Juan Jesus
|
| |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Juan Guilherme Nunes Jesus | ||
| Data e lindjes | 10 qershor 1991 (34 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Belo Horizonte, Brazil | ||
| Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in) | ||
| Pozicioni(et) | Mbrojtës | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | Roma | ||
| Numri | 5 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 2006–2009 | Internacional | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2010–2011 | Internacional | 25 | (0) |
| 2012–2016 | Internazionale | 110 | (1) |
| 2016– | Roma | 48 | (1) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2009–2011 | Brazili U–20 | 17 | (0) |
| 2012 | Brazili U–23 | 6 | (0) |
| 2012– | Brazili | 4 | (0) |
|
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 28 janar 2017 ‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 11 shkurt 2013 | |||
Juan Guilherme Nunes Jesus (lindur më 10 qershor 1991), njohur më mirë si Juan Jesus ose thjesht Juan është një futbollist brazilian i cili luan me klubin italian A.S. Roma, huazuar nga Inter në Serie A dhe me kombëtaren braziliane. Ai mund të luaj si mbrojtës qëndre ose si mbrojtës i majtë.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Internacional
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi nisi karrierën me ekipin brazilian të Fustalit, por në vitin 2006, ai u bashkua me skuadrën e moshave të Sport Club Internacional. Juan bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në vitin 2010, duke fituar Copa Libertadores. Ai u largua nga Internacional në vitin 2012, pasi u ble nga Inter.
Ai gjithsej luajti 25 ndeshje, pa mundur të shënoj ndonjë gol.
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 30 janar 2012, Inter komfirmoi se kishte blerë kartonin e brazilianit Juan Jesus. Ai debutoi në javën e fundit të Serie A të sezonit 2011–12 kundër Lazios, pasi hyri si zëvëndësues në vend të Diego Militos.
Në sezonin 2012–13, Juan Jesus ishte zgjedhja e parë e trajnerit Andrea Stramaccioni në formacionin 3–5–2 sëbashku me mbrojtësit Andrea Ranocchia dhe Walter Samuel. Më 19 maj 2013, në javën e fundit të Serie A, Juan shënoi golin e parë në karrieren e tij në humbjen e Interit 2–5 kundër Udineses në San Siro.
Në gusht 2013, në një ndeshje miqësore kundër Real Madrid, Juan u bë kapiten për herë të parë i skuadrës.
Më 12 korrik 2013, Juan Jesus la fanellën me numrin 40 për të marrë fanellën me numrin #5, pas largimit të legjendës Dejan Stanković. Më 29 shtator 2013, Juan rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2018 me një pagë 1.2 milion € në vit.[1][2]
Roma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 14 korrik 2016, Jesus u bashkua zyrtarish me A.S. Romën në formë huazimi për 2 milion € dhe një detyrim për shifër shtesë prej 8 milion € për arritjen e disa objektivave të caktuar sportiv.[3] Detyrimi u aktivizua në mes të sezonit 2016–17; klubi rezervoi shifrën e huazimit në 1.153 milion € dhe shifrën shtesë 8 milion € në raportin financiar.[4]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Juan në të shkuarën ka luajtur me kombëtaret braziliane U–18 dhe U–19. Në vitin 2010, ai u thirr nga trajneri Ney Franco për të luajtur me kombëtaren U–20. Në vitin 2011, ai ishte pjesë në skuadrën e suksesshme që fitoi trofeun South American Nën-20 2011, duke luajtur në të gjitha ndeshjet e turnamentit. Në të njëjtin vit, ai mori pjesë në Kupën e Botës U–20 ku impresioni sërisht.
Më 26 maj 2012, ai bëri debutimin e tij për kombëtaren e parë në fitoren 3–1 kundër Danimarkës duke luajtur 90 minuta. Ai luajti 90 minuta edhe në humbjen me rezultatin 4–3 kundër rivalëve të Argjentinës.
Stili i lojës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Juan zakonisht luan si qëndër mbrojtës, por ai mund të luaj edhe në të dy krahët e tjera të mbrojtjes. Ai e ka krahasuar veten me mbrojtësin tjetër brazilian Lúcio, për të cilin ka thënë që e konsideron si idhullin e tij. Ai njihet për agresivitetin e tij në fushën e lojës, forcën dhe fizikun e mirë. Këmba e tij e preferuar është e majta.
Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 5 korrik 2013.[5][6][7]
| Sezoni | Skuadra | Liga | Liga | Kupa | Tjetër | Kontinenti | Total | |||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | |||
| Brazil | Liga | Copa do Brasil | Liga | Amerika e Jugut | Total | |||||||
| 2010 | Internacional | Série A | 7 | 0 | – | 10 | 0 | 1 | 0 | 18 | 0 | |
| 2011 | 18 | 0 | – | 6 | 0 | 0 | 0 | 24 | 0 | |||
| Italia | Liga | Kupa e Italisë | Superkupa | Europa | Total | |||||||
| 2011–12 | Inter | Serie A | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 |
| 2012–13 | 31 | 1 | 4 | 0 | – | 9 | 0 | 44 | 1 | |||
| 2013–14 | 27 | 0 | 2 | 0 | – | 0 | 0 | 29 | 0 | |||
| 2014–15 | 0 | 0 | 0 | 0 | – | 0 | 0 | 0 | 0 | |||
| Karriera në total | Brazil | 25 | 0 | — | 16 | 0 | 1 | 0 | 42 | 0 | ||
| Italia | 59 | 1 | 6 | 0 | 0 | 0 | 9 | 0 | 74 | 1 | ||
| Karriera në total | 100 | 1 | 6 | 0 | 16 | 0 | 10 | 0 | 116 | 1 | ||
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndeshjet dhe golat me Brazilin.
| Ndeshjet dhe golat me kombëtaren | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|
| # | Data | Vendi | Kundërshtari | Rezultati | Kompedicioni | Gola |
| 2012 | ||||||
| 1 | 26 maj | –, Hamburgu, Gjermani | 1–3 | Ndeshje Miqësore | 0 | |
| 2 | 30 maj | –, Uashington, Shtetet e Bashkuara | 1–4 | Ndeshje Miqësore | 0 | |
| 3 | 3 qershor | –, Arlington, Shtetet e Bashkuara | 0–2 | Ndeshje Miqësore | 0 | |
| 4 | 9 qershor | –, East Rutherford, Shtetet e Bashkuara | 4–3 | Ndeshje Miqësore | 0 | |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "INTER, tempo di rinnovi: Juan Jesus fino al 2018". ItaSportPress.it. 29 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2015. Marrë më 16 janar 2015.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Inter, rinnova Juan Jesus: accordo fino al 2018 e ritocco dell'ingaggio". TuttoMercatoWeb.com. 29 shtator 2013. Marrë më 16 janar 2015.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Punë e kryer: Jesus transferohet te Roma (Foto)". Gazeta Express. 12 korrik 2016. Marrë më 18 korrik 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ↑ "Relazione Finanziaria Annuale per l'esercizio chiuso al 30-6-2017" (PDF). A.S. Roma. 5 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 nëntor 2017. Marrë më 6 dhjetor 2017.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Football : Juan Jesus". Football Database.eu. Marrë më 11 shkurt 2013.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Brazil - J. Jesus - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 11 shkurt 2013.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Profili i Juan te UEFA". UEFA. Marrë më 11 shkurt 2013.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Juan Jesus Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine – Rekordi kompetitiv tek FIFA
- Juan Jesus – Rekordi kompetitiv tek UEFA