KS Kastrioti
|
Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klubi Sportiv Kastrioti, KS Kastrioti, është klub futbollistik shqiptar nga Kruja, Shqipëri. Aktualisht Kastrioti militon në Superligën shqiptare që është edhe kategoria më e lartë në Shqipëri. Ndeshjet në shtëpi Kastrioti i luan në Stadiumin "Kastrioti" që ka një kapacitet prej mbi 8.000 vendesh. KS Kastrioti është SH.A me 75 % të aksioneve te zotëruara nga Albansport sh.p.k që është distributori ekskluziv i Adidas dhe Reebok në Shqipëri dhe 25 % të aksioneve të zotëruara nga Bashkia Krujë.
Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klubi është themeluar në vitin 1926. Pasi u shpërbë përkohësisht në 1949 klubi u rithemelua përsëri në këtë vit nën emrin Krujë. Dy vite më vonë klubi u riemërua Puna Krujë dhe më 1958 ju vendos emri i mëparshëm Krujë. Që prej viteve 90 klubi ka ndërruar shpesh vendet midis Superligës, Kategorisë së Pare dhe Kategorisë së Dytë. Në sezonin 2008-2009 Kastrioti u ngjit në Superligë dhe vazhdon të militojë në këtë kategori edhe sot.
Që prej Verës 2011 F.K Kastrioti është kthyer në Sh.A. Investimet e menjëhershme të bëra nga presidenca e re si në infrastrukturë ashtu edhe në afrimin e lojtarëve cilësorë dhe të mirënjohur në Shqipëri janë të dukshëm dhe kanë filluar të japin frytet e tyre. Kastrioti momentalisht ndodhet në pozicionet e para të renditjes në Superligën shqiptare dhe stadiumi i Krujës ka marrë një pamje tjetër nga punimet e bëra. Në përgjithësi në klub është futur një frymë e re dhe optimiste e iniciuar nga investimet e bëra në strukturat e klubit. KS Kastrioti ka si objektiv të behet një nga klubet më të mira të vendit.
Kastrioti nuk ka fituar asnjëherë Superligën ose Kupën e Shqipërisë por ka fituar nga një herë titullin kampion ne Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë.
Skuadra aktuale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 25 janar 2014
|
|