Zanafilla e këtij klubi nis që në Londër në vitin 2008, kur “Kevitan Grup” ka marrë pjesë në kampionatin e 18-vjeçarëve të Ligës Amatore Angleze, ndërsa është drejtuar atje nga Paul Curtis dhe më pas me iniciativën e “Kevitan Grup” në Londër është kërkuar që një copë e Shqipërisë të ishte edhe në futbollin anglez.[3] Klubi u themelua më 12 gusht 2014 me qëllimit për t'i dhënë mundësi për të luajtur talentëve që nuk kanë pasur mundësi për të luajtur futboll.[3] Në ndeshjen e parë të tyre si skuadër, Kevitan mposhti me rezultatin 6–0 FC Eagles.[4] Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Vlashi në minutën e 16, Mziu në minutën e 26 dhe 89, Pjetri në minutën e 70, Mehmeti tre minuta më vonë dhe Hyseni në minutën e 84.[5]
Më 10 shkurt 2015, klubi arriti një rezultat rekord në Kategorinë e Tretë duke mposhtur me rezultatin 15–0 kundër KS Flabinës, me Mziu-n i cili shënoi plot tetë gola.[6][7] Pas fitores 14–0 kundër Akademisë Ajax, klubi arriti fitoren e 18 rresht duke thyer rekordin e vendosur nga Dinamo.[8] Kevitan deri tani ka 20 fitore nga 20 ndeshje të mundshme, duke vendosur një rekord apsolut, duke shënuar edhe 129 gola dhe duke pësuar vetëm 5 gola.[9]