqitje, duke e bërë ekipin São Paulo kampion të Torneio Rio-São Paulo. Ai shënoi 10 gola në 22 ndeshje sezonin e ardhëshëm dhe në këtë formë ishte atraktiv për klubet Evropiane.

AC Milan[redakto | redakto tekstin burimor]

AC Milan menjëherë pas fitores së UEFA Ligës së Kampionëve në sezonin 2002-03 e bleu për 8.5 milion dollarë amerikan, në sezonin e parë në Seria A shënoi 10 gola nga 30 ndeshje, dhe AC Milan fitoi Scudetto-n e parë dhe te vetme ne ketë dekade, dhe gjithashtu fitoi Super Kupën Evropiane.

Real Madrid[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 3 Qershor 2009, Football Italia raportoi se presidenti i rizgjedhur i Real Madridit, Florentino Pérez, kishte ofruar 68.5 Milion Milanit për blerjen e Kakás [1], 2 ditë pasi lojtari kishte mbaruar detyrat kombëtare [2]. Zëvëndës–presidenti i Milanit, Adriano Galliani, nuk i mohoi raportet, dhe konfirmosi se ai dhe babai i Kaká-së, Bosco Leite, kishin udhëtuar për në Meksikë për tu takuar me La Volpe. Ne kishim një drekë dhe folëm për Kakánë. Unë nuk e mohoj. Negociatat ekzistojnë, por marrëveshja ende nuk është bërë [3]. Më 4 Qershor, Adriano Galliani tha për Gazzetta dello Sport se ishin arsyet financiare që e çuan në bisedime për shitjen e Kakás tek Realit. Ne nuk mund ta lejojmë [Milanin] që të humbasë 70 Milion ... arsyet e largimit të Kaká s janë vetëm ekonomike.

Kombëtarja Braziliane[redakto | redakto tekstin burimor]

Kaká debutoi për kombëtaren braziliane në janar të vitit 2002 në ndeshjen Flag of Brazil.svg Brazili kundër Flag of Bolivia.svg Bolivia dhe gjer më tani ka zhvilluar 52 ndeshje dhe ka shënuar 31 gola. Ndeshja e pare ka qene ndaj kombetares te Flag of Turkey.svg Turqia me 5 qershor. Fitues i topit te artë dhe nga federata botërore e futbollit e ka marrë titullin FIFA world player.

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Sqarimi i shkurtesave: ND - ndeshje, G - Gola.

Klubi Sezoni Liga
vendasa
Kupa
vendase
Ndërkombëtare Gjithsej
ND G ND G ND G ND G
AC Milan 2006-07 28 8 1 0 13 11 43 18
2005-06 35 14 2 0 12 5 49 39
2004-05 36 7 2 0 14 2 51 26
2003-04 30 10 4 0 14 4 48 14
Gjithsej 129 39 9 0 51 19 190 59
São Paulo FC 2003 9 2 0 0 9 2
2002 22 9 0 0 22 9
2001 27 12 0 0 27 12
Total 58 23 0 0 0 0 58 23
Gjithsej kariera 187 72 9 0 51 19 248 75

Kaka Gjithashtu eshte lojtari me i pelqyer ne balince

Çmime[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubi

Çmime individuale

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ KAKÁ FOR SALE. Football Italia. 3 June 2009. 
  2. ^ Kaka will leave. Football Italia. 1 June 2009. 
  3. ^ Galliani: We have to sell Kaká. Football Italia. 3 June 2009. 

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]