Shko te përmbajtja

Klodian Duro

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Klodian Duro
Informacioni personal
Emri i plotë Klodian Duro
Data e lindjes 21 dhjetor 1977 (48 vjeç)
Vendi i lindjes Tiranë, Shqipëri
Gjatësia 1.77 m (5 ft 10 in)
Pozicioni(et) Mesfushor-sulmues
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1996–1998 Elbasani 48 (11)
1998–1999 Tirana 27 (1)
1999 Elbasani 11 (2)
2000–2001 Vllaznia 44 (12)
2002 Samsunspor 9 (0)
2002–2003 Galatasaray 0 (0)
2002–2003 Malatyaspor 18 (3)
2003 Partizani 11 (3)
2004 Çaykur Rizespor 11 (1)
2004–2005 Arminia Bielefeld 19 (0)
2005–2008 Tirana 84 (25)
2008–2009 AC Omonia 26 (6)
2009–2010 Apollon Limassol 24 (2)
2010–2011 LASK 18 (3)
2011–2013 Tirana 34 (4)
Karriera ndërkombëtare
2001–2011 Shqipëria 78 (6)
Karriera menaxheriale
2015–2016 Kukësi
2018 Kamza
2019 Luftëtari
2020–2021 Feronikeli
2022 Lushnja
2023 Gjilani
2025 Liria Prizren
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Klodian Duro (lindur më 21 dhjetor 1977Tiranë) është një ish futbollist shqiptar.[1] Gjatë karrierës së tij futbollike, ai njihej si një mesfushor i zhdërvjellët i cili zakonisht luante edhe si mesfushor i avancuar. Një lojtar i kombëtares shqiptare për 11 vite, Duro ka shënuar gjashtë herë në 77 paraqitje, duke qënë një nga lojtarë me më shumë ndeshje me kombëtaren. Vëllai i tij, Albert Duro, gjithashtu ka qënë futbollist dhe ka luajtur edhe për kombëtaren.[2]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimet e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duro e filloi karrierën e tij si profesionist me Elbasanin në sezonin 1996–97, ku ai luajti 13 ndeshje në kampionat. Elbasani e mbylli sezonin e rregullt në vendin e 14-të me 20 pikë, duke u vendosur në grupin e tretë ku e fitoi me 29 pikë. Në sezonin tjetër, formati e kampionatit ndryshoi duke u bërë me 18 skuadra. Duro luajti gjithsej 31 ndeshje duke shënuar shtatë gola, gjë që rezultoi deçizive për Elbasanin e cila e mbylli sezonin në një vend komod të gjashtë.[3]

Në merkaton verore të vitit 1998, Duro u transferua te klubi kryeqytetas KF Tirana, e cila ishte dhe kampionja në fuqi. Gjatë sezonit 1998–99, Duro shënoi vetëm një gol në 27 paraqitje në kampionat, me Tiranën që e mbylli në vendin e parë duke u shpallur kampion për të dytën herë rresht. Tirana mori 61 pikë gjatë sezonit, vetëm një më shumë se Vllaznia.[4] Ky ishte trofeu i parë madhor i Duros. Tirana e fitoi kampionatin vetëm në javën e fundit pasi mposhti Burrelin me rezultatin 3–0 më 14 maj.[5] Vetëm tetë ditë më vonë, Duro fitoi trofeun e dytë madhor në karrierën e tij, pasi Tirana mposhti Vllazninë me rezultatin 3–0 nga gjuajtjet e penalltive në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi koha e rregullt sëbashku me shtesën u mbyllën në barazim pa gola.[6]

Në janar 2002, Duro lëvizi për herë të parë jashtë Shqipërisë duke firmosur me klubin turk Samsunspor.[7] Ai bëri debutimin e tij në Süper Lig në barazimin pa gola kundër Beşiktaş më 2 shkurt. Duro e mbylli gjysmën e dytë sezonit 2001–02 me nëntë ndeshje të luajtura.

On 29 August 2002, Duro u transferua te klubi tjetër turk Malatyaspor. Në debutimin e tij në ndeshjen kundër Fenerbahçes, Duro shënoi në minutëne 41të dhe ndihmoi ekipin të fitonte 2–0.Fenerbahçe.[8] Ai e mbylli sezonin me 20 ndeshje midis kampionatit dhe kupës si dhe me tre gola të shënuar.

Në verën e vitit 2003, Duro u rikthye në Shqipëri duke firmosur një kontratë me Partizanin. Pasi u aktivizua në 11 ndeshje dhe shënoi tre gola në gjysmën e parë të sezonit, ai u huazua te Çaykur Rizespor deri në përfundim të sezonit, duke u rikthyer në elitën e futbollit turk; ai shënoi vetëm 1 gol në 11 ndeshje.[9]

Arminia Bielefeld

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në verën e vitit 2004, Duro u transferua në Gjermani te Arminia Bielefeld, e cila luante në Bundesligë, duke iu bashkuar shokëve të ekipit kombëtar Ervin Skela dhe Fatmir Vata. Ai bëri debutimin e tij në elitën e futbollit gjerman më 28 gusht në humbjen 2–1 kundër Bochumit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutat e fundit. Duro e shpenzoi sezonin 2004–05 si një lojtar zëvëndësues, duke zhvilluar 19 ndeshje në kampionat dhe 2 në kupë; ai gjithashtu asistoi dy gola.[10]

Rikthimi te Tirana

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në korrik 2005, Duro u rikthye te Tirana duke firmosur një kontratë tre-vjeçare.[11] Ai e nisi sezonin më 24 shtator duke luajtur në fitoren 3–0 kundër Skënderbeut. Duro luajti 29 ndeshje dhe shënoi 4 gola në kampionat; Tirana e mbylli në vendin e dytë, duke u kualifikuar në raundin e parë kualifikues të Kupës UEFA. Në kupë, Duro ishte një nga protagonistët kryesor, duke shënuar në fitoren 4–2 kundër Dinamos në gjysëm-finale.[12] Në ndeshjen finale kundër Vllaznisë, goli i tij në minutën e 65të e shpalli Tiranën kampion të kupës për herë të 13të në histori.[13]

Duro e nisi sezonin e ri duke luajtur në eliminatoret e Kupës UEFA; në ndeshjen e kthimit e raundit të parë kualifikues kundër ekipit kroat Varteks, Duro u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë të marrë në minutat e fundit të ndeshjes; Tirana fitoi 2–0 dhe u kualifikua në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 3–1.[14] Ai humbi ndeshjen e parë të raundit të dytë kundër Kayserispor, të cilën Tirana e humbi 2–0. Në ndeshjen e dytë, Duro u rikthye dhe luajti 90 minuta të plota, por Tirana pësoi një tjetër humbje dhe u eliminua. Në gusht, Duro fitoi Superkupën e Shqipërisë pasi Tirana mposhti Elbasanin 2–0.[12]

  1. "Klodian Duro". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Marrë më 13 mars 2011.
  2. "Klodian Duro interview" (në anglisht). sursadestiri.net. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2014. Marrë më 10 gusht 2010.
  3. Albanian Football Season 1997-98 Arkivuar 17 nëntor 2020 tek Wayback Machine Giovanniarmillotta.it, 25 dhjetor 2014
  4. "Albanian Football Season 1998-99" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2019. Marrë më 25 dhjetor 2014.
  5. Tirana vs. Burreli 3 – 0 Soccerway, 25 dhjetor 2014
  6. "Albania Cup 1998/99" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 25 dhjetor 2014.
  7. "Klodian Duro" (në turqisht). Federata Turke e Futbollit. Marrë më 10 gusht 2009.
  8. "Malatyaspor vs Fenerbahçe – Match report". World Football (në anglisht). Marrë më 15 nëntor 2025.
  9. "Çaykur Rizespor 2003–04 squad and match data" (në anglisht). Federata Turke e Futbollit. Marrë më 21 nëntor 2025.
  10. "Klodian Duro". datencenter.dfb.de (në gjermanisht). Marrë më 18 shkurt 2026.
  11. "Lista e futbollistëve që rizgjodhën Tiranën, rekordin e mbajnë dyshja Muça-Kalari". Panorama Sport. 27 shtator 2023. Marrë më 18 shkurt 2026.
  12. 1 2 "Albania 2005/06 Cup" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 14 nëntor 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  13. "Duro: Tirana nën presion, i mungojnë bomber-at shkodrane". Panorama Sport. 25 tetor 2015. Marrë më 22 nëntor 2025.
  14. "Match Report: Tirana vs Varteks" (në anglisht). UEFA. Marrë më 14 nëntor 2025.