David Trezeguet
Trezeguet në vitin 2017 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | David Sergio Trezeguet[1] | ||
Datëlindja | 15 tetor 1977 (47 vjeç)[2] | ||
Vendlindja | Rouen, Francë | ||
Gjatësia | 1.90 m (6 ft 3 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1985–1994 | Platense | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1994–1995 | Platense | 5 | (0) |
1995–2000 | Monaco | 93 | (52) |
2000–2010 | Juventus | 245 | (138) |
2010–2011 | Hércules | 31 | (12) |
2011 | Baniyas | 3 | (0) |
2012–2013 | River Plate | 35 | (16) |
2013–2014 | Newell's Old Boys | 24 | (7) |
2014 | Pune City | 9 | (2) |
Gjithsej | 445 | (227) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1998–2008 | Franca | 71 | (34) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
David Sergio Trezeguet (Frëngjisht: [david sɛʁʒjo tʁezəɡɛ]; lindur më 15 tetor 1977) është një ish futbollist profesionist francez i cili luante si sulmues.
Trezeguet e nisi karrierën e tij në Argjentinë me Platensen në moshën tetë vjeç, duke kaluar nga akademia e të rinjëve në ekipin e parë, me të cilën debutoi në vitin 1994 në Primera División. Pas një sezoni, ai u transferua në Ligue 1 te AS Monaco, ku ai formoi një sulm me shokun e skuadrës në kombëtare Thierry Henry, duke fituar kampionatin në sezonin 1996–97. Ai u largua nga klubi në vitin 2000, duke shënuar 52 gola në 93 ndeshje në Ligue 1; ai gjithsej fitoi dy kampionate dhe Trophée des champions në vitin 1997. Në vitin 2000, Trezeguet firmosi me Juventusin në Serie A për 20 milion £. Në sezonin 2001–02, ai fitoi çmimin Capocannoniere si golashënuesi më i mirë i kampionatit, e cila u fitua nga Juventusi; Trezeguet gjithashtu shënoi tetë gola në dhjetë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve me Juventusin që arriti në fazën e dytë të turnamentit. Pavarësisht se vuajti me dëmtimet në sezonin e ardhshëm, ai fitoi një tjetër kampionat me klubin, si dhe shënoi katër gola në dhjetë ndeshje në Ligën e Kampioneve, ku Juventus arriti në finale; ekipi u mposht 3–2 me penallti nga Milani, me Trezeguet i cili gaboi në gjuajtjen e tij. Trezeguet shënoi 138 gola në 245 paraqitje në kampionat për Juventusin, duke u bërë shënuesi i katërt më i mirë në historinë e klubit.[3] Në vitet e fundit të karrierës, ai luajti me ekipe në Spanjë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentinë dhe Indi.
Në nivel ndërkombëtar, Trezeguet shënoi 34 gola në 71 ndeshje me kombëtaren franceze nga viti 1998 e deri në vitin 2008. Ai gjithashtu luajti për Francën në nivelet nën-18, -20 dhe -21.[4][5] Trezeguet ka përfaqsuar Francën në Kupën e Botës 1998, Euro 2000 (ku në finale shënoi një gol të artë kundër Italisë), Kupën e Botës 2002, Euro 2004 dhe Kupën e Botës 2006 (ku ai humbi penalltinë e tij në humbjen nga gjuajtjet e penalltive ndaj Italisë në finale). Në vitin 2004, ai u përzgjodh në listën FIFA 100 si një nga "125 futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave që jetojnë".[6]
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Platense
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Trezeguet e nisi karrierën e tij si profesionist te Platense në Primera División, ku ai debutoi zyrtarisht më 12 qershor 1994 në moshën 16 vjeç në barazimin 1–1 kundër Gimnasia y Esgrima de La Plata.[7] Pas vetëm pesë ndeshjesh, ai u largua nga vendlindja e tij kaloi në Francë për të luajtur me Monacon.[7]
Monaco
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1995, Trezeguet ishte pranë nënshkrimit të një kontrate me Paris Saint-Germain, por kjo gjë nuk ndodhi pasi klubet dështuan të arrinin në një marrëveshje.[7] Trajneri i Monacos Jean Tigana ishte i "impresionuar" nga Trezeguet, i cili kishte shënuar 5 gola gjatë provës, duke bërë që ai të firmoste një kontratë me vlerë 15,000 franca në muaj.[8]
Trezeguet shpenzoi dy sezone me Monaco B. Gjatë kësaj kohe, ai zhvilloi vetëm nënte paraqitje me ekipin e parë.[9] Në vitin 1998, Trezeguet shënoi golin më të shpejtë në historinë e UEFA Ligës së Kampioneve për sa i përket shpjetësisë së gjuajtjes në ndeshjen çerek-finale kundër Manchester United. Gjuajtja e tij arriti shpejtësinë 157.3 km/h.[10] Me Monacon, ai fitoi titullin e Ligue 1 dy herë dhe u emërua Lojtari i Ri i Vitit në vitin 1998. Ai shënoi gjithsej 60 gola në 113 ndeshje, duke e vendosur veten si një gjahtar goli.[11]
Juventus
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në verën e vitit 2000, Trezeguet u ble nga Juventus për 45 miljard Lira italiane.[12] Në sezonin e tij të parë në Torino nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti, Trezeguet shënoi 14 gola në Serie A edhe pse shumicën e ndeshjeve ai i luajti si zëvëndësues. Juventus nuk e fitoi kampionatin në atë sezon, duke përfunduar në vendin e dytë mbrapa Romës.[13] Në sezonin e dytë, këtë herë me Marcello Lippin si trajner, ai shënoi plot 24 gola në 34 ndeshje, duke u shpallur golashënuesi më i mirë sëbashku me italianin Dario Hübner të Piacenzës; golat e tij ishin vendimtar për Juventusin, e cila fitoi titullin e Serie A.[14] Përveç çmimit si golashënuesi më i mirë, Trezeguet gjithashtu u nderua me çmimet Serie A Futbollisti i vitit dhe Serie A Futbollisti i huaj i vitit. Ai ndihmoi ekipin të arrinte në finalen e Kupës së Italisë, kurse në Ligën e Kampioneve, shënoi tetë gola në dhjetë ndeshje, me Juventusin që u eliminua në raundin e dytë.
Sezoni i tretë i Trezeguet në Itali u kushtëzua nga dëmtimet, edhe pse ai kontriboi në fitimin e një tjetër titulli të Serie A nga Juventusi. Ai gjithashtu fitoi edhe Superkupën e Italisë në gusht 2002,[15] kurse në Ligën e Kampioneve shënoi katër gola në dhjetë ndeshje duke ndihmuar ekipin të arrinte në finale. Në finale, Trezeguet ishte një nga tre lojtarët e Juventusit që gabuan në gjuajtjen e penalltive në humbjen 3–2 me penallti nga Milani.[16] Trezeguet e nisi sezonin 2003–04 duke fituar Superkupën e Italisë për të dytin vit rresht, duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij kundër Milanit; koha e rregullt dhe shtesa u mbyll në barazim 1–1, duke bërë që ndeshja të kalonte në gjuajtjet e penalltive, ku Trezeguet ishte i saktë në gjuajtjen e tij, duke ndihmuar Juventusin të fitojë 5–3.[17] Pavarësisht se luajtën në një tjetër finale të Kupës së Italisë, Juventus zhgënjeu në Ligën e Kampioneve dhe në Serie A, pavarësisht 16 golave të shënuar nga Trezeguet. Në vitin 2004, legjenda braziliane Pelé e bëri Trezeguet pjesë të FIFA 100, lista e tij me 125 lojtarët më të mirë që jetojnë.[6]
Edhe pse Trezeguet fitoi kampionatin në sezonet 2004–05 dhe 2005–06, duke shënuar 23 gola në sezonin e dytë, Juventus u kap në skandalin e futbollit 2006 që tronditi futbollin italian; Juventus sëbashku me Milan, Fiorentinën, Lazioz, dhe Regginën u akuzuan për trukim ndeshjesh.[18] Edhe pse lojtarët nuk kishin pjesë në këtë skandal, Juventusit j'u hoqën titujt e sezoneve 2004–05 dhe 2005–06 dhe u detyra t'a niste sezonin 2006–07 në Serie B me 30 pikë minus.[19] Pas rënjes në Serie B, Juventus humbi disa nga yjet e skuadrës: Fabio Cannavaro kaloi te Real Madrid, Gianluca Zambrotta te Barcelona, Adrian Mutu te Fiorentina, dhe Zlatan Ibrahimović te Interi.[20] Patriotët e tij Lilian Thuram dhe Patrick Vieira u larguan gjithashtu, duke u transferuar respektivisht te Barcelona dhe Interi. Trajneri Fabio Capello u largua drejt Real Madridit, duke sjellur afrimin e ish shokut të Trezeguet në kombëtare Didier Deschamps.[21] Si një nga yjet e ekipit, Trezeguet gjithashtu ishte i lidhur me një largim nga Juventusi, megjithatë, ai shfaqi besnikëri ndaj klubit, duke qëndruar. Ai ndihmoi ekipin të ngjitej në elitë pas vetëm një sezoni, duke shënuar 15 gola në 31 ndeshje.
Më 16 shtator 2006, para fillimit të ndeshjes kundër Venezias, Trezeguet j'u dhurua një pllakëz mirnjohje për arritjen e 125 golave me klubin. Më 19 maj 2007, Juventus siguroi ngjitjen në Serie A me një fitore 5–1 kundër Arezzos, me Trezeguet i cili shënoi golin e pestë të ekipit të tij.[22] Pavarësisht një rikthimi të suksesshëm në Serie A duke fituar titullin e Serie B, ky sezon nuk ishte pa polemika për Trezeguet: pasi shënoi në ndeshjen e fundit të Juventusit kundër Spezias,[23] Trezeguet bëri një verim me dore në drejtim të presidentit të klubit, që në italisht do të thotë "Ika që këtu".[24] Megjithatë, më 25 qershor 2007, Juventus njoftoi rinovimin e kontratës me francezin deri në vitin 2011.[25]
Në sezonin 2007–08 në Serie A, Trezeguet shënoi 20 gola dhe u rendit i dyti mbrapa shokut të skuadrës Alessandro Del Piero për çmimin Capocannoniere.[26] Juventus u rendit në vendin e tretë duke siguruar një vend në Ligën e Kampioneve pas një mungese dy-vjeçare.[27]
Në shtator 2008, në fillim të sezonit 2008–09, Trezeguet pësoi një dëmtim në ijë që e la jashtë fushave të lojës për katër muaj.[28] Ai u rikthye në aksion më 28 janar 2009 duke luajtur disa minuta në humbjen 2–1 si vizitor ndaj Udineses.[29] Më 4 shkurt 2009, në një ndeshje të Kupës së Italisë kundër Napolit, ai shënoi një gol që u anullua në mënyrë polemizuese për pozicion jashtë loje. Megjithatë, ai ishte një nga lojtarët që shënoi penalltinë e tij me Juventusin që fitoi 4–3, duke u kualifikuar në gjysëm-finale. Pas kësaj, Trezeguet shënoi golin e parë të sezonit më 21 shkurt në një fitore 2–0 kundër Palermos në Stadio Renzo Barbera;[30] në këtë ndeshje, ai u vendos kapiten i ekipit për herë të parë. Trezeguet e mbylli sezonin 2008–09 me 15 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe një gol të shënuar, me Juventusin që e mbylli kampionatin në vendin e dytë dhe arriti në raundin e 16-tave të Ligës së Kampioneve.[11]
Më 9 dhjetor 2009, Trezeguet shënoi golin e 168të për Juventusin në humbjen 4–1 ndaj Bayern München në Ligën e Kampioneve 2009–10, duke u bërë lojtari i huaj me më shumë gola në historinë e klubit; rekordi më parë mbahej nga Omar Sívori me 167 gola.[31] Në fund të sezonit 2009–10, Trezeguet renditej i katërti në listën e shënuesve më të mirë në historinë e klubit with 171 gola. Në gusht 2010, ai u la i lirë nga klubi 12 muaj para përfundimit të kontratës.[32]
Hércules
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 28 gusht 2010, Trezeguet u transferua te Hércules CF i sapongjitur në La Liga në një marrëveshje dy-vjeçare; klubi ndodhet me seli në qytetin e gruas së tij.[33] Ai bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin më 11 shtator në fitoren surprizë 2–0 kundër kampionëve në fuqi Barcelonës në Camp Nou.[34] Tetë ditë më vonë, në ndeshjen e rradhës, Trezeguet shënoi golin e parë me klubin, një penallti në humbjen 2–1 kundër Valencias.[35] Ai nuk arriti të shpëtoj ekipin nga rënja një kategori më poshtë, dhe pas 12 golave në 31 ndeshje, ai u largua në verën e vitit 2011.[36]
River Plate
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 19 dhjetor 2011, Trezeguet kaloi te River Plate në Argjentinë në një kontratë tre-vjeçare, pak pasi klubi kishte rënë në divizionin e dytë argjentinas për herë të parë në histori.[37] Gjatë prezantimit të tij, Trezeguet, një tifoz i River që në fëmijëri, dhe i rritur në Buenos Aires,[38] deklaroi se si ty transferim ishte një ëndërr, duke thënë: "Të jesh këtu është një ndjesi unike, i motivuar nga gjithçka që Riveri përfaqson."[39] Më 19 janar 2012, Trezeguet debutoi me gol në një ndeshje miqësore kundër Racing Club de Avellaneda.[40]
Debutimi i tij zyrtar erdhi më 12 shkurt në fitoren 2–0 ndaj Chacarita Juniors.[41] Një javë më vonë, Trezeguet luajti ndeshjen e tij të parë në Estadio Monumental, duke shënuar një gol kundër Independiente Rivadavia pasi hyri si zëvëndësues.[42] Më 27 shkurt, ai shënoi golin e dytë sezonal në një fitore 4–1 kundër Sportivo Desamparados pasi u aktivizua sërisht si zëvëndësues,[43] kurse më 10 mars, duke shënuar një dygoësh, ai rezultoi vendimtar në barazim 3–3 kundër Defensa y Justicia.[44] Shtatë ditë më vonë, në ndeshjen e parë si titullar, Trezeguet shënoi në pjesën e parë të fitores 3–0 ndaj Deportivo Merlo.[45]
Pas këtyre performancave pozitive në muajt e parë në Argjentinë, Trezeguet foli për adrenalinën që ai kishte kur luante me River Platen, një adrenalinë më e madhe se ajo që kishte në suksesin në Kupën e Botës 1998 dhe Euro 2000: "Kam një ndjesi që nuk e kam pasur më parë. As me Juventusin, as me Monacon dhe as në nivel ndërkombëtar me Francën. Të jesh një tifoz i River dhe të shikosh këtë pasion që ekziston në ekip, me të gjithë njerëzit dhe të gjithëë presionin, kam më shumë adrelaninë se kurr më parë."[46]
Në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Almirante Brown më 23 qershor, Trezeguet i siguroi fitoren ekipit të tij duke shënuar të dy golat e fitores 2–0, një rezultat që i siguroi Riverit rikthimit në elitë; ai gjithshtu humbi një penallti.[47]
Më 9 shtator 2012, Trezeguet shënoi golin e parë në Primera División në barazimin 3–3 kundër Newell's Old Boys.[48] Në sezonin 2012–13, ai luajti 16 ndeshje dhe shënoi 3 gola. Në qershor 2013, pas përfundimit të sezonit, pavarësisht se ishte një nga lojtarët kyç në rikthimin e ekipit në elitë, trajneri Ramón Díaz deklaroi se francezi nuk do të ishte pjesë e ekipit për sezonin e ardhshëm, çka shkaktoi protesta nga tifozët e klubit.[49]
Newell's Old Boys
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 22 korrik 2013, Trezeguet u bashkua me Newell's Old Boys duke firmosur një kontratë një-vjeçare.[50] Ai debutoi në barazimin pa gola kundër Belgrano de Córdoba më 18 gusht, duke u aktivizuar në minutën e 73të në vend të Víctor Aquino.[51] Në ndeshjen e dytë me klubin, Trezeguet shënoi golin e parë të tij në suksesin 2–0 jashtë fushe ndaj Atlético de Rafaela.[52] Më 1 nëntor, Trezeguet shënoi golin e 300të në karrierë në minutën e 73të të ndeshjes ndaj Colón de Santa Fe, të cilën e pasoi me golin e 301të në minutën e 84të, duke i dhënë ekipit të tij një barazim 2–2.[53]
Më 16 mars 2014, në fitoren 2–0 kundër Racing Club, klubi i ish shokut të tij te Juventusi Mauro Camoranesi, Trezeguet hyri në lojë në minutën e 78të në vend të Ezequiel Ponce, i cili kishte shënuar golin e parë të ndeshjes. Në minutën e 83të, ai shënoi golin e dytë të ndeshjes dhe të gjashtin sezonal.[54]
Pune City
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 30 korrik 2014, Trezeguet firmosi me klubin e Super Ligës Indiane Pune City.[55] Goli i tij i parë me ekipin në ndeshjen kundër FC Goas rezultoi vendimtare, pasi Pune City fitoi ndeshjen e parë në histori në Super Ligën Indiane.[56] Ky gol u pasua nga një tjetër, e fundit për të në kampionat, në një disfatë ndaj Kerala Blasters FC.[57]
Më 20 janar 2015, agjenti i Trezeguet njoftoi se lojtari ishte tërhequr nga futbolli aktiv dhe se ishte bashkuar me stafin teknik të Juventusit.[58]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Trezeguet e nisi karrierën e tij ndërkombëtare në vitin 1995 me Francën nën-18. Dy vite më vonë, ai luajti në Kupën e Botës me ekipin nën-20 ku ishte shok skuadre me yje si Thierry Henry, Willy Sagnol, dhe William Gallas. Në turnament, ai shënoi pesë gola, përfshirë dy dopieta në fazën e grupeve kundër Koresë së Jugut dhe Afrikës së Jugut,[59][60] me Argjentinën që u eliminua në çerek-finale me penallti nga Uruguaji.[61]
Para fillimit të Kupës së Botës 1998 në Francë, trajneri Aimé Jacquet i dha mundësinë talentëve si David Trezeguet, Henry dhe Patrick Vieira që të tregonin aftësitë e tyre, duke i bërë pjesë të skuadrës në vend të lojtarëve me përvojë si David Ginola.[62] Ai shënoi golin e tij të parë dhe të vetëm në turnament më 18 qershor në fitoren 4–0 kundër Arabisë Saudite në ndeshjen e dytë të Grupit C.[63] Franca arriti të fitonte turnamentin, duke mposhtur Brazilin 3–0 në finale.[64] Dy vite më vonë, Trezeguet luajti në UEFA Euro 2000, turnamenti i tij i dytë madhor.[65] Ai fillimisht shënoi në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve kundër Holandës,[66] para se të shënonte një gol të artë në kohën shtesë të finales ndaj Italisë, duke i dhënë Francës fitoren 2–1 dhe trofeun.[67][68]
Franca erdhi në Kupën e Botës 2002 si kampionja në fuqi dhe e para në renditjen botërore të FIFA-s. Edhe pse me Trezeguet, Henry dhe Cissé në sulm, që ishin shpallur golashënuesit më të mirë respektivisht në Serie A, Premier Ligë dhe Ligue 1, Franca shënoi vetëm një gol dhe u eliminua që në fazën e grupeve.[69] Ky zhgënjim u pasua nga një tjetër në turnamentin e rradhës, Euro 2004; pavarësisht se fituan grupin e tyre me shtatë pikë, ku Trezeguet shënoi në barazimin 2–2 kundër Kroacisë, Franca u eliminua në mënyrë surprizë në çerek-finale nga Greqia,[70] e cila në fund fitoi turnamentin.
Në maj 2006, Trezeguet u thirr nga trajneri Raymond Domenech për të luajtur në Kupën e Botës 2006, e cila do të do të ishte edicioni i tretë i tij.[71] Megjithatë, Trezeguet e shpenzoi shumicën e turnamentit në stol, kjo për shkak se formacioni 4–2–3–1 i Domenech kishte vend vetëm për një sulmues, pozicion i cili ishte i Henry. Më 9 korrik, në finale kundër Italisë, Trezeguet luajti si zëvëndësues në pjesën e dytë; koha e rregullt dhe shtesa u mbyll në barazim 1–1, duke bërë që ndeshja të shkonte në gjuajtjet e penalltive, ku Trezeguet ishte i vetmi që gaboi, duke i hapur rrugës fitores së Italisë 5–3.[72]
Më 19 tetor 2007, Trezeguet deklaroi se do të tërhiqej nga kombëtarja pasi nuk u thirr nga trajneri Domenech për dy ndeshje kualifikuese të Euro 2008.[73] Më 26 mars 2008, Trezeguet u thirr për një miqësore ndaj Anglisë në vënd të të dëmtuarit Karim Benzema; kjo ndeshje rezultoi e fundit për të me fanellën e kombëtares pasi ai në fund nuk u thirr për të luajur në UEFA Euro 2008.[74]
Më 9 korrik 2008, Trezeguet deklaroi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar, duke e mbyllur karrierën me Francën si golashëneuesi i tretë më i mirë në historinë e saj me 34 gola në 71 ndeshje.[75] Ai tha se arsyet e tërheqjes ishin "Euro 2008 i tmerrshëm" dhe riemërimi i trajnerit, duke shtuar: "Unë e shoh futbollin ndryshe nga ata në Francë. Euro 2008 ishte shumë negative, por ajo që më mërzit më shumë është qëndrimi i Domenech."[76]
Stili i lojës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Trezeguet ishte një sulmues i kompletuar, i talentuar, me dhunti, i cili shquhej për shpejtësinë, fuqinë dhe instiktin për golin.[11][77] Ai njihej si një lojtar i cili shfrytëzonte çdo mundësi për të shënuar dhe rikuperuar topa, si dhe zotëronte një finalizim të përkyer; ai gjithashtu ishte i aftë të shënonte vetëm me pak prekje të topit, kjo falë aftësisë për të shënuar me prekje të parë si nga brënda dhe jashtë zone. Trezeguet mund të shënonte me të dyja këmbët, edhe pse parapëqente të luante me të djathtën, dhe me kokë, duke qënë një lojtar i shkëlqyer në duelet ajërore; ai gjithashtu njihej si një sulmues i cili shënonte gola akrobatik. Edhe pse nuk ishte veçanërisht i talentuar dhe nuk shquhej për kombinimet, Trezeguet kishte pozicionim të saktë, reagim, dhe lëvizje ofensive, si dhe njihej për lojën me kurriz nga porta, kjo për shkak të teknikës së tij.[11][78][79] I konsideruar të jetë një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij, kjo për shkak të numrit të madh të golave të shënuar me Juventusin, ai fitoi pseudonimet Cobra, Trezegol, dhe Re David (Mbreti David, në italisht) gjatë kohës së tij në Itali. Megjithatë, në karrierën e tij ai ka pësuar edhe dëmtimte që e kanë kufizuar lojën e tij.[11][80][81]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi: [82]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Platense | 1993–94 | Primera División | 3 | 0 | — | — | — | 3 | 0 | |||
1994–95 | 2 | 0 | — | — | — | 2 | 0 | |||||
Gjithsej | 5 | 0 | — | — | — | 5 | 0 | |||||
Monaco | 1995–96 | Division 1 | 4 | 0 | 0 | 0 | — | 1[a] | 0 | 5 | 0 | |
1996–97 | 5 | 0 | 0 | 0 | — | — | 5 | 0 | ||||
1997–98 | 27 | 18 | 3 | 1 | 9[b] | 4 | 2[a] | 1 | 41 | 24 | ||
1998–99 | 27 | 12 | 1 | 0 | 5[c] | 2 | 2[a] | 0 | 35 | 14 | ||
1999–2000 | 30 | 22 | 1 | 0 | 6[c] | 2 | 1[a] | 0 | 38 | 24 | ||
Gjithsej | 93 | 52 | 5 | 1 | 21 | 8 | 6 | 1 | 125 | 62 | ||
Juventus | 2000–01 | Serie A | 25 | 14 | 2 | 0 | 5[b] | 1 | — | 32 | 15 | |
2001–02 | 34 | 24 | 2 | 0 | 10[b] | 8 | — | 46 | 32 | |||
2002–03 | 17 | 9 | 1 | 0 | 10[b] | 4 | 0 | 0 | 28 | 13 | ||
2003–04 | 25 | 16 | 3 | 1 | 5[b] | 4 | 1[d] | 1 | 34 | 22 | ||
2004–05 | 18 | 9 | 1 | 1 | 5[b] | 4 | — | 24 | 14 | |||
2005–06 | 32 | 23 | 0 | 0 | 9[b] | 6 | 1[d] | 0 | 42 | 29 | ||
2006–07 | Serie B | 31 | 15 | 1 | 0 | — | — | 32 | 15 | |||
2007–08 | Serie A | 36 | 20 | 3 | 0 | — | — | 39 | 20 | |||
2008–09 | 8 | 1 | 1 | 0 | 4[b] | 4 | — | 12 | 1 | |||
2009–10 | 19 | 7 | 0 | 0 | 8[e] | 3 | — | 27 | 10 | |||
2010–11 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1[f] | 0 | — | 1 | 0 | |||
Gjithsej | 245 | 138 | 16 | 2 | 57 | 30 | 2 | 1 | 320 | 171 | ||
Hércules | 2010–11 | La Liga | 31 | 12 | 0 | 0 | — | — | 31 | 12 | ||
Baniyas | 2011–12 | Pro-League | 3 | 0 | 0 | 0 | — | 1[g] | 0 | 4 | 0 | |
River Plate | 2011–12 | Primera B Nacional | 19 | 13 | 2 | 1 | — | — | 21 | 14 | ||
2012–13 | Primera División | 16 | 3 | 0 | 0 | — | — | 16 | 3 | |||
Gjithsej | 35 | 16 | 2 | 1 | — | — | 37 | 17 | ||||
Newell's Old Boys | 2013–14 | Primera División | 24 | 7 | 0 | 0 | 6[h] | 2 | — | 30 | 9 | |
Pune City | 2014 | Super Liga Indiane | 9 | 2 | 0 | 0 | — | — | 9 | 2 | ||
Gjithsej karriera | 445 | 227 | 23 | 4 | 82 | 40 | 9 | 2 | 559 | 273 |
- ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në Coupe de la Ligue
- ^ a b c d e f g h Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ a b Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
- ^ a b Ndeshje në Supercoppa Italiana
- ^ Katër ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampioneve, tre ndeshje dhe dy gola në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Të gjitha ndeshjet UEFA Ligën e Evropës
- ^ Ndeshje në Kupën e Ligës UAE
- ^ Të gjitha ndeshjet në Copa Libertadores
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi: [83]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Franca | 1998 | 12 | 2 |
1999 | 2 | 1 | |
2000 | 12 | 9 | |
2001 | 7 | 5 | |
2002 | 7 | 3 | |
2003 | 8 | 8 | |
2004 | 7 | 1 | |
2005 | 5 | 2 | |
2006 | 8 | 3 | |
2007 | 2 | 0 | |
2008 | 1 | 0 | |
Gjithsej | 81 | 48 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- AS Monaco[82]
- Juventus[82]
- River Plate[82]
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Franca[82]
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Këpuca e Artë e FIFA Kampionatit Botëror të të rinjëve: 1997
- Lojtari i ri i vitit i Divizionit 1 UNFP: 1997–98
- UEFA Ekipi i Vitit: 2001[84]
- Futbollisti i Vitit i Serie A: 2001–02[85]
- Futbollisti i huaj i vitit i Serie A: 2001–02
- Golashënuesi më i mirë i Serie A: 2001–02[86]
- FIFA 100[87]
- Golden Foot: 2015 (nën kategorinë e "Legjendës së futbollit")[88]
- XI më e mirë e të gjitha kohërave e Juventusit: 2017[89]
Urdhëra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Acta del Partido celebrado el 21 de mayo de 2011, en Alicante" [Minutat e ndeshjes së mbajtur më 21 maj 2011, në Alicante] (në spanjisht). Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2019. Marrë më 16 qershor 2019.
- ^ "Trezeguet: David Sergio Trezeguet: Player" [Trezeguet: David Sergio Trezeguet: Lojtar] (në anglisht). BDFutbol. Marrë më 3 shtator 2018.
- ^ "Trezeguet: I'm Argentinian at heart" [Trezeguet: Jam Argjentinas me zemër] (në anglisht). FIFA. 22 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2014. Marrë më 20 prill 2014.
- ^ "Toutes les sélections françaises de Football depuis 1988" (në frëngjisht). Rlfoot.fr. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2018. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "Toutes les sélections françaises de Football depuis 1988" (në frëngjisht). Rlfoot.fr. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2018. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ a b "The FIFA 100" (në anglisht). The Guardian. 4 mars 2004. Marrë më 28 qershor 2019.
- ^ a b c "La increíble historia de Trezeguet" [Historia e jashtëzakonshme e Trezeguet] (në spanjisht). Lanacion. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2014. Marrë më 22 janar 2015.
- ^ "Trezeguet est arrivé à Monaco les mains dans les poches" (në frëngjisht). Humanite. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2009. Marrë më 22 janar 2015.
- ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "David Trezeguet" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ James Dart; Paolo Bandini (14 shkurt 2007). "The hardest recorded shot in football - ever" [Gjuajtjet më të forta në futboll] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ a b c d e Stefano Bedeschi (15 tetor 2013). "Gli eroi in bianconero: David TRÉZÉGUET" [Heronjtë bardhezi: David Trézéguet]. tuttojuve.com (në italisht). Marrë më 24 prill 2015.
- ^ "Trezeguet Juve: 45 miliardi da record" [Trezeguet Juve: 45 miljard rekord] (në italisht). Gazzetta.it. 27 qershor 2000. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "Italy 2000/01" [Italia 2000/01] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "Italy 2001/02" [Italia 2001/02] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "Supercoppa Italiana 2002-2003" [Superkupa e Italisë 2002-2003] (në italisht). juveworld.net. 25 gusht 2002. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "Milan win Champions League shoot-out" [Milan fiton Ligën e Kampioneve me penallti] (në anglisht). BBC Sport. 28 maj 2003. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "La Juventus conquista la Supercoppa Italiana al rigori" [Juventus fiton Superkupën e Italisë me penallti] (në italisht). A.C. Milan. 2 gusht 2003. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ Simon Kuper (7 korrik 2006). "Azzurri's quest consoles nation rocked by scandals" [Detyra e të kaltërve konsolon kombin e tronditur nga skandalet] (në anglisht). Financial Times. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2006. Marrë më 30 korrik 2006.
- ^ "10 years ago today, Juventus were relegated from Serie A" [Si sot 10 vite më parë, Juventus u rrëzua nga Serie A] (në anglisht). Fox Sports. 14 korrik 2016. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "Real Madrid, accordo con la Juve per Cannavaro ed Emerson" [Real Madrid, akord me Juven për Cannavaron dhe Emerson]. repubblica.it (në italisht). La Repubblica. 19 korrik 2006. Marrë më 13 prill 2015.
- ^ "Deschamps confirmed as Juve coach" [Deschamps konfirmohet si trajneri i Juves] (në anglisht). CNN.com. 10 korrik 2006. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2019. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "Juve, l'incubo della B è finito, 5-1 ad Arezzo ed ecco la serie A" [Juve, makthi B merr fund, 5-1 në Arezzo dhe ja Serie A]. repubblica.it (në italisht). Arezzo: La Repubblica. 19 maj 2007. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "19 maggio 2007 – Bentornata in serie A, Juventus" [19 maj 2007 – Mirëseerdhe në Serei A, Juventus] (në italisht). Vbtv.it. 19 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2019. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "Il saluto di Trezeguet" [Përshëndetja e Trezeguet] (në italisht). Eurosport.com. 10 qershor 2007. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "Trezeguet signs new Juventus deal" [Trezeguet firmos marrëveshje të re me Juventusin] (në anglisht). BBC Sport. 26 qershor 2007. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "Italy » Serie A 2007/2008 » Top Scorer" [Italia » Serie A 2007/2008 » Shënuesit më të mirë] (në anglisht). World Football. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "Italy » Serie A 2007/2008 » 38. Round" [Italia » Serie A 2007/2008 » Raundi 38] (në anglisht). World Football. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "Trezeguet: "Non voglio finire come Ronaldo"" [Trezeguet: "Nuk dua të përfundoj si Ronaldo"] (në italisht). Gazzetta.it. 20 shtator 2008. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "Udinese vs. Juventus 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 28 janar 2009. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "Palermo vs. Juventus 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 21 shkurt 2009. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "Juventus 1-4 Bayern Munich: Germans Record Sensational Victory In Turin To Qualify For Last 16" [Juventus 1-4 Bayern Munich: Gjermanët regjistrojnë një fitore të jashtëzakonshme në Torino për t'u kualifikuar në 16 të fundit] (në anglisht). Goal.com. 8 dhjetor 2009. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "Soccer-Trezeguet released by Juve and set to join Hercules" [Futboll-Trezeguet lirohet nga Juve dhe është gati të bashkohet me Hercules] (në anglisht). Milano: Reuters.com. 28 gusht 2010. Marrë më 28 korrik 2019.
- ^ "Trezeguet joins Hercules" [Trezeguet i bashkohet Hercules] (në anglisht). Sky Sports. 28 gusht 2010. Marrë më 15 tetor 2017.
- ^ "Nelson Valdez double helps Hercules pull off shock win at Barcelona" [Dopieta e Nelson Valdez ndihmon Hercules të arrij një fitore shokuese në Barcelonë]. Reuters (në anglisht). The Guardian. 11 shtator 2010. Marrë më 14 shkurt 2012.
- ^ David Rubio (4 prill 2017). "Hércules 1 - Valencia 2 (2010)" (në spanjisht). Alicantepedia.com. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "Trezeguet eyes France return" [Trezeguet shikon rikthimin në Francë] (në anglisht). Ftbl.com.au. 22 prill 2011. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "Hay goleador por tres años" (në spanjisht). Olé. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2017. Marrë më 12 janar 2012.
- ^ "Trezeguet on verge of joining River Plate" [Trezeguet pranë bashkimit me River Plate] (në anglisht). FourFourTwo.com. 15 dhjetor 2011.
- ^ Amy Lawrence (5 janar 2012). "David Trezeguet's move to River Plate shows money does not rule all" [Kalimi i David Trezeguet te River Plate tregon që paraja nuk komandon gjithçka] (në anglisht). Londër: The Guardian. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "Still got it: David Trezeguet scores on River Plate debut" [Ende e ka: David Trezeguet shënon në debutimin me River Plate] (në anglisht). 101 Great Goals. 20 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2012. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "Chacarita Juniors vs. River Plate 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 12 shkurt 2012. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "River Plate vs. Independiente Rivadavia 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 18 shkurt 2012. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "Sportivo Desamparados vs. River Plate 1 – 4" (në anglisht). Soccerway. 27 shkurt 2012. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "Defensa y Justicia vs. River Plate 3 – 3" (në anglisht). Soccerway. 18 mars 2012. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "River Plate vs. Deportivo Merlo 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 17 mars 2012. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "The Week in Quotes" [Java në Citime] (në anglisht). FIFA. 17 mars 2012. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2019. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "River Plate wake from their nightmare" [River Plate zgjohen nga makthi i tyre] (në anglisht). ESPN FC. 2 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2019. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "River Plate vs. Newell's Old Boys 3 – 3" (në anglisht). Soccerway. 10 shtator 2012. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "Trezeguet may have played last match for River Plate" [Trezeguet mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit për River Platen] (në anglisht). The Star. 25 qershor 2013. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "David Trezeguet joins Argentina's Newell's Old Boys" [David Trezeguet i bashkohet Newell's Old Boys në Argjentinë] (në anglisht). Sport Skeeda. 23 korrik 2013. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "Newell's Old Boys vs. Belgrano de Córdoba 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 18 gusht 2013. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "Atlético Rafaela vs. Newell's Old Boys 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 23 gusht 2013. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ Joe Wright (2 nëntor 2013). "Trezeguet surpasses 300 career goals" [Trezeguet kalon 300 gola në karrierë] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "Newell's Old Boys vs. Racing Club 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 16 mars 2014. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "Indian Super League: Ex-Juventus and Monaco striker David Trezeguet joins FC Pune City" [Super Liga Indiane: Ish sulmuesi i Juventusit dhe Monacos David Trezeguet i bashkohet FC Pune City] (në anglisht). Sky Sports. 30 korrik 2014. Marrë më 31 korrik 2014.
- ^ "David Trezeguet on target as FC Pune City register maiden win" [David Trezeguet në shenjë me FC Pune City që regjistron fitoren e parë] (në anglisht). Indian Express. Marrë më 22 janar 2015.
- ^ "David James pleased to register first win for Kerala Blasters" [David James i kënaqur që regjistroi fitoren e parë për Kerala Blasters] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2019. Marrë më 22 janar 2015.
- ^ "France's Euro 2000 hero Trezeguet retires" [Heroi i Francës në Euro 2000 Trezeguet tërhiqet] (në anglisht). Yahoo Sports. 20 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2015. Marrë më 15 shkurt 2015.
- ^ "Korea Republic 2–4 France" [Republika e Koresë 2–4 Franca] (në anglisht). FIFA.com. 19 qershor 1997. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2018. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "South Africa 2–4 France" [Afrika e Jugut 2–4 Franca] (në anglisht). FIFA.com. 22 qershor 1997. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2018. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "Uruguay 1–1 France" [Uruguaji 1–1 Franca] (në anglisht). FIFA.com. 29 qershor 1997. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2019. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "France squad" [Skuadra e Francës] (në anglisht). FIFA.com. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2019. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ Raf Casert (18 qershor 1998). "France's 4-0 Rout of Saudi Arabia is Costly" [Goleada 4–0 e Francës ndaj Arabisë Saudite është e kushtueshme] (në anglisht). Washington Post. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "Zidane leads France to pinnacle of soccer glory" [Zidane udhëheq Francën në majën e lavdisë së futbollit] (në anglisht). CNNSI. Associated Press. 12 korrik 1998. Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2014. Marrë më 27 janar 2012.
- ^ "French Euro 2000 squad" [Skuadra franceze e Euro 2000] (në anglisht). The World Game. 16 prill 2014. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "Netherlands bite back to edge past France" [Holanda kafshon mbrapsht duke mposhtur Francën ngushtë] (në anglisht). UEFA. 6 tetor 2003. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "Trezeguet's golden moment makes French history" [Momenti i artë i Trezeguet bën historinë franceze] (në anglisht). UEFA. 6 tetor 2003. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ David Lacey (2 korrik 2000). "France add Europe to the world" [Franca shton Evropën në botë] (në anglisht). Londër: The Guardian. Marrë më 19 qershor 2013.
- ^ Gareth Bland (28 korrik 2015). "The story of France's failure at World Cup 2002" [Historia mbrapa dështimit të Francës në Kupën e Botës 2002] (në anglisht). These Football Times. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "France 0-1 Greece" [Franca 0-1 Greqia] (në anglisht). BBC Sport. 25 qershor 2004. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "France » Squad World Cup 2006 Germany" [Franca » Skuadra e Kupës së Botës Gjermani 2006] (në anglisht). World Football. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ Jonathan Stevenson (9 korrik 2006). "Italy 1–1 France (aet)" [Italia 1–1 Franca (pksh)] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 18 gusht 2009.
- ^ "Euro 2008: Trezeguet threatens to quit France" [Euro 2008: Trezeguet kërcënon se do të tërhiqet nga Franca] (në anglisht). Yahoo Sports. 19 tetor 2007. Marrë më 29 korrik 2019.
- ^ "France drop Trezeguet from Euro 2008 squad" [Franca heq Trezeguet nga skuadra e Euro 2008] (në anglisht). FourFourTwo. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2011. Marrë më 19 maj 2008.
- ^ "Trezeguet quits France scene" [Trezeguet heq dorë nga skena franceze] (në anglisht). Sky Sports. 9 korrik 2008. Marrë më 9 korrik 2008.
- ^ "Trezeguet retires from international football" [Trezeguet tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar] (në anglisht). FourFourTwo. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2011. Marrë më 9 korrik 2008.
- ^ "Euro 2000 Profile: David Trezeguet" [Euro 2000 Profili: David Trezeguet] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 12 shtator 2014.
- ^ "David Trezeguet – Scheda tecnica" [David Trezeguet – Skeda teknike] (në anglisht). Marrë më 12 shtator 2014.
- ^ Michael Cox (22 janar 2015). "David Trezeguet's ruthless finishing made him a memorable striker" [Finalizimi i pamëshirshëm i David Trezeguet e bëri atë një sulmues të paharrueshëm] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 6 mars 2017.
- ^ "Il mito di Re David" [Miti i Mbretit David]. juveatrestelle.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2014. Marrë më 12 shtator 2014.
- ^ "Auguri, Trezegol!" [Gëzuar, Trezegol!] (në italisht). juventus.com. 15 tetor 2016. Marrë më 6 shkurt 2017.
- ^ a b c d e "David Trezeguet" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 15 shkurt 2015.
- ^ "David Trezeguet - Goals in International Matches" [David Trezeguet - Golat në ndeshjet ndërkombëtare] (në anglisht). RSSSF.com. 23 prill 2008. Marrë më 25 prill 2018.
- ^ "UEFA Team of the Year 2001" [UEFA Ekipi i Vitit 2001] (në anglisht). UEFA. 8 janar 2012. Marrë më 2 dhjetor 2015.
- ^ "Italy - Footballer of the Year" [Itali - Futbollisti i Vitit] (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2015. Marrë më 6 shkurt 2015.
- ^ Roberto Di Maggio; Igor Kramarsic; Alberto Novello (11 qershor 2015). "Italy - Serie A Top Scorers" [Itali - Shënuesit më të mirë të Serie A] (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2015. Marrë më 2 dhjetor 2015.
- ^ "Pele's list of the greatest" [Lista e të mëdhenjëve e Peles] (në anglisht). BBC Sport. 4 mars 2004. Marrë më 15 qershor 2013.
- ^ "Golden Foot Legends" [Legjendat e Golden Foot]. goldenfoot.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2015. Marrë më 27 mars 2015.
- ^ "#JUVE120 team announced" [Ekipi #Juve120 publikohet] (në anglisht). juventus.com. 24 nëntor 2017. Marrë më 29 maj 2018.
- ^ "Décret du 24 juillet 1998 portant nomination à titre exceptionnel" [Dekret i 24 korrik 1998 emërimi në një bazë të jashtëzakonshme]. Journal Officiel de la République Française (në frëngjisht). 1998 (170): 11376. 25 korrik 1998. PREX9801916D. Marrë më 24 gusht 2019.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- David Trezeguet – Rekordi në kompeticionet e FIFA-s
- David Trezeguet te National-Football-Teams.com
- Fotot dhe Staistikat e David Trezeguet te sporting-heroes.net
- Profili te Football Database
- Lindje 1977
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë francezë
- Futbollistë në kombëtaren franceze
- Futbollistë në Club Atlético Platense
- Futbollistë në AS Monaco FC
- Futbollistë në Juventus F.C.
- Futbollistë në Hércules CF
- Futbollistë në Baniyas SC
- Futbollistë në Club Atlético River Plate
- Futbollistë në Newell's Old Boys
- Futbollistë në FC Pune City
- Futbollistë në Ligue 1
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në 1998 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2000
- Futbollistë në 2002 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2004
- Futbollistë në 2006 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të FIFA Kupës së Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Kampionatit Evropian