Shko te përmbajtja

UEFA Liga e Evropës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga UEFA Kupa)
UEFA Liga e Evropës
Themeluar1971; 54 vite më parë (1971)
(ri emëruar më 2009)
RajoniEvropë (UEFA)
Numri i skuadrave48 (faza e grupeve)
8 klube bashkohen pas fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve[1]
160 (gjithsej)
Kampioni aktualFlamuri Atalanta (titulli i 1-rë)
Skuadra më e suksesshmeFlamuri Sevilla (7 tituj)
Transmetuesit televizivëLista e transmetuesve
UebfaqjaUebfaqja zyrtare
UEFA Liga e Evropës 2024–25

UEFA Liga e Evropës (anglisht: UEFA Europa League) është një kompedicion i përvitshëm futbollistik i organizuar nga UEFA që nga viti 1971 ku konkurojnë klubet evropiane[2]. Klubet kualifikohen në këtë kompedicion bazuar në performancat e tyre në ligat dhe kupat kombëtare përkatëse. Është kompedicioni i dytë për nga rëndësia nga UEFA, duke u renditur mbrapa UEFA Ligës së Kampioneve.[3]

Kupa UEFA u parapri nga Kupa e Panaireve, e cila ishte një kompeticion evropian i luajtur midis viteve 1955 dhe 1971. Kompeticioni u zgjerua nga 11 ekipe gjatë edicionit të parë (1955–58) në 64 ekipe në edicioni i fundit që u luajt në sezonin 1970–71. Ky kompedicion u zëvendësua nga Kupa UEFA, një kompeticion i ri sezonal i konfederatës me një rregullore, format dhe komitet disiplinor të ndryshëm.[4]

Kupa UEFA u luajt për herë të parë në sezonin 1971–72 dhe përfundoi me një finale të gjithën angleze midis Wolverhampton Wanderers dhe Tottenham Hotspur; Spurs ishte fitues i parë i kompeticionit.[5] Pas kësaj, kompeticioni fitoi prestigj dhe interes të madh nga media krahasuar me Kupën e Panaireve.[6] Në vitin 1973, ishte një tjetër klub anglez që e fitoi trofeun, Liverpooli, i cili mpkshti në finale Borussia Mönchengladbach.[7] Gjermanët e fituan trofeun në vitet 1975[8] dhe 1979[9] si dhe u mposhtën sërisht në finale në vitin 1980.[10] Feyenoordi u shpall fitues në vitin 1974 duke mposhtur Tottenhamin me rezultatin e përgjithshëm 4–2 (2–2 në Londër, 2–0 në Roterdam). Liverpooli e fitoi kompeticionin për herë të dytë në vitin 1976 duke mposhtur ekipin belg Club Brugge.

  1. Dy ekipet e para të çdo grupi avancojnë në raundin e 32-tave, ku bashkohen edhe tetë ekipet të vendeve të treta në grupet e Ligës së Kampioneve.
  2. "Origins of the UEFA Cup" (PDF). UEFA direct (në anglisht). Nr. 85. Nyon: Union des Associations Européennes de Football. maj 2009. fq. 10–11. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 31 korrik 2021.
  3. "The Europa League is back and more than ever is a competition to savour" (në anglisht). The Guardian. 14 shkurt 2018. Marrë më 26 nëntor 2018.
  4. "Origins of the UEFA Cup" (PDF). UEFA direct (në anglisht). Nr. 85. Nyon: Union des Associations Européennes de Football. maj 2009. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 31 korrik 2021.
  5. "Martin Chivers on Tottenham's 1972 UEFA Cup win" (në anglisht). UEFA. 21 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2022. Marrë më 21 shtator 2022.
  6. André Vieli (2014). UEFA: 60 years at the heart of football (PDF) (në anglisht). Nyon: UEFA. fq. 45. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 3 gusht 2021.
  7. "Season 1972/73" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2022. Marrë më 21 shtator 2022.
  8. "Season 1974/75". uefa.com/uefaeuropaleague (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2022. Marrë më 21 shtator 2022.
  9. "Season 1978/79" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2022. Marrë më 21 shtator 2022.
  10. "Season 1979/80". uefa.com/uefaeuropaleague (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2022. Marrë më 21 shtator 2022.