Selman Stërmasi
Jump to navigation
Jump to search
Selman Stërmasi | ||
Të dhëna personale | ||
---|---|---|
Datëlindja | 9 Maj 1908 | |
Vendlindja | Tirana, Albania | |
Kombëtarja | ||
Vitet | Shteti | Ndeshje (Gola) |
??? | Shqipëria | ?? |
Selman Stërmasi (1908-1976) ishte një futbollist, trajner dhe president i skuadrës KF Tirana dhe cilësohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe një nga trajnerët më të famshëm.[1]
Gjatë viteve 1990 Stërmasi u nderua nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila i dha emrin Selman Stërmasi stadiumit të dytë më të madh në Tiranë: Stadiumi "Selman Stërmasi".
Në 1934 ai doli kampion në kërcim së larti (1.71m).[2]
Historiku i jetës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- 9 maj 1908: Lindi në Tiranë
- 1925: Anëtar i kryesisë së shoqërisë "Agimi"
- 1926: Një nga themeluesit e shoqatës "Sport-Klub Tirana", duke i ofruar edhe ndihmë financiare
- 1928: Kryen studimet në Akademinë e Edukimit Fizik të Romës
- 1930-1938: Në shtatë sezone futbollistike, gjashtë herë kampion kombëtar me ekipin "Sport Klub Tirana", duke u spikatur në lojën e fortë, elegancë dhe teknikën e lartë.
- 1934: Rekordmen në kërcim së larti me rezultatin 1.71 m.
- 1933, 1934, 1935: Pjesëmarrës në Olimpiadat Ballkanike të organizuara përkatësisht në Athinë, Zagreb dhe Stamboll.
- 1937: Presidenti i parë i "Sport Klub Tiranës".
8 prill 1939: Organizator i demonstratës antifashiste që u zhvillua në Tiranë.
- 1944-1946: Trajner i "Sport Klub Tiranës". Ekipi del nënkampion dhe zhvillon disa takime ndërkombëtare me skuadra të njohura jugosllave, si "Ylli i Kuq", "Lubjana", "Maqedonia", "Metallac", "Buduçnost", etj.
- 1945: Rikrijohet Federata e Sporteve të Shqipërisë, duke qenë anëtar i Këshillit të saj.
- 1946: Largohet në mënyrë demonstrative nga konferenca e organizuar, duke kundërshtuar vendimin për ndërrimin e emrit të klubit nga "Sport Klub Tirana" në "17 nëntori"
- 9 nëntor 1976: Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë, azotemi në veshka.
- 26 maj 1993: Këshilli Bashkiak i Tiranës vendos që stadiumi "Dinamo" të emërrohet stadiumi "Selman Stërmasi".[3]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Erlet Shehi. "SK Tirana". digilander.libero.it. Marrë më 13 prill 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Biografia e Selman Stërmasit në zeriyt.com". Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 tetor 2011. Marrë më 10 gusht 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Uvil Zajmi (27 nëntor 2015). ""Selman Stërmasi", si u ndërtua për Dinamon nga të burgosurit". Panorama Sport. Marrë më 2 mars 2019. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)