David Beckham
|
| |||
| Të dhënat vetjake | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | David Robert Joseph Beckham | ||
| Data e lindjes | 2 maj 1975 (51 vjeç) | ||
| Vëndi i lindjes | Leytonstone, London, Angli | ||
| Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in)[1] | ||
| Pozicioni | Mesfushor | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| Ridgeway Rovers | |||
| 1987–1991 | Tottenham Hotspur | ||
| 1989–1991 | → Brimsdown Rovers (huazim) | ||
| 1991–1994 | Manchester United | ||
| Karriera me klube* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 1992–2003 | Manchester United | 265 | (62) |
| 1995 | → Preston North End (huazim) | 5 | (2) |
| 2003–2007 | Real Madrid | 116 | (13) |
| 2007–2012 | LA Galaxy | 98 | (18) |
| 2009 | → Milan (huazim) | 18 | (2) |
| 2010 | → Milan (huazim) | 11 | (0) |
| 2013 | Paris Saint-Germain | 10 | (0) |
| Gjithsej | 523 | (97) | |
| Karriera ndërkombëtare | |||
| 1992–1993 | Anglia U18 | 3 | (0) |
| 1994–1996 | Anglia U21 | 9 | (0) |
| 1996–2009 | Anglia | 115 | (17) |
| * Club domestic league appearances and goals | |||
Sir David Robert Joseph Beckham (lindur më 2 maj 1975) është një ish futbollist profesionist anglez, presidenti dhe bashkpronari i klubit amerikan Inter Miami si dhe bashkpronari i klubit anglez Salford City.[2] Beckham ishte një mesfushor, i cili luante kryesisht në krahun e djathtë dhe squhej për pasimet e tij, vizionin, krosimet dhe gjuajtjet nga distanca. Ai konsiderohet një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij si dhe një nga gjuajtësit e goditjeve të lira më të mirë në histori.[3][4] Beckham fitoi 19 trofe në karrierën e tij si dhe është lojtari i vetëm anglez që ka fituar kampionate në katër shtete të ndryshme: Angli, Spanjë, Shtetet e Bashkuara dhe Francë.[5]
Beckham e nisi karrierën e tij si profesionist me Manchester United në vitin 1992, duke debutuar me ekipin e parë në moshën 17 vjeç.[6] Gjatë kohës së tij me klubin, ai e fitoi Premier Ligën gjashtë herë, Kupën e Anglisë dy herë, Superkupën e Anglisë dy herë, si dhe Kupën Ndërkontinentale dhe UEFA Ligën e Kampionëve nga një herë.[6] Pas kësaj, ai luajti për katër vite në Spanjë me Real Madridin,[7] duke fituar La Ligën në sezonin e tij të fundit.[8] Në korrik 2007, Beckham firmosi një kontratë pesë-vjeçare me LA Galaxy në Major League Soccer, një transferim që konsiderohet historik për futbollin amerik. Ai gjithashtu pati dy përvoja te Milani në huazim në vitet 2009 dhe 2010, duke u bërë anglezi i parë që luan 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve. Ai u rikthye te Galaxy dhe fitoi kampionatin në sezonin 2011 dhe 2012. Pas një qëndrimi katër mujor te Paris Saint-Germain në Francë, Beckham njoftoi tërheqjen nga futbolli në maj 2013.
Beckham ishte lojtar i kombëtares angleze për 13 vite, duke debutuar në vitin 1996 në moshën 21 vjeç. Ai ishte kapiten për gjashtë vite gjatë së cilës luajti 58 ndeshje. Ai u aktivizua në 115 ndeshje dhe mori pjesë në tre edicione të FIFA Kupës së Botës dhe dy edicione të UEFA Kampionatit Evropian. Ai ishte lojtari me më shumë ndeshje në kombëtaren angleze deri sa rekordi i tij u thye nga Wayne Rooney në shtator 2016.
Beckham konsiderohet një ambasador global i futbollit si dhe një ikonë kulturore britanike. Martesa e tij me Victoria Beckham në vitin 1999 ka qënë shumë e publikuar dhe përfolur nga media. Gjatë karrierës së tij, ai ka qënë nga lojtarët më të paguar në botë kurse në vitin 2013 ishte lojtari më i paguar, duke fituar 50 milion $. Beckham u rendit i dyti në vitin 1999 për Topi e Artë, si dhe në vitet 1999 të 2001 për çmimin FIFA Lojtari Botëror i Vitit, kurse në vitin 2004 Pelé e përfshiu në listën FIFA 100 të 100 lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. Në vitin 2008, ai u përfshi në Hollin e Famës të Futbollit Britanik kurse në vitin 2021 u përfshi në Hollin e Famës të Premier Ligës. Beckham është ambasador i UNICEF-it që nga viti 2005 kurse në vitin 2015 krijoi fondacionin e tij të bamirësisë, të quajtur 7: The David Beckham UNICEF Fund. Në vitin 2014, MLS njoftoi se Beckham dhe disa investitorë të tjerë do të merrnin pronësinë e Inter Miamit, klub që nisi të luaj në vitin 2020.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "David Beckham". psg.fr (në anglisht). Paris Saint-Germain F.C. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2013.
- ↑ "David Beckham: Salford City directorship approved by Football Association" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2020. Marrë më 24 qershor 2019.
- ↑ Matt Hughes (16 maj 2013). "David Beckham was one of best and most significant footballers of his generation" (në anglisht). The Times. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2019. Marrë më 1 shtator 2019.
- ↑ Mark White (25 mars 2025). "Ranked! The 100 best Premier League players ever" (në anglisht). FourFourTwo. Marrë më 25 mars 2025.
- ↑ "David Beckham: his club and international career in stats" (në anglisht). The Guardian. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2017. Marrë më 20 shtator 2015.
- 1 2 "Los Angeles Galaxy: Player bio" (në anglisht). LA Galaxy. 9 shtator 2008. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2008. Marrë më 9 shtator 2008.
- ↑ "Beckham joins Real Madrid" (në anglisht). BBC Sport. 18 shtator 2003. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2008. Marrë më 9 shtator 2008.
- ↑ "Beckham bows out with Liga title" (në anglisht). BBC Sport. 17 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2021. Marrë më 9 shtator 2008.
- Lindje 1975
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë anglezë
- Futbollistë në kombëtaren angleze
- Futbollistë në Manchester United F.C.
- Futbollistë në Real Madrid C.F.
- Futbollistë në Los Angeles Galaxy
- Futbollistë në A.C. Milan
- Futbollistë në Paris Saint-Germain F.C.
- Futbollistë në Premier League
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Major League Soccer
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Ligue 1
- Futbollistë në FIFA Kupën e Botës 1998
- Futbollistë në UEFA Euro 2000
- Futbollistë në FIFA Kupën e Botës 2002
- Futbollistë në UEFA Euro 2004
- Futbollistë në FIFA Kupën e Botës 2006
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampionëve