Kërceni tek përmbajtja

Esteban Cambiasso

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Esteban Cambiasso
Cambiasso me Interin (2011)
Personal information
Full name Esteban Matías Cambiasso Deleau
Date of birth 18 gusht 1980 (44 vjeç)
Place of birth Buenos Aires, Argjentinë
Height 1.77 m (5 ft 10 in)[1]
Position(s) Mesfushor mbrojtës
Youth career
1995–1996 Argentinos Juniors
1996–1997 Real Madrid
Senior career*
Years Team Apps (Gls)
1996–1998 Real Madrid B 42 (4)
1998–2001 Independiente 98 (14)
2001–2002 River Plate 37 (12)
2002–2004 Real Madrid 41 (0)
2004–2014 Internazionale 315 (41)
2014–2015 Leicester City 31 (5)
2015–2017 Olympiacos 28 (2)
Total 592 (78)
International career
1995 Argjentina U17 6 (1)
1997–1999 Argjentina U20 11 (3)
2000–2011 Argjentina 52 (5)
*Club domestic league appearances and goals

Esteban Matías Cambiasso Deleau (lindur më 18 gusht 1980) është një futbollist argjentinas që aktualisht luan me skuadrën angleze Leicester CityPremier League . Cambiasso luan si mesfushor mbrojtës dhe ka pseudonimin Cuchu.

Gjatë karrierë së tij profesioniste, Cambiasso ka fituar 23 tituj zyrtarë (deri në fund të vitit 2011), duke u bërë lojtari argjentinas me më shumë trofe, 2 më shumë se Alfredo Di Stéfano.[2] Me Interin, Cambiasso u bashkua në vitin 2004, e deri në atë vit ka fituar 15 trofe, gjithashtu me kombëtaren argjentinase ka arritur një herë në finalen e Kupës së Konfederatave në vitin 2005 dhe në finalen e Kupës së Amerikës në vitin 2007.

Një lojtar i rregullt i kombëtares nga viti 2000 e deri në vitin 2011, Cambiasso ka luajtur 52 herë me kombëtaren, dhe ka përfaqsuar vendin e tij në Kupën e Botës 2006 dhe në Copa América të edicioneve 2007 dhe 2011.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e herëshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cambiasso filloi karrerën e tij profesioniste në vitin 1995 tek skuadra e Argentinos Juniors, dhe u transferua tek Real Madridi në vitin 1996. Në vitin 1998, Cambiasso u rikthye në Argjentinë, ku luajti 3 vite tek skuadra e Independientes dhe 1 vit tek skuadra e River Plates. Me Independienten, Cambiasso luajti 98 Ndeshje dhe arriti që të shënonte 14 Gola, kurse tek River Plate, luajti 37 Ndeshje dhe shënoi 12 Gola.

Në korrik 2004, Cambiasso firmosi me klubin italian të Serie A, Inter, pasi kontrata e tij me Real Madridin mbaroi. Cambiasso ndihmoi skuadrën e tij të fitonte Kupën e Italisë në sezonin e tij të parë, duke luajtur si mesfushor mbrojtës, dhe duke qënë partner në mesfushë me bashkëkombasin e tij Juan Sebastián Verón. Në Itali, ai njihej si një nga mesfushorët më të mirë, sëbashku me Kakán që luan me klubin rival të Milanos, Milan.

Gjatë ndeshjes së kthimit të Kupës Italiane, Cambiasso, në ndeshjen e parë, shënoi një gol fantastik, për t'i dhënë Interit fitoi me rezultatin 3–1 kundër Romës. Më 9 shtator 2006, Cambiasso shënoi dy gola në ndeshjen hapëse të sezonit 2006–07 kundër Fiorentinës, ku ekipi fitoi me rezultatin 3–2. Më 7 nëntor 2007, Cambiasso sëbashku me Zlatan Ibrahimović shënuan nga dy gola për t'i dhënë Interit fitoren me rezultatin 4–2 kundër rusëve të CSKA MoskësLigën e Kampioneve. Më 23 mars 2009, Cambiasso lajmëroi se ai dhe klubi firmosën një kontratë të re që do të skadonte deri në qershor 2014.

Cambiasso ka qënë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit në sezonin 2009–10 ku klubi fitoi tre trofetë e sezonit duke kompletur Tripletën. Ai ishte një nga protagonistët kryesorë në Ligën e Kampioneve, trofe të cilën ekipi e fitoi pas 45 vitesh. Cambiasso shënoi një gol në fitoren 2–1 të ZikaltërveSan Siro në ndeshjen e parë të çerek-finales ndaj Çelsit.

Cambiasso mori kartonin e tij të parë të kuq me Interin më 30 mars 2013, ku goditi në mënyrë brutale lojtarin e Juventusit Sebastian Giovinco në minutën e fundit të ndeshjes.[3]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Esteban Cambiasso gjatë një ndeshje miqësore midis Argjentinës dhe Portugalisë në Geneva, Zvicër më 9 shkurt të vitit 2011.

Cambiasso ka luajtur me nivelet e moshave te Kombëtarja Argjentinase, sëbashku me Juan Román Riquelme, Pablo Aimar, Wálter Samuel dhe të tjerët. Cambiasso ka qënë pjesë e Kombëtares U20 në Botërorin U20 që u zhvillua në Malajzi. Cambiasso ndimoi kombëtaren e tij të arrinte deri në finale ku vetë Cambiasso shënoi në finale, ku kombëtarja e tij fitoi me rezultatin 2-1 kundër Uruguajit. Në këtë Botëror, Cambiasso ishte lojtari më i ri në skuadër. Në Botërorin 1999, Cambiasso ishte Kapiten i skuadrës.

Cambiasso bëri debutimin e tij në skuadrën e parë të Argjentinë në vitin 2000. Më 15 maj 2006, Cambiasso ishte një nga 23 lojtarët e thirrur për të luajtur në Botërorin 2006, dhe me 16 qershor, pas një aksioni me 24 pasime, Cambiasso shënoi një gol kundër Serbisë dhe Malit të Zi, ku Argjentina fitoi me rezultatin 6–0. Në çerek-finale, në gjuajtjet e penalltive kundër Gjermanisë, Cambiasso humbi penalltinë e tij, e cila u prit nga portieri Jens Lehmann, Argjentina humbi me rezultatin 4–2.

Qëkur Diego Maradona u bë trajner i Argjentinës, Cambiasso luajti vetëm një ndeshje miqësore kundër Spanjës. Cambiasso gjithashtu nuk u grrumbullua nga Maradona për të luajtur në Botërorin 2010, pavarësisht se ishte një nga lojtarë më të rëndësishëm të Interit dhe një nga mesfushorët qëndror më të mirë në botë.

Më 20 gusht 2010, trajneri i ri Sergio Batista e riktheu sërisht Cambiasson që të luante një ndeshje miqësore kundër Spanjës. Argjentina e mundi Spanjën në Monumental Stadium të Buenos Aires me rezultatin 4–1, duke i shkaktuar Spanjës humbjen e parë që kur u bënë kampion bote.[4] Cambiasso gjithashtu ishte pjesë e lojtarëve të thirrur nga trajneri Sergio Batista për të luajtur në Copa America 2011.

Golat me Kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 21 qershor 2005 Frankenstadion, Nuremberg, Gjermania Gjermania Gjermania 2 – 2 2–2 Kupa e Konfederatave 2005
2. 16 qershor 2006 WM Stadion Gelsenkirchen, Gelsenkirchen, Gjermania Serbia Serbia dhe Mali i Zi 2 – 0 6–0 Botërori 2006
3. 5 qershor 2007 Camp Nou, Barcelona, Spanja Algjeria Algjeria 3 – 2 4–3 Ndeshje Miqësore
4. 10 shtator 2008 Estadio Monumental "U", Lima, Peruja Peru Peruja 1 – 0 1–1 Botërori 2010 - Kualifikueset
5. 26 mars 2011 East Rutherford, SHBA Shtetet e Bashkuara të Amerikës SHBA 1 – 0 1–1 Ndeshje Miqësore

Redaktuar më 26 mars 2011

Esteban Cambiasso në stërvitje me Interin.
  1. ^ "Player profile: Esteban Cambiasso" [Profili i lojtarit: Esteban Cambiasso] (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2015. Marrë më 21 maj 2020.
  2. ^ "Cambiasso, un ganador" [Cambiasso, një fitimtar]. Cancha Llena (në spanjisht). 18 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2010. Marrë më 18 dhjetor 2010.
  3. ^ "Cambiasso sent off for horror tackle on Giovinco" [Cambiasso përjashtohet për ndërhyrjen horror ndaj Giovincos] (në anglisht). Inside World Soccer. Marrë më 31 mars 2013.
  4. ^ "Argentina too strong for Spain" [Argjentina shumë e fortë për Spanjën] (në anglisht). Sky Sports. 8 shtator 2010. Marrë më 21 maj 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]