Jump to content

S.S. Lazio

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lazio
Emri i plotëSocietà Sportiva Lazio S.p.A.
Pseudonimi(et)I Biancocelesti
Le Aquile
Themeluar9 janar 1990; 123 vite më parë si Società Podistica Lazio
StadiumiStadio Olimpico
Kapaciteti70,634[1]
PronariClaudio Lotito (66.70%)[2]
PresidentiClaudio Lotito
MenaxheriMaurizio Sarri
LigaSerie A
2022–23Vendi i 2të
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Società Sportiva Lazio (Italisht: [sotʃeˈta sporˈtiːva ˈlattsjo]), njohur zakonisht si Lazio, është një klub italian futbolli me seli në Romë, Itali. Klubi u themelua në vitin 1900 dhe aktualisht luan në Serie A, elita e futbollit italian. Lazio ka fituar dy Scudetto, shtatë kupa dhe pesë superkupa në Itali. Në arenën ndërkombëtare, klubi ka fituar Kupën UEFA të Fituesve të Kupës dhe UEFA Super Kupën.[3]

Lazio e nisi aktivitetin futbollistik në janar 1901 dhe u bë pjesë e Federatës Italiane në vitin 1908. Klubi përjetoi suksesin e parë në vitin 1958, duke fituar kupën. Në vitin 1974, ata fituan kampionatin e parë në histori. Vitet 1990' ishin vitet më të suksesshme në historinë e klubit: ata arritën finalen e Kupës UEFA 1998, fituan Kupën UEFA të Fituesve të Kupës 1999, UEFA Super Kupën 1999 dhe titullin e Serie A 2000. Për shkak të problemeve financiare të klubit në vitin 2002, Sergio Cragnotti dha dorëheqjen si president. Klubi u detyrua të shiste lojtarët më të mirë, duke bërë që ekipi të pësonte rënje drastike. Claudio Lotito u bë president i klubit në vitin 2004, duke udhëhequr klubin në fitimin e katër kupave (2004, 2009, 2013 dhe 2019).

Uniforma tradicionale e Lazios është uniformë e kaltërt me të shkurtra dhe çorape të bardha; ngjyrat janë në nder të trashëgimisë së lashtë helene të Romës. Çorapet e kaltra janë përdorur gjithashtu në mënyrë të ndërsjellë si ngjyra shtëpie. Shtëpia e Lazios është Stadio Olimpico në Romë, të cilën e ndan me klubin tjetër të kryeqytetit A.S. Roma. Lazio dhe Roma kanë rivalitet të madh që nga viti 1925 dhe ndeshjet midis tyre luhen nën emrin Derbi della Capitale.[4]

Pavarësisht se fillimisht nuk kishte asnjë lidhje me skuadrën profesioniste të meshkujve dhe femrave (që u inkorporua si S.S. Lazio S.p.A.), themelimi i Società Sportiva Lazio lejoi klubin që merr pjesë në mbi 40 disiplina sportive gjithsej, më shumë se çdo shoqatë sportive në botë.[5]

Pllakë që përkujton themelimin e Lazios në Piazza della Libertà (Romë, Prati).

Società Podistica Lazio u themelua më 9 janar 1900 në qarkun PratiRomës.[6] Deri në vitin 1910 klubi luajti futboll amator para se të bëhej pjesë e kampionatit italian të organizuar nga Federata Italiane e Futbollit, e cila sapo ishte krijuar. Federata filloi të kampionate në qëndër dhe jug të Italisë, por Lazio nuk mundi të fitonte asnjë; ata arritën fazën play-off në tre raste, duke u eleminuar respektivisht nga Pro Vercelli në vitin 1913, Casale në vitin 1914 dhe Genoa në vitin 1923. Në vitin 1927, Lazio ishte i vetmi klub romak që i rezistoi përpjekjeve të regjimit fashist për të bashkuar të gjitha klubet e ryeqytetit të cilat krijuan A.S. Romën.[7] Dy vite më pas, klubi mori pjesë në edicionin e parë të Serie A. Në vitin 1937, të udhëhequr nga sulmuesi legjendar Silvio Piola,[8] ekipi u rendit në vendin e dytë, duke arritur rezultatin më të mirë para luftës.

Klubi kishte ulje dhe ngritje në vitet 1950'. Ata fituan kupën për herë të parë në vitin 1958,[9] por tre vite më pas ranë në Serie B për herë të parë. Ata u rikthyen në elitë në vitin 1963. Pas disa sezonesh në mesin e tabelës, Lazio ra sërisht nga kategoria në sezonin 1967–68.[10] Ata fituan titullin e Serie B në sezonin 1968–69,[11] duke u rikthyer në Serie A, por ranë sërisht në sezonin 1971–72. Klubi u rikthye në elitë një sezon më pas dhe në mënyrë surprizë sfidoi Milanin dhe Juventusin për Scudetton, të cilën e humbën në ndeshjen e fundit. Në atë sezon Lazio luante me kapitenin Giuseppe Wilson, mesfushorët Luciano Re Cecconi dhe Mario Frustalupi si dhe sulmuesin Giorgio Chinaglia, kurse trajner ishte Tommaso Maestrelli.[12] Lazio u përmirësua në sezonin e ardhshëm, duke fituar kampionatin e parë në histori.[13] Megjithatë, klubi u godit nga vdekja tragjike e Re Cecconit[14] dhe trajnerit të Scudettos Maestrelli, si dhe largimi i Chinaglias. Klubi gjithësesi gjeti lehtësim me sulmuesin e akademisë Bruno Gordiano, i cili u shpall golashënuesi më i mirë në vitin 1979.[15]

Ekipi i Lazios që fitoi Scudetton e parë të klubit në vitin 1974.

Në vitin 1980, Lazio dhe Milan u rrëzuan me forcë në Serie B pas një skandali ku dy klubet trukonin ndeshjet e vete me baste ilegale. Ata qëndruan në kategorinë e dytë për tre sezone, duke shënuar periudhën më të errët në historinë e klubit. Lazio u rikthye në elitë në vitin 1983 dhe shmangu rënjen sërisht në javën e fundit të sezonit.[16] Sezoni 1985–86 ishte edhe më i keq për klubin kryeqytetas, që u rendit në vendin e fundit me vetëm 15 pikë.

Në vitin 1986, Lazio u godit me një zbritje prej nëntë pikësh (një goditje e rëndë në atë kohë kur fitoret vlerësoheshin me dy pikë) për një skandal bastesh që përfshinte lojtarin Claudio Vinazzani.[17] Një luftë epike kundër rënies nga kategoria pasoi të njëjtin sezon në Serie B; klubi i udhëhequr nga trajneri Eugenio Fascetti e shmangi rënien në Serie C vetëm pas fitoreve në play-off ndaj Taranto dhe Campobasso.[18] Kjo do të dëshmonte një pikë kthese në historinë e klubit, me kthimin e Lazios në Serie A në vitin 1988. Kjl dhe menaxhimi i kujdesshëm financiar i Gianmarco Callerit, konsolidoi pozicionin e klubit si një klub solid në elitë.[19][20]

Suedezi Sven-Göran Eriksson është trajneri më i suksesshëm i Lazios, duke fituar 7 trofe.

Mbërritja e Sergio Cragnottit në vitin 1992 ndryshoi historinë e klubit.[21] Ai investoi për vite me rradhë në lojtarë të rinjë për t'a bërë ekipin konkurent për Scudetto. Një nga transferimet e tij të para të dalluara ishte mesfushori anglez Paul Gascoigne nga Tottenham Hotspur për 5.5 milion £.[22] Transferimi i Gascoigne te Lazio vlerësohet me rritjen e interesit për Serid A në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve 1990'. Cragnotti theu në mënyrë të përsëritur rekordet e transfertave në ndjekje të lojtarëve që konsideroheshin yje të mëdhenj – Juan Sebastián Verón për 18 milion £,[23] Christian Vieri për 19 milion £ dhe duke thyer rekordin botëror të transferimeve, megjithëse vetëm për disa javë,[24] duke firmosur me Hernán Crespon për 35 milion £.[25]

Lazio u rendit në vendin e dytë në Serie A në vitin 1995, në vendin e tretë në vitin 1996 dhe vendin e katërt në vitin 1997. Në vitin 1999, ata e humbën kampionatin për vetëm një pikë ndaj Milanit. Ekipi i atij sezoni përbëhej nga lojtarë si Siniša Mihajlović, Alessandro Nesta dhe Marcelo Salas.[26][27][28] Një vit më pas, ekipi i udhëhequr nga Sven-Göran Eriksson fitoi Scudetton e dytë dhe kupën, duke arritur një dopietë.[29]

Lazio fitoi edhe dy kupa të tjera në vitet 1998 dhe 2004, si dhe trofeun e parë evropian, Kupën UEFA e Fituesve të Kupës, në vitin 1999.[30][31] Ata gjithashtu arritën finalen e Kupës UEFA për herë të parë në histori, por u mposhtën nga Interi 3–0.[32] Përveç këtyre sukseseve, klubi fitoi edhe dy Superkupa Italiane dhe UEFA Super Kupën kundër Manchester United.[33] Në vitin 2000, Lazio u bë gjithashtu klubi i parë i futbollit italian që kuotohet në bursën italiane të Piazza Affari.[34]

Me mbarimin e parave, rezultatet e Lazios përkeqësuan me kalimin e viteve. Në vitin 2002, një skandal financiar që përfshinte Cragnottin dhe kompaninë shumëkombëshe të produkteve ushqimore Cirio, e detyroi atë të largohej nga klubi dhe Lazio u kontrollua deri në vitin 2004 nga menaxherët e kujdesshëm financiarë dhe një grupi banke. Kjo e detyroi klubin të shesë lojtarët e tyre më të mirë, përfshirë edhe lojtarin e preferuar të tifozëve, kapitenin Alessandro Nesta.[35] Në vitin 2004, sipërmarrësi Claudio Lotito fitoi shumicën e klubit.[36] Në vitin 2006, klubi u kualifikua në Kupën UEFA 2006–07 nën drejtimin e trajnerit Delio Rossi.[37] Megjithatë, klubit i'u ndalua të merrte pjesë në këtë kompeticion pas përfshirjes në skandalin e trukimeve të ndeshjeve në Itali, e njohur si "Calciopoli".[38]

Goran Pandev dhe Mauro Zárate gjatë finales së Kupës së Italisë 2009.

Në sezonin 2006–07, Lazio arriti një vend të tretë në kampionat edhe pse e nisi me një zbritje prej nëntë pikësh për shkak të përfshirjes në Calciopoli. Ky rezultat e kualifikoi Lazion në raundin e tretë kualifikues të UEFA Ligës së Kampioneve, duke mposhtur Dinamo Bucureștin. Në fazën e grupeve, ekipi u rendit në vendin e fundit në një grup të përbërë nga Real Madrid, Werder Bremen dhe Olympiacos.[39] Në kampionat, ekipi nuk mori rezultate të mira, duke u renditur në vendin e 12të, gjë që shkaktoi protesta nga tifozët. Në sezonin 2008–09, Lazio fitoi kupën e pestë në histori, duke mposhtur në finale Sampdorian.[40]

Lazio e nisi sezonin 2009–10 duke fituar Superkupën e Italisë kundër Interit falë golave të Matuzalém dhe Tommaso Rocchit.[41] Katër vite më pas, Lazio e fitoi kupën sërisht, duke mposhtur në finale rivalët e Romës falë golit të Senad Lulić.[42] Nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi, Lazio do të fitonte kupën sërisht në sezonin 2018–19,[43] si dhe dy herë të tjera Superkupën, respektivisht në vitet 2017 dhe 2019, të udhëhequr nga sulmuesi Ciro Immobile, i cili në vitin 2021 u bë golashënuesi në i mirë në historinë e klubit.[44]

Ngjyrat e Lazios, e bardha dhe bojëqielli, u frymëzuan nga stema kombëtare e Greqisë, për faktin se Lazio është një klub sportiv i përzier dhe këto ngjyra u zgjodhën në njohje të faktit se Lojërat Olimpike të Lashta dhe tradita sportive në Evropë është lidhur me Greqinë.[45]

Fillimisht, Lazio luante me një fanellë e ndarë nga ngjyra e bardhë dhe bojqielli, kurse të shkurtrat dhe çorapet ishin të zeza.[46] Pas një periudhe me fanella të thjeshta të bardha, Lazio i'u rikthye ngjyrave që përdor sot.[46] Për disa sezone klubi ka luajtur me fanella bojqielli me vija të bardha si dhe të shkurtra dhe çorape të bardha.[46] Ngjyrat e klubit kanë çuar në pseudonimin e tyre italian Biancocelesti.[47]

Stema dhe simboli tradicional i klubit është shqiponja, e cila u zgjodh nga anëtari themelues Luigi Bigiarelli.[48] Shqiponja ka qënë gjithnjë simbol i legjioneve dhe perandorit romak dhe zgjodh për të përfaqësuar fuqinë dhe fitoren; ai gjithashtu identifikon klubin me qytetin e origjinës.[49] Përdorimi i simbolit nga Lazio ka çuar në dy nga pseudonimet e tyre; le Aquile ("Shqiponjat") dhe Aquilotti ("Shqiponjat"). Stema aktuale e klubit përmban një shqiponjë të artë mbi një mburojë të bardhë me një kufi blu; brenda mburojës është emri i klubit dhe një mburojë më e vogël trepalëshe me ngjyrat e klubit.

Himni zyrtar i Lazios është Vola Lazio vola, i interpretuar nga Toni Malco dhe i shkruar nga Claudio Natili dhe Silvio Subelli.[50] Notat e himnit luhen zakonisht gjatë fluturimit të shqiponjës Olympia dhe në fund të ndeshjeve, në rast të fitores së Lazios, paraprihen nga kënga I giardini di marzo nga Lucio Battisti.[51]

Me hyrjen në fushë, që nga fillimi i epokës Lotito, kënga e zgjedhur është Inno alla Lazio (i riemërtuar nga fansat si So' già du' ore), shkruar dhe interpretuar nga Aldo Donati; kjo është himni i parë i krijuar për Lazion në vitin 1977, e kërkuar nga kantautori romak nga aktorja dhe tifozja e klubit, Elena Fabrizi, e njohur si Sora Lella.[52]

Panorama e Stadio Olimpico.

Stadio Olimpico është shtëpia e Lazios, të cilën e ndan me klubin tjetër të kryeqytetit Romën dhe kombëtaren italiane. Stadiumi u hap në vitin 1937 dhe së fundmi u rinovua në vitin 2008,[53] dhe ka një kapacitet prej 70,634 ulësesh.[1] Ishte vendi ku u organizuan Lojërave Olimpike Verore 1960, por ka shërbyer gjithashtu si vendndodhja e Kampionatit Botëror të Atletikës 1987, finales së UEFA Euro 1980, Kupës së Botës 1990 dhe finales së Ligës së Kampionëve në 1996 dhe 2009.[1]

Gjithashtu në Foro Italico ndodhet Stadio dei Marmi, ose "stadiumi prej mermeri", i cili u ndërtua në vitin 1932 dhe u projektua nga Enrico Del Debbio. Ajo ka nivele në krye të 60 statujave prej mermeri të bardhë që ishin dhurata nga qytetet italiane në përkujtim të 60 atletëve. Gjatë sezonit 1989–90, Lazio dhe Roma luajtën ndeshjet e tyre në Stadio Flaminio të Romës, që ndodhet në distriktin Flaminio, për shkak të punimeve të rinovimit të kryera në Stadio Olimpico.

Në qershor 2018, presidenti i Lazios, Claudio Lotito deklaroi se "Lazios duhet t'i jepet i njëjti favor dhe trajtim si Roma – aftësia për të ndërtuar një stadium të ri. Ai gjithashtu shtoi se "stadiumi i Lazios do të ndërtohet para stadiumit të Romës". Një vit më pas, Lotito u vendos të prezantonte planet e një stadiumi të mundshëm të ardhshëm për Lazion, të quajtur Stadio delle Aquile.[54] Megjithatë, projekti nuk u konkretizua për arsye të panjohura.

Tifozët e Lazios në Cueva Nord të Stadio Olimpico.

Lazio është klubi i gjashtë me më shumë tifozë në Itali dhe i dyti në Romë, i mbështetur nga 2% e tifozëve italian (sipas studimit të gazetës La Repubblica në gusht 2008).[55] Historikisht, pjesa më e madhe e mbështetësve të Lazios në qytetin e Romës ka ardhur nga pjesa veriore e largët, duke krijuar një formë harku në të gjithë Romën me zona të pasura si Parioli, Prati, Flaminio, Cassia dhe Monte Mario.[56]

Për sa i përket orientimit politik të grupeve të organizuara të Curva Nord, këto janë të lidhura me pozicionet që i atribuohen të djathtës sociale dhe ekstremit të djathtë, duke i'u referuar veçanërisht ideologjisë neofashiste.[57] Me kalimin e viteve, këto grupe janë bërë protagonistë të episodeve të shumta me sfond racist[57] — me thirrje denigruese ndaj lojtarëve me ngjyrë, interpretimin e këngëve fashiste (përfshirë këngën antikomuniste Avanti Ragazzi di Buda) ose ringjalljen e përshëndetjes romake[58] — si dhe përplasje të dhunshme me ultras kundërshtarë të ngjyrave të ndryshme politike.[57] Megjithatë, ky orientim kundërshtohet fuqishëm nga shumica e tifozëve Biancocelesti, të cilët janë larg dinamikës politike të Curva Nord dhe refuzojnë me vendosmëri çdo formë afërsie me qarqet e krahut të djathtë fashist.[57]

Irriducibili Lazio u themelua në vitin 1987 dhe për 30 vite ishte grupi ultras më i madh i klubit. Ata zakonisht krijonin shfaqje tradicionale italiane gjatë derbit kundër Romës por janë përfshirë edhe në shumë incidente;[59] në sezonin 1979–80, tifozi i Lazios, Vincenzo Paparelli u vra në një nga ndeshjet derbi pasi u godit në sy nga një raketë emergjente e hedhur nga një tifoz i Romës.[60][61] Një pakicë e ultrasve të Lazios përdornin simbolin svastika dhe simbole fashiste në banderolat e tyre dhe ata kanë shfaqur sjellje raciste në disa raste gjatë derbit. Më e rëndësishmja, në një derbi të sezonit 1998–99, Lazio shpalosi një banderolë 50 metra rreth Curva Nord ku shkruhej, "Aushvici është qyteti juaj, furrat janë shtëpitë tuaja".[62] Lojtarët me ngjyrë të Romës kanë qenë shpesh objekte të sjelljeve raciste dhe ofenduese. Pas 33 vitesh, Irriducibili u shpërbë më 27 shkurt 2020, duke cituar "shumë gjak, shumë urdhra ndalimi, shumë arrestime".[63] Ultrasit tashmë njihen me emrin "Ultrasit e Lazios".[64]

Koreografia e tifozëve të Interit dedikuar tifozit të ndjerë të Lazios, Gabriele Sandri, 2 maj 2009.

Ultrasit e Lazios kanë një marrëdhënje vllazërore me ultrasit e Interit.[65] Marrëdhënia e tyre është padyshim më e forta dhe jetëgjatë: lindi rreth mesit të viteve tetëdhjetë dhe u forcua mes viteve nëntëdhjetë dhe fillimit të viteve 2000 me finalen e Kupës UEFA 1997–98 e cila u luajt në Paris dhe më 5 maj 2002, kur në Stadio Olimpico, në ndeshjen e javës së fundit të sezonit 2001–02, shumë tifozë të Lazios u uruan "miqve" të tyre të Interit fitimin e Scudettos.[66] Një episod tjetër domethënës i referohet ndeshjes Lazio–Inter më 2 maj 2010, në javën e 36të të sezonit 2009–10, kur tifozët kryeqytetas brohoritën për Ziklatrit përgjatë 90 minjtave, pasi Interi ishte në garë për titullin kampion me Romën; fitorja e Interit në atë ndeshje e afroi më shumë drejtë titullit.[67] Një tjetër miqësi e krijuar në vitet 1980' është me ultrasit e Triestinës, si dhe më vonë me ata të Hellas Veronës.[68]

Rivali kryesor i Lazios është klubi tjetër i kryeqytetit, A.S. Roma; ndeshjet midis tyre njihen me emrin Derby della Capitale (Derbi i Kryeqytetit).[69] Është një nga rivalitetet më të zjarrta në botën e futbollit,[70] si dhe tifozët e dy klubeve gjithmonë kanë pasur një armiqësi midis tyre.[71] Lazio dhe Roma kanë luajtur gjithsej 181 ndeshje zyrtare, me Lazion që ka fituar 50, barazuar 64 dhe humbur 67.[72]

Lazio ka një rivalitet me Napolin, e cila lindi në vitet 1980' pasi tifozët napoletan u binjakëzuan me ato romak. Përveç kësaj, Lazio ka një rivalitet tjetër të ashpër me Livornon,[73] Pescarën dhe Atalantën.[74] Klubi gjithashtu ka rivalitet kompetitiv me klube si Fiorentina,[75] Juventusi[65] dhe Milani.[65]

Lista e rekordeve dhe statistikave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ștefan Radu është lojtari me më shumë ndeshje i Lazios (427).

Lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Lazios është rumuni Ștefan Radu, i cili luajti 427 ndeshje në periudhën 2008–2023.[76] Luca Marchegiani është portieri me më shumë ndeshje (339),[77] kurse Aldo Puccinelli mban rekordin për numrin e ndeshjeve në kampionat me 339, një më shumë se Radu.[77]

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Lazios është Ciro Immobile me 203 gola në të gjitha kompeticionet.[78] Ai ndiqet nga Silvio Piola me 159 gola.[77] Piola, i cili gjithashtu luajti me Pro Vercellin, Torinon, Juventusin dhe Novarën, është golashënuesi më i mirë në historinë e Serie A me 274 gola.[79] Immobile është gjitha golashënuesi më i mirë në kompeticionet evropiane me 25 gola.[77] Ai ndiqet nga Simone Inzaghi me 20 gola; ish-sulmuesi është gjithashtu një nga pesë lojtarët që kanë shënuar katër gola në një ndeshje të UEFA Ligës së Kampioneve.[80]

Sergej Milinković-Savić është lojtari i huaj me më shumë gola për Lazion (69), i ndjekur nga Goran Pandev (64) dhe Miroslav Klose (63). Klose gjithashtu mban rekord për numrin e golave të shënuar në një ndeshje të Serie A me Lazion: 5 në fitoren 6–0 kundër Bolonjës më 5 maj 2013.[81]

Presidenti i Italisë Giorgo Napiletano duke i dorëzuar trofeun e Kupës së Italisë kapitenit Tommaso Rocchi.

Lazio ka fituar 17 trofe që nga themelimi,[82] përfshirë dy Scudetto dhe shtatë kupa.[83] Në arenën ndërkombëtare, Lazio ka fituar një Kupë UEFA të Fituesve të Kupës dhe një UEFA Super Kupë.[84] Gjithashtu klubi ka fituar edhe pesë superkupa edhe një titull të Serie B.[3]

Trofetë e Lazios
Tipi Kompeticioni Tituj Sezone
Vendor Serie A 2 1973–74, 1999–2000
Coppa Italia 7 1958, 1997–98, 1999–2000, 2003–04, 2008–09, 2012–13, 2018–19
Supercoppa Italiana 5 1998, 2000, 2009, 2017, 2019
Serie B 1 1968–69
Kontinental Kupa UEFA e Fituesve të Kupës 1 1998–99
UEFA Super Kupa 1 1999


Redaktuar më 6 shtator 2023[85]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
3 Italia Mb Luca Pellegrini (në huazim nga Juventus)
4 Spanja Mb Patric
5 Uruguaji Mf Matías Vecino
6 Japonia Mf Daichi Kamada
7 Brazil Mf Felipe Anderson
8 Franca Mf Matteo Guendouzi (në huazim nga Marseille)
9 Spanja Sm Pedro
10 Spanja Mf Luis Alberto
13 Italia Mb Alessio Romagnoli
15 Italia Mb Nicolò Casale
16 Serbia Mb Dimitrije Kamenović
17 Italia Sm Ciro Immobile (kapiten)
18 Danimarka Sm Gustav Isaksen
19 Argjentina Sm Taty Castellanos
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
20 Italia Mf Mattia Zaccagni
22 Paraguaji Sm Diego González
23 Shqipëria Mb Elseid Hysaj
26 Kroacia Mf Toma Bašić
29 Italia Mf Manuel Lazzari
32 Italia Mf Danilo Cataldi
33 Italia Pt Luigi Sepe (në huazim nga Salernitana)
34 Spanja Mb Mario Gila
35 Greqia Pt Christos Mandas
65 Italia Mf Nicolò Rovella (në huazim nga Juventus)
77 Mali i Zi Mb Adam Marušić
87 Italia Sm Cristiano Lombardi
94 Italia Pt Ivan Provedel

Lojtarë të tjerë nën kontratë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 1 shtator 2023.
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Italia Mf André Anderson
Italia Sm Alessandro Rossi
Redaktuar më 2 shtator 2023.
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Lituania Pt Marius Adamonis (te Perugia deri mē 30 qershor 2024)
Italia Pt Alessio Furlanetto (te Fermana deri mē 30 qershor 2024)
Portugalia Pt Luís Maximiano (te Almería deri mē 30 qershor 2024)
Italia Mb Romano Floriani Mussolini (te Pescara deri mē 30 qershor 2024)
Italia Mb Mattia Novella (te Picerno deri mē 30 qershor 2024)
Bregu i Fildishtë Mf Jean-Daniel Akpa Akpro (te Monza deri mē 30 qershor 2024)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Italia Mf Marco Bertini (te SPAL deri mē 30 qershor 2024)
Algjeria Mf Mohamed Farès (te Brescia deri mē 30 qershor 2024)
Brazil Mf Marcos Antônio (te PAOK deri mē 30 qershor 2024)
Italia Sm Matteo Cancellieri (te Empoli deri mē 30 qershor 2024)
Spanja Sm Raúl Moro (te Real Valladolid deri mē 30 qershor 2024)

Sektori i të rinjëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
46 Italia Mb Fabio Ruggeri
52 Rumania Mb Matteo Duțu
53 Italia Pt Federico Magro
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
59 Italia Pt Davide Renzetti
70 Portugalia Sm Saná Fernandes

Numrat e tërhequr

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 12 – Që nga fillimi i sezonit 2003–04, Lazio vendosi të tërhiqte numrin 12 si shenjë mirënjohje ndaj Curva Nord të Stadio Olimpico.[86][87]

Struktura organizative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga themelimi, Lazio ka pasur gjithsej 34 presidentë, të gjithë italianë.[88] Presidenti i parë i klubit ishte Giuseppe Pedercini.[89] Presidenti aktual dhe më jetëgjatë i klubit është Claudius Lotito, i cili ka shërbyer për 20 vite; në vitin 2004, ai e shpëtoi klubin nga falimentimi duke blerë 26.969% të aksioneve falë firmës së tij "Lazio Events S.r.l.".[90] Sergio Cragnotti, i cili e drejtoi klubin në dy periudha të ndryshme (1992–1994 dhe 1998–2003) është presidenti më i suksesshëm i klubit, me 7 trofe të fituar.[91] Një tjetër president i shquar i klubit ishte Umberto Lenzini, i cili udhëhoqi Lazion drejt Scudettos së parë në vitin 1974.[92] Leonardo Siliato, ishte presidenti i cili kishte nderin të ngrinte trofeun e parë në historinë e Lazios, Kupën e Italisë në vitin 1958.[9]

Klubi ka pasur disa lojtarë që janë bërë presidentë më vonë: Gerardo BrancaOlindo BitettiGiorgio Chinaglia dhe Gianmarco Calleri. Dino Zoff është i vetmi trajner që është më vonë president i klubit.[93]

Redaktuar më 15 shtator 2023[94]
Pozicioni Stafi
President Flamuri Claudio Lotito
Këshilltar Flamuri Marco Moschini
Drejtor sportiv Flamuri Angelo Mariano Fabiani
Sekretar i Përgjithshëm Flamuri Armando Antonio Calveri
Trajneri aktual i Lazios është Maurizio Sarri.

Lazio ka pasur gjithsej 69 trajnerë që nga krijimi, dy prej të cilëve kanë pasur edhe rolin e drejtorit sportiv, kurse disa të tjerë kanë qënë lojtar të klubit në të kaluarën. Trajneri i parë i klubit ishte Bruto Seghettini, i cili e drejtori ekipin në një periudhë të shkurtër në vitet 1901–02.[95] dhe Sven-Göran Eriksson është trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit, duke fituar shtatë trofe;[96] ai ndiqet nga Simone Inzaghi, i cili fitoi tre trofe. Inzaghi është gjithashtu trajneri me më shumë ndeshje (251).[97] Fulvio Bernardini ishte trajneri që fitoi trofeun e parë me Lazion,[98] kurse Tommaso Maestrelli ishte trajneri i Scudettos së parë.[99] Trajnerë të tjerë të dalluar të Lazios janë: Juan Carlos Lorenzo,[11] Roberto Mancini,[100] Delio Rossi,[37] Davide Ballardini dhe Vladimir Petković.

Redaktuar më 2 shtator 2023[101]
Pozicioni Emri
Trajner Flamuri Maurizio Sarri
Zëvendës-trajner Flamuri Giovanni Martusciello
Ndihmës-teknikë Flamuri Gianni Picchioni
Flamuri Mattia Pasqui
Flamuri Collaboratore tecnico
Trajnerë të portierëve Flamuri Massimo Nenci
Flamuri Cristiano Viotti
Analisti i ndeshjeve Flamuri Enrico Allavena
Menaxheri i ekipit Flamuri Stefan Derkum
  1. ^ a b c "Stadi Serie A 2015–2016" (PDF) (në italisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 shtator 2015.
  2. ^ "Azionisti rilevanti di SOCIETA' SPORTIVA LAZIO SPA" (në italisht). CONSOB. 22 mars 2018.
  3. ^ a b "Palmares". sslazio.it (në italisht). S.S. Lazio. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2010. Marrë më 9 janar 2011.
  4. ^ "Il Derby della Capitale" (në anglisht). CBC. 28 nëntor 2007. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2007. Marrë më 4 nëntor 2009.
  5. ^ "La Storia". sslazio.it (në italisht). S.S. Lazio S.p.A. Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2010. Marrë më 9 janar 2011.
  6. ^ "Club info" (në italisht). S.S. Lazio. Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2010. Marrë më 9 janar 2011.
  7. ^ Sergio Valentini (27 prill 1997). "Il duce, dalla Lazio alla Roma" (në italisht). Corriere della Sera. fq. 39. Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2016. Marrë më 17 janar 2010.
  8. ^ "Silvio Piola". cronologia.leonardo.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2011. Marrë më 7 qershor 2008.
  9. ^ a b Simon Basten (23 shtator 2023). "The first silverware: Coppa Italia" (në anglisht). Lazio Stories. Marrë më 3 janar 2024.
  10. ^ "Italy 1970/71" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2022. Marrë më 15 qershor 2008.
  11. ^ a b "Lazio's Title-Winning 1968-69 Season in Serie B" (në anglisht). The Laziali. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2024. Marrë më 6 janar 2024.
  12. ^ "La Lazio di Re Cecconi". vecchiasignora.com (në italisht). Marrë më 15 qershor 2008.[lidhje e vdekur përfundimisht]
  13. ^ "I banditi e i Campioni – Lazio '73–'74 – Uno scudetto "contro" tutto e tutti". postadelgufo.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2009. Marrë më 15 qershor 2008.
  14. ^ Paolo Benetollo. "Luciano Re Cecconi, l'Angelo biondo". pagine70.com (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2008. Marrë më 15 qershor 2008.
  15. ^ "Italy 1978/79" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2022. Marrë më 15 qershor 2008.
  16. ^ "What happened in Serie B 1982-83" (në anglisht). Lazio Stories. 14 qershor 2023. Marrë më 7 janar 2024.
  17. ^ Maurizio Mariani (26 tetor 2000). "Sentences of the C.A.F. (Federal Court of Appeal) on the betting scandal" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2022.
  18. ^ "Campionato 1986-87" (në italisht). Lega Calcio. Marrë më 17 janar 2010.
  19. ^ "Italy 1988/89" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2022. Marrë më 14 tetor 2008.
  20. ^ "Italy 1989/90" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2022. Marrë më 14 tetor 2008.
  21. ^ Mario Pennacchia; Lello Garinei (8 janar 2000). "Scandali e retrocessioni: poi spunta Cragnotti" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. fq. 11. Marrë më 17 janar 2010.
  22. ^ "The Roman tragicomedt of Paul Gascoigne at Lazio" (në anglisht). These Football Times. 23 mars 2018. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2024. Marrë më 6 janar 2024.
  23. ^ "Juan Seba Veron: Lazio's difference maker" (në anglisht). Gentleman Ultra. 10 nëntor 2020. Marrë më 6 janar 2024.
  24. ^ "Colpo della Lazio, soffia Vieri alla Juve" (në italisht). La Repubblica. 28 gusht 1998.
  25. ^ "Lazio's £40m Crespo deal" (në anglisht). BBC Sport. 12 korrik 2000. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2017. Marrë më 4 nëntor 2009.
  26. ^ "Si chiama Mihajlovic la sicurezza Lazio" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 15 shtator 1999.
  27. ^ Stefano Boldrini (21 mars 2001). "La Lazio e i suoi gioielli: Nesta non si tocca" (në italisht). Corriere della Sera. Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2016. Marrë më 2 shtator 2009.
  28. ^ "Marcelo Salas: 20 years after the pass that exceeded 20 million". clarin.com (në anglisht). 1 shkurt 2018. Marrë më 1 shtator 2020.
  29. ^ "La Lazio campione d'Italia" (në italisht). La Repubblica. 15 maj 2000. Marrë më 10 tetor 2011.
  30. ^ "Lazio the last of the cup winners". The Irish Times (në anglisht). 20 maj 1999. Marrë më 17 dhjetor 2017.
  31. ^ "Lazio leave it late" (në anglisht). UEFA. 19 maj 1999. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2010. Marrë më 9 janar 2011.
  32. ^ "Zamorano leads Inter rout". UEFA (në anglisht). 1 qershor 1998. Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2010. Marrë më 9 janar 2011.
  33. ^ "Salas downs United" (në anglisht). UEFA. 1 shtator 1999. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2010. Marrë më 27 tetor 2009.
  34. ^ Antonello Capone (3 shkurt 2000). "Da oggi la Roma è quotata in Borsa" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2009. Marrë më 14 tetor 2008.
  35. ^ "Nesta al Milan, Ronaldo al Real, Crespo all'Inter" (në italisht). Tutto Napoli. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2015.
  36. ^ "Claudio Lotito is the new Lazio chairman". guide.dada.net (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2008. Marrë më 12 qershor 2008.
  37. ^ a b Cieri Stefano (4 qershor 2005). "Lotito Rossi, è quasi fatta" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. fq. 15. Marrë më 28 janar 2009.
  38. ^ "Prima sentenza sullo scandalo calcio: Juve, Lazio e Fiorentina in serie B" (në italisht). La Repubblica. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2008. Marrë më 12 qershor 2008.
  39. ^ "UEFA Champions League 2007–08" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2019. Marrë më 6 janar 2024.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  40. ^ "Lazio win the Coppa Italia" (në anglisht). ESPN FC. 14 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2012. Marrë më 9 janar 2011.
  41. ^ "Supercoppa alla Lazio. Battuta l'Inter 2–1" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 8 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2014. Marrë më 11 gusht 2009.
  42. ^ "Roma-Lazio 0-1, decide un gol di Lulic. Biancocelesti in Europa" (në italisht). La Gazzetta della Sport. 26 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2017. Marrë më 2 shkurt 2017.
  43. ^ "Coppa Italia: Atalanta bow to Lazio" (në anglisht). Football Italia. 15 maj 2019. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2021. Marrë më 15 maj 2019.
  44. ^ Steven Moore (4 nëntor 2021). "Ciro Immobile Make History With 160th Lazio Goal in Match Against Marseille". The Laziali (në anglisht). Marrë më 20 prill 2022.
  45. ^ "Lazio". albionroad.com (në anglisht). 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2016.
  46. ^ a b c "Maglie". ultraslazio.it (në italisht). 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2013.
  47. ^ "Lazio Football Team Information". football.co.uk (në anglisht). 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2007. Marrë më 4 tetor 2007.
  48. ^ "Evoluzione di un simbolo nobile e glorioso". ultraslazio.it (në italisht). 24 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2012.
  49. ^ "La storia, l'evoluzione e il significato dello stemma della Lazio". williamhillnews.it (në italisht). Admar Services (Malta). 10 tetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2023. Marrë më 25 prill 2023.
  50. ^ "Toni Malco e la sua "Vola Lazio vola"" (në anglisht). S.S. Lazio Museum. 6 nëntor 2018. Marrë më 7 janar 2024.
  51. ^ Alfonso Martino (10 shtator 2022). "Battisti e il calcio: 'Non era tifoso della Lazio, è stato una sola volta allo stadio'" (në italisht). Calcio Mercato. Marrë më 5 nëntor 2023.
  52. ^ "In ricordo di Sora Lella: "Io sono laziale perché quando ero bambina a Roma c'era solo la Lazio"" (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2021. Marrë më 17 qershor 2019.
  53. ^ "Stadio Olimpico – nuove tecniche di safety & security". Vigili del Fuoco (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2011. Marrë më 14 tetor 2009.
  54. ^ "Stadio delle Aquile: Details About Lazio's New Stadium" (në e). The Laziali. 6 prill 2019. Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2020. Marrë më 26 maj 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  55. ^ Fabio Bordignon; Luigi Ceccarini (8 gusht 2008). "Tifosi, Juventus la più amata. Inter la più antipatica" (në italisht). La Repubblica. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2018. Marrë më 15 tetor 2009.
  56. ^ "S.S. Lazio" (në anglisht). ITV-Football. 29 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2008.
  57. ^ a b c d "Quali ultras si è messo contro Elseid Hysaj" (në italisht). Il Post. 21 korrik 2021.
  58. ^ "Lazio, saluti romani degli ultrà per le strade di Glasgow" (në italisht). Il Messaggero. 24 tetor 2019. Marrë më 27 shtator 2020.
  59. ^ "Italian Ultras Scene" (në anglisht). View from the Terrace. 29 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 8 maj 2009.
  60. ^ "Vincenzo Paparelli: Death in the Terrace" (në anglisht). The Laziali. 20 tetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2020. Marrë më 26 maj 2020.
  61. ^ "Ultras History". ultraslazio.it (në anglisht). 29 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2013.
  62. ^ "Play stopped after Lazio supporters racially abuse Napoli's Kalidou Koulibaly". thescore.com (në anglisht). 3 shkurt 2016.
  63. ^ "Lazio 'Irriducibili' ultras disband" (në anglisht). Football Italia. 27 shkurt 2020. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2020. Marrë më 27 shkurt 2020.
  64. ^ "'Irriducibili' Disband, 'Ultras Lazio' Formed" (në anglisht). The Laziali. 29 shkurt 2020. Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2020. Marrë më 26 maj 2020.
  65. ^ a b c "Amicizie e Rivalità". Ultras Lazio (në italisht). Marrë më 31 dhjetor 2023.
  66. ^ Massimo Vincenzi (5 maj 2002). "Dramma Inter all'Olimpico si illude, poi è terza" (në italisht). La Repubblica. Marrë më 5 shkurt 2010.
  67. ^ "Inter passeggia con Lazio tenera, l'Olimpico esulta". ansa.it (në italisht). 2 maj 2010.
  68. ^ "Lazio e Triestina, amicizia "antica"". Sodalizio Lazio (në italisht). 11 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2018. Marrë më 24 korrik 2018.
  69. ^ "Football First 11: Do or die derbies" (në anglisht). CNN. 22 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2014. Marrë më 16 nëntor 2008.
  70. ^ "I 15 derby più belli del mondo" (në italisht). Eurosport. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2013. Marrë më 25 tetor 2013.
  71. ^ "Police on high alert for foreign invasion at Rome Derby" (në anglisht). Yahoo!. 7 nëntor 2015. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2017. Marrë më 18 shkurt 2017.
  72. ^ "S.S. Lazio record vs. Roma". Transfermarkt.de (në anglisht). Marrë më 31 dhjetor 2023.
  73. ^ Alessandra Matera (8 maj 2010). "Livorno - Lazio: una sfida che va oltre la classifica" (në italisht). La Lazio Siamo Noi. Marrë më 31 dhjetor 2023.
  74. ^ Nicolò Delvecchio (1 shkurt 2023). "Finali indigeste, liti e frasi polemiche: dove nasce la rivalità tra Atalanta e Lazio" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 1 janar 2024.
  75. ^ "Fiorentina-Lazio, Serie A: Rivalità sempre in auge" (në anglisht). Sport People. 11 nëntor 2019. Marrë më 1 janar 2024.
  76. ^ Apollo Heyes (19 qershor 2023). "What's next for Radu at Lazio after retirement" (në anglisht). The Laziali. Marrë më 1 janar 2023.
  77. ^ a b c d "Record" (në italisht). S.S. Lazio. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2013. Marrë më 9 janar 2011.
  78. ^ "Ciro Immobile - Lazio career". World Football (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 24 korrik 2021.
  79. ^ "Italy – All-Time Topscorers" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2022. Marrë më 12 tetor 2009.
  80. ^ Sannucci, Corrado (15 mars 2000). "Inzaghi show, la Lazio è tornata" (në italisht). La Repubblica. fq. 55. Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2012. Marrë më 30 tetor 2009.
  81. ^ "Klose 5 gol, l'ultimo in A fu Pruzzo nel 1986" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 5 maj 2013. Marrë më 6 maj 2013.
  82. ^ "Club achievements" (në anglisht). Transfermarkt.de. Marrë më 3 janar 2023.
  83. ^ "How Sven-Goran Eriksson's Lazio won the Serie A title race of 1999-2000" (në anglisht). The Guardian. 30 mars 2015. Marrë më 3 janar 2023.
  84. ^ "Man Utd lose to Super Lazio" (në anglisht). BBC Sport. 17 gusht 1999. Marrë më 10 gusht 2022.
  85. ^ "S.S.Lazio Tesserati Prima Squadra" (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2019. Marrë më 23 tetor 2016.
  86. ^ "Retiring squad numbers and the winning mentality" (në anglisht). The Gentleman Ultra. 23 shkurt 2018. Marrë më 9 janar 2023.
  87. ^ Ricci Potts (15 nëntor 2018). "When should a football club retire a player's shirt number?" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 9 janar 2023.
  88. ^ "I presidenti della Lazio". UltrasLazio.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 6 maj 2008. Marrë më 10 janar 2008.
  89. ^ "Pagina biografica sul sito SS Lazio". sslazio.it (në italisht). S.S. Lazio. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2021. Marrë më 5 gusht 2021.
  90. ^ "S.S. Lazio S.p.a. - Bilancio al 30 giugno 2004" (në italisht). fq. 6. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2020. Marrë më 4 janar 2024.
  91. ^ John Foot (gusht 2007). Winning at All Costs: A Scandalous History of Italian Soccer (në anglisht). Nation Books. fq. 433. ISBN 978-1-56858-368-6. Marrë më 9 pri 2011.
  92. ^ Livio Zanotti (26 janar 1966). "Sacco nella Lazio al posto di Bartù" (në italisht). Stampa Sera. fq. 13. Marrë më 14 prill 2014.
  93. ^ "Extra Lazio – Dino Zoff compie 80 anni: ecco la sua storia laziale" (në italisht). Citta Celeste. 28 shkurt 2023. Marrë më 4 janar 2024.
  94. ^ "Profilo della società". sslazio.it (në italisht). S.S. Lazio. Marrë më 4 janar 2023.
  95. ^ "Centenari UNASCI, Società Sportiva Lazio (1900)" (PDF). unasci.com (në italisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 27 qershor 2013.
  96. ^ "Sven-Göran Eriksson on life in Serie A: 'It was the best period of my career'" (në anglisht). The Guardian. 4 shkurt 2022. Marrë më 5 janar 2023.
  97. ^ "How many trophies has Simone Inzaghi won? When was the last trophy he won?" (në italisht). DAZN. 24 maj 2023. Marrë më 5 janar 2023.
  98. ^ "Fulvio Bernardi" (në italisht). Storie di Calcio. Marrë më 24 gusht 2015.
  99. ^ Apollo Heyes (2 dhjetor 2021). "Photo: Lazio Remember Former Coach Tommaso Maestrelli 45 Years After His Death" (në anglisht). The Laziali. Marrë më 6 janar 2024.
  100. ^ "S.S.Lazio: Roberto Mancini nuovo allenatore per un biennio" (në italisht). Il Sole 24 Ore. 9 maj 2002.
  101. ^ "Staff tecnico". sslazio.it (në italisht). S.S. Lazio. Marrë më 5 janar 2023.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Serie A
1929-30 | 1930-31 | 1931-32 | 1932-33 | 1933-34 | 1934-35 | 1935-36 | 1936-37 | 1937-38 | 1938-39 | 1939-40 | 1940-41 | 1941-42 | 1942-43 | 1944 | 1945-46 | 1946-47 | 1947-48 | 1948-49 | 1949-50 | 1950-51 | 1951-52 | 1952-53 | 1953-54 | 1954-55 | 1955-56 | 1956-57 | 1957-58 | 1958-59 | 1959-60 | 1960-61 | 1961-62 | 1962-63 | 1963-64 | 1964-65 | 1965-66 | 1966-67 | 1967-68 | 1968-69 | 1969-70 | 1970-71 | 1971-72 | 1972-73 | 1973-74 | 1974-75 | 1975-76 | 1976-77 | 1977-78 | 1978-79 | 1979-80 | 1980-81 | 1981-82 | 1982-83 | 1983-84 | 1984-85 | 1985-86 | 1986-87 | 1987-88 | 1988-89 | 1989-90 | 1990-91 | 1991-92 | 1992-93 | 1993-94 | 1994-95 | 1995-96 | 1996-97 | 1997-98 | 1998-99 | 1999-00 | 2000-01 | 2001-02 | 2002-03 | 2003-04 | 2004-05 | 2005-06 | 2006-07 | 2007-08 | 2008-09 | 2009-10 | 2010-11 | 2011–12 | 2012-13 | 2013-14 | 2014-15 | 2015-16 | 2016-17 | 2017-18 | 2018-19 | 2019-20 | 2020-21 | 2021-22 | 2022-23 | 2023-24 | 2024-25


Kampionati Italian i Futbollit
1898 | 1899 | 1900 | 1901 | 1902 | 1903 | 1904 | 1905 | 1906 | 1907 | 1908 | 1909 | 1909-10 | 1910-11 | 1911-12 | 1912-13 | 1913-14 | 1914-15 | 1919-20 | 1920-21 | 1921-22 | 1921-22 | 1922-23 | 1923-24 | 1924-25 | 1925-26 | 1926-27 | 1927-28 | 1928-29