Kërceni tek përmbajtja

Ivan Provedel

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ivan Provedel
Personal information
Emri i plotë Ivan Provedel
Data e lindjes 17 mars 1994 (31 vjeç)
Vëndi i lindjes Pordenone, Itali
Gjatësia 1.94 m (6 ft 4 in)
Pozicioni(et) Portier
Informacioni i skuadrës
Skuadra aktuale
Lazio
Number 94
Karriera rinore
2011–2012 Udinese
2012–2013 Chievo
Karriera e lartë*
Vitet Team Apps (Gls)
2013–2017 Chievo 0 (0)
2013–2014Pisa (huazim) 29 (0)
2014–2015Perugia (loan) 24 (0)
2015–2016Modena (huazim) 21 (0)
2016–2017Pro Vercelli (huazim) 40 (0)
2017–2020 Empoli 39 (0)
2020Juve Stabia (huazim) 18 (1)
2020–2022 Spezia 60 (0)
2022– Lazio 75 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 16:30, 6 tetor 2024 (UTC)

Ivan Provedel (lindur më 17 mars 1994) është një futbollist profesionist italian i cili luan si portier për klubin italian Lazio.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Provedel e nisi karrierën e tij te sektori i të rinjëve i Trevisos. Pas kësaj, në sezonin 2008–09, ai luajti si sulmues te Pordenone.[1] Provedel u transferua te Liapiave në verën e vitit 2009, duke filluar të luajë si portier.[2] Një vit më pas, ai u bë pjesë e akademisë së Udineses. Pas dy sezonesh në Friuli, ai kaloi te Chievo.[1]

Chievo dhe huazimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2013, në moshën 19 vjeç, Provedel u huazua te Pisa, aty ku luajti si titullar në Lega Pro. Në korrik 2014, ai u huazua te Perugia, duke luajtur 24 ndeshje në Serie B. Në dy sezonet e ardhshme ai u aktivizua te Modena dhe Pro Vercelli, po në Serie B.[3]

Më 11 korrik 2017, Provedel u transferua te Empoli për 1.2 milion € dhe kartonin e Manuel Pucciarellit, duke firmosur një kontratë katër-vjeçare.[4] Më 29 janar 2018, gjatë një seance stërvitore, Provedel pësoi një dëmtim në tibian e djathtë, duke e mbyllur para kohe sezonin.[5] Ai u rikthye në fushë më 21 tetor në barazimin 3–3 kundër Frosinones, e cila ishte edhe debutimi i tij në Serie A.[6][7]

Në shkurt 2019, Provedel e humbi vëndin e titullarit kundrejt polakut Bartłomiej Drągowski, kurse në sezonin 2019–20 në Serie B ishte rezerva e Alberto Brignolit.[8] Në janar 2020, ai u dërgua në formë huazimi te Juve Stabia; si shkëmbim, Paolo Branduani u transferua te Empoli.[9][10] Më 22 shkurt, Provedel shënoi golin e barazimit në minutën e fundit në barazimin 2–2 kundër Ascoli; ky ishte goli i tij i parë në karrierë, duke hyrë në listën e vogël të portierëve që kanë shënuar në Itali.[11][12][13]

Më 5 tetor 2020, Provedel firmosi një kontratë dy-vjeçare me Spezian.[14] Ai debutoi trembëdhjetë ditë më vonë në barazimin 2–2 kundër Fiorentinës.[15][16] Ai luajti si titullar në sezonin e tij të parë me Spezian, kjo edhe falë dëmtimit të Jeroen Zoet.

Më 8 gusht 2022, Provedel u transferua te Lazio.[17] Ai luajti ndeshjen e parë me Lazion më 14 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Bolonjës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 8të në vend të Toma Bašić pasi portieri titullar Luís Maximiano u përjashtua me karton të kuq; ai ndihmoi ekipin të fitonte 2–1.[18] Edhe pse ishte projektuar si rezervë, Provedel e fitoi shpejtë vendin e titullarit dhe luajti në të gjitha ndeshjet e kampionatit.[18] Më 8 shtator, ai bëri debutimin e tij në kompeticionet evropiane duke luajtur në fitoren 4–2 kundër Feyenoordit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Evropës.[19]

Nga java e gjashtë e deri në javën e njëmbëdhjetë të kampionatit, Provedel nuk pësoi gol për 620 minuta, duke bërë që ai të renditet i treti për numrin e minutave pa pësuar gol në historinë e klubit.[20] Ai e mbylli sezonin me 21 ndeshje pa pësuar gol në kampionat, duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave të vendosur nga Gianluigi Buffon në sezonin 2010–11,[21] si dhe u shpall "Portieri i Sezonit".[22]

Më 19 shtator 2023, Provedel shënoi me kokë në minutën e 95të të ndeshjes kundër Atlético Madrid në javën e parë të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve, duke i dhënë Lazios një barazim 1–1 në Stadio Olimpico.[23] Ky ishte goli i dytë në karrierën e tij dhe goli i dytë i shënuar nga një portier në lojë të hapur pas golit të Sinan Bolat për Standard Liège kundër AZ Alkmaar në vitin 2009.[24]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 17 shtator 2022, Provedel u ftua për herë të parë në kombëtaren italiane nga trajneri Roberto Mancini për ndeshjet e UEFA Ligës së Kombeve kundër Anglisë dhe Hungarisë.[25]

Provedel ka lindur në Pordenone të Italisë nga një baba italian dhe mama ruse; ai është më i vogli i gjashtë fëmijëve.[1]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 7 janar 2023[26]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Coppa Italia Evropa Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Pisa (huazim) 2013–14 Serie C 29 0 1 0 30 0
Perugia (huazim) 2014–15 Serie B 24 0 1 0 25 0
Modena (huazim) 2015–16 Serie B 21 0 0 0 21 0
Pro Vercelli (huazim) 2016–17 Serie B 40 0 1 0 41 0
Empoli 2017–18 Serie B 23 0 1 0 24 0
2018–19 Serie A 16 0 0 0 16 0
2019–20 Serie B 0 0 1 0 1 0
2020–21 Serie B 0 0 1 0 1 0
Gjithsej 39 0 3 0 42 0
Juve Stabia (huazim) 2019–20 Serie B 18 1 0 0 18 1
Spezia 2020–21 Serie A 29 0 0 0 29 0
2021–22 Serie A 31 0 0 0 31 0
Gjithsej 60 1 0 0 60 1
Lazio 2022–23 Serie A 38 0 0 0 7[a] 0 45 0
2023–24 Serie A 19 0 1 0 6[b] 1 26 1
Gjithsej 57 0 1 0 13 1 71 1
Gjithsej karriera 288 1 7 0 13 1 308 2
  1. ^ Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës, një ndeshje në UEFA Ligën e Konferencave
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
Empoli
  1. ^ a b c "Il mito Yashin, amico del nonno, da imitare. È l'anno di Provedel?" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 23 mars 2021.
  2. ^ "Ivan Provedel: dal Liapiave alla Serie B". liapiave.it (në italisht). 8 tetor 2014.
  3. ^ "Ufficiale: Provedel e Marchionni in prestito al Modena". chievoverona.it (në italisht). A.C. Chievo Verona. 23 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2015.
  4. ^ "Preso Ivan Provedel; Manuel Pucciarelli al Chievo Verona" (në italisht). Empoli F.C. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2017.
  5. ^ "Provedel operato a Firenze: l'intervento è riuscito" (në italisht). Empoli Channel. 31 janar 2018.
  6. ^ "Fantacalcio, ribaltoni in porta per Spal ed Empoli: Milinkovic Savic e Provedel si candidano a titolari" (në italisht). Fanta Gazzetta. 21 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2018. Marrë më 21 tetor 2018.
  7. ^ "Frosinone-Empoli 3-3, ai ciociari non basta la doppietta di Ciofani" (në italisht). La Repubblica. 21 tetor 2018. Marrë më 29 janar 2020.
  8. ^ "Juve Stabia, Provedel non ha dubbi: «Castellammare la scelta migliore»" (në italisht). Il Mattino. Marrë më 29 janar 2020.
  9. ^ "Paolo Branduani è dell'Empoli; Provedel alla Juve Stabia" (në italisht). Empoli F.C. 22 janar 2020. Marrë më 29 janar 2020.
  10. ^ "Provedel è Gialloblù, Branduani va all'Empoli" (në italisht). S.S. Juve Stabia. 22 janar 2020. Marrë më 29 janar 2020.
  11. ^ Sky Sport. "Provedel come il 'maestro' Brignoli, la storia dell'altro portiere goleador". sport.sky.it (në italisht). Marrë më 22 shtator 2022.
  12. ^ "Ascoli-Juve Stabia 2-2, Provedel come Brignoli: Stellone beffato all'esordio" (në italisht). La Corriere dello Sport. 22 janar 2022. Marrë më 7 shkurt 2022.
  13. ^ "Serie B: il portiere Provedel segna di testa, Juve Stabia riacciuffa l'Ascoli al 95'" (në italisht). La Repubblica. 7 shkurt 2020.
  14. ^ "Spezia chiude il mercato senza il botto: arriva solo Provedel" (në italisht). La Nazione. 5 tetor 2020. Marrë më 8 tetor 2020.
  15. ^ "Spezia-Fiorentina: fra i pali esordio per Provedel" (në italisht). A.C. Spezia. Marrë më 20 tetor 2020.
  16. ^ Marco Magi (18 tetor 2020). "Calcio A / Dallo 0-2 al 2-2, lo Spezia blocca la Fiorentina al Manuzzi" (në italisht). Lanazione. Marrë më 20 tetor 2020.
  17. ^ "Comunicato 08.08.2022". sslazio.it (në italisht). S.S. Lazio. 8 gusht 2022. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2022. Marrë më 15 gusht 2022.
  18. ^ a b "Lazio, Provedel e Maximiano pronti alla prima staffetta" (në italisht). La Corriere dello Sport. Marrë më 22 prill 2023.
  19. ^ "Lazio 4-2 Feyenoord: Dominant hosts humble Eredivisie club in a six-goal thriller in Europa League opener" (në anglisht). Eurosport. 8 shtator 2022. Marrë më 13 janar 2024.
  20. ^ "Provedel si ferma a 620' di imbattibilità: terzo nella classifica all time" (në italisht). Radio Sei. 30 tetor 2022. Marrë më 22 prill 2023.
  21. ^ "Lazio, Provedel e i clean sheet: insegue il record di Buffon" (në italisht). Tuttosport. Marrë më 4 qershor 2023.
  22. ^ "Gli MVP della Serie A TIM 2022/2023" (në italisht). Lega Serie A. 2 qershor 2023. Marrë më 2 qershor 2023.
  23. ^ "WATCH: Lazio goalkeeper Ivan Provedel scores last-minute equaliser in Champions League clash against Atletico Madrid" (në anglisht). Goal.com. 19 shtator 2023.
  24. ^ "Lazio 1 Atlético Madrid 1" (në anglisht). BBC Sport. 19 shtator 2023. Marrë më 20 shtator 2023.
  25. ^ "Mancini sticks to familiar faces with Italy call-ups" (në anglisht). Football Italia. 17 shtator 2022. Marrë më 26 shtator 2022.
  26. ^ "I. Provedel". Soccerway (në anglisht). Marrë më 14 janar 2024.
  27. ^ "The MPSs of the Serie A 2022/2023" (në anglisht). Lega Serie A. 2 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2023. Marrë më 2 qershor 2023.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Profili Arkivuar 7 maj 2023 tek Wayback Machine te uebfaqja zyrtare e Lazio