Federata e Futbollit e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Federata e Futbollit e Kosovës (shk. FFK) është organi qeverisës i futbollitKosovë me seli në Prishtinë. Federata e Futbollit e Kosovës është themeluar në vitin 2008 dhe kryetar aktual i saj është Fadil Vokrri. Federata e Futbollit e Kosovës poashtu organizon skuadrën përfaqësuese të Kosovës në futboll/

Më 3 maj 2016, Federata e Futbollit e Kosovës u bë anëtare e UEFA-së. Ndërsa është në proces e sipër të aplikimit për pranim nga FIFA.

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

FUTBOLLI KOSOVARË GJATË ETAPAVE

PERIUDHA  E  PARË

Topi i parë në Kosovë është sjellur nga një student i Grenoblit më 1919, por thuhet se më 1914 futboll kanë luajtur Austro-Hungarezët që kanë shërbyer në Kosovë në atë kohë. Futbolli në Kosovë është luajtur shumë herët, por klubet e para janë formuar në vitin 1922 në Gjakovë dhe KF “Prishtina” në Prishtinë, e më pastaj formohen edhe klubet e tjera. Garat nuk kanë qenë të rregullta për arsye të situatës jostabile që ka mbretëruar në atë kohë.

PERIUDHA   E  DYTË

Kjo periudhë fillon pas luftës së dytë Botërore prej vitit 1945 e deri më 1991. Në këtë kohë futbolli në Jugosllavi përparon në mënyrë të shpejtë e bashkë me të edhe futbolli kosovar, kur formohet edhe Federata e Futbollit të Kosovës më 1948, si degë e Federatës së Futbollit të Jugosllavisë. Në Ligën e parë jugosllave dallohen më së shumti KF “Prishtina”, kurse një vit anëtar i kësaj lige ishte edhe KF “Trepça” nga Mitrovica. Liga e dytë shtetërore vazhdimisht kishte nga 3-4 klube kosovare. Në këto dy liga Federative garonin Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi,Vojvodina, Kosova dhe Maqedonia, të gjitha në një ligë unike. Kosova e kishte ligën e vet të parë, ku skuadra kampione kalonte direkt në Ligën e dytë jugosllave, pastaj kishte Ligën e dytë dhe të tretë. Kosova në këtë kohë kishte reprezentues, referë federativë dhe punëtorë të shumtë të nivelit më të lartë.

Plotësim: Në këtë etapë, për shkak të situatave politike në Kosovë, përkatësisht për shkak të demostratave gjithëpopullore të shqiptarëve më 1981 dhe më 1989, kampionatet e Ligës së Kosovës 1980-81 dhe 1988-89, me vendimet e pushtetit të atëhershëm, janë ndërprerë që në fillim të stinorit pranveror dhe me dekret, kampion janë shpallur skuadrat që në ato momente kanë qenë në pozitat e para të renditjes tabelare (Liria, përkatësisht Buduqnosti).

Shënim: Duhet theksuar se në këtë periudhë skuadrat më të suksesshme të Kosovës kanë qenë të përfshira në kategoritë më të larta të shtetit të atëhershëm (Jugosllavisë), prandaj Liga e Kosovës ka qenë për nga cilësia më e dobët.

PERIUDHA  E  TRETË

Në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, pikërisht në vitin 1991 futbolli kosovar ishte në zenitin e saj dhe kishte vazhdimisht 4-5 klube në të dy ligat federative. Por, përkeqësimi i situatës politike reflektohej edhe në sport. Ishte gati e pamundur të luhej më futboll, e sidomos jo në Kosovë. Kjo bëri që në gusht të vitit 1991, klubi më i mirë i Kosovës, Prishtina me një traditë të ndritshme në Ligën e parë jugosllave të braktisë Ligën profesioniste të Jugosllavisë, sepse nuk kishte më garancë për sigurinë as të lojtarëve, as të zyrtarëve të tjerë, por as të simpatizuesve kosovar. Reaksioni i pushtetit të Millosheviqit ishte pa presedan në historinë e sportit. Ai suprimoi të gjitha klubet e të gjitha sporteve dhe definitivisht i largoi nga fushat e veta të gjithë sportistët e Kosovës, siç bëri edhe me punëtorët që i la në rrugë. Të gjitha nivelet e ligave të futbollit në Kosovë u zhdukën për një ditë nga dora kriminele e pushtetit serb. Në vitin 1991, pas këtij akti të pashembullt të shtetit serbo-jugosllav, futbolldashësit kosovar treguan qartë se nuk mund të jetojnë pa futboll dhe në kushte absurde për shekullin e 20-të, formuan FEDERATËN E FUTBOLLIT Të KOSOVËS, të pavarur nga Jugosllavia me të gjitha organet e saja: kryetarin, bordin prej 12 anëtarëve nga 7 qendrat rajonale, komisionet, shoqatat etj.. Ndeshja e parë u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, më 13 shtator 1991, që shënoi fillimin e kampionatit të parë të pavarur të Kosovës. Liga e parë e Kosovës numëronte 20 skuadra, ndërsa ligat tjera mvarësisht nga Regjionet, por ndeshjet luheshin vetëm nëpër fusha të improvizuara, në kushte shumë të vështira. Nëpër stadiumet e futbollit të Kosovës luanin tani  8% e popullatës së gjithmbarshme të saj, pra vetëm serbët. Maltretimet, burgosjet, rrahjet ishin të pranishme në çdo javë, por futbolli në Kosovë mbijetoi dhe u luajtë deri në janar të vitit 1998, kur filloi fushata luftarake serbe ndaj popullatës civile të Kosovës. Edhe gjatë kësaj periudhe (1991-1998)në Kosovë luhej futbolli sipas rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s, dhe çdo ndryshim i rregullave të tyre menjëherë aplikohej në sistemin e garave tona.

1997-98 Kampionati, për shkak të luftës, ndërpritet pas përfundimit të stinorit vjeshtor 1998-99 Për shkak të luftës, kampionati nuk u zhvillua fare.

PERIUDHA  E  KATËRT

Faza e IV-të  e Futbollit në Kosovë filloi menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999, kur u riorganizua FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS. Konstituohet Kuvendi, miratohet Statuti, konfirmohen klubet pjesëmarrëse, caktohen komisionet, shoqatat, etj. Liga e parë numëronte 18 skuadra, Liga e dytë – dy grupe me nga 14 suadra. Prej vitit 1991 deri më sot vazhdimisht në futbollin e Kosovës është luajtur sipas rregullave të UEFA-së dhe FIFA-s. Tani në edicionin e ri 2006/2007,  Kosova ka Superligën me 16 skuadra, Ligën e parë me 14 skuadra, Ligën e dytë – dy grupe me nga 12 skuadra dhe Ligën e tretë – dy grupe nga 10 skuadra, pastaj Ligat e juniorëve dhe të gjitha grupmoshat që garojnë sipas sistemit të garave të UEFA-së. Kushtet infrastrukturale prej vitit 1999 deri  në ditët e sotme janë shumë të vështira dhe futbolli po mbijeton vetëm falë sponzorëve vullnetarë, të cilët me vite të tëra sponzorojnë me mjete personale, edhepse atyre nuk u mundësohet asnjë lehtësim fiskal konkret nga shteti qoftë në infrastrukturë apo të tjera, por edhe mundësitë realisht janë  të kufizuara.

Edicionet e Kampionëve të ekipeve të Kosovës

  • 1945 Jedinstvo (Prishtinë)
  • 1946 Jedinstvo
  • 1947 Trepça (Mitrovicë)
  • 1947-48 Proleteri (Prishtinë)
  • 1948-49 Trepça
  • 1950 Trepça
  • 1951 Kosova (Prishtinë)
  • 1952 Trepça
  • 1953-54 Kosova
  • 1954-55 Trepça
  • 1955-56 Rudari (Stantërg)
  • 1956-57 Rudniku (Hajvali)
  • 1957-58 Rudari
  • 1958-59 Prishtina
  • 1959-60 Rudari
  • 1960-61 Prishtina
  • 1961-62 Buduqnosti (Pejë)
  • 1962-63 C.Zvezda (Gjilan)
  • 1963-64 Slloga (Lypian)
  • 1964-65 Slloga
  • 1965-66 Buduqnosti
  • 1966-67 Obiliqi (Kastriot)
  • 1967-68 Vëllaznimi (Gjakovë)
  • 1968-69 Vëllaznimi
  • 1969-70 Vëllaznimi
  • 1970-71 Vëllaznimi
  • 1971-72 Obiliqi
  • 1972-73 Fushë-Kosova
  • 1973-74 Vëllaznimi
  • 1974-75 Liria (Prizren)
  • 1975-1976 KXEK Kosova (Kastriot)
  • 1976-77 Prishtina
  • 1977-78 Buduqnosti
  • 1978-79 Prishtina
  • 1979-80 Vëllaznimi
  • 1980-81 Liria (Prizren)
  • 1981-82 Vëllaznimi
  • 1982-83 KNI "Ramiz Sadiku" (Prishtinë)
  • 1983-84 Liria (Prizren)
  • 1984-85 C.Zvezda
  • 1985-86 Vëllaznimi
  • 1986-87 Liria (Prizren)
  • 1987-1988 C.Zvezda
  • 1988-89 Buduqnosti
  • 1989-90 Vëllaznimi
  • 1990-91 Fushë-Kosova
  • 1991-1992 Prishtina
  • 1992-93 Trepça
  • 1993-94 Dukagjini (Klinë)
  • 1994-95 Liria (Prizren)
  • 1995-1996 Prishtina
  • 1996-97 Prishtina
  • 1999-2000 Prishtina
  • 2000-01 Prishtina
  • 2001-02 Besiana
  • 2002-03 Drita (Gjilan)
  • 2003-04 Prishtina
  • 2004-05 Besa (Pejë)
  • 2005-06 Besa
  • 2006-07 Besa
  • 2007-08 Prishtina
  • 2008-09 Prishtina
  • 2009-10 Trepça
  • 2010-11 Hysi
  • 2011-12 Prishtina
  • 2012-13 Prishtina
  • 2013-14 Llamkos

Kupa e Kosovës

2011 - Ndeshja finale për Kupën e Futbollit të Kosovës u zhvillua në Prishtinë më 5 qershor 2011, në mes të skuadrave të KF Prishtina dhe KF Besa.[1] Kupën fituesit ja dorëzojë kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga.[2]

Futsall[redakto | redakto tekstin burimor]

2011 - Titullar për sezonin 2010/2011 është skuadra e klubit nga Peja "BESA". Agim Maloku, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe Ismajl Kosumi, kryetar i Komisionit të Futsallit në FFK, bënë dorzimin e trofeun e kampionit. [3]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ RTKlive, rubrika sport
  2. ^ RTKlive, transmetim i drejtpërdret
  3. ^ RTKlive, rubrika sport

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Sporti në Kosovë

Atletik Basketboll Boks Hendboll Futboll Karate Pingpong Shah
Volejboll Mundje Peshëngritje Alpinizëm Çiklizem Not Xhudo
Football pictogram.svg
FFK.PNG
Raiffeisen Superliga · Liga e Parë
 · Liga 2 - Grupi A  ·  Liga 2 - Grupi B  ·  Liga e Femrave  · Superliga - Juniorët  · Liga e Parë - Juniorët
 ·  Superliga - Futsall  · Liga e parë - Futsall  · 

Derbit e Medha[redakto | redakto tekstin burimor]

Nje nder derbit me te medha ne FFK është mes ekipeve lokale Kf Drita(Gjilan) vs Kf Gjilani(Gjilan) Ka relavitet te madh ne fush dhe shum armiqesi me njera tjetren.Kjo ndeshje kosiderohet si ndeshja me derbi e Ballkanit Nje tjeter derbi është Trepca (Mitrovic) Trepca '89 (Mitrovic) edhe ketu ka rivalitet te madh Derbi te tjer Drita - Prishtina Vllaznimi- Prishtina Gjilani-Prishtina Drita- Prishtina