Marash Kumbulla
|
Kumbulla në aksion me Romën (2021) | |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Marash Nikolin Kumbulla | ||
| Data e lindjes | 8 shkurt 2000 (26 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Peschiera del Garda, Itali | ||
| Gjatësia | 1.91 m (6 ft 3 in) | ||
| Pozicioni(et) | Qëndër-mbrojtës | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual |
Espanyol (në huazim nga Roma) | ||
| Numri | 4 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| –2017 | Hellas Verona | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2018–2021 | Hellas Verona | 28 | (1) |
| 2020–2021 | → Roma (huazim) | 21 | (1) |
| 2021– | Roma | 24 | (0) |
| 2024 | → Sassuolo (huazim) | 7 | (0) |
| 2024– | → Espanyol (huazim) | 18 | (1) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2015–2016 | Shqipëria U17 | 6 | (0) |
| 2017–2018 | Shqipëria U19 | 5 | (0) |
| 2019 | Shqipëria U21 | 1 | (0) |
| 2019– | Shqipëria | 22 | (0) |
|
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 17 janar 2025 ‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 3 qershor 2024 | |||
Marash Nikolin Kumbulla (lindur më 8 shkurt 2000) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin spanjoll Espanyol, në huazim nga Roma dhe kombëtaren shqiptare.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kumbulla është produkt i akademisë së Hellas Veronës. Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 12 gusht 2018 në një ndeshje të Coppa Italias kundër Catanias, e cila u mbyll me një humbje 2–0.[1]
Më 17 shtator 2020, Kumbulla u huazua te Roma për dy sezone me detyrim blerjen në fund.[2] Me kryeqytetasit ai firmosi një kontratë deri në vitin 2025.[3] Kumbulla debutoi zyrtarisht më 28 shtator në javën e dytë të Serie A kundër Juventusit, me Romën që mori një barazim 2–2 në Stadio Olimpico.[4]
Më 1 shkurt 2024, Kumbulla u huazua te klubi tjetër i Serie A, Sassuolo, për t'u aktivizuar më shumë.[5]
Më 17 gusht 2024, Kumbulla u huazua në Spanjë te Espanyoli për një sezon.[6] Ai bëri debutimin e tij në La Liga më 24 gusht duke luajtur 90 minuta të plota në humbjen 1–0 në shtëpi kundër Real Sociedadit.[7] Goli i tij i parë sezonal erdhi më 5 tetor në fitoren 2–1 kundër Majorkës në javën e 9të të kampionatit.[8]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kumbulla ka qënë pjesë e ekipeve të moshave të Shqipërisë, duke zhvilluar ndeshje në nivel nën-17, -19 dhe -21. Debutimi i tij me kombëtaren e parë erdhi më 14 tetor 2019 në fitoren 4–0 në transfertë ndaj Moldavisë në kualifikueset e UEFA Euro 2020; ai zëvëndësoi mbrojtësin tjetër Ardian Ismajli në minutën e 89të.[9][10]
Në maj 2024, Kumbulla ishte një nga 26 futbollistët e thirrur nga trajneri Sylvinho për të marrë pjesë në UEFA Euro 2024.[11] Ai nuk luajti asnjë minutë gjatë turnamentit me Shqipërinë që u eliminua në fazën e grupeve.
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 27 shtator 2020[12]
| Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
| Hellas Verona | 2017–18 | Serie A | 0 | 0 | 0 | 0 | — | — | 0 | 0 | ||
| 2018–19 | Serie B | 1 | 0 | 1 | 0 | — | — | 2 | 0 | |||
| 2019–20 | Serie A | 25 | 1 | 1 | 0 | — | — | 26 | 1 | |||
| Gjithsej | 26 | 1 | 2 | 0 | — | — | 28 | 1 | ||||
| Roma | 2020–21 | Serie A | 1 | 0 | 0 | 0 | — | — | 1 | 0 | ||
| Gjithsej karriera | 27 | 1 | 2 | 0 | — | — | 29 | 1 | ||||
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 14 tetor 2019[13]
| Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
|---|---|---|---|
| Shqipëria | 2019 | 1 | 0 |
| Gjithsej | 1 | 0 | |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Catania vs. Hellas Verona 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 12 gusht 2018. Marrë më 3 mars 2020.
- ↑ "ZYRTARE/ Kumbulla firmos me Romën, zbulohen detajet e transferimit". Koha Jonë. 17 shtator 2020. Marrë më 19 shtator 2020.
- ↑ "Kumbulla te Roma, pritet vetëm zyrtarizimi". a2news.com. 16 shtator 2020. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2020. Marrë më 19 shtator 2020.
- ↑ "VIDEO/ Thesari i Juves ndërron krahun nga asfiksimi i Kumbullës, Ronaldo shpëton bardhezinjtë nga humbja". Sport Ekspres. 27 shtator 2020. Marrë më 1 tetor 2020.
- ↑ "Marash Kumbulla arriva in neroverde in prestito dalla Roma" (në italisht). U.S. Sassuolo Calcio. 1 shkurt 2024. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2024. Marrë më 1 shkurt 2024.
- ↑ "Marash Kumbulla joins on loan" (në anglisht). RCD Espanyol. 17 gusht 2024. Marrë më 18 gusht 2024.
- ↑ "Marash Kumbulla debuton në La Liga, ndër më të spikaturit tek Espanyol". TV Klan. 25 gusht 2024. Marrë më 18 janar 2025.
- ↑ "VIDEO/ Marash Kumbulla shënon në La Liga, i përgjigjet më së miri Sylvinhos". Shqiptarja.com. 5 tetor 2024. Marrë më 18 janar 2025.
- ↑ "Shqipëria spektakolare, shkatërron Moldavinë". Top-Channel.tv. 14 tetor 2019. Marrë më 3 mars 2020.
- ↑ "VIDEO/ Spektakël i Shqipërisë, kuqezinjtë arrijnë fitore rekord në Moldavi". Panorama Sport. 14 tetor 2019. Marrë më 3 mars 2020.
- ↑ "Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për Euro 2024! Shumë mungesa të rëndësishme nga Cikalleshi te Uzuni e Bare". Gazeta Panorama. 27 maj 2024. Marrë më 3 korrik 2024.
- ↑ "Marash Kumbulla" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 3 mars 2020.
- ↑ "Marash Kumbulla" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 3 mars 2020.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqe që përdorin kutinë informuese të biografisë së futbollit me pozicion të parregullt
- Lidhja e kategorisë së Commons nga Wikidata
- Lindje 2000
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë shqiptarë
- Futbollistë në kombëtaren shqiptare
- Futbollistë në Hellas Verona F.C.
- Futbollistë në A.S. Roma
- Futbollistë në U.S. Sassuolo Calcio
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në UEFA Euro 2024