Kërceni tek përmbajtja

KF Laçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
KF Laçi
KF Laçi
KF Laçi
Të dhëna bazë
Emri i plotë Klubi Futbollistik Laçi
Pseudonimi Para Laçi
Themelimi 1960
Stadiumi Stadiumi Laçi
Kapaciteti 4,500 vende
Liga Kategoria Superiore
2023–24 8.
Uebfaqja [1]
Veshjet
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Klubi Futbollit Laçi është një klub shqiptar futbollistik me seli në qytetin e Laçit, në veriperëndim të Shqipërisë. Klubi u formua në vitin 1960, dhe arritja më e madhe e klubit ishte triumfi në Kupën e Shqipërisësezonin 2011–12. Ngjyrat e fanellës së klubit janë e bardha dhe e zeza dhe ata i luajn ndeshjet si vendas në Stadiumi Laçi.

Klubi u krijua në vitin 1960 me emrin Industriali Laç, i cili u ndryshua në vitin 1991 duke u bërë KS Laçi në sezonin e parë ku klubi luante në Kategorinë Superiore. Emri për herë të fundit është ndryshuar në vitin 1997 kur u bë KF Laçi. Trofeu i parë në historinë e klubit ishte fitimi i Kategorisë së Parë në sezonin 2008–09. Lojtari i vetëm i klubit që ka fituar Këpucën e Artë është Altin Cuko.[1] Ky sukses u arrit në sezonin 1995–96 ku Laçi e përfundoi kampionatin në vendin e 12të nga 18 të mundshëm. Cuko kishte shënuar pesë gola për Tomorin përpara se të kalonte te Laçi në janar 1996, ku ai shënoi edhe 16 herë të tjera për të fituar Këpucën e Artë me 21 gola gjatë gjitë sezonit.[2]

Pas ngjitjes në Kategorinë Superiore në vitin 2009, Laçi rregullisht konkuroi në vendet e para të renditjes, duke u kualifikuar disa herë në UEFA Ligën e Evropës. Në maj 2013, ekipi fitoi kupën për herë të parë në histori, duke mposhtur Bylisin në finale falë një goli të Emiliano Çelës në minutën e 119të. Dy vite më vonë, ata triumfuan sërisht në kupë, duke mposhtur Kukësin.

Më 27 prill 2025, pas barazimit 1–1 kundër Vllaznisë, Laçi ra nga kategoria për herë të parë pas 16 vitesh.[3]

KF Laçi ka fituar vetëm 4 trofe. 2 kupa te Shqiperise, nje Superkupe dhe titullin kampion te Kategorise se Pare

  1. ^ "Kepucet Arta". Albania-Sport. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 4 tetor 2014. Arkivuar 7 korrik 2011 tek Wayback Machine
  2. ^ Giovanni Armillotta (15 korrik 2009). "Albanian Football Season 1995-1996" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2018. Marrë më 2 qershor 2010. Arkivuar 27 shtator 2018 tek Wayback Machine
  3. ^ "Fundi i një epoke të artë, Laçi lë Superioren pas 16 vitesh me 3 trofe dhe 9 pjesëmarrje në Europë". Panorama Sport. 27 prill 2025. Marrë më 27 prill 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]