Stadiumi "Selman Stërmasi"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ndeshja përuruese e stadiumit Selman Stërmasi.

Stadiumi "Selman Stërmasi" është një stadium që ndodhet në Tiranë, ajo ndodhet afro 250 metra larg ish-Ekspozita "Shqipëria Sot". Ai e ka kapacitetin 12,500 vende, por vetëm 8,500 janë në gjëndje të rregullt [1]. Stadiumi gjithashtu zotëron një dhomë për intervista, ambjentet e dusheve, parkingun kryesor në pjesën qendrore para stadiumit dhe është i rrethuar totalisht nga një gardh metalik afro 4 metra i lartë. Ky stadium është pronë e klubit të futbollit KF Tirana, ku dhe zhvillon ndeshjet e saj.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stadiumi në fjalë është ndërtuar në vitin 1956 dhe ka mbajtur emrin Stadiumi "Dinamo", këtë emër e mbajti deri në vitin 1991. Më pas stadiumit iu vendos emrin Selman Stërmasi, në nder të një prej lojtarëve më të mirë të historisë së Tiranës. Ky stadium përdoret vetëm nga klubi Tirana (zotërues i 66 përqind të aksioneve), por mund tu jepet në huazim edhe 2 klubeve të tjera të kryeqytetit Dinamo dhe Partizani, në marrëveshje me klubin Tirana dhe Bashkinë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ ""Selman Stërmasi", apo jashtë dy alternativat për Kombëtaren". Arkivuar nga origjinali origjinali më 29 tetor 2012. Marrë më 4 dhjetor 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)