FK Partizani Tirana
![]() | |||
Emri i plotë | Futboll Klub Partizani | ||
---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | "Të Kuqtë”, | ||
Emri i shkurtër | Partizani, Partizoni | ||
Themeluar | 4 shkurt 1946 | ||
Stadiumi | AIR ALBANIA STADIUM, "Kompleksi Sportiv Panajot Pano" | ||
Kapaciteti | 22.500 | ||
Presidenti | ![]() | ||
Trajneri | ![]() | ||
Liga | Abissnet Superiore | ||
2022/23 | Kategoria Superiore, Vendi i 1-të | ||
|
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Futboll Klub Partizani është klub futbolli i themeluar më [4 shkurt]të vitit 1946 në Tiranë si klub përfaqësues i partizanëve që luftuan në Luftën e Dytë Botërore. Më janar të vitit 1946 ekipi me emrin Ushtria luajti një ndeshje miqësore kundër Vllaznisë duke perfunduar ndeshjen me rezultatin 0-0. Më 7 prill 1946 skuadra paraqitet për herë të parë me emrin Partizani dhe nis rivalitetin me 17 Nëntorin, që ishte kampione me një fitore 2-0. Partizani nuk mori pjesë në kampionat atë vit ,por zhvilloi 9 ndeshje miqësore që përfunduan me një golavarazh 26-9.
Më 1947 Partizani debuton në ligën e parë të futbollit shqiptar dhe menjeherë fiton titullin gjithashtu duke arritur fitoren me te madhe qe eshte regjistruar deri me tani ne te gjithe Shqiperine ne ndeshjen Partizani 8-0 17 Nëntori Tirana, duke u quajtur si ndeshja me e suksesshme ne radhet e demave. F.K Partizani cilësohet si klubet me më shumë tifoza në Shqipëri por edhe në Kosovë.
Pas rënies nga Superliga pas sezonit 2008/09, Partizani arriti të ngjitet përsëri pasi në sezonin 2012/13 u rendit në vend të dytë në Kategorinë e Parë. Partizani bëri një merkato cilësore në verën e vitit 2013 duke u bërë një skuadër mbarëkombetare, me lojtarë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.Partizani u shpall kampion ne sezonin 2018/2019,duke bere blerje te zgjuara dhe duke u shpallur kampione per here te pare pas 26 viteve. Partizani gjithashtu është
Kampion në Superligë 1947, 1948, 1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964, 1971, 1979, 1981, 1987, 1993, 2019, 2023.
Fitues i Kupës së Shqipërisë 1948, 1949, 1957, 1958, 1961, 1964, 1966, 1968, 1970, 1973, 1980, 1991, 1993, 1997, 2004.
Kampion i Ballkanit 1970.
Sukseset ndërkombëtare -Ekipi i kuq është i vetmi ekip shqiptar që ka fituar një trofe ndërkombëtar, në vitin 1970 ai fitoi Kupën Ballkanike për klube, i cili ishte një kompeticion i luajtur në vitet 1960-1993 ku merrnin pjesë vetëm klubet sportive ballkanike të Shqipërisë, Jugosllavisë, Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe Turqisë.
Gjithashtu është një ndër skuadrat më të njohura shqiptare në arenën ndërkombëtare, kështu KF Partizani ka marrë pjesë tetë herë në ligën e kampionëve Evropian, tri herë në kupën e UEFA-së, një herë ka luajtur për kupën Intertoto, katër herë për kupën e fituesve të kupave dhe pesë herë për kupën e Ballkanit. Rezultatet më të suksesshme kanë qënë fitoret 1-0 kundër Celtic dhe Torinos në Tiranë.
Sukseset[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Suksesi më i madh i Partizanit është Kupa e Ballkanit e fituar në vitin 1970 kundër PFC Beroe Stara Zagora. Ky është trofeu i vetëm ndërkombëtar, jo vetëm i Partizanit, por për cdo skuadër shqiptare deri më sot.
Partizani është 16 herë kampion në Kategorinë Superiore shqiptare, ka fituar 15 Kupa Kombëtare dhe ka fituar 3 herë Superkupën e Shqipërisë. Gjithashtu Partizani ka fituar një herë Kategorinë e Parë.
- Kampion në Superligë
- 1947, 1948, 1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964, 1971, 1979, 1981, 1987, 1993, 2019, 2023
- Fitues i Kupës së Shqipërisë
- 1948, 1949, 1957, 1958, 1961, 1964, 1966, 1968, 1970, 1973, 1980, 1991, 1993, 1997, 2004.
- Kampion i Ballkanit
- 1970.
Sukseset ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ekipi i kuq është i vetmi ekip shqiptar që ka fituar një trofe ndërkombëtar, në vitin 1970 ai fitoi Kupën Ballkanike për klube, i cili ishte një kompeticion i luajtur në vitet 1960-1993 ku merrnin pjesë vetëm klubet sportive ballkanike të Shqipërisë, Jugosllavisë, Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe Turqisë.
Gjithashtu është një ndër skuadrat më të njohura shqiptare në arenën ndërkombëtare, kështu KF Partizani ka marrë pjesë tetë herë në ligën e kampionëve Evropian, tri herë në kupën e UEFA-së, një herë ka luajtur për kupën Intertoto, katër herë për kupën e fituesve të kupave dhe pesë herë për kupën e Ballkanit. Rezultatet më të suksesshme kanë qënë fitoret 1-0 kundër Celtic dhe Torinos në Tiranë.
Veshjet sportive[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ngjyrat e uniformës së Partizanit për ndeshjet vendase janë bluzë e kuqeme tuta të kuqe, ndërsa në ndeshjet si mike janë bluza të bardha me tuta të bardha. Në sezonin 2016-17 uniformat e Partizanit janë të firmës Joma. Më parë janë përdorur dhe firma të tjera si Legea, Adidas dhe Umbro. Në sezonin 2018-19, në uniformën e tretë të ekipit u përdor edhe ngjyra e zezë në bluzën dhe tutat sportive.
Stadiumi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Partizani i luante ndeshjet në stadiumin Kombëtare të qytetit të Tiranës Qemal Stafa para fillimit të rikonstruktimit të tij dhe Selman Stërmasi që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës e në përdorim të skuadrës rivale SK Tirana. Në sezonin 2006/07 Partizani ka luajtur shumicën e ndeshjeve në Qemal Stafa dhe disa në Selman Stërmasi kur kishte konflikt me skuadrat e tjera të kryeqytetit. Tashmë ndeshjet zhvillohen edhe në stadiumin më të ri të ndërtuar, “Air Albania”.
Lojtarët e njohur[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kjo është lista e lojtarëve të njohur të cilët kanë luajtur për KF Partizanin.
- Abdurrahman Roza Haxhiu
- Igli Tare
- Safet Berisha
- Erjon Bogdani
- Edmond Kapllani
- Adrian Aliaj
- Ylli Shehu
- Ledio Pano
- Panajot Pano
- Skerdilajd Curri
- Klodian Duro
- Perlat Musta
- Refik Resmja
- Loro Boriçi
- Blendi Nallbani
- Lefter Millo
- Ilir Shulku
- Sulejman Starova
- Agim Murati
- Genc Tomorri
Udhëheqja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Tani klubi udhëhiqet nga presidenti i klubit Gazmend Demi që është aksioneri kryesor. Skuadra drejtohet nga Drejtori Pergjithshem Genci Tomori dhe drejtori sportiv Olsi Rama me trajner Ilir Daja.
Lojtarët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Skuadra aktuale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Përbërja e KF Partizanit sipas sezoneve
Redaktuar më ?
Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Pages using football kit with incorrect pattern parameters
- Pages using infobox football club with unknown parameters
- Football team templates which use short name parameter
- Artikuj që kanë mungesë referimesh
- Të gjithë artikujt që kanë mungesë referimesh
- Faqe pa burim informacioni
- KF Partizani
- Klube futbolli
- Klube futbolli në Shqipëri
- Tiranë