UEFA Liga e Konferencave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
UEFA Liga e Konferencave
Themeluar2021
RajoniEvropë (UEFA)
Numri i skuadrave32 (faza e grupeve)
Kampioni aktualItalia Roma (titulli i 1-rë)
Skuadra më e suksesshmeItalia Roma (1 titull)
UebfaqjaOfficial website
2022–23 Liga e Konferencave
Trofeu i Ligës së Konferencave

UEFA Liga e Konferencës (anglisht: UEFA Europa Conference League) (e njohur shkurtimisht si UECL) është një kompeticion i përvitshëm futbollistik i organizuar nga UEFA që nga viti 2021 ku marrin pjesë klubet evropiane. Klubet kualifikohen në këtë kompeticion bazuar në performancat e tyre në ligat dhe kupat kombëtare përkatëse. Është kompedicioni i tretë për nga rëndësia nga UEFA, duke u renditur mbrapa UEFA Ligës së Kampioneve dhe UEFA Liga e Evropës.

Ky kompeticion ka pjesëmarrës kryesisht nga ekipet e federatave anëtare të rangut më të ulët të UEFA-s. Asnjë ekip nuk kualifikohet drejtpërdrejt në fazën e grupeve. Fituesit e kompeticionit sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Evropës të sezonit pasardhës, përveç nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Finalja e parë në historinë e kompeticionit u luajt në stadiuminArena KombëtareTiranë, më 25 maj 2022.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga viti 2015, UEFA kishe shqyrtuar shtimin e një gare të tretë me besimin që do të ndihmonte vendet e renditura poshtë në UEFA të shijonin garat evropiane matanë fazës kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe Europa League. Vendimi ishte finalizuar në mesin e vitit 2018, fillimisht duke shkurtuar Europa League nga 48 skuadra, e pastaj më 2 dhjetor 2018, ishte konfirmuar edhe emërtimi i përkohshëm si “Europa League 2”. Gara do të merrte emrin zyrtar “UEFA Europa Conference League” më 24 shtator 2019.

Më 24 maj 2021, UEFA zbuloi trofeun dhe identitetin e brendit. Goli i parë në këtë kompeticion u shënua nga Evo Ememe Christ i skuadrës Mosta, në rrethin e parë kualifikues kundër Spartakut të Tërrnavës, më 6 korrik 2021. Finalja e parë e Ligës së Konferencës u mbajt më 5 maj 2022. Feyenoord dhe Roma u bënë skuadrat e para që arritën në finalen e UECL, me Romën e kurorëzuar kampione e sezonit inaugurues.

Formati[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kualifikimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

See caption
Harta e federatave anetare te UEFA-s qe kane arritur fazen e grupeve te UEFA Ligës së Konferencave
  Federatat anëtare të UEFA-s që janë paraqitur në fazën e grupeve
  Federatat anëtare të UEFA-s që nuk janë paraqitur në fazën e grupeve

Ngjashëm me Ligën e Kampionëve, edhe kualifikimet për Ligën e Konferencës ndahen në dy shtigje – ajo e Kampionëve dhe shtegun Kryesor (e Ligës). Per dallim nga Liga e Kampionëve, shtegu i Kampionëve do perbehet vetëm nga skuadrat e eleminuara nga Liga e Kampionëve te cilat rrjedhimisht ose bien direkt në Ligen e Konferencave (nga UCL K1&P-K në UECL K2) ose bien pas një eleminimi te dyte edhe nga Liga e Evropës (nga UCL K2 në UEL K3 dhe më pas në UECL PO).

Numri i ekipeve pjesëmarrëse në kualifikuese (në shtegu Kryesor) përcaktohet nga rënditja e federatave në Koeficientin e Vendeve të UEFA-s:

  • Federatat e renditura nga pozita 1 deri 5 do të kenë një skuadër;
  • Federatat e renditura nga pozita 6 deri 15 do të kenë dy skuadra;
  • Federatat e renditura nga pozita 16 deri 50 do të kenë tri skuadra;
  • Federatat e renditura nga pozita 51 deri 55 do të kenë dy skuadra;
  • Lihtenshtajni pasi nuk ka ligë në nivel kombëtar, do të përfaqësohet nga fituesi i Kupës së Lihtenshtjanit, pa marrë parasysh renditjen e tyre sipas koeficientit.

Faza e grupeve dhe faza me eliminim direkt[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Grupet janë faza e parë e garës. Në këtë fazë skuadrat e kualifikuara ndahen në tetë grupe me nga katër skuadra dhe vijon faza e eliminimit direkt, e ndarë në raundin e 1/16, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale. Një raund eliminator shtesë paraprak luhet përpara raundit të 16-të ndërmjet skuadrave të vendit të dytë në grupet e tyre dhe ekipeve të renditura të tretat në grupet e Ligës së Evropës. Gara e re përmban 141 ndeshje dhe mbi 15 javë ndeshje. Në të marrin pjesë 56 ekipe.

Finalja luhet në një vend neutral. Fituesi i kompeticionit merrë pjesë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm. Ndeshjet e kompeticionit luhen të enjten.

Shpërndarja (nga 2021–22 deri në 2023–24)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të gjithë pjesëmarrësit në kualifikime bazohen në sistemin e paracaktuar të UEFA-s që secila federatë do të dërgojë një fitues të kupës (si ekipin më lartë të renditur të asaj federate) dhe do të përcaktojë pjesëmarrësit e mbetur sipas pozicionit të tyre në ligën, vitin e kaluar. Anglia, si pjesëmarrësen më ulët të renditur në kualifikuese, dërgon fituesin e Kupës së Ligës. Ose, nëse tashmë është kualifikuar në Ligën e Kampionëve ose Ligën e Evropës, dërgon vendin e gjashtë ose të shtatë të Premier League.

Ekipet që hyjnë në këtë raund Ekipet që vijnë nga raundi i kaluar Ekipet e transferuara nga Liga e Kampionëve Ekipet e transferuara nga Liga e Evropës
Rrethi i parë kualifikues
(72 ekipe)
  • 26 fitues të kupës vendase nga federatat 30–55
  • 25 nënkampione të ligës vendase nga federatat 30–55 (përveç Lihtenshtajnit)
  • 21 ekipe të vendit të tretë të ligës vendase nga federatat 29–50 (përveç Lihtenshtajnit)
Rrethi i dytë kualifikues Kampionët
(20 ekipe)
  • 17 skuadra të eliminuara nga rrethi i parë kualifikues i Ligës së Kampionëve
  • 3 skuadra të eliminuara nga rrethi para-kualifikues i Ligës së Kampionëve
Jo-kampionët
(90 ekipe)
  • 14 fitues të kupës vendase nga federatat 16–29
  • 14 nënkampione të ligës vendase nga federatat 16–29
  • 16 ekipe të vendit të tretë të ligës vendase nga federatat 13–28
  • 9 ekipe të vendit të katërt të ligës vendase nga federatat 7–15
  • 1 ekip i vendit të pestë të ligës vendase nga federata 6
  • 36 fitues nga rrethi i parë kualifikues
Rrethi i tretë kualifikues Kampionët
(10 ekipe)
  • 10 fitues nga rrethi i dytë kualifikues - Shtegu i Kampionëve
Jo-kampionë
(52 ekipe)
  • 6 ekipe të vendit të tretë të ligës vendase nga federatat 7–12
  • 1 ekip i vendit të pestë të ligës vendase nga federata 6
  • 45 fitues nga rrethi i dytë kualifikues - Shtegu i Kampionëve
Raundi play-off Kampionët
(10 ekipe)
  • 5 fitues nga rrethi i tretë kualifikues - Shtegu i Kampionëve
  • 5 skuadra të eliminuara nga rrethi i tretë kualifikues i Ligës së Evropës - Shtegu i Kampionëve
Jo-kampionë
(34 ekipe)
  • 1 ekip i vendit të pestë të ligës vendase nga federata 5
  • 4 ekipe të vendit të gjashtë të ligës vendase nga federatat 1–4 (fituesi i Kupës së Ligës për Anglinë)
  • 26 fitues nga rrethi i tretë kualifikues - Shtegu i Kampionëve
  • 3 skuadra të eliminuara nga rrethi i tretë kualifikues i Ligës së Evropës - Shtegu Kryesor
Faza e grupeve
(32 ekipe)
  • 5 fitues nga raundi play-off - Shtegu i Kampionëve
  • 17 fitues nga raundi play-off - Shtegu Kryesor
  • 10 skuadra të eliminuara nga raundi i play-off-it të Ligës së Evropës
Rundi preliminar me eliminim direkt
(16 ekipe)
  • 8 grupe nënkampione nga faza e grupeve
  • 8 skuadra të grupit të vendit të tretë nga faza e grupeve të Ligës së Evropës
Faza me eliminim direkt
(16 ekipe)
  • 8 fitues të grupeve nga faza e grupeve
  • 8 fitues nga raundi paraprak me eliminim direkt

Shpërblimet monetare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ngjashëm me Liga e Kampioneve dhe Liga e Europes, shpërblimet monetare që marrin skuadrat ndahen në bazë të pjesëmarrjes dhe rezultateve. Shuma monetare e shpërndarë ndryshon në bazë të vlerës së tregut televiziv.

Për sezonin 2022-23, pjesëmarrësit në grupet e Ligës së Konferencave shpërblehen me një shumë fillestare prej €2,940,000. Një fitore në fazën e grupeve paguhet €500,000 dhe një barazim €166,000. Gjithashtu, çdo kryesues i grupit fiton €500,000 dhe çdo ekip i rradhitur i dyti në grup merr €325,000. Arritja në fazën me eliminim direkt sjell bonuse shtesë: €300,000 për raundin paraprak me eliminim direkt, €600,000 për raundin e 1/16, €1,000,000 për çerekfinalet dhe €2,000,000 për gjysmëfinalet. Finalisti humbës merr €3,000,000 ndërsa kampioni merr €5,000,000.

  • Eliminimi nga rrethi i parë kualifikues: €150,000
  • Eliminimi nga rrethi i dytë kualifikues: €350,000
  • Eliminimi nga rrethi i tretë kualifikues: €550,000
  • Eleminimi nga roundi play-off: €750,000
  • Kualifikimi për në fazën e grupeve: €2,940,000
  • Fitoria në fazën e grupeve: €500,000
  • Barazimi në fazën e grupeve: €166,000
  • Kryesuesi i grupit: €650,000
  • Vendi i dytë në grup: €325,000
  • Raundin paraprak me eliminim direkt: €300,000
  • Roundi i 1/16: €600,000
  • Çerekfinalet : €1,000,000
  • Gjysmëfinalet: €2,000,000
  • Nenkampioni: €3,000,000
  • Kampioni: €5,000,000

Gjithashtu, çdo skuadër kampione e ligës që nuk kualifikohet në fazën e grupeve merr 260,000 euro shtesë.

Sponsorizimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rekorde dhe statistikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]