KS Dinamo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

KS Dinamo është një klub fubollistik shqiptar nga Tirana i themeluar më 19 korrik 1950. Nga viti 1995 deri më 1997 klubi ishte i njohur me emrin Olimpik. Skuadra zhvillon ndeshjet mikpritëse në stadiumin "Selman Stërmasi" në Tiranë, i cili ka një kapacitet prej 12000 vendesh.

Historia e klubit[redakto | redakto tekstin burimor]

KS Dinamo ka dalë 18 herë Kampione e Shqipërisë në futboll dhe ka fituar 15 herë Kupën e Shqipërisë. Po ashtu KS Dinamo ka një numër pjesëmarrjesh në skenën evropiane të futbollit duke marrë marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, pesë herë në Kupën UEFA, tre herë për Kupën e Kupave dhe pesë herë në Kupën Ballkanike.

Klubi sportiv i futbollit udhëhiqet nga presidenti i saj Avni Braçe. Administrator i klubit është Ismet Saliu, sekretar i klubit Avni Braçe dhe zëdhënës shtypi Xhevdet Zekaj. Klubi tashmë ka sponsor gjeneral Taivan Shpk. dhe Alpet Shpk. Trainer i klubit të futbollit është Faruk Sejdini .Klubi i futbollit Dinamo njihet për lojën kombinative dhe spektakolare, shtrirjen e tifozerisë në mbarë Shqipërinë, si dhe për kulturën Fair-Play, brenda fushës së lojës dhe jashtë saj. Dinamo së bashku me Tiranën dhe Partizanin, skuadra po të kryeqytetit, janë 3 klubet më të rëndësishme të Shqipërisë. Ato janë rivalizuar fuqimisht me njëra-tjetrën që prej krijimit të tyre, duke dominuar totalisht futbollin shqiptar, e konkretizuar kjo edhe me trofetë e shumta të fituara në shkallë vendi. Ndeshjet midis këtyre tre skuadrave të kryeqytetit përbënin dikur derbet klasike në Shqipëri, duke qene se thithnin interesin e rreth 90% të tifozëve dhe dashamirësve të futbollit shqiptar, fanatikë të këtyre skuadrave legjendare.

Fundi i vitit 1990, në të cilin nisën ndryshimet demokratike në Shqipëri e gjeti Dinamon si ekipin e futbollit më të suksesshëm në historinë e Shqipërisë, me 15 kampionate dhe 12 kupa të fituara, duke e pasuruar arkivin e saj të sukseseve. Pas viteve '90, klubi i futbollit Dinamo fitoi kampionatin e sezonit 2001-2002 me një rekord absolut në futbollin shqiptar prej 18 fitoresh rradhazi. Në sukseset e Dinamos vlen të përmendet gjithashtu dhe trofeu i Kupës së Shqipërisë në sezonin 2002-2003. Më 17 maj 2008 KS Dinamo u shpall kampione per sezonin 2007-2008, pas një fitoreje fantastike kundër KF Partizani, në një ndeshje ku blutë luajtën për 35 minuta me 9 lojtarë dhe fituan 2-1. Dinamo, falë investimeve dhe menaxhimeve serioze të z.Besnik Sulaj është rikthyer në një skuadër me emra të dëgjuar të futbollit shqiptar.

Dinamo vlerësohet jo vetëm për marrëdhëniet me fansat e saj, por edhe në ristrukturimin total të klubit, nga fakti që puna me ekipet e moshave të reja është vënë në baza të shëndosha bashkëkohore. Ndër ekipet zinxhirë dallohen ish-ekipi U-15 i Aleko Bregut, fitues i Kampionatit Kombëtar të futbollit për sezonin 2010-2011 dhe ekipi U-19 me trajner Toton.


KS Dinamo në Europë[redakto | redakto tekstin burimor]

  • QR = Raundi Kualifikues
  • R1 = Raundi i 1-re
  • R2 = Raundi i 2-te
Sezoni Aktiviteti Raundi Shteti Klubi Pritës Udhëtues
1971/72 UEFA Kupa e Fituesve të Kupës R1 Flag of Austria.svg Austria Wien 1-1 0-1
1980/81 UEFA Liga e Kampionëve R1 Flag of the Netherlands.svg AFC Ajax 0-2 0-1
1981/82 UEFA Kupa R1 Flag of Germany.svg Carl Zeiss Jena 1-0 0-4
1982/83 UEFA Kupa e Fituesve të Kupës R1 Flag of Scotland.svg Aberdeen FC 0-0 0-1
1985/86 UEFA Kupa R1 Flag of Malta.svg Hamrun Spartans 1-0 0-0
R2 Flag of Portugal.svg Sporting CP 0-0 0-1
1986/87 UEFA Liga e Kampionëve R1 Flag of Turkey.svg Beşiktaş JK 0-1 0-2
1989/90 UEFA Kupa e Fituesve të Kupës QR Flag of Bulgaria.svg PFC Chernomorets Burgas 4-0 1-3
R1 Flag of Romania.svg FC Dinamo Bucureşti 1-0 0-2
1990/91 UEFA Liga e Kampionëve R1 Flag of France.svg Olympique Marseille 0-0 1-5
2001/02 UEFA Kupa QR1 Flag of Romania.svg FC Dinamo Bucureşti 1-3 0-1
2002/03 UEFA Liga e Kampionëve QR1 Flag of Lithuania.svg FBK Kaunas 0-0 3-2
QR2 Flag of Denmark.svg Brøndby IF 0-4 0-1
2003/04 UEFA Kupa QR Flag of Belgium.svg KSC Lokeren 0-4 1-3
2004/05 UEFA Kupa QR1 Flag of Romania.svg Oţelul Galaţi 1-4 0-4
2005 UEFA Intertoto Kupa R1 Flag of Croatia.svg NK Varteks 2-1 1-4
2006/07 UEFA Kupa QR1 Flag of Bulgaria.svg CSKA Sofia 0-1 1-4
2008/09 UEFA Liga e Kampionëve QR1 Flag of Bosnia and Herzegovina.svg FK Modriča 0-2 1-2
2009/10 UEFA Kupa QR1 Flag of Finland.svg FC Lahti 2-0 1-4
2010/11 UEFA Liga e Kampionëve QR2 Flag of Moldova.svg FC Sheriff Tiraspol 1-0 1-3

Trofetë madhore[redakto | redakto tekstin burimor]

Liga Superiore - 18: 1950, 1951, 1952, 1953, 1955, 1956, 1960, 1967, 1973, 1975, 1976, 1977, 1980, 1986, 1990, 2002, 2008.

Kupa e Shqipërisë - 13: 1950, 1951, 1952, 1953, 1954, 1960, 1971, 1974, 1978, 1982, 1989, 1990, 2003.

Superkupa - 2: 1990, 2008.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]