KS Egnatia
FK Egnatia Rrogozhinë | |||
Të dhëna bazë | |||
Emri i plotë | Klubi i Futbollit Egnatia Rrogozhinë | ||
Vendndodhja | Rrogozhinë, Shqipëri | ||
Presidenti | ![]() | ||
Trajneri | ![]() | ||
Ngjyra(t) e klubit | E bardhë dhe jeshile | ||
Faqja zyrtare | [fkegnatia.weebly.com] | ||
Stadiumi | Hasan Zyla | ||
Kapaciteti | 4.000 vende | ||
Liga | Kategoria e Dytë | ||
2013–2014 | Vëndi i 13-të | ||
Sukseset | Shiko | ||
Veshjet | |||
|
Klubi i Futbollit Egnatia Rrogozhinë është një klub futbollistik shqiptar me seli në Rrogozhinë. Klubi aktualisht konkuron në Kategorinë e Dytë dhe ndeshjet si vendas i luan në stadiumin "Rrogozhina" me v 4,000 spektatorë.
Klubi u themelua më 15 shtator 1964 nën emrin 22 shtatori Rrogozhinë, dhe në vitin 1991 emri i klubit u ndryshua duke u bërë Vullneti Rrogozhinë. Në vitin 1998, emri u ndryshua për herë të tretë duke u bërë FK Egnatia Rrogozhinë, një emër që klubi e mban ende në ditët e sotme.
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pasioni dhe dëshira për lojën e futbollit ishte ngulitur në zemrat e qytetarëve lokal dhe partriotëve që nga vitet e hershme të Luftës së Parë Botërore. Rrogozhina duke qënë qytet fqinjë me Kavajën, një qytet me traditë të vjetër në futboll kombëtar diti si ta përdorde këtë eksperiencë në avantazhin e saj duke formuar fillimisht një klub amator e cila më vonë do arrinte të garonte në divizionin e dytë të futbollit shqiptar. Ndeshja e parë në historinë e klubit ishte një miqësore kundër Besë në vitin 1934 e cila u mbyll me humbjen 1–7. Mustafa Cara, një student agronomie në Bari të Italisë, ishte rikthyer në shtëpi për pushime (ai ishte një lojtar dhe luante për Fidelis Andria, një klub i Serie B në atë kohë), shënoi pesë gola për Besën. Pas pavarësisë së vendit pas Luftës së Dytë Botërore, struktura e ligës ndryshoi duke lejuar vetëm skuadra të nivelit rajonal për të garuar në dy divizione të larta. Kjo gjë e bëri të vështirë Rrogozhinën, një klub lokal në atë kohë, për të garuar në një kompedicion kombëtar.[1]