Kërceni tek përmbajtja

Amir Rrahmani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Amir Rrahmani
Informacioni personal
Data e lindjes 24 shkurt 1994 (31 vjeç)
Vëndi i lindjes Prishtinë, Kosovë
Gjatësia 1.92 m (6 ft 4 in)
Pozicioni(et) Qëndër-mbrojtës
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Napoli
Number 13
Karriera me të rinjtë
2010–2011 Drenica
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2011–2013 Drenica 40 (1)
2013–2015 Partizani 59 (3)
2015–2016 Split 41 (1)
2016–2019 Dinamo Zagreb 57 (4)
2016–2017Lokomotiva (huazim) 28 (1)
2019–2020 Hellas Verona 36 (0)
2020– Napoli 124 (10)
Karriera ndërkombëtare
2013–2014 Shqipëria U21 4 (0)
2014–2015 Shqipëria 2 (1)
2014– Kosova 62 (7)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 14 dhjetor 2024
‡ Ndeshjet dhe golat e Kombëtares, të sakta prej datës 15 nëntor 2014

Amir Rrahmani (lindur më 24 Shkurt 1994) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin italian Napoli dhe përfaqësuesen kosovare.

Rrahmani ka lindur në Prishtinë nga prindër shqiptarë me origjinë nga Skënderaj.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrahmani filloi karrierën e tij si i ri te Drenica ku u promovua në skuadrën e parë gjatë sezonit 2011–12. Në verën e vitit 2012, ai filloi një provë me skuadrën e Kategorisë Superiore, Kastrioti, të cilën ai e kaloi. Pas provës ai sëbashku me klubin gjetën gjuhën e përbashkët për kushtet personale, por marrëveshja nuk u finalizua pasi Kastrioti dhe Drenica nuk mundën dot të gjenin një zgjidhje për transferimin e mbrojtësit.[1]

Në sezonin 2012–13 ai qëndroi te Drenica ku impresionoi me performancat e tij pavarësisht moshës së re, gjë që i dhuroi kalimin tek 15 herë kampionët e Shqipërisë, Partizani.

Më 20 janar 2020, Rrahmani u transferua te Napoli për 14 milion €, duke firmosur një kontratë disa vjeçare.[2][3] Po në të njëjtën ditë, ai u huazua te Verona për pjesën e mbetur të sezonit.[3] Paga e tij do të mbulohej pjesërisht nga Napoli. Rrahmani u rikthye te Napoli për sezonin 2020–21, duke mos u aktivizuar asnjë ndeshje gjatë pjesës së parë të kampionatit.[4] Debutimi i tij zyrtar me klubin erdhi më 3 janar 2021 në fitoren 4–1 në transfertë kundër Cagliarit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 87të.[5] Ai shënoi golin e parë me klubin në barazimin 1–1 kundër ish klubit të tij Verona në javën e fundit të sezonit.[6]

Në sezonin e rradhës, Rrahmani u bë titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, duke formuar një dyshe në mbrojtje me Kalidou Koulibaly.[7][8] Ai shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 4–0 kundër UdinesesStadio Friuli më 20 shtator.[9] Goli i dytë erdhi më 3 tetor një tjetër fitore në transfertë, këtë herë ndaj Fiorentinës.[10] Rrahmani e mbylli sezonin e dytë me Napolin me 4 gola të shënuar në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke u vlerësuar për performancat e tij.[11][12]

Rrahmani e ruajti vendin e titullarit për sezonin 2022–23, duke qënë një nga lojtarët më të dalluar të ekipit.[13] Më 4 maj 2023, pas barazimit 1–1 kundër Udineses në transfertë, Napoli u shpall kampion i Italisë për herë të tretë në histori;[14][15] me këtë sukses, Rrahmani u bë lojtari i parë i përfaqësues kosovare që e fiton këtë trofe.[16]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombëtarja nën-21

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrahmani u thirr për herë të parë me kombëtaren U–21 për një ndeshje miqësore kundër Maqedonisë nën-21 në shkurt 2013.[17] Ai më pas erdhi si lojtari i ri në katër ndeshjet e fundit të Shqipërisë për kualifikueset e Kampionatit Evropian nën-21 2015, sakëtisht nga gushti e deri në Nëntorin e vitit 2013.[18]

Rrahmani u thirr nga trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi për ndeshjen miqësore kundër San Marinos më 8 qershor 2014. Ai bëri debutimin e tij në atë ndeshje duke luajtur tetë minutat e fundit të suksesit 3–0.[19]

Ai u thirr nga kombëtarja kosovare në ndeshjen e ndeshje sanksionuar FIFA më 21 Maj 2014 kundër Senegalit. Ai luajti gjatë gjithë ndeshjes, duke mos qënë në gjëndje të evitonte humbjen 3–1.[20]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 6 mars 2015[21]
Club Season League Cup Europe[a] Other[b] Total
Division Apps Goals Apps Goals Apps Goals Apps Goals Apps Goals
Partizani 2013–14 Kategoria Superiore 25 0 4 0 29 0
2014–15 34 3 3 0 37 3
Gjithsej 59 3 7 0 66 3
Split 2015–16 Prva HNL 34 1 0 0 34 1
2016–17 7 0 0 0 7 0
Gjithsej 41 1 0 0 41 1
Dinamo Zagreb 2016–17 Prva HNL 0 0 0 0 0 0
2017–18 23 1 3 0 2 0 0 0 28 1
Gjithsej 23 1 3 0 2 0 0 0 28 1
Lokomotiva (huazim) 2016–17 Prva HNL 28 1 3 0 31 1
Gjithsej 28 1 3 0 31 1
Gjithsej karriera 151 6 13 0 2 0 0 0 166 6
  1. ^ Including continental competitions, such as UEFA Champions League and UEFA Europa League
  2. ^ Including other competitions, such as Croatian Football Super Cup
Redaktuar më 20 nëntor 2018[22][23]
Flamuri Shqipëria
Viti Ndsh Gola
2014 1 0
2015 1 1
2016 0 0
Gjithsej 2 1
Flamuri Kosova[22]
Viti Ndsh Gola
2014 1 0
2016 3 0
2017 7 2
2018 9 1
Gjithsej 20 3
  1. ^ "Amir Rrahmani firmos me Kastriotin". Albania Soccer. 14 gusht 2012. Marrë më 6 mars 2015.
  2. ^ "Napoli, i nodi Hysaj e Maksimovic. Il mistero Rrahmani" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 11 maj 2021.
  3. ^ a b "Napoli complete permanent signing of Amir Rrahmani" (në italisht). S.S.C. Napoli. 20 janar 2020.
  4. ^ "Napoli, il mistero Rrahmani: costato 14 milioni, ma mai utilizzato" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 4 janar 2021.
  5. ^ "Cagliari-Napoli, Lozano è una furia ma Fabian non riesce più a incidere" (në italisht). Il Mattino. Marrë më 4 janar 2021.
  6. ^ "Serie A: Napoli-Verona 1-1, gli azzurri si devono accontentare dell'Europa League" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 24 maj 2021.
  7. ^ "Napoli, non c'è solo l'attacco: Ospina e Rrahmani danno sicurezza" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 6 tetor 2021.
  8. ^ "Roma-Napoli 0-0, pagelle: Osimhen lotta. Abraham, che errore! Cristante e Fabian Ruiz brillano" (në italisht). Eurosport. 24 tetor 2021. Marrë më 25 tetor 2021.
  9. ^ "Serie A, Udinese-Napoli 0-4: gli azzurri volano in testa al campionato" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 6 tetor 2021.
  10. ^ "Serie A, Fiorentina-Napoli 1-2: Spalletti resta a punteggio pieno" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 6 tetor 2021.
  11. ^ "Napoli, la promessa di Rrahmani: "Rimpianto scudetto, ma vogliamo vincerlo"" (në italisht). Il Corriere dello Sport. Marrë më 11 qershor 2022.
  12. ^ "Napoli, solo un azzurro nella Top11: il Cies premia Rrahmani" (në italisht). Il Mattino. 23 maj 2022. Marrë më 3 shtator 2023.
  13. ^ "Napoli, Rrahmani vicino al rinnovo fino al 2027 (più opzione per un'altra stagione)" (në italisht). Sky Sport. 5 prill 2023. Marrë më 3 shtator 2023.
  14. ^ "Brividi per il gol di Lovric, poi Osimhen mette le cose a posto. E scatta la festa" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 4 maj 2023. Marrë më 7 maj 2023.
  15. ^ "Da Meret a Simeone, chi sono i 27 eroi di Spalletti: i numeri e le storie" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 4 maj 2023. Marrë më 5 maj 2023.
  16. ^ "Amir Rrahmani, il primo kosovaro campione d'Italia" (në italisht). Rai News. 4 maj 2023. Marrë më 5 maj 2023.
  17. ^ "U-21: Amir Rrahmani ftohet në miqësoren kundër Maqedonisë". ASport.info. 23 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2015. Marrë më 6 mars 2015.
  18. ^ "Under-21 - Amir Rrahmani" (në anglisht). UEFA. Marrë më 6 mars 2015.
  19. ^ "Eksperiment i Shqipërisë, "shfryn" 3-0 ndaj San Marinos". Panorama Sport. 8 qershor 2014. Marrë më 8 qershor 2014.
  20. ^ "Football MATCH: 25.05.2014 Senegal v Kosovo" (në anglisht). EU-Football.info. 21 maj 2014. Marrë më 6 mars 2015.
  21. ^ "Amir Rrahmani" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 6 mars 2015.
  22. ^ a b Amir Rrahmani | National Football-Teams
  23. ^ "Amir Rrahmani" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 6 dhjetor 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]