Shko te përmbajtja

KF Përmeti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
KF Përmeti
KF Përmeti
KF Përmeti
Të dhëna bazë
Emri i plotë Klubi i Futbollit Përmeti
Themelimi 1930; 96 vite më parë (1930)
si Leka i Madh Përmet
Stadiumi Stadiumi Durim Qypi
Kapaciteti 4,000 (2,000 ulëse)
Kryetari Alma Hoxha
Trajneri Bledar Hajredini
Liga Kategoria e Tretë
2024-25 Grupi A, Vendi i 6-të
Uebfaqja Sezoni aktual
Veshjet
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Klubi i Futbollit Përmeti, ndryshe njihet si KF Përmeti, është një klub futbolli me qendër në Përmet, Shqipëri. Para viteve 90-të, KF Përmeti njihej si "24 Maji", dhe ka marrë pjesë për një edicion të vetëm në Kategorinë e Parë, sot Superiore. Aktualisht, klubi është në proces riorganizimi[1], ku sezonin e kaluar konkurroi në Kategorinë e Tretë.

Sporti në Përmet ka origjinë të vjetër, zhvilluar nga të rinjtë studentë, tregtarë dhe bejlerë. Gjatë Luftës së Parë Botërore, ushtria italiane prezantoi sportin e futbollit në qytet, ku më pas u luajt një ndeshje e drejtuar nga arsimtarët e qytetit. Ali Bej Këlcyra dhe Hysen Bej Toshkëzi, pas vizitave në Itali, ishin ndër figurat që ndihmuan në popullarizimin e futbollit në qytet përgjatë viteve ‘20. Në disa shkolla (Kosovë, Frashër, Këlcyrë, Sukë, Përmet, Kajcë, Zhepovë) loja e futbollit u prezantua gjatë orëve të edukimit fizik.

Gjatë viteve 1924-25-26, u krijuan dy shoqëritë e para sportive futbollistike, ‘Vjosa’ në 1924 dhe ‘Nëmërçka’ në 1926. Ato ndihmuan shumë në popullarizimin e sportit në të gjithë rrethin. Këto shoqëri ishin të ndara nga njëra-tjetra dhe secila kishte programet dhe anëtarët e saj. Dy shoqëritë organizonin midis tyre ndeshje futbolli me një top futbolli të sjellë në 1926 nga Loli Polloshi. U zhvilluan ndeshje edhe me të rinj të Këlcyrës dhe Katundishtës.

Leka i Madh Përmet (1930-1945)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe pse disa inisiativa të ndërmarra nga qeveria e Mbretit Zog ndikuan në rënien e popullaritetit të sportit, me organizimin e rinisë përmetare në 1930 u shkrinë shoqëritë sportive “Nemërçka” dhe “Vjosa” dhe u formua klubi i pare sportiv i Përmetit me emrin “Leka i Madh”. Kryetar u zgjodh Musa Ohri. Ndeshjet zhvilloheshin kryesisht në fushën e Kushtrimit, dhe para pjesëmarrjeve të para në kampionatet kombëtare, skuadra luanti me ekipe të ndryshme, ku mund të përmendim Këlcyrë-Katundishtën, Leskovikun, Kolonjën, Himarën, Gjirokastrën, Korçën apo Delvinën. Duhet theksuar se pushteti vendor i kohës nuk i kushtoi vëmendjen e duhur kësaj skuadre, e cila mbahej financiarisht prej dhurimeve të disa tregtarëve, njëkohësisht aktivistë sporti.

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Shqipëria Taqi Kristidhi
Shqipëria ?? Abazi
Shqipëria ?? Joanidhi
Shqipëria ?? Saliu
Shqipëria ?? Lumani
Shqipëria ?? Kondi
Shqipëria Arbana Laçaj
Shqipëria Vaske Stathi
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Shqipëria Naun Nasi
Shqipëria Pano Vasili
Shqipëria Androkli Angjeli
Shqipëria Musa Ohri
Shqipëria Niko Kutulla
Shqipëria Ngjeli Gogo
Shqipëria Njazi Zengjinasi

Në 1932, Leka i Madh Përmet anëtarësohet me të drejta të plota në Federatën e Futbollit. Po në të njëjtin vit, skuadra merr pjesë në Kategorinë e Dytë, zhvilluar përgjatë periudhës prill-maj. Skuadra merr pjesë në Grupin C, bashkë me Nartën, Shqiponjën Gjirokastër dhe SK Vlorën, ku SK Vlora arriti të merrte kreun e grupit.



Në 1933, po në Kategorinë e Dytë, Grupi C, garojnë me Nimet Abazi Delvinë, Shqiponja Gjirokastër, Vetëtima Himarë dhe fituesit e SK Vlorës.

Në 1934 përballen me Shqiponjën Gjirokastër dhe Dragoj Pogradecin në Grupin A, ku sërish nuk arrijnë të fitojnë grupin. Në 1936, ekipi riformatohet me sekretar Spiro Izgarin. Gjatë këtij viti, në përgatitje për kampionatin e vitit 1936 pati një ngritje të dukshme. Rinia e fshatrave organizonte gara sportive, kurse në fushën e ushtrimit në Përmet ekipi tashmë me përvojë stërvitej përditë. Për rrjedhojë, në Grupin C Leka i Madh Përmet doli kampion absolut, me 4 fitore dhe 0 humbje.

Leka i Madh Përmet
Të dhëna bazë
Veshjet
Ngjyra shtëpi
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Shqipëria ?? Abazi
Shqipëria ?? Joanidhi
Shqipëria ?? Saliu
Shqipëria ?? Lumani
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Shqipëria ?? Sotiri
Shqipëria ?? Vaso
Shqipëria Arbana Laçaj
Grupi C
Leka i Madh Përmet131Drita Gjirokastër

Grupi C
Nimet Abazi Delvinë13Leka i Madh Përmet

Grupi C
Drita Gjirokastër30Leka i Madh Përmet

Grupi C
Leka i Madh Përmet??Nimet Abazi Delvinë

Faza finale e kampionatit, me fituesit e Grupit A (Bardhyli Lezhë) dhe Grupit B (Shkumbini Peqin), u zhvillua në Durrës në datat 27-29 korrik 1936.

Faza finale
Shkumbini Peqin03Leka i Madh Përmet

Faza finale
Bardhyli Lezhë40Shkumbini Peqin

Faza finale
Leka i Madh Përmet27Bardhyli Lezhë
Pos Skuadra NL F B H GP GK GR P Promotion
1 Bardhyli Lezhë (P) 2 2 0 0 11 2 5,500 4 Ngjitje në Kategoria e Parë 1937
2 Leka i Madh Përmet (P) 2 1 0 1 5 7 0,714 2
3 Shkumbini Peqin 2 0 0 2 0 7 0,000 0
Source:
(P) Pritësi

Me vendin e dytë, Leka i Madh Përmet u shpall nënkampion dhe njëkohësisht fitoi të drejtën e ngjitjes në Kategorinë e Parë. Entuziazmi dhe gëzimi i sportdashësve përmetarë ishte i madh. Stërvitja e rregullt vijoi, ku u regjistruan edhe disa ndeshje miqësore. Në Janar të 1937 u publikua kalendari sportiv, me Lekën e Madh Përmet krahas emrave më të mëdhenj të futbollit shqiptar. Megjithatë, një shkresë e cila njoftonte se ekipi Leka i Madh ishte tërhequr nga kampionati për mungesë fondesh dhe vështirësi ekonomike të Bashkisë Përmet i dha fund ëndrrave për të prekur majën e piramidës. Largimet në masë nuk e ndihmuan situatën e klubit, i cili nuk mori pjesë as për sezonet pasardhëse. Ndeshjet miqësore vazhduan, ku mund të përmendim miqësoret në 1938 me Dritën Gjirokastër dhe Delvinën, si dhe në 18 Janar 1939 sërish përballë Delvinës. Për arsye të luftës, edhe këto aktivitete u ndërprenë.[2]

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Shqipëria Ngjeli Gogo
Shqipëria Androkli Angjeli
Shqipëria Taqi Kristidhi
Shqipëria ?? Saliu
Shqipëria ?? Taullahu
Shqipëria ?? Aliu
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Shqipëria ?? Pshefi
Shqipëria ?? Çaçi
Shqipëria ?? Nasi
Shqipëria ?? Metja
Shqipëria ?? Gogo
Shqipëria ?? Rusha

24 Maji Përmet dhe Puna Përmet (1945-1992)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1945, emri i klubit u ndryshua në KS 24 Maji Përmet me direktivën e Partisë së Punës të Shqipërisë, si përkujtim i Kongresit të Përmetit, mbajtur në 24 maj 1944. Megjithatë, deri në 1949 klubi nuk konkurroi në ndonjë kategori, duke marrë pjesë në 1949, 1950 me emërtimin 24 Maji dhe në 1951 me emërtimin Puna Përmet. Në 1949, ekipi garoi në Grupin 8 të Ligës së Dytë bashkë me Kolonjën, Leskovikun dhe Tepelenën, duke mos kaluar në fazën e rradhës. Në 1950, me Ligën e organizuar në format eleminator, 24 Maji mund Tepelenën në raundin e parë dhe eleminohet në raundin e dytë nga Tomori Berat.






Në 1951, Puna Përmet konkurron me Spartakun Gjirokastër, Punën Sarandë, Spartakun Delvinë dhe Spartakun Përmet. Kjo është ndoshta hera e vetme që në kompeticione zyrtare marrin pjesë dy skuadra nga qyteti i Përmetit. Skuadra nuk do të kthehej në fushën e blertë deri në 1954, ku Puna Përmet del e dyta në Grupin 5, bashkë me Punët Gjirokastër, Tepelenë dhe Sarandë. Nuk dihet më shumë për fatin e Spartakut Përmet, por besohet se dy ekipet u shkrinë në një në 1958 nën emrin KS 24 Maji Përmet.

Në vitin 1956, kampionati pësoi përsëri ndryshime në strukturën organizative. Kategoria e Dytë, nga 16 skuadra, u reduktua në 9 skuadra. Skuadrat e tjera u kaluan në Kategorinë e Tretë, ku ndeshjet do të zhvilloheshin sipas qarqeve dhe lokaliteteve. Puna Përmet vendoset bashkë me Gjirokastrën, Delvinën, Tepelenën, Sarandën dhe Himarën si pjesë e Qarkut Gjirokastër. Në 1958, po në Kategorinë e Tretë, 24 Maji Përmet vendoset në grup me Minatorin Tepelenë, Gjirokastrën, Delvinën, Vetëtimën Himarë dhe Sarandën, ku ndër ndeshjet është regjistruar një fitore e skuadrës përmetare përballë tepelenasve.

Në 1959, Kategoria e Tretë u nda në tre grupe, ku finalistët do të zhvillonin një kampionat midis tyre dhe ekipi kampion do të futej në kategorinë e dytë. 24 Maji Përmet sërish bënte pjesë në një grup jugor, kësaj rradhe me Minatorin Tepelenë, Bistricën Delvinë, Butrintin Sarandë dhe Vetëtimën Himarë.

Në 1960, kampionati filloi në muajin prill dhe mbaroi në qershor, me të njëjtën përbërje. Janë regjistruar dy rezultate të skuadrës gjatë këtij viti.


Gjatë vitit 1961, kampionati i Kategorisë së Tretë, u organizua i ndarë në 4 grupe, sipas vendndodhjes gjeografike. Me përjashtim të Delvinës, Grupi C ngeli i pandryshuar.


Kampionati i vitit 1962 filloi në datën 24 prill deri më 3 qershor. Skuadrat e këtij kampionati ishin ndarë në 6 grupe - 24 Maji pozicionohej në Grupin F, së bashku me Minatorin Tepelenë dhe Vetëtimën Himarë.


Minatori Tepelenë0024 Maji Përmet

Minatori Tepelenë dhe 24 Maji Përmet pas takimit të dytë kishin golaverazh dhe pikë të barabarta. Edhe pas një shtese rezultati mbeti i njëjtë, ndaj u vendos nga Federata që të kualifikohej Minatori prej numrit superior të goditjeve nga këndi.

Në 1964, 24 Maji merr pjesë në Kupën e Republikës, duke u eleminuar 4-0 në fazën e dytë nga Minatori Tepelenë në Memaliaj.

Sezoni 1965-66 sheh një ndarje në 6 grupe, kurse sezoni 1966-67 në 3 grupe, duke filluar në 18 shtator 1966. 24 Maji Përmet pozicionohet me ekipe si Delvina, Saranda, Erseka, Tepelena dhe Skrapari. Ky grup pati një konkurrencë të fortë mes 24 Majit, Minatorit dhe Bistricës Delvinë, por në fund Minatori Tepelenë triumfoi. Megjithatë, një ristrukturim i kampionatit nënkuptoi se në 1968 edhe 24 Maji Përmet rikthehet në Kategorinë e Dytë.[3]

Në vitet e para të rikthimit nuk mund të përmenden rezultate tepër pozitive - madje, në 1973-74, klubi bie sërish në Kategorinë e Tretë. Në pjesën e dytë të dekadës ka një trend rritës, i cili kulminon me vendin e dytë në sezonin 1980-81, duke fituar kështu të drejtën e ngjitjes në Kategorinë e Parë për herë të parë.

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Shqipëria Arben Jace
Shqipëria Arben Male
Shqipëria Paskal Naçi
Shqipëria Nikolin Çoçlli
Shqipëria Odise Kosta
Shqipëria Sotiraq Tanku
Shqipëria Naim Qypi
Shqipëria Durim Qypi
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Shqipëria Pilo Labi
Shqipëria Gjergji Lupi
Shqipëria Ligor Stefani
Shqipëria Aristotel Pani
Shqipëria Kristaq Puleshi
Shqipëria Ylli Pasho (trajner)
Shqipëria Vangjush Vangjeli (zv.trajner)

Me 4 fitore, 5 barazime dhe 17 humbje, duke shënuar 9 gola dhe pësuar 44, 24 Maji grumbullon 13 pikë, të cilat nuk mjaftojnë për të qëndruar në Kategorinë e Parë. Një tjetër sezon zhgënjyes nënkupton se 24 Maji bie Kategorinë e Tretë. Megjithatë, fitorja e vendit të parë në grupin B i jep të drejtën skuadrës të ringjitet.

KF Përmeti (1992-)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ardhja e demokracisë në vend sjell ndryshimin e fundit të emrit në KF Përmeti në vitin 1992. Skuadra vijon me rezultatet pozitive deri në 1998, ku bie në Kategorinë e Tretë. Pas dy sezonesh KF Përmeti rikthehet sërish, vetëm për të rënë përfundimisht në Kategorinë e Tretë, e cila ndryshon emrin në Kategori të Dytë disa vite më vonë.

Në 2021-22, klubi bie nga Kategoria e Dytë në Kategorinë e Tretë, atje ku luan ende sot.

Nuk dihet stema e përdorur nga Leka i Madh Përmet, por besohet të ketë patur si skemë ngjyrat bardh e zi. Pas 1958, kur klubi riemërtohet KS 24 Maji Përmet, adoptohet një logo e frymëzuar nga ngjyrat kombëtare, me shqiponjën në krye dhe me një top futbolli. Ndërkohë, pas 1992 u adoptua logoja aktuale, me një top sportiv dhe me skemën blu dhe të bardhë.

Ngjyrat e skuadrës kanë ndryshuar shumë përgjatë viteve. Së pari janë përdorur bluzat bardh e zi. Më pas, janë përdorur fanella të ndryshme deri në 1992, me ngjyra si e kuqja, e zeza, apo edhe bardh e zi. Pas 1992, janë përdorur e kuqja, e verdha, bojëqielli, bluja, portokallia dhe e bardha. Aktualisht përdoret portokallia.

Pamje ballore e stadiumit, mars 2023

Stadiumi Durim Qypi është stadiumi pritës i KF Përmetit[4]. Emërtuar pas lojtarit përmetar Durim Qypi, stadiumi ka një kapacitet prej 4000 vendesh, ku 2000 janë ulëse[5]. Pas një kërkese të Bashkisë[6], stadiumi është në rikonstruksion të pjesshëm[7].

KF Këlcyra ka qenë ndoshta rivali më i madh me KF Përmetin, duke u quajtur edhe Derbi i Vjosës. Dy qytetet kanë traditë të gjatë futbollistike, sado që skuadra e Këlcyrës është relativisht e re. Jo në pak raste derbi i ka kaluar dimensionet e futbollit, duke kaluar në përplasje fizike mes lojtarëve[8], si edhe në akuza për manipulime dhe trukime[9]. Pas një rivaliteti të ndezur, ndeshja e fundit mes skuadrave ka qenë ajo e play-off-it të Kategorisë së Tretë në 2023, ku Këlcyra ka ndëshkuar Përmetin 2-0 duke fituar të drejtën e ngjitjes.

E njëjta histori e Vjosës zgjerohet edhe te SK Tepelena, ndoshta në një rivalizim më pak të ndezur. Megjithatë, mund të quhet një treshe Përmet-Këlcyrë-Tepelenë që përbënte Treshen e Vjosës. Përmeti si kryeqendra, Leskoviku, Këlcyra, Memaliaj, Tepelena, Progonati, qytete që lagen apo janë përbri lumit Vjosë. Në përgjithësi kanë qenë në ekuilibër, edhe pse dominonin përballjet e nxehta “Trebeshina” (Këlcyra)-“24 Maji” (Përmeti)- “Minatori” (Tepelenë), ku secili pretendonte se është i “pari” i krahinës. Ka ndodhur që në situata tensioni, lojtarët të mos zhvishen në dhomat e zhveshjes, por në autobus. Ndeshjet zhvilloheshin në terrene e fusha sportive, me kushte jo të përshtatshme. Vështirësi në drejtimin e tyre kanë pasur arbitrat, në mjaft raste ka pasur edhe dhunë fizike mbi ta[10].

Ekipet “Minatori” i Tepelenës dhe “24 Maji“ i Përmetit, si dy skuadra të rretheve fqinjë, të detyruara nga rrethanat e krijuara, kanë luajtur edhe ndeshje të rëndësishme, si në 1970, kur dy skuadrat u ndeshën për rënien nga kategoria. 24 Maji mund të arrinte të qëndronte edhe me barazim, dhe pas golit të shënuar nga Durim Qypi, u administrua takimi për një barazim 1-1.

Stërvitja e moshave

Bashkia Përmet dhe KF Përmeti organizojnë seanca stërvitore edhe për moshat, nga ku ka patur mjaft prurje - mund të veçohet Marlind Dalipaj, titullar në moshën 16-vjeçare si portier përgjatë sezonit 2024-25.

Sukseset dhe rezultatet ndër vite

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesëmarrjet në kampionate kombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Leka i Madh Përmet (1930-1945)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kategoria e ParëKategoria e ParëKategoria e Parë

[11]

24 Maji Përmeti, Përmeti dhe Puna Përmeti (1945-1958)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kategoria e DytëKategoria e ParëKategoria e ParëKategoria e ParëKategoria e Parë

[12]

24 Maji Përmeti (1958-1992)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kategoria e ParëKategoria e ParëKategoria e ParëKategoria e DytëKategoria e ParëKategoria SuperioreKategoria e ParëKategoria e ParëKategoria e ParëKategoria e DytëKategoria e ParëKategoria e ParëKategoria e ParëKategoria e DytëKategoria e Dytë

[13][14][15]

KF Përmeti (1992- )

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kategoria e TretëKategoria e DytëKategoria e DytëKategoria e ParëKategoria e DytëKategoria e ParëSezoni 2024-25 i KF Përmetit

[16]

Shënime dhe sqarime :

- Për vitet me pikëpyetje nuk ekzistojnë të dhëna.

- Në 1936, Leka i Madh Përmet doli kampion Grupin C, ku më pas u përball kundër Bardhylit Lezhë dhe Shkumbinit Peqin. Në këtë grup kampionësh renditet i dyti.

- Në 1951, merr pjesë në kampionat edhe Spartaku Përmet, i cili renditet i pesti në Grupin 7.

- Në 1977-78, 24 Maji Përmet përfundon i dyti në Grupin B, dhe futet në një grup playoff-playout ku renditet i treti, pra nuk siguron ngjitjen.

- Në 1983-84, 24 Maji Përmet përfundon i pari në Grupin B, dhe siguron ngjitjen në Ligën e Dytë sërish.

- Në 1997 kampionati u ndërpre në mes pas 11 javëve. Nuk pati ngjitje apo rënie nga kategoria, sado që Përmeti renditej i pari.

- Në 2003-04 u ndryshua struktura e piramidës së futbollit shqiptar, duke shtuar A2 si nivelin e dytë dhe duke e kthyer Ligën e Dytë në nivel të tretë. Në 2006 u bë ndryshimi mes Ligës së Dytë dhe Kategorisë së Dytë.

- Po në 2003-04 Përmeti duhet të kishte rënë nga kategoria, por u shpëtua nga rënia.

Pjesëmarrjet në kupat kombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Leka i Madh Përmet (1930-1945)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nuk ka pjesëmarrje.

24 Maji Përmeti, Përmeti dhe Puna Përmeti (1945-1958)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nuk ka pjesëmarrje.

24 Maji Përmeti (1958-1992)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[17]

KF Përmeti (1992- )

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[18]

Shënime dhe sqarime :

- ÇF nënkupton çerekfinale, R.xx nënkupton numrin e ekipeve pjesëmarrëse, kurse R.EX nënkupton raundin e x-të eleminator.

Pjesëmarrjet në kompeticione ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nuk ka pjesëmarrje.

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Shqipëria Pt Eni Xhelollari
3 Shqipëria Mb Klaudio Hoxha
4 Shqipëria Mb Brendi Muça
5 Shqipëria Mb Paulin Zhamo
6 Shqipëria Mf Neim Qamo
8 Shqipëria Mf Heriald Karalliu (kapiten)
9 Shqipëria Mf Antonjo Naska
10 Shqipëria Mf Leonardo Petro
11 Shqipëria Sm Mario Sulejmani
12 Shqipëria Pt Marilind Dalipaj
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
14 Shqipëria Mf Orgest Todhe
16 Shqipëria Mb Delio Deliu
17 Kameruni Mb Pierre-Bertrand Abessolo
19 Shqipëria Mb Agustin Pelushaj
22 Shqipëria Mf Fatjon Sakollari
27 Shqipëria Sm Ilir Petro
36 Shqipëria Sm Kristian Groshi
46 Shqipëria Mb Xhulio Sanxhaku
55 Shqipëria Sm Petrit Durro
99 Shqipëria Mb Arian Sheta

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "Alma Hoxha - Bashkia Përmet" (në .shqip). Bashkia Përmet. Marrë më 27 qershor 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  2. "Ethem Bejo - Sporti në Përmet para çlirimit" (në .shqip). Zemra Shqiptare. Marrë më 19 korrik 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  3. "Viron Laska - Ditar i shkurtër i futbollit të rrethit të Tepelenës, 1948-1971" (në .shqip). American Eye, Viron Laska. Marrë më 5 gusht 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  4. "Stadiumi Durim Qypi". Albania Team, Facebook. 28 korrik 2025. Marrë më 6 gusht 2025.
  5. "Profili i Stadiumit Durim Qypi". FSHF. 27 shtator 2016. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2016. Marrë më 6 gusht 2025.
  6. "Infrastruktura sportive/ Përfaqësues të FSHF-së dhe kryetarja e Bashkisë Përmet, takim pune për rinovimin e stadiumit "Durim Qypi"". FSHF. 23 tetor 2024. Marrë më 6 gusht 2025.
  7. "Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, miraton vendimin për incentivimin e futbollit të vajzave dhe datat e fillimit të kampionateve". FSHF. 29 prill 2025. Marrë më 6 gusht 2025.
  8. "Dhuna në Përmet/ 3 lojtarë të Këlcyrës në gjyq, tifozët bllokojnë rrugën nacionale" (në .shqip). Panorama Sport. 11 dhjetor 2017. Marrë më 6 gusht 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  9. "Klubi i Kategorisë së Dytë bën denoncimin e bujshëm: Tentuan të manipulojnë rezultatin, "Kalin e Trojës" ta përdorin me…" (në .shqip). Panorama Sport. 15 nëntor 2019. Marrë më 6 gusht 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  10. ""Derbi 'Jonian' mes Himarës dhe 'Butrinit', mbahej gjallë nga Simo Kallushi dhe i plotfuqishmi zonës, polic Luftari, që u thoshte arbitrave…"/ Historia e panjohur e ekipeve rivale, që "ndiznin" qytetet e vogla" (në .shqip). Memorie.al, Uvil Zajmi. Marrë më 6 gusht 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  11. "RSSSF" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 11 korrik 2025.
  12. "RSSSF" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 11 korrik 2025.
  13. "RSSSF" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 11 korrik 2025.
  14. "Kampionati shqiptar - 1970-71" (në .shqip). Zemra Shqiptare. Marrë më 5 gusht 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  15. "Kampionati shqiptar - 1973-74" (në .shqip). Zemra Shqiptare. Marrë më 5 gusht 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  16. "RSSSF" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 27 qershor 2025.
  17. "RSSSF" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 29 korrik 2025.
  18. "RSSSF" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 27 qershor 2025.
  19. "FSHF - Skuadra" (në .shqip). FSHF. Marrë më 27 qershor 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)