KS Burreli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
KS Burreli
KS Burreli logo
KS Burreli logo
Emri i plotëKlubi Sportiv Burreli
Pseudonimi(et)31 korriku, Mbretërorët
Themeluar1952
StadiumiStadiumi Liri Ballabani, Burrel, Shqipëri
Kapaciteti2,500
Presidenti?
Trajneri?
LigaKategoria e Parë
2022-2310.
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Klubi Sportiv Burreli, KS Burreli është një skuadër futbolli me qendër në Burrel. Klubi ka pasur pak sukses që nga krijimi i tij në 1952. Burreli aktualisht luan në Kategorinë e Parë.

Sukseset[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trofeu i vetëm i KS Burreli është ai i Kategorisë së Dytë.

Në sezonin 2006/2007 KS Burreli u rendit i fundit në Kategorinë e Parë pasi u përjashtua pas një incidenti të ndodhur në një ndeshje të kampionatit. Kështu KS Burreli do të marrë pjesë në Kategorinë e Dytë për sezonin 2007/2008.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubi është themeluar në vitin 1952 nga një grup njerëzish nga Burreli nën emrin KS 31 korriku Burrel. Klubi ka luajtur në liga të ulëta të Shqipërisë që nga krijimi në 1952 deri në 1981 kur mori pjesë për herë të parë në Kategorinë Superiore. Megjithatë 31 korriku në sezonin 81-82 zbriti në Kategorinë e Parë pasi doli i parafundit me vetëm 20 pikë. Ai doli i pari në Kategorinë e Parë dhe u ngjit përsëri në Kategorinë Superiore në sezonin 83-84. Ai zbriti përsëri në Kategorinë e Parë në një hapësirë prej 2 vitesh, pasi doli i fundit përsëri me vetëm 20 pikë.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]