ACF Fiorentina njohur zakonisht si Fiorentina (Italisht: [fjorenˈtiːna]), është një klub italian futbolli me seli në Firence, Toskana. I themeluar nga një bashkim në gusht 1926, dhe i rithemeluar në gusht 2002 pas një falimentimi, Fiorentina ka luajtur në elitën e futbollit italian për pjesën më të madhe të historisë së tyre; ajo është një nga katër klubet me më shumë sezone në Serie A.
Në ditët e para kur u formua ngjyrat e klubit ishin Kuq-Bardhë, por në vitin 1928 u shëndrua në Vjollcë-Bardhë. Prej ditës që u ndryshua ngjyri klubi njihet edhe me emrin "i Viola" që do të thotë "Vjollcët". Skuadra futbollistike e ACF Fiorentinës ndeshjet luan në Stadiumin "Artemio Franchi" që ka kapacitet prej 47.282 ulësesh.