Kombëtarja shqiptare e futbollit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shqipëria
Federata Shqiptare e Futbollit.svg
Federata Federata Shqiptare e Futbollit
Konfederata UEFA
Trajneri Gianni De Biasi
Ndihmës trajneri Marco Veronese
Ervin Bulku
Kapiteni aktual Ansi Agolli
Golashënuesi Erjon Bogdani (18)
Stadiumi Elbasan Arena
Stadiumi Loro Boriçi
FIFA (kodi) ALB
FIFA (rangu) 63 (korrik 2017)
Pozita më e lartë 22 (gusht 2015)
Pozita më e ulët 124 (gusht 1997)
Elo (Rangu) 66
Pozita më e lartë 52 (13 tetor 1946)
Pozita më e ulët 127 (14 & 18 dhjetor 1994)
brenda
jashtë
Loja e parë ndërkombëtare

Flamuri Shqipëria 2–3 Jugosllavia Flag of SFR Yugoslavia.svg
(Tiranë, Shqipëri; 7 tetor 1946)
Fitorja me thellë

Flamuri Shqipëria 5–0 Vietnami Flamuri
(Bastia Umbra, Itali; 12 shkurt 2003)
Flamuri Shqipëria 6–1 Qipro Flamuri
(Tiranë, Shqipëri; 12 gusht 2009)
Humbja më e thellë

Flamuri Hungaria 12–0 Shqipëria Flamuri
(Budapest, Hungari; 24 shtator 1950)
Kupa e Botës
Pjesëmarrja 0 (Filluar më – )
Rezultati më i mirë
Kampionati Europian
Pjesëmarrja 1 (Filluar më 2016)
Rezultati më i mirë
Kombëtarja shqiptare e futbollit (2016)

Kombëtarja shqiptare e futbollit është ekipi kombëtar i futbollitShqipërisë dhe kontrollohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, ajo është krijuar që nga viti 1932.[1]

Edhe pse asnjëherë nuk ka luajtur asnjë ndeshje, ekipi shqiptar i futbollit kombëtar ka ekzistuar para se të krijohej FSHF. Kjo gjë dëshmohet nga regjistrimi i kombëtares në Kupën Ballkanike të 1929–31 (edhe pse Shqipëria u tërhoq nga kompeticioni përpara se të fillonte). FSHF-ja u krijua më 30 qershor 1930 dhe Shqipëria priti 16 vite për të luajtur ndeshjen e parë ndërkombëtare, duke debutuar kundër Jugosllavisë në 1946. Në 1932, Shqipëria u bashkua me FIFA-n (gjatë kongresit në 12 qershor — 16 qershor) dhe në 1954, ajo ishte një nga anëtarët krijues të UEFA-s. Në vitin 2016 për herë të parë në histori skuadra shqiptare do të luaj në evropian.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në ndeshjet kualifikuese të turneve të mëdhenj në kualifikueset e Euro 1964, ku ata kaluan raundin paraeleminator pasi Greqia u tërhoq. Më pas ata u eleminuan me rezultatin e përgjithshëm 4–1 nga Danimarka. Pas kësaj, ata morën pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës 1966 nën udhëheqjen e Panajot Panos (i cilësuar si lojtari më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave). Ata ishin vendosur në Grupin 5 që e mbyllën në vendin e fundit me një pikë. Në kualifikueset e Euro 1968, ata do të arrinin një rezultat historik pas barazimit 0–0 kundër Gjermanisë Perëndimore duke i lënë këta të fund jashtë Euro 1968.

Një brez i ri lojtarësh e udhëhoqën kombëtaren te rezultatet e mira në vitet 80': në kualifikueset e Kupës së Botës 1986 ata morën një barazim prestigjoz 2–2 kundër Polonisë[2] dhe gjithashtu morën një fitore historike 2–0 kundër Belgjikës.[3] Megjithatë, as këto rezultate të mira nuk i siguruan Shqipërisë kualifikimin në Kupën e Botës për herë të parë në histori.

Më 26 dhjetor 2007, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, lajmëroi se Arie Haan do të zëvëndësonte trajnerin kroato-austriak Otto Barić si trajneri i ri i kombëtares shqiptare.[4] Ai firmosi një kontratë 2 vjeçare më 4 janar 2008.[5]

Më 14 Mars 2008, Shqipëria u përjashtua nga futbolli ndërkombëtarë (FIFA dhe UEFA), për shkak të ndërhyrjes së rëndë politike në federatën e futbollit, përjashtimi zgjati 46 ditë.[6]

Haan u zëvëndësua nga trajneri kroat Josip Kuže më 19 maj 2009.[7] Kuže qëndroi te kombëtarja për rreth tre vite dhe regjistroi fitoren më të madhe në historinë e kombëtares shqiptare, fitoren 6–1 kundër Qipros më 12 tetor 2009.[8]

Kombëtarja shqiptare e futbollit kohët e fundit ka afruar shumë lojtarë me origjinë nga Kosova ose të rritur në Zvicër si: Etrit Berisha, Ermir Lenjani, Loret Sadiku, Migjen Basha, Amir Abrashi, Shkëlzen Gashi, Valdet Rama, Alban Meha etj, ata janë ndikuar nga prindërit e tyre kosovarë.

Më 29 shtator 2014, pas disa ditësh takime, Shqipëria siguroi një miqësore historike kundër katër herë kampionëve të botës Italisë më 18 nëntor 2014 në Parma.[9] Lajmi u konfirmua nga Italia në faqen zyrtare të tyre në internet,[10] dhe më pas dhe nga FSHF-ja.[11]

Prezenca e konsiderueshme në Kupën e Botës 2014[redakto | redakto tekstin burimor]

Gazeta katalanase “El Mundo Deportivo” e bën të ndjeshme praninë e Shqipërisë në Kupën e Botës, falë një shkrimi të publikuar prej saj: "Shqipëria nuk është në Botëror, por gjithsesi për të flitet dhe në Brazil 2014, pasojë e yjeve me origjinë shqiptare që po shpërthejnë në kompeticion më madhor të globit".[12]

E përditshmja katalanase “El Mundo Deportivo” e bën të ndjeshme praninë e Shqipërisë në Kupën e Botës, falë një shkrimi të publikuar prej saj, ku sqaron se disa prej talenteve të këtij turneu janë me origjinë nga vendi i shqiponjave, duke vëne theksin sidomos te Xherdan Shaqiri. Sipas gazetës sportive, nëse De Biasi do të kishte patur në gjirin e tij, futbollistët e përfaqësueses zvicerane por dhe Januzajn e Belgjikës, me shumë gjasa në çerek–finale ndaj Argjentinës nuk do të ishte Zvicra por kuqezinjtë. “El Mundo Deportivo” shkruan se një vend me tre million banorë, që kurrë nuk ka marrë pjesë më parë në një turne madhor, mund të kishte qenë e pranishmë në Botërorin brazilian, nëse yjet me origjinë shqiptare do të kishin zgjedhur të vishnin fanellën e vendit të tyre.

Gazeta spanjolle madje thekson se Shaqiri, aktualisht ylli i Zvicrës, në rini ka qenë shumë i dyzuar për të luajtur për kuqezinjtë në të kaluarën, madje zotëron dhe dy pasaporta, atë zvicerane dhe atë shqiptare. I lindur në GjilanKosovës, në fund ai vendosi të vishte fanellën e Zvicrës, vendit ku u formua si futbollist. Emri i dytë që mund t’i bënte punë De Biasit, sipas të përditshmes katalanase është Januzaj I Belgjikës, të cilin e etiketojnë si talenti i madh. Për këtë të fundit, “El Mundo Deportivo” shkruan se ka lindur në Bruksel por vendos theksin te origjina e të atit, që është një shqiptar nga Kosova.

Sipas “El Mundo Deportivos”, ai do të jetë një prej elementëve të rinj, që Van Gaal mund t’i besojë më shumë në momentin kur të marrë drejtimin e United. Gjithashtu në shkrim përmenden dhe dy vëllezërit Xhaka, ku i pari luan për Zvicrën dhe i dyti për Shqipërinë, dhe sipas El Mundos, dhe mesfushori i Gladbachut mund të kishte qenë pjesë e Shqipërisë në eliminatore. Ndërsa me futbollistë të tjerë si Dżemaili, Mehmedi që i përkasin shqiptarëve të Maqedonisë dhe Valon Behramin, sipas “El Mundo Deportivos” vështirë se në Europë do të kishte skuadër më të talentuar se ajo shqiptare.

Ndeshjet dhe rezultatet[redakto | redakto tekstin burimor]

Data Vendi Kundërshtari Rezultati Kompedicioni Shënuesit
26 Mars 2016 Vjenë, Austri Flamuri Austria 2–1 Ndeshje Miqësore Lenjani Scored after 47 minutes 47'
29 Mars 2016 Lëtzebyrg, Luksemburg Flamuri Luksemburgu 0–2 Ndeshje Miqësore Sadiku Scored after 63 minutes 63', Cikalleshi Scored after 75 minutes 75'
29 Maj 2016 Hartberg, Austri Flamuri Katari 3–1 Ndeshje Miqësore Ajeti Scored after 23 minutes 23', Lenjani Scored after 40 minutes 40', Sadiku Scored after 64 minutes 64'
3 qershor 2016 Bergamo, Itali Flamuri Ukraina 1–3 Ndeshje Miqësore Sadiku Scored after 12 minutes 12'
7 shtator 2014 Aveiro, Portugali Flamuri Portugalia 0–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016 Balaj Scored after 52 minutes 52'
11 tetor 2014 Elbasan, Shqipëri Flamuri Danimarka 1–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016 Lenjani Scored after 28 minutes 28'
14 tetor 2014 Beograd, Serbi Flamuri Serbia Anulluar Kualifikueset e UEFA Euro 2016
14 nëntor 2014 Rennes, Francë Flamuri Franca 1–1 Ndeshje Miqësore Mavraj Scored after 40 minutes 40'
18 nëntor 2014 Xhenova, Itali Flamuri Italia 1–0 Ndeshje Miqësore
29 Mars 2015 Shqipëri Flamuri Armenia 2–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016 Mavraj Scored after 77 minutes 77', Gashi Scored after 40 minutes 40'
13 qershor 2015 Elbasan, Shqipëri Flamuri Franca 1–0 Ndeshje Miqësore Kaçe Scored after 43 minutes 43'
4 shtator 2015 Danimarkë Flamuri Danimarka Kualifikueset e UEFA Euro 2016

Kualifikueset e Kupës së Botës 2018[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra
Nd F B H G+ G- GD Pt
Flamuri Spanja 6 5 1 0 21 3 +18 16
Flamuri Italia 6 5 1 0 18 4 +14 16
Flamuri Shqipëria 6 3 0 3 7 8 -1 9
Flamuri Izraeli 6 3 0 3 9 12 −3 9
Flamuri Maqedonia 6 1 0 5 8 13 −5 3
Flag of Liechtenstein.svg Lihtenshtajni 6 0 0 6 1 24 −23 0


  Flamuri Flag of Liechtenstein.svg Flamuri Flamuri Flamuri Flamuri
Flamuri 9 Teto 2-3 5 Shta 1-2 1-2
Flag of Liechtenstein.svg 0-3 0-4 0-2 6 Teto 5 Shta
Flamuri 6 Teto 5-0 2-0 5 Sep 1-1
Flamuri 2-1 2 Shta 9 Teto 0-3 0–2
Flamuri 2 Shta 2–1 1–3 0-3 9 Teto
Flamuri 4-0 8-0 2 Shta 6 Teto 4-1


Skuadra[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra aktuale[redakto | redakto tekstin burimor]

Lojtarët e mëposhtëm janë thirrur për ndeshjen miqësore kundër Italisë më 24 mars 2017.[13]
Ndeshjet dhe golat janë redaktuar më 24 mars 2017, pas ndeshjes kundër Italisë.

Nr. Pozita Lojtari Mosha Ndeshje Gola Klubi
1 GK Thomas Strakosha (1995-03-19) 19 Mars 1995 (22 vjeç) 0 0 Flag of Italy.svg Lazio
23 GK Alban Hoxha (1987-11-23) 23 Nëntor 1987 (29 vjeç) 1 0 Flag of Albania.svg Partizani Tirana
12 GK Orges Shehi (1977-09-25) 25 Shtator 1977 (40 vjeç) 6 0 Flag of Albania.svg Skënderbeu Korçë
7 DF Frédéric Veseli (1992-11-20) 20 Nëntor 1992 (24 vjeç) 4 0 Flag of Italy.svg Empoli
3 DF Ansi Agolli (1982-10-11) 11 Tetor 1982 (34 vjeç) 67 2 Flag of Azerbaijan.svg Qarabag Agdam
4 DF Elseid Hysaj (1994-02-20) 20 Shkurt 1994 (23 vjeç) 28 0 Flag of Italy.svg Napoli
6 DF Albi Alla (1993-02-01) 1 Shkurt 1993 (24 vjeç) 0 0 Flag of Albania.svg Kukësi
93 DF Arlind Ajeti (1993-09-25) 25 Shtator 1993 (24 vjeç) 12 1 Flag of Italy.svg Torino
17 DF Naser Aliji (1993-12-27) 27 Dhjetor 1993 (23 vjeç) 7 0 Flag of Germany.svg 1. FC Kaiserslautern
18 MF Jahmir Hyka (1988-03-08) 8 Mars 1988 (29 vjeç) 42 2 Flag of the United States.svg San Jose Earthquakes
14 MF Taulant Xhaka (1991-03-28) 28 Mars 1991 (26 vjeç) 16 0 Flag of Switzerland.svg Basel
22 MF Amir Abrashi (1990-03-27) 27 Mars 1990 (27 vjeç) 24 0 Flag of Germany.svg Freiburg
2 MF Andi Lila (1986-02-12) 12 Shkurt 1986 (31 vjeç) 61 0 Flag of Greece.svg PAS Giannina
8 MF Migjen Basha (1987-01-05) 5 Janar 1987 (30 vjeç) 22 3 Flag of Italy.svg FC Bari
9 MF Ledian Memushaj (1986-12-07) 7 Dhjetor 1986 (30 vjeç) 9 0 Flag of Italy.svg Pescara
13 MF Burim Kukeli (1984-01-16) 16 Janar 1984 (33 vjeç) 20 0 Flag of Switzerland.svg FC Zyrih
27 MF Liridon Latifi (1994-02-06) 6 Shkurt 1994 (23 vjeç) 0 0 Flag of Albania.svg Skënderbeu Korçë
10 FW Armando Sadiku (1991-05-27) 27 Maj 1991 (26 vjeç) 24 7 Flag of Switzerland.svg Lugano
19 FW Bekim Balaj (1991-01-11) 11 Janar 1991 (26 vjeç) 19 3 Flag of Russia.svg Terek Grozny
37 FW Sokol Cikalleshi (1990-07-27) 27 Korrik 1990 (27 vjeç) 21 2 Flag of Turkey.svg Akhisar
11 FW Azdren Llullaku (1988-02-15) 15 Shkurt 1988 (29 vjeç) 2 0 Flag of Kazakhstan.svg Astana
21 FW Odise Roshi (1991-05-22) 22 Maj 1991 (26 vjeç) 37 1 Flag of Russia.svg Terek Grozny
20 FW Eros Grezda (1995-04-15) 15 Prill 1995 (22 vjeç) 0 0 Flag of Croatia.svg Lokomotiva Zagreb

Stafi[redakto | redakto tekstin burimor]

Stadi momental referuar faqes zyrtare të FSHF-së:[14]

Pozicioni Emti
Trajneri Flamuri Gianni De Biasi
Ndihmësi Flamuri Marco Veronese
Ndihmësi Flamuri Ervin Bulku
Trajneri i Palestrës Flamuri Alberto Belle
Trajneri i Portierëve Flamuri Ilir Bozhiqi
Menaxheri Flamuri Alban Bushi
Vëzhguesi Flamuri Erjon Bogdani
Menaxheri i talentëve Flamuri Redi Jupi
Doktori Flamuri Arben Celiku

Stadiumi[redakto | redakto tekstin burimor]

Stadiumi i vjetër Qemal Stafa i fotografuar nga Hotel Sheraton.

Që nga nëntor 2013, Qemal Stafa nuk përdoret më si stadiumi i kombëtares pasi nuk i plotëson kushtet dhe kriteret e FIFA-s.[15] Në fakt, asnjë stadium në Shqipëri nuk i plotëson kriteret e FIFA-s dhe kjo gjë çoi që stadiumi Ruzhi Bizhuta të rikontruktoheshe dhe të përdorej si stadiumi i kombëtares për ndeshjet kualifikuese të UEFA Euro 2016. Gjithashtu stadiumit i'u ndyshua emri duke u bërë Elbasan Arena.[16] Në janar 2014, u konfirmua zyrtarisht se Ruzhi Bizhuta do të jetë stadiumi i ri i kombëtares.[17]

Kuriozitet[redakto | redakto tekstin burimor]

Kombëtarja e Shqipërisë është e pranishme edhe në disa video-lojëra, ku më të dalluarat janë This is Football 2003, UEFA Euro 2008, World Cup 2014, Uefa Euro 2016 dhe së fundmi në PES 2016 (në këtë të fundit emrat e lojtarëve janë fallso për shkak se prodhuesit e kësaj loje nuk kanë siguruar liçensën e plotë për kombëtaren tonë, p.sh. L. Cana në lojë quhet W. Frain etj.)

Fanella[redakto | redakto tekstin burimor]

Fanella e kombëtares shqiptare ka qënë zakonisht kuq e zi me disa detaje të ndryshuara përgjat viteve.

Prodhuesit e fanellave[redakto | redakto tekstin burimor]

Prodhuesi Periudha
Flamuri Puma 2000–2004
Flamuri Umbro 2004–2008
Flamuri Nike 2008–2010
Flamuri Legea 2010–2012
Flamuri Adidas 2012–vazhdon

Historia e tranjerëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo është një listë e 25 trajnerëve që kanë drejtuar kombëtaren shqiptare që nga viti 1946 (shënim që Bejkush Birçe dhe Agron Sulaj e kanë drejtuar kombëtaren 2 herë).[18]

  1. Flag of SFR Yugoslavia.svg Ljubiša Broćić (1946–1947)
  2. Flamuri Adem Karapici (1947–1949)
  3. Flamuri Sllave Llambi (1949)
  4. Flamuri Ludovik Jakova (1949–1950)
  5. Flamuri Myslim Alla (1952)
  6. Flamuri Vadas Miklós (1953)
  7. Flamuri Loro Boriçi (1957–1963)
  8. Flamuri Zyber Konçi (1963–65)
  9. Flamuri Loro Boriçi (1965–1972)
  10. Flamuri Myslym Alla (1972–1973)
  11. Flamuri Ilia Shuke (1973)
  12. Flamuri Loro Boriçi (1976)
  13. Flamuri Zyber Konçi (1980)
  14. Flamuri Loro Boriçi (1981)
  15. Flamuri Shyqyri Rreli (1982–1985)
  16. Flamuri Agron Sulaj (1985–1988)
  17. Flamuri Shyqyri Rreli (1988–1989)
  18. Flamuri Bejkush Birçe (1990)
  19. Flamuri Agron Sulaj (1990–1991)
  20. Flamuri Bejkush Birçe (1991–1994)
  21. Flamuri Neptun Bajko (1994–1996)
  22. Flamuri Astrit Hafizi (1997–1999)
  23. Flamuri Medin Zhega (2000–2001)
  24. Flamuri Sulejman Demollari (2001–2002)
  25. Flamuri Giuseppe Dossena (2002)
  26. Flamuri Hans-Peter Briegel (2002–2006)
  27. Flamuri Flag of Austria.svg Otto Barić (2006–2007)
  28. Flamuri Arie Haan (2008–2009)
  29. Flamuri Josip Kuže (2009–2011)
  30. Flamuri Flamuri Gianni De Biasi (2011–)

Lojtarët[redakto | redakto tekstin burimor]

Lojtarët me më shumë ndeshje[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 15 qershor 2015[19]

# Name Career Caps Goals
1
Lorik Cana[20]
2002– 84 1
2
Altin Lala[20]
1998–2011 80 3
3
Klodian Duro[20]
2001–2011 78 6
4
Ervin Skela[20]
2000–2011 76 13
5
Foto Strakosha[20]
1990–2004 74 0
Erjon Bogdani
1996–2013 74 18
7
Igli Tare[20]
1997–2007 69 10
8
Alban Bushi[20]
1995–2007 68 14
Altin Haxhi
1995–2009 68 3
10
Altin Rraklli[20]
1992–2005 64 11
Armend Dallku
2005–2013 64 1

[21]

Golashënuesit më të mirë[redakto | redakto tekstin burimor]

Erjon Bogdani është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me kombëtaren shqiptare duke shënuar 18 gola në 74 paraqitje.

Poshtë është lista me 10 lojtarët që kanë shënuar më shumë me kombëtaren shqiptare.[22]

# Emri Periudha Gola Ndeshje
1
Erjon Bogdani
1996–2013 18 74
2
Alban Bushi
1995–2007 14 67
3
Ervin Skela
2000–2011 13 75
4
Altin Rraklli
1992–2005 11 63
Hamdi Salihi
2006– 11 48
6
Sokol Kushta
1987–1996 10 31
Igli Tare
1997–2007 10 68
8
Adrian Aliaj
2002–2006 8 29
9
Bledar Kola
1994–2001 6 38
Klodian Duro
2000–2011 6 77
Edmond Kapllani
2004– 6 41
Loro Boriçi
1946–1958 6 23

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

2007 stamps of Albania-National Team 1946.jpg

Shiko gjithashtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Giovanni Armillotta: Kryeziu, Lushta, Boriçi e Llambi. ZemraShqiptare.net. 31 Mars 2008. Marrë më 28 shkurt 2014. 
  2. ^ Poland 2:2 (1:0) Albania. All World Cup. Marrë më 28 shkurt 2014. 
  3. ^ Albania 2:0 (0:0) Belgium. All World Cup. Marrë më 28 shkurt 2014. 
  4. ^ Ari Haan trajneri i ri Kombetares. ZemraShqiptare.net. 26 dhjetor 2007. Marrë më 28 shkurt 2014. 
  5. ^ Haan named Albania boss. FIFA. 26 dhjetor 2007. Marrë më 28 shkurt 2014. 
  6. ^ FIFA lifts suspension of Albania over alleged interference. ith.com. 26 dhjetor 2007. Arkivuar nga the original më 2008-05-01. Marrë më 28 shkurt 2014. 
  7. ^ Josip Kuže, trajneri i ri i kombëtares shqiptare. ith.com. 19 maj 2009. Marrë më 28 shkurt 2014. 
  8. ^ Shqiperia shkaterron 6-1 Qipron. Top Channel. 12 tetor 2009. Marrë më 28 shkurt 2014. 
  9. ^ Zyrtarizohet miqësorja, Itali-Shqipëri luhet më 18 nëntor. Panorama Sport. 29 shtator 2014. Marrë më 29 shtator 2014. 
  10. ^ Italy vs. Albania. Vivo Azzurro. 14 tetor 2014. Marrë më 17 tetor 2014. 
  11. ^ Itali-Shqiperi, konfirmohet miqesorja. FSHF.org. 15 tetor 2014. Marrë më 18 tetor 2014. 
  12. ^ El Mundo Deportivo: Shqipëria, kombëtarja e munguar e botërorit. AS Info. 30 qershor 2014. Marrë më 30 qershor 2014. 
  13. ^ [1] Panorama Sport
  14. ^ FSHF. The Team. Federata Shqiptare e Futbollit. Marrë më 6 Mars 2013. 
  15. ^ UEFA "djeg" edhe "Ruzhdi Bizhutën" e "Niko Dovanën". Sport Albeu.com. Marrë më 25 qershor 2014. 
  16. ^ Zbardhet projekti, ja si do jetë “Ruzhdi Bizhuta”. Panorama Sport. Marrë më 25 qershor 2014. 
  17. ^ "Euro 2016", Kombëtarja luan në "Ruzhdi Bizhuta". Koha.net. Marrë më 25 qershor 2014. 
  18. ^ Albania national team managers (Trajnerët e Kombëtares shqiptare)
  19. ^ Albania - Record International Players. Rsssf.com. Marrë më 28 shkurt 2014. 
  20. ^ a b c d e f g h Kosovo vs. Albania (0:1) - 2002 National-Football-Teams.com +1 match included
  21. ^ http://www.uefa.com/uefaeuro/
  22. ^ Goalscoring for Albania National Team. Rsssf.com. Marrë më 28 shkurt 2014. 
  23. ^ Rothmans Tournament 2000 match reports. eu-football.info. Marrë më 18 tetor 2014. 

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Albania National Football Team