KF Vllaznia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga KS Vllaznia)
Shko te: navigacion, kërko

Klubi i futbollit Vllaznia Shkodër është një klub futbollistik shqiptar me seli në qytetin e Shkodrës. Stadiumi ku ata luajn ndeshjet si vendas quhet Stadiumi Loro Boriçi, i quajtur kështu në nder të ish lojtarit të klubit Loro Boriçi. Vllaznia momentalisht konkuron në Kategorinë Superiore.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

KS Vllaznia është klubi shqiptar i futbollit nga Shkodra, themeluar më 16 shkurt 1919. Cilësohet si "Djepi i Futbollit Shqiptar" për faktin se eshte ekipi më i vjetër në Shqipëri. Më 1929 klubi ndryshon emrin dhe quhet Bashkimi Shkodran dhe në 1930 debuton në ligën kombëtareShqipërisë. Klubi rimerr emrin e vjetër më 1935. Emri i klubit do të ndryshojë edhe dy herë të tjera. Në 1950 klubi u quajt Shkodra ndërsa në 1951 mori emrin Puna Shkodër. Ndërsa që nga viti 1958 e deri më sot në skenën e futbollit është i njohur nën emrin me të cilin u themelua, KS Vllaznia.

Kampionati i vitit 1940[redakto | redakto tekstin burimor]

Përgjatë periudhës 1939-1942, FSHF organizoi tre kampionate, 1939, 1940 dhe 1942.[1][2][3][4][5][6][7] Në bazë të gjithë informacioneve të detajuara nëpër vite me rradhë nga historianë shqiptarë dhe të huaj, ish-lojtarë dhe veteranë që i kanë jetuar këto evenimente, ka një evidencë të qartë që provon ekzistencën e këtyre kampionateve në atë kohë, sikurse dhe tre trofe të dhëna nga vetë zyrtarë të FSHFsë. Të mos harrojmë që Kampionati i 10të Kombëtar, ka pasur një pjesëmarrje mbarëkombëtare - e para dhe e vetmja deri më sot që ka përfshirë skuadra nga të dy vendet, Shqipërinë dhe Kosovën. Vllaznia kanë fituar një nga këto kampionate, Kampionatin e 9të Kombëtar, 1940 ndërsa KF Tirana kanë fituar Kampionatin e 8të Kombëtar, 1939 & Kampionatin e 10të Kombëtar, 1942. Këto evenimente e ndryshojnë numrin e trofeve të kampionateve të fituara nga këto dy skuadra, në përkatësisht 10 dhe 26 kampionate deri më sot.

Pas vitesh heshtje, më në fund FSHF vendosi të emërojë një komision të përbërë nga 5 anëtarë, i cili duhej të siguronte prova dhe evidenca të mjaftueshme për këtë qëllim. Pasi një sasi e konsiderueshme provash u siguruan nga ky komision, Federata caktoi Asamblenë e Përgjithshme që u mbajt në shkurt, 2013, për shqyrtimin e njohjes zyrtare të këtyre 3 kampionateve.[8] Në mbledhjen e saj Asambleja, edhe pse pranon se këto 3 kampionate janë luajtur korrektësisht dhe drejtësisht në fushën e lojës, sipas tyre nuk mund të quhen legjitime dhe nuk mund të njihen sepse nuk janë organizuar nga Federata por nën Regjimin Fashist.[9]

Skuadra momentale[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 11 shkurt 2015 [10]

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
12 Flag of Montenegro.svg Pt Jasmin Agovic
3 Flag of Albania.svg Mb Antonio Marku
7 Flag of Albania.svg Mf Florind Bardulla
40 Flag of Albania.svg Mf Arsid Tafili
6 Flag of Albania.svg Mf Ardit Krymi
21 Flag of Belgium.svg Mb Landry Mulemo
9 Flag of Albania.svg Sm Brunild Pepa
10 Flag of Albania.svg Mf Ndriçim Shtubina Kapiten
13 Flag of Albania.svg Mf Eraldo Çinari
59 Flag of Montenegro.svg Mb Stefan Cicmil
22 Flag of Albania.svg Mb Olsi Gocaj
19 Flag of Albania.svg Sm Elis Bakaj
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
15 Flag of Albania.svg Mb Ditmar Bicaj
14 Flag of Albania.svg Sm Arlind Kalaja
21 Flag of Albania.svg Sm Arsen Hajdari
11 Flag of Albania.svg Mf Uendi Vecaj
17 Flag of Albania.svg Sm Rubin Hebaj
25 Flag of Albania.svg Mb Denis Pjeshka
27 Flag of Albania.svg Sm Denis Dyca
29 Flag of Albania.svg Sm Arenc Dibra
30 Flag of Albania.svg Pt Alen Sherri
1 Flag of Albania.svg Pt Erind Selimaj
30 Flag of Albania.svg Sm Arsid Kruja
44 Flag of Albania.svg Mb Endri Vrapi

Sukseset[redakto | redakto tekstin burimor]

KS Vllaznia janë 9 Herë Kampionë të Shqipërisë në futboll, kanë fituar 6 Herë Kupën e Republikës. KS Vllaznia kanë këtë pjesëmarrje në kupat Europiane: 3 herë kanë marrë pjesë në Kupën e KampionëveEvropës, 3 herë në Kupën UEFA , 2 herë në Kupën Intertoto, 2 herë në Kupën e Kupave dhe tri herë në Kupën Ballkanike.

Sukseset kombëtare[redakto | redakto tekstin burimor]

Kampionati Kombëtar[redakto | redakto tekstin burimor]

KS Vllaznia janë 9 Herë kampionë të Ligës Superiore në vitet:


Përbërja e ekipit kampion
Viti Lojtarët
1945 Tahiri, Gjeloshi, Osmani, Dibra, Koxhja, B.Fakja, Smajli, Halepiani, Juka, Vasija, Z.Barbullushi, Abdija, Alibali, Nehani, Boriçi, E.Boletini, Shaqiri.
Trajner: I. Dizdari. |-
1946 Tahiri, Gjeloshi, Osmani Dibra, Helepiani, Koxhja, Alibali, Smajli, Mirushi, Ademi, Barbullushi, Boriçi, Fakja, Shaqiri, E.Boletini.
Trajner: I. Dizdari.
1972 Z. Ndoja, Z.Basha, Duraj, Lekaj, M.Dedja, Rragami, Bizi, R.Çanga, Rakiqi, Hoxha, Ç. Ndoja, Zhega, Plumbini, Puka, Koçobashi, Dani.
Trajner: Xh. Shaqiri.
1974 Sukaj, Meta, Z.Busha, R. Ragami, Lekaj, Dedja, Duraj, Bizi, Ç. Ndoja, Hoxha, Zhega, Puka, S. Çanga, R.Çanga, Mani, L.Basha, Koçobashi.
Trajner: Xh. Shaqiri.
1978 Boshnjaku, Sukaj, L.Basha, Bizi, S. Çanga, E. Hafizi, Duraj, Vaso, Gurori, F. Ragami, Vukatana, A. Hafizi, Arra, S. Gruda, Borshi, Paçrami, Zhega, Axhani.
Trajner: Xh. Shaqiri
1983 Kushe, Boshnjaku, Sukaj, Zmijani, Shaba, S. Çanga, Pali, H. Dedja, F. Ragami, Jera, A. Hafizi, Vukatana, Fakja, S. Gruda, Paçrami, Borshi, Driza, Bushati, Golemi, Pashaj.
Trajner: R. Ragami
1992 Dani, Nako, H. Dedja, Pashaj, Shpuza, Noga, Ç. Basha, Premçi, Bushati, A. Gruda, Billa, Ymeri, Tepelia, Bisha, Hoxha, Lika, Martini, Keçi, Filipi.
Trajner: A. Hafizi
1998 Grima, Mustafa, P. Martini, A. Noga. I. Dibra, L. Zmijani, I. Ymeri, S. Lici, S. Osja, K. Osmani, Gj. Shllaku, A. Xhahysa, A. Premçi, A. Cungu, E. Kraja, F. Volumi, L. Jahja, V. Sinani, E. Muçiçi.
Trajner: H. Dedja
2001 Kërstaiç, Osja, Beqiri, D.Osmani, Zmijani, Gjokoviç, Camaj, Duro, Patushi, Belisha, Bylykbashi, Sinani, Lici, Martini, Kotrri, Kaçi, Jahja, Doçi, Ndoja,Teli, K.Osmani, Plori, Mustafa, S.Marash, Hasani,
Trajner: D.Haxhiosmanoviç

Kupa e Shqipërisë[redakto | redakto tekstin burimor]

KS Vllaznia janë 6 Herë fitues të Kupës së Shqipërisë në vitet: 1965, 1972, 1979, 1981, 1987 dhe 2008.

Superkupa e Shqipërisë[redakto | redakto tekstin burimor]

KS Vllaznia janë 2 Herë fitues të Superkupës në vitet: 1998, 2001.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]