Walter Samuel
![]() Samuel më Interin. | |||
Të dhënat personale | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Walter Adrián Luján Samuel | ||
Data e lindjes | 23 Mars 1978 | ||
Vendi i lindjes | Laborde, Argjentinë | ||
Gjatësia | 1,83 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Qëndër–Mbrojtës | ||
Informacionet për klubin | |||
Klubi aktual | Internazionale (bashkëpun. teknike) | ||
Karriera profesioniste* | |||
Vitet | Klubi | Ndesh.† | (Gls)† |
1996–1997 | Newell's Old Boys | 42 | (0) |
1997–2000 | Boca Juniors | 77 | (4) |
2000–2004 | Roma | 122 | (9) |
2004–2005 | Real Madrid | 30 | (2) |
2005–2014 | Internazionale | 169 | (14) |
2014-2016 | Basel | 28 | (2) |
Ekipi kombëtar‡ | |||
1999–2010 | Argjentina | 56 | (5) |
Ekipet e menaxhuara | |||
2016- | Inter (bashkëpunëtor teknike) | ||
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 19 dhjetor 2016. † Ndeshje (Gola). |
Wálter Samuel (lindur më 23 Mars 1978) është një ish-futbollist argjentinas që luante si qëndër–mbrojtës, sot është bashkëpunëtor teknike me Interin në Serie A.
Ai mbërriti në Evropë në vitin 2000 nga Boca Juniors, pasi kishte fituar 2 kampionate dhe 1 Kupë Libertadores. Ai shkoi tek Roma, ku fitoi 1 Serie A dhe 1 Superkupë Italie. Më pas në vitin 2004 u transferua tek Real Madrid ku luajti vetëm për 1 sezon ku më pas u transferua tek Inter ku fitoi 5 Serie A, 3 Kupa Italiane, 4 Superkupa Italiane, 1 Ligë Kampionesh dhe 1 Kupë Bote për Klube. Samuel kishte një rol kryesor në sezonin 2009–10 ku Inter fitoi Tripletën.
Gjatë viteve 1999–2010, Samuel ka qënë lojtari i kombëtares Argjentinase duke luajtur 56 ndeshje dhe shënuar 5 gola. Ai ka përfaquar kombëtaren në 2 Kupa Bote, 1 Kupë Konfederate dhe 1 Copa América.
Samuel është cilësuar si një nga mbrojtësit më të vështirë të futbollit, me shokun e skuadrës dhe kapitenin e skuadrës Javier Zanetti i cili e ka cilësuar atë si "lojtarin më të vështirë" me të cilin është përballur. Pseudonimi i tij është The Wall (Muri), pseudonim të cilin e ka fituar gjatë kohës ku luante me Romën.
- Pages with non-numeric formatnum arguments
- Lindje 1978
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë argjentinas
- Futbollistë në kombëtaren argjentinase
- Futbollistë në Newell's Old Boys
- Futbollistë në Boca Juniors
- Futbollistë në Real Madrid C.F.
- Futbollistë në A.S. Roma
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në FC Basel
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në 2002 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve