Jump to content

Tommaso Rocchi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tommaso Rocchi
Të dhënat vetjake
Datëlindja19 shtator 1977 (47 vjeç)
VendlindjaVenice, Itali
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
1986–1993Venezia
1994–1996Juventus
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1995–1998Juventus0(0)
1996–1997Pro Patria (huazim)27(6)
1997Fermana (huazim)4(0)
1997–1998→ Saronno (huazim)28(10)
1998–2000Como62(20)
2000–2001Treviso37(8)
2001–2004Empoli104(28)
2004–2012Lazio235(82)
2013Internazionale13(3)
2013–2014Padova18(5)
2014–2015Haladás17(3)
2015–2016Tatabánya0(0)
Karriera ndërkombëtare
1995Italia U177(4)
1995–1996Italia U188(3)
1998Italia U211(1)
2006–2007Italia3(0)
2008Italia Olimpike2(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 tetor 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 10 gusht 2008

Tommaso Rocchi (lindur më 19 shtator 1977) është një ish futbollis profesionist italian i cili luante si sulmues. Para se të bashkohej me Interin në janar 2013, Rocchi luante me Lazion, dhe është golashënuesi i pestë më i mirë në historinë e klubit. Ai shënoi tre gola më pak se Bruno Giordano i cili renditej i katërti.[1] Rocchi ka qënë edhe lojtar i kombëtares italiane, duke luajtur tre ndeshje me ekipin e të rriturve.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rocch u rrit si futbollist tek Venezia, duke luajtur në kategoritë e të rinjëve dhe më pas firmosi një kontratë 4 vjeçare me presidentin Maurizio Zamparini përpara se në moshën 16 vjeçare të transferohej tek Juventus. Me Juventusin, ai fitoi kampionatin Primavera në sezonin 1993–94 dhe u përfshi në skuadrës e parë në sezonin 1994–95. Juventus më pas e largoi nga skuadra sulmuesin e ri për të fituar më shumë eksperiencë.

Deri në sezonin 1999–00, Rocchi kishte luajtur në total 121 ndeshje në Serie C me skuadra si: Pro Patria, Fermana, Saronno dhe Como duke shënuar në total 36 Gola. Në 2 vitet e tjera, ai luajti në Serie B me Trevison dhe Empolin duke shënuar 19 Gola në 74 ndeshje.

Rocchi kaloi në Toskanë nga Treviso ku firmosi me Empolin, që gjithashtu luante në Serie B në atë kohë. Me Empolin, Rocchi zhvilloi rreth 100 paraqitje, duke shënuar gjithsej 29 gola, 16 prej të cilave në Serie A, kampionat në të cilën Rocchi zhvilloi disa paraqitje pozitive në sezonet 2002–03 dhe 2003–04. Ai shënoi golin e fitores kundër Interit më 18 janar 2004,[2] dhe një javë më vonë shënoi një tregolësh kundër ish klubit të tij Juventus në një barazim 3–3 jashtë fushe.[3]

Në sezonin 2004–05, Rocchi luajti me Lazion që kishte si president të ri Claudio Lotiton. Ai shënoi Golin e parë në ligë në fitoren 0–2 kundër Brescias më 22 shtator 2004. Në fund të sezonit, Rocchi kishte shënuar 13 Gola në 35 ndeshje në ligë, 2 Gola në 5 ndeshje të Kupës UEFA dhe në Kupën e Italisë kishte shënuar 2 Gola në vetëm 1 ndeshje, duke e mbyllur sezonin me 17 Gola në 41 ndeshje. Më 6 janar 2005, ai shënoi Golin e fitores 3–1 në Derbi kundër Romës (rivalët e qytetit të Lazios). Në një ndeshje në Stadio Via del Mare kundër Lecces, Rocchi shënoi Hat–trickun e parë me fanellën e Lazios në humbjen 5–3. Në Kupën UEFA, Rocchi rezultoi një lojtari i rëndësishëm duke shënuar 1 Gol në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese kundër Metalurh Donetsk, ai gjithashtu shënoi edhe në ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër Villarrealit.

Në sezonin e tij të parë me Lazion, sulmuesi italian la përshtypje të mira duke e mbyllur sezonin si golashënuesi më i mirë i klubit. Ai tregoi aftësi të mira në shënimin e Golit dhe dhurimit të assisteve.

Në sezonin 2005–06, ai shënoi 1 Gol në Kupën Intertoto në fitoren 3–0 kundër Tampere United. Lazio arriti deri në gjysmë–finalen e atij kompedicioni evropian. Rocchi shënoi Golin e parë në ligë për sezonin e ri më 18 shtator 2005 në fitoren 3–1 në shtëpi kundër ish–klubit të tij Trevisos. Sërisht Rocchi do të ishte lojtari kyç i skuadrës duke e ndihmuar skuadrën me 16 Golat e tij të arrinte në vendin e gjashtë në Serie A 62 pikë, por pas Calciopolit, Lazios iu hoqën plot 30 pikë nga renditja duke përfunduar në vendin e 16. Në Kupën e Italisë ata u eleminuan në çerek–finale nga Inter me rezultatin e përgjithshëm 2–1.

Ai e mbylli sezonin me 17 Gola në 41 ndeshje në të gjitha kompedicionet. Falë paraqitjeve të mira me Lazion, Rocchi mori thirrjen e parë nga trajneri i kombëtares Roberto Donadoni për të luajtur në një miqësore kundër Kroacisë.

Sezoni 2006–07 do të ishte shumë pozitiv për Lazion dhe Rocchin, skuadra e përfundoi sezonin në vendin e tretë duke u kualifikuar për në UEFA Champions League që nga sezoni 2003–04. Rocchi sërisht shkëlqeu këtë sezon duke shënuar për herë të tretë rradhazi 16 Gola në Serie A. Në Kupën e Italisë, Rocchi ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës me 3 Gola (2 kundër Rendes dhe 1 kundër Messinës), ata u eleminuan që në raundin e tretë nga Messina. Ai shënoi Golin e parë të sezonit në Serie A më 17 shtator 2006 në humbjen 1–2 kundër Palermos. Rocchi ishte gjithashtu protagonist i fitores 5–0 kundër Udinese ku ai kontriboi me 2 Gola. Ai shënoi Golin e parë për vitin 2007 në barazimin 1–1 kundër Sienës më 14 janar. Ai e mbylli sezonin duke shënuar në javën e fundit të Serie A në humbjen 2–1 sërisht kundër Sienës.

Rocchi e mbylli sezonin me një shifër impresionuese 19 Gola në 39 ndeshje në të gjitha kompedicionet.

Në sezonin 2007–08, Rocchi sëbashku me maqedonasin Goran Pandev, ishin dyshja sulmuese e skuadrës. Ata bënë debutimin si partner sulmi në UEFA Champions League në ndeshjen e dytë të raundit kualifikues kundër Dinamo Bucureștit. Lazio fitoi me rezultatin 3–1 falë 2 Golave të Rocchit dhe 1 tjetër të Pandev. Në fazën e grupeve ai shënoi 2 Gola në fitoren 3–1 kundër Werder Bremen më 6 nëntor, por gjatë gjithë turnamentit, ai humbi plot 3 penallti (kundër Dinamo Bucureșt, Werder Bremen dhe Real Madrid).

  1. ^ "Tommaso Rocchi" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 12 tetor 2009.
  2. ^ "INTER – EMPOLI 0–1" (në italisht). Quotidiano.net. 17 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2012. Marrë më 18 shkurt 2018.
  3. ^ "L'Empoli fa tremare la Juventus spettacolo e gol: finisce 3–3" (në italisht). La Repubblica. Marrë më 23 mars 2017.