Shko te përmbajtja

Thomas Strakosha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Thomas Strakosha
Strakosha në aksion me Lazion në vitin 2018
Informacioni personal
Emri i plotë Thomas Strakosha[1]
Data e lindjes 19 mars 1995 (30 vjeç)[2]
Vendi i lindjes Athinë, Greqi
Gjatësia 1.86 m (6 ft 1 in)[3]
Pozicioni(et) Portier
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
AEK Athina
Numri 1
Karriera me të rinjtë
2011–2012 Panionios
2012–2014 Lazio
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2015–2022 Lazio 164 (0)
2015–2016Salernitana (huazim) 11 (0)
2022–2024 Brentford 2 (0)
2024– AEK Athina 0 (0)
Karriera ndërkombëtare
2012 Shqipëria U17 1 (0)
2012–2013 Shqipëria U19 6 (0)
2013–2016 Shqipëria U21 17 (0)
2017– Shqipëria 31 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 15:40, 5 nëntor 2023 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 17:02, 24 qershor 2024 (UTC)

Thomas Fotaq Strakosha (lindur më 19 mars 1995) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si portier për klubin grek AEK Athina dhe kombëtaren shqiptare.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2012–2015: Ngjitja në ekipin e parë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Strakosha e nisi karrierën e tij si futbollist në vitin 2011 te Panionios. Një vit më pas, klubi italian Lazio e bleu për 75,000 €.[4][5] Ai ishte titullar me ekipin e të rinjëve, duke fituar Campionato Nazionale Primavera në sezonin 2012–13 pasi mposhti Atalantën në finale me rezultatin 3–0.[6]

Strakosha u bë pjesë e ekipit të parë të Lazios në gjysmën e dytë të sezonit 2012–13, duke u emëruar portieri i tretë pas Federico Marchettit dhe Albano Bizzarrit. Ai ishte në stol në finalen e kupës kundër Romës, ku Lazio fitoi 1–0;[7] ky ishte trofeu i parë i Strakoshës si profesionist.[8] Disa muaj më pas, ai ishte rezervë në humbjen 4–0 kundër Juventusit në ndeshjen e superkupës.[9]

Strakosha vazhdoi të ishte portieri i tretë i ekipit gjatë sezonit 2013–14, duke mos luajtur asnjë ndeshje zyrtare.[10] Pavarësisht kësaj, ai firmosi një kontratë të re me klubin deri në qershor 2019.[11] Më 21 maj 2015, ai ishte një zëvëndësim i papërdorur në humbjen 2–1 kundër Juventusit në finalen e kupës.[12]

2015–2016: Huazimi te Salernitana

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në korrik 2015, Strakosha u huazua te SalernitanaSerie B për një sezon.[13] Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 9 gusht në fitoren minimale 1–0 kundër Pisës në raundin e dytë të kupës.[14] Një javë më pas, ai ishte protagonist me disa pritje në fitoren kundër Chievos, me Salernitanën që kaloi në raundin tjetër.[15]

Debutimi i Strakoshës në kampionat erdhi më 6 shtator në fitoren 3–1 kundër Avellinos në javën hapëse të Serie B.[16] Pavarësisht se e nisi sezonin si titullar, Strakosha e humbi vendin e titullarit kundrejt Pietro Terraccianos, i cili konsiderohej zgjedhja e parë e trajnerit Vincenzo Torrente. Ai e mbylli sezonin me 11 ndeshje në kampionat dhe 2 në kupë.

2016–2020: Rikthimi dhe vitet si titullar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Strakosha (me të kuqe) para nisjes së ndeshjes kundër Dynamo Kyiv në Ligën e Evropës, 15 mars 2018.

Strakosha u rikthye te Lazio në korrik 2016 pas mbarimit të huazimit te Salernitana.[17] Ai bëri debutimin zyrtar me Lazion më 20 shtator kundër Milanit, duke përfituar nga dëmtimet e Marchettit dhe Etrit Berishës.[18] Pavarësisht humbjes 2–0, Strakosha u emërua lojtari më i mirë i ekipit të tij.[19] Pesë ditë më pas, ai e mbajti portën e paprekur në fitoren 2–0 kundër Empolit në ndeshjen e dytë të tij në Serie A; paraqitja e tij u komplimentua nga portieri legjendar Dino Zoff, i cili deklaroi: "Unë nuk mund ta gjykoj me vetëm dy ndeshje, por sipas meje, ai ka luajtur mirë në të dyja ndeshjet."[20]

Më 22 shkurt 2017, Strakosha firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me klubin.[21] Ai e ruajti vendin e titullarit deri në përfundim të sezonit, duke mbledhur 1844 minuta në fushë. Më 17 maj, ai ishte titullar në finalen e kupës të cilën Lazio e humbi sërisht kundër Juventusit.[22]

Strakosha e nisi sezonin e ri duke fituar superkupën pasi Lazio mposhti 3–2 Juventusin falë një goli në minutën e fundit të Alessandro Murgias.[23] Më 14 tetor, në ndeshjen kundër tyre në kampionat, ai priti një penallti ndaj argjentinasit Paulo Dybala duke ndihmuar Lazion të fitonte 2–1 në transfertë.[24] Kjo ishte penalltia e parë që Strakosha priti në Serie A si dhe humbja e parë e Juventusit në shtëpi që nga gushti 2015.[24] Në përfundim të sezonit, Strakosha u shpall portieri i ri më i mirë i Serie A.[25]

Më 29 shtator 2019, Strakosha regjistroi ndeshjen e tij të 100të në Serie A në fitoren komode 4–0 kundër Genoas.[26] Ai e mbylli sezonin duke luajtur në të 38 ndeshjet e kampionatit, 11 prej të cilave pa pësuar gol.[27]

2020–2022: Sezonet e fundit në Romë dhe largimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në sezonin 2020–21, forma e Strakoshës pësoi rënje, duke bërë disa gabime në nisjen e sezonit. Kjo gjë bëri që ai ta humbiste vendin e titullit kundrejt portierit veteran Pepe Reina,[28][29] duke bërë që t'a mbyllte sezonin me vetëm 9 ndeshje. Ai e nisi sezonin e ri si rezerva e Reinës,[30] megjithatë e fitoi sërisht vendin e titullarit në dhjetor, duke e mbyllur sezonin me 23 ndeshje në kampionat.[31]

Strakosha u largua në përfundim të sezonit si lojtar i lirë pasi vendosi të mos e rinovonte kontratën.[32] Ai luajti gjithsej 208 ndeshje në të gjitha kompeticionet me klubin kryeqytetas, duke e mbajtur portën e paprekur në 62 raste.[33]

Më 14 korrik 2022, Strakosha firmosi një kontratë tre-vjeçare me klubin anglez Brentford.[34] Në sezonin e tij të parë në Angli, ai ishte rezerva e spanjollit David Raya, duke mos luajtur asnjë ndeshje në Premier Ligë;[35] dy ndeshjet e tij të vetme erdhën kundër West Ham United në Kupën FA (humbje 1–0) dhe kundër Colchester United në Kupën e Ligës (fitore 2–0).[36][37]

Në sezonin 2023–24, Strakosha bëri debutimin e tij në Premier Ligë në humbjen 2–1 kundër Manchester UnitedOld Trafford më 7 tetor 2023.[38]

Në korrik 2024, Strakosha u transferua te AEK-u i Athinës si lojtar i lirë. Ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare me rrogë 1 milion € në vit.[39][40]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Strakosha me ekipin nën-21.

Në vitin 2012, Strakosha u thirr për herë të parë në ekipin nën-17 nga trajneri Džemal Mustedanagić për raundin elite të UEFA Kampionatit Evropian nën-17. Ai nuk u aktivizua në asnjë ndeshje në grup, duke qëndruar si rezerva si Aldo Teqjës.[41] Pas kësaj, ai u bë pjesë e ekipit nën-19 të drejtuar nga babai i tij për kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-19 2013,[42] duke luajtur si titullar në të tre ndeshjet e Grupit 7.[43] Ai gjithashtu luajti si titullar edhe në kualifikueset e edicionit të vitit të ardhshëm, por Shqipëria sërisht nuk u kualifikua.[44]

Më 14 gusht 2013, Strakosha bëri debutimin e tij me ekipin nën-21 në humbjen 1–0 kundër Austrisë në ndeshjen e tretë kualifikueset të UEFA Kampionatit Evropian nën-21 2015.[45] Ai u aktivizua edhe në tre ndeshje të tjera; Shqipëria e mbylli grupin kualifikues në vendin e fundit. Ai ishte titullar në fushatën kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian 2017, duke luajtur shtatë nga dhjetë ndeshje. Në shtator 2016, ai u emërua kapiten i ekipit pas ngjitjes së Amir Rrahmanit në ekipin e parë.

Në gusht 2016, Strakosha u ftua në ekipin e parë nga trajneri Gianni De Biasi për ndeshjen miqësore kundër Marokut dhe ndeshjen hapëse kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2018 kundër Maqedonisë.[46] Debutimi i tij i erdhi në mars 2017 në humbjen 2–0 në transfertë kundër Italisë në ndeshjen e rradhës kualifikuese.[47] Ai luajti edhe një tjetër ndeshje kualifikuese, një fitore 3–0 kundër Izraelit, në pjesën e mbetur të kualifikueseve; Shqipëria nuk u kualifikua në Kupën e Botës.[48]

Strakosha luajti ndeshjen e tij të parë si kapiten më 17 tetor 2023 në fitoren 2–0 kundër BullgarisëAir Albania Stadium.[49][50] Ai luajti tre ndeshje në fushatën historike kualifikuese të Shqipërisë për UEFA Euro 2024, duke e mbajtur portën e paprekur në fitoren 2–0 kundër Polonisë[51] dhe barazimin pa gola kundër Ishujve Faroe.[52] Shqipëria u kualifikua në turnament si fitues i grupit.[53]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Strakosha është një portier shtatlart dhe i shkathët, i cili dallohet për reflekset e tij dhe pritjet qëndrore. Ai gjithashtu njihet për hedhjet e ultra, pavarësisht gjatësisë së tij. Pavarësisht këtyre aftësive, Strakosha është kritikuar për largimet e topit nga zona e tij, të konsideruara të pasakta, si dhe për lojën me këmbë.[54]

Strakosha ka lindur në Athinë të Greqisë. Babai i tij, Foto Strakosha,[55] është një nga portierët më të mirë në historinë e ekipit kombëtar, si dhe ka luajtur me disa klube në Shqipëri dhe Greqi. Vëllai i tij, Dhimitri, ka luajtur si futbollist në Shqipëri.[56] Në vitin 2017, Thomas deklaroi se idhulli i tij i futbollit ishte italiani Gianluigi Buffon.[57]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 16 janar 2024[58][59]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Lazio 2015–16 Serie A 0000000000
2016–17 21040250
2017–18 3804010[a]01[b]0530
2018–19 350504[a]0440
2019–20 380104[a]01[b]0440
2020–21 90101[c]0110
2021–22 230008[a]0310
Gjithsej 1640150270202080
Salernitana (huazim) 2015–16 Serie B 11020130
Brentford 2022–23 Premier League 00101020
2023–24 20200040
Gjithsej 20301060
Gjithsej karriera 177020010270202270
  1. 1 2 3 4 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. 1 2 Ndeshje në Supercoppa Italiana
  3. Appearance in UEFA Champions League
Përditësuar më 24 qershor 2024[60][61]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Shqipëria 201740
201840
201940
202020
202140
202230
202340
202460
Gjithsej310
Lazio[58]
  1. "2022/23 Premier League squad lists" (në anglisht). Premier League. 16 shtator 2022. Marrë më 18 shtator 2022.
  2. "Thomas Strakosha: Overview" (në anglisht). Premier League. Marrë më 2 gusht 2022.
  3. "Thomas Strakosha" (në anglisht). Brentford F.C. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2022. Marrë më 2 gusht 2022.
  4. "Zyrtare: T. Strakosha te Lazio". Korneri.net. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2014. Marrë më 4 tetor 2016.
  5. "Lazio sign Thomas Strakosha from Panionios" (në anglisht). Soccerfame. Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2018. Marrë më 4 tetor 2016.
  6. "Un poker per la storia, la Coppa Italia Primavera torna a tingersi di biancoceleste dopo 35 anni!". lalaziosiamonoi.it (në italisht). 10 prill 2014. Marrë më 10 prill 2014.
  7. "Roma vs. Lazio 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 26 maj 2013. Marrë më 26 maj 2013.
  8. "Lulic scrive la storia del calcio: a Roma c'è SOLO LA LAZIO!". lalaziosiamonoi.it (në italisht). 26 maj 2013. Marrë më 26 maj 2013.
  9. "Juventus vs. Lazio 4 – 0" (në anglisht). Soccerway. 18 gusht 2013. Marrë më 18 gusht 2013.
  10. "Strakosha: 'Voglio diventare il primo portiere della Lazio'" (në italisht). Calciomercato.com. 14 korrik 2014. Marrë më 4 tetor 2016.
  11. "Strakosha edhe 5 vjet te Lacio". aSport.al. 11 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2016. Marrë më 11 korrik 2014.
  12. "Juventus, in bacheca la decima Coppa Italia! Lazio freddata da mitra Matri" (në italisht). TuttoMercatoWeb. 30 maj 2015.
  13. Sotir Kora (9 korrik 2015). "Thomas Strakosha zyrtarisht te Salernitana". SuperSport.al. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2015. Marrë më 9 korrik 2015.
  14. "Salernitana vs. Pisa 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 9 gusht 2015. Marrë më 9 gusht 2015.
  15. "Strakosha vendimtar, Salernitana kualifikohet". minuta90.com. 17 gusht 2015. Marrë më 17 gusht 2015.
  16. "Salernitana vs. Avellino 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 6 shtator 2015. Marrë më 6 shtator 2015.
  17. "Strakosha rikthehet te Lazio: Të kënaqur me Inzaghin". Gazeta Express. 18 korrik 2016. Marrë më 18 korrik 2016.
  18. "Milan 2-0 Lazio: On-form Bacca scores again in Rossoneri victory" (në anglisht). Goal.com. 20 shtator 2016. Marrë më 20 shtator 2016.
  19. "Strakosha rrëfen emocionet në debutimin ndaj Milani". Durrës Lajm. 21 shtator 2016. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2016. Marrë më 21 shtator 2016.
  20. "Elozhe nga Dino Xof: Strakosha, debutim pozitiv". Press Reader. 29 shtator 2016. Marrë më 29 shtator 2016.
  21. "Zyrtare, Strakosha rinovon me Lacion". Sport Ekspres. 22 shkurt 2017. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2019. Marrë më 22 shkurt 2017.
  22. "Cristiano Ronaldo Scoreless in Juventus' 2-0 Win over Lazio" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 19 qershor 2024.
  23. Gianni Verschueren (13 gusht 2017). "Lazio Stun Juventus in 3-2 Thriller to Win Italian Super Cup" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 13 gusht 2017.
  24. 1 2 "Juventus-Lazio 1-2: Immobile e Strakosha violano lo "Stadium"" (në italisht). La Repubblica. 14 tetor 2017.
  25. "Comunicato 21.10.17". ss.lazio.it (në italisht). S.S. Lazio. 21 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2019. Marrë më 21 tetor 2017.
  26. Elmar Bergonzini (29 shtator 2019). "Strakosha nel nome del padre, inseguendo il modello Buffon: domani la partita numero 100 in A" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 19 qershor 2024.
  27. "Thomas Strakosha » Serie A 2019/2020" (në anglisht). World Football. Marrë më 23 qershor 2024.
  28. "Reina: "Lazio forte, passiamo il turno. E su Strakosha..."" (në italisht). Corriere dello Sport. Marrë më 14 korrik 2022.
  29. Stefano Agresti (12 janar 2021). "Reina il vecchio ha sistemato la difesa della Lazio. Strakosha ora è un caso" (në italisht). Corriere della Sera. Marrë më 14 korrik 2022.
  30. "Lazio, Reina condannato dai numeri: Strakosha spera" (në italisht). Corriere dello Sport. Marrë më 14 korrik 2022.
  31. "Nuova avventura all'estero per Strakosha" (në italisht). Sky Sport Italia. Marrë më 14 korrik 2022.
  32. Apollo Heyes (22 shkurt 2023). "Strakosha: 'Roma Offered Me More Money but I Chose Lazio'" (në anglisht). The Laziali. Marrë më 19 qershor 2024.
  33. "Get to know goalkeeper Thomas Strakosha" (në anglisht). Brentford F.C. 17 korrik 2022. Marrë më 23 qershor 2024.
  34. "Thomas Strakosha signs for Brentford" (në anglisht). Brentford F.C. 14 korrik 2022. Marrë më 14 korrik 2022.
  35. "Strakosha e Berisha s'kanë minutazh, dy portierët e Kombëtares përfundojnë në merkaton e janarit". Sot.com.al. 19 dhjetor 2022. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2024. Marrë më 20 qershor 2024.
  36. "Brentford 0–1 West Ham United" (në anglisht). Brentford F.C. 7 janar 2024. Marrë më 23 qershor 2024.
  37. "Colchester 0–2 Brentford" (në anglisht). Brentford F.C. 23 gusht 2023. Marrë më 23 qershor 2024.
  38. "Manchester United 2-1 Brentford" (në anglisht). BBC Sport. 7 tetor 2023.
  39. "Thomas Strakosha rikthehet në Greqi, firmos 5 vite kontratë me AEK-un e Athinës". zëri.ai. 9 korrik 2024. Marrë më 25 korrik 2024.
  40. "Strakosha rikthehet në kampionatin grek: S'ka më fjalë, vetëm punë". Vizion Plus. 8 korrik 2024. Marrë më 25 korrik 2024.
  41. "Under-17 Matches" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2012. Marrë më 10 prill 2020.
  42. "U-19/ Foto Strakosha shpall listen per ndeshjet eleminatore te Europianit". AlbaniaSoccer. Marrë më 20 qershor 2024.
  43. "Summary - UEFA U19 Championship - Europe - Results, fixtures, tables and news" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 10 prill 2020.
  44. "Summary - UEFA U19 Championship - Europe - Results, fixtures, tables and news" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 10 prill 2020.
  45. "Albania U21 0 - 1 Austria U21" (në italisht). Transfermarkt. 14 gusht 2013. Marrë më 21 qershor 2024.
  46. "De Biasi: Duhet të japim 101 % të mundësive tona". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 29 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2016. Marrë më 4 tetor 2016.
  47. "Italy 2-0 Albania: Gianluigi Buffon's 1,000th career appearance nearly cut short by fan trouble" (në anglisht). Daily Mirror. 24 mars 2017. Marrë më 4 tetor 2016.
  48. "Group G" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2015. Marrë më 15 tetor 2016.
  49. "Sylvinho rotacion në ekip, Kombëtarja me kapiten të ri kundër Bullgarisë". Shqiptarja.com. 17 tetor 2023. Marrë më 21 qershor 2024.
  50. "Shqipëria nuk zhgënjen, fiton 2-0 ndaj Bullgarisë". TV Klan. 17 tetor 2023. Marrë më 21 qershor 2024.
  51. "Shqipëria fiton ndeshjen ndaj Polonisë me rezultatin 2-0". Anadolu Ajansi. 11 shtator 2023. Marrë më 20 qershor 2024.
  52. "Shqipëria barazon me Ishujt Faroe, por e mbyll si e para në grup!". Zëri.ai. 20 nëntor 2023. Marrë më 21 qershor 2024.
  53. "Shqipëria kualifikohet në Euro 2024". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 17 nëntor 2023. Marrë më 21 qershor 2024.
  54. "Calciomercato Lazio: Reina, perché non è solo un secondo portiere" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 26 gusht 2023.
  55. Dritan Ikonomi (6 prill 2013). "Foto Strakosha: Krenar për djalin tim". Gazeta Dita. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2013. Marrë më 4 tetor 2016.
  56. "Dhimitri Strakosha" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 23 qershor 2024.
  57. Jeton Stamolla (13 tetor 2017). "Karbonara dhe kartonë të animuar japonezë, Thomas Strakosha sfidon Bufonin". Panorama Sport. Marrë më 15 tetor 2016.
  58. 1 2 "Thomas Strakosha" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 7 janar 2023.
  59. "Thoma Strakosha" (në anglisht). Football Database. Marrë më 7 janar 2023.
  60. Benjamin Strack-Zimmermann. "Thomas Strakosha" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
  61. "Thomas Strakosha". EU-Football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 27 shtator 2022.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]