Matías Vecino

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Matías Vecino
20171114 AUT URU 4555.jpg
Vecino me Uruguajin në 2017
Të dhënat personale
Emri i plotëMatías Vecino Falero
Data e lindjes (1991-08-24) 24 Gusht 1991 (28 vjeç)
Vendi i lindjesCanelones, Uruguaji
Gjatësia1.89 m[1]
PozicioniMesfushor
Informacionet për klubin
Klubi aktualInternazionale
Numri8
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2010–2011Central Español32(2)
2011–2013Nacional18(4)
2013–2017Fiorentina67(5)
2014Cagliari (huazim)9(2)
2014–2015Empoli (huazim)36(2)
2017–Internazionale36(3)
Ekipi kombëtar
2010–2011Uruguaji U2014(4)
2016–Uruguaji29(2)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 17 tetor 2018.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 15:59, 12 tetor 2018 (UTC)

Matías Vecino Falero (lindur më 24 gusht 1991) është një futbollist profesionist uruguajian i cili luan si mesfushor për klubin italian Internazionale dhe me kombëtaren uruguajiane.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vecino filloi karrierën si profesionist me Central Español në vitin 2010, kurse në sezonin 2011–12 kaloi tek Nacional.

Fiorentina[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në janar 2013, Vecino u bashkua me klubin italian Fiorentina duke firmosur një kontratë katër-vjeçare për 2.5 milion €.[2] Megjithatë, ky transferim u shty dhe u bë zyrtare në merkaton e rradhës në gusht 2013.[3][4]

Më 3 shtator 2013, ai nuk u përfshi në listën e ekipit që do të luante në UEFA Ligën e Evropës nga trajneri Vincenzo Montella.[5] Ai debutoi zyrtarisht me klubin si dhe zhvilloi paraqitjen e parë në Serie A më 26 shtator në një disfatë 2–1 jashtë fushe ndaj Interit.[6] Vecino luajti shumë pak gjatë pjesës së parë të sezonit 2013–14, duke luajtur vetëm gjashtë ndeshje, një si titullar, gjë që shtyu klubin që ta huazonte tek klubi tjetër elitar Cagliari; huazim do të zgjaste deri në fund të sezonit, me klubin nga Sardenja që kishte edhe mundësinë e blerjes.[7][8][9]

Atij ju dha fanella me numrin 27, dhe debutoi me klubin më 1 shkurt 2014 në fitores 1–0 ndaj klubit prind të tij.[10] Goli i tij i parë në Serie A erdhi më 2 mars, të dytin e fitores 3–0 në shtëpi kundër Udineses.[11]

Për sezonin 2014–15, Vecino luajti si huazim tek Empoli,[12][13] ku ai ishte një titullar i rregullt në ekip, duke grrumbulluar 36 paraqitje në Serie A sëbashku me dy gola. Ai gjithashtu mundi të zhvillonte dy paraqitje në Coppa Italia.

Nga mesi i 2015, Vecino u rikthye në Firence dhe u bë një titullar në skuadër. Ai firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me klubin në maj 2016.[14][15]

Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 31 korrik 2017, Fiorentina u pagua 24 milion € nga Interi për të marrë shërbimet e Vecinos, me këtë të fundit që kreu edhe testet mjekësore.[16] Transferimi u bë zyrtar më 2 gusht, me lojtarin që firmosi një kontratë deri në qershor 2021.[17]

Ai mori fanellën me numrin 11, dhe debutoi më 20 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit, një fitore 3–0 kundër Fiorentinës.[18] Ai shënoi golin e parë me ekipin gjashtë ditë më vonë, të tretin e fitores 3–1 kundër RomësStadio Olimpico, e cila ishte fitorja e parë në këtë fushë që nga viti 2011.[19]

Më 20 maj 2018, Vecino shënoi golin e tretë të ekipit në fitoren 3–2 me përmbysje kundër Lazios, në ndeshjen e fundit të sezonit; kjo fitore bëri që Inter ta përfundonte sezonin në vendin e katërt, që do të thoshte rikthim në UEFA Ligën e Kampioneve pas gjashtë vitesh mungesë.[20][21][22]

Në sezonin 2018–19, Vecino bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve më 18 shtator në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve kundër Tottenham Hotspur, duke shënuar golin e fitores me kokë në minutën e 92të.[23]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vecino ka lindur në Uruguaji nga prindër me origjinë italian nga qyteti Campobasso, gjë që do të thoshte se ai mund të zgjidhte një nga dy vendet për të luajtur.[24] Ai luajti me Uruguajin nën-20Kampionatin Amerikano Jugor të të rinjëve dhe në Kupën e Botës nën-20 në vitin 2011.[25]

Ai shënoi golin që kualifikoi Uruguajin për në lojërat olimpike verore 2012Londër.[26] Vecino debutoi për ekipin e të rriturve më 25 mars 2016 në barazimin 2–2 ndaj Brazilit.[27]

Në maj 2018, ai u thirr në skuadrën që do të merrte pjesë në Kupën e Botës 2018 në Rusi.[28] Ai luajti në çdo ndeshje të ekipit që u eliminua në çerek-finale nga Franca.[29]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 18 shtator 2018[30]
Statistikat me klube
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Central Español 2009–10 Primera División Uruguajiane 9 0 0 0 9 0
2010–11 23 2 0 0 23 3
Gjithsej 32 2 0 0 32 2
Nacional 2011–12 Primera División Uruguajiane 13 3 0 0 2[a] 0 15 3
2012–13 5 1 0 0 3[b] 1 8 2
Gjithsej 18 4 0 0 5 1 23 5
Fiorentina 2013–14 Serie A 6 0 1 0 7 0
2015–16 30 2 1 0 7[c] 0 38 2
2016–17 31 3 2 0 7[c] 1 40 4
Gjithsej 67 5 4 0 14 1 85 6
Cagliari (huazim) 2013–14 Serie A 9 2 0 0 9 2
Empoli (huazim) 2014–15 Serie A 36 2 2 0 38 2
Internazionale 2017–18 Serie A 29 3 2 0 31 3
2018–19 3 0 0 0 1 1 4 1
Total 32 3 2 0 1[d] 1 35 4
Gjithsej karriera 194 18 8 0 20 3 222 21
  1. ^ Të gjithë paraqitjet në Copa Libertadores
  2. ^ Të gjithë paraqitjet në Copa Sudamericana
  3. ^ a b Të gjithë paraqitjet në UEFA Ligën e Evropës
  4. ^ Të gjithë paraqitjet në UEFA Ligën e Kampioneve

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 12 tetor 2018[31]
Paraqitjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Uruguaji 2016 9 1
2017 10 0
2018 10 1
Gjithsej 29 2

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 12 tetor 2018. Rezultatet e Uruguajit të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Vecino.[30]
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, golit, rezultatit dhe kompedicionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 27 maj 2016 Estadio Centenario, Montevideo, Uruguaji 3 Flamuri Trinidadi dhe Tobagoja 3–1 3–1 Ndeshje Miqësore
2 12 tetor 2018 Seoul World Cup Stadium, Seul, Kore e Jugut 29 Flamuri Koreja e Jugut 1–1 1–2

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "2018 FIFA World Cup: List of players" [2018 FIFA Kupa e Botës: Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). FIFA. 18 qershor 2018. f. 32.
  2. ^ "Vecino è già in Italia: sarà tesserato a luglio ma si allenerà con i Viola" [Vecino është në Itali: ai do të regjistrohet në korrik po të stërvitet me Violat] (në italisht). ACF Fiorentina. 23 janar 2013. Arkivuar nga origjinali origjinali më 28 shtator 2013. Marrë më 1 gusht 2017.
  3. ^ "Ufficiale Fiorentina-Vecino, c'è il transfert" [Zyrtare Fiorentina-Vecino, ja ku është transferimi]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). Milano: RCS MediaGroup. 22 gusht 2013. Marrë më 26 nëntor 2017.
  4. ^ "Matias Vecino completes Fiorentina transfer" [Matias Vecino kompleton transferimin tek Fioretina]. Viola Channel (në italisht). ACF Fiorentina. 22 gusht 2013. Marrë më 26 nëntor 2017.
  5. ^ Mugnaini, Massimiliano (3 shtator 2013). "FIORENTINA, ECCO LA LISTA UEFA: FUORI REBIC E VECINO" [Fiorentina, ka lista e UEFA-s: Rebic dhe Vecino jashtë]. Firenze Post (në italisht). Marrë më 1 gusht 2017.
  6. ^ "Interi përmbys Fioren dhe rikthehet i dyti". Panorama Sport. 27 shtator 2013. Marrë më 10 dhjetor 2018.
  7. ^ "Vecino joins Cagliari on loan" [Vecino bashkohet me Cagliarin në huazim]. Viola Channel (në anglisht). ACF Fiorentina. 29 janar 2014. Marrë më 26 nëntor 2017.
  8. ^ "Vecino al Cagliari" [Vecino tek Cagliari] (në italisht). Cagliari Calcio. 29 janar 2014. Marrë më 26 nëntor 2017.
  9. ^ "Cagliari, ufficiale: arriva Vecino dalla Fiorentina" [Cagliari, zyrtare: vjen Vecino nga Fiorentina]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). Milano: RCS MediaGroup. 29 janar 2014. Marrë më 26 nëntor 2017.
  10. ^ "Cagliari vs. Fiorentina 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 1 shkurt 2014. Marrë më 10 dhjetor 2018.
  11. ^ "Cagliari vs. Udinese 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 2 mars 2014. Marrë më 10 dhjetor 2018.
  12. ^ "Empoli, ufficiali Laxalt e Vecino" [Laxalt dhe Vecino zyrtarisht tek Empoli]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). Milano: RCS MediaGroup. 13 gusht 2014. Marrë më 26 nëntor 2017.
  13. ^ "Vecino all'Empoli" [Vecino tek Empoli]. Viola Channel (në italisht). ACF Fiorentina. 13 gusht 2014. Marrë më 26 nëntor 2017.
  14. ^ Sullo Stesso Argomento (17 maj 2016). "Calciomercato Fiorentina, è ufficiale: Vecino resta fino al 2021" [Merkato Fiorentina, zyrtare: Vecino firmos deri në 2021]. Corriere dello Sport – Stadio (në italisht). Firence. Marrë më 26 nëntor 2017.
  15. ^ "Matias Vecino pens new five-year deal" [Vecino nënshkruan kontratë të re pesë-vjeçare]. Viola Channel (në anglisht). ACF Fiorentina. 17 maj 2016. Marrë më 26 nëntor 2017.
  16. ^ "Interi shpenzon 24 milionë, merr mesfushorin e Fiorentinës". Sport Ekspres. 31 korrik 2017. Marrë më 10 dhjetor 2018.
  17. ^ "MATIAS VECINO IS NOW A NERAZZURRI PLAYER!" [Matias Vecino është një lojtar zikaltër!]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 2 gusht 2017. Marrë më 2 gusht 2017.
  18. ^ Rigers Avdo (20 gusht 2017). "Festë në Milano, Inter & Milan e nisin sezonin me fitore të sinkronizuara". Telesport.al. Marrë më 10 dhjetor 2018.
  19. ^ "(VIDEO) Ikardi shou, Spaleti hesht vërshëllimat!". Sport Ekspres. 26 gusht 2017. Marrë më 10 dhjetor 2018.
  20. ^ "Dramë "Lacio", Interi në Champions pas 6 vjetësh!". Sport Ekspres. 20 maj 2018. Marrë më 10 dhjetor 2018.
  21. ^ "Interi në Champions League, fiton "finalen" me Lazio-n". Top-Channel-tv. 20 maj 2018. Marrë më 7 dhjetor 2018.
  22. ^ "Një Inter i cmendur shuan ëndërrën e Strakoshës e Tares". Vizion Plus. 21 maj 2018. Marrë më 7 dhjetor 2018.
  23. ^ ""Furrnalta" zikaltër shkrin Totenhemin, çfarë epilogu në San Siro!". Sport Ekspres. 18 shtator 2018. Marrë më 10 dhjetor 2018.
  24. ^ "Fiorentina" (në italisht). Fiorentina. 13 prill 2013. Arkivuar nga origjinali origjinali më 13 prill 2013.
  25. ^ FIFA. "FIFA Player Statistics: Matias VECINO". Marrë më 14 maj 2013.
  26. ^ FIFA. "Uruguay end 84-year drought" (Uruguaji i jep i fund zbrastisë 84 vjeçare). 10 shkurt 2011. Marrë më 14 maj 2013.
  27. ^ "Brazil vs. Uruguay 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 25 mars 2016. Marrë më 26 nëntor 2017.
  28. ^ "Revealed: Every World Cup 2018 squad - Final 23-man lists" [E zbuluar: Çdo ekip i Kupës së Botës 2018 – listat finale prej 23 lojtarësh] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  29. ^ "Franca eliminon lehtësisht Uruguajin, Muslera imiton Karius (VIDEO)". Faxweb.al. 6 korrik 2018. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  30. ^ a b "Matías Vecino" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 26 nëntor 2017.
  31. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Matías Vecino" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 26 nëntor 2017.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]